Mentor Haziri publikoi këngën që nuk ia pranuan në Festivalin e RTSh-së

Këngëtari Mentor Haziri ka publikuar sot këngën që nuk ia kanë pranuar në edicionin e 60-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizonin Shqiptar.

Mentor Haziri dje ka reaguar i revoltuar pas listës së publikuar me emrat pjesëmarrës në Festivalin e Këngës në RTSH, ku ka munguar emri i tij. Sipas Hazirit, atij nuk i është dhënë asnjë arsye e vetme pse ka ndodhur diçka e tillë. “E vërtetova që ai Festival nuk i don shqiptarët nga Kosova aty sepse bëjnë konkurencën. Asnjë nga Kosova nuk është konkurent këtë vit. Turp”, ka Haziri.

Kënga e titulluar “Qëndro”, të cilën nuk ia pranuan në Festivalin e RTSh-së, tashmë gjendet e kompletuar edhe me videoklip në Youtube.

“Kjo është kënga që nuk u pranua në festivalin e RTSH-së vlerësojeni vet ..”, ka shkruar Haziri në Instagram./KultPlus.com

Mentor Haziri publikon këngën ‘Sonte’ (VIDEO)

Këngëtari i njohur nga Ferizaji, Mentor Haziri ka publikuar këngën e tij më të re që mban titullin ”Sonte”, përcjell KultPlus.

Kënga trajton një histori dashurie dhe është vizuelizuar edhe me klip të realizuar nga produksioni ”Time Pictures”.

Për muzikën u kujdes Gent Myftaraj, ndërsa teksti u shkrua nga vet këngëtari.

Kujtojmë që ky projekt vjen pas një pauze pothuajse njëvjeçare të këngëtarit pas këngës së tij e fundit “Nji grusht trandafila” e cila u publikua në tetor të vitit të kaluar. / KultPlus.com

Mentor Haziri sjell këngën e re “Mara” (VIDEO)

Artisti i njohur shqiptar, Mentor Haziri, ka publikuar së fundmi këngën e tij më të re.

“Mara” titullohet projekti i ri muzikor i këngëtarit nga Ferizaj, i cili shquhet për vokalin e tij të veçantë.

Tekstin dhe muzikën e ka realizuar Eriona Rushiti, ndërsa për producimin është përkujdesur Dave Mccune.

Kënga është e zhanrit baladë dhe i dedikohet një vajze me emrin “MARA”, siç edhe zbulohet në titull.

Klipi i këngës është gjithashtu mjaft unik, i cili iu besua produksionit “Fole Publishing”.

Projekti është lansuar në kanalin zyrtar të këngëtarit në YouTube e po ashtu edhe në platforma të tjera muzikore. / KultPlus.com

‘Diçka që më ngacmon, diçka që më pushton, diçka që nuk arrij, diçka që vjen nga ti’

Një prej këngëve më të mira të Grupit Kthjellu, është bashkëpunimi me Alban Skenderajn.

Pjesëmarrëse në Top Fest në Shqipëri dhe fituese e festivalit, kënga ‘Diçka’ ka më shumë se dhjetë vite që është realizuar dhe ende dëgjohet edhe sot.

Një prej komenteve mbi këngën e thotë më mirë realitetin – ‘E dashuroja këtë këngë dhe akoma e dashuroj, është këngë si vera, aq më e vjetër aq më e mirë’.

Kënga ka një tekst fantastik dhe një melodi e cila ka marrë zemrën e shumë shqiptarëve. Po e sjellim sot këngën fituese të Top Fest 3, në vitin 2006.

Del “Hana” e Mentor Hazirit (VIDEO)

Me muzikë dhe tekst të Eriona Rushitit, orketsrim të Florent Boshnjakut e me kitarë nga Valon Gashi, këngëtari Mentor Haziri është prezantuar me këngën “Hana”, shkruan KultPlus.

Kjo këngë tashmë është prezantuar edhe me videoklip.

H A N A

Hana paska mbet e vetme

E pikllume në vetmi

Poshtë dritares ti kalon

E heshtun, dhe e mbushun me zbrazëti ….

Rrugën tande shtroj unë me petale

Frymën ti me ma ni

Bashkë me erën fjalët ti dërgoj

E dashtun nata asht poezi

Refreni

Ndal, e shiko

 Dritat ndezun

 Të shpirtit tim

 Synin plot vesë

 Si mëngjesi i lagun për ty …

Andrrën merre edhe zgjoje

 Mbushe zemrën ti me dashni

Jetën zbukuroje

Asht e bukur kur dhuron dashni ……

 Strofa

Mbramja vjen e zbret e amël

E buzeqëshun ka me ik

Yjet flasin vec për ty e dashtun, ke me dal nga kjo errësinë …

Rrugën tande shtroj unë me petale

Frymën ti me ma ni

Bashkë me erën fjalët ti dërgoj

 E dashtun nata asht’ poezi./KultPlus.com

Mentor Haziri me koncert recital në Tiranë

Solisti i ish-grupit ‘Kthjellu’, Mentor Haziri, më 28 tetor sjellë koncertin solo në Tiranë, shkruan KultPlus.

Me hitet më të dashura të cilat kanë lënë gjurmë në muzikën shqiptare, Haziri, do të paraqitet në skenën e Qendrës Kulturore – Katedralja Ortodokse në Tiranë, me fillim nga ora 20:00.

Lajmin për koncertin me titull “Shtigje Tingujsh”, e ka bërë të ditur edhe i pari i Tiranës, Erion Veliaj.

“Mentor Haziri me “Shtigje Tingujsh”
Një nga zërat më brilant të muzikës, do të vijë me koncertin e tij për të risjellë hitet më të mira dhe më te dashura, të cilat kanë triumfuar e kanë lënë gjurmë, në të gjitha skenat e spektakleve shqiptare. Mos mungo në datën 28 Tetor, ora 20:00, te Qendra Kulturore, Katedralja Ortodokse”, ka shkruar kryetari Veliaj./ KultPlus.com

“Doja të ishe ajo, në një botë sikur kjo” (VIDEO)

Mentor Haziri është një nga vokalistët më të mirë të muzikës shqiptare. Dikur ka qenë pjesë e grupit “Kthjellu”, ndërsa tash po vazhdon karrierën e tij edhe si këngëtar solo, shkruan KultPlus.

Rok këngëtari përveç interpretimeve fantastike nëpër qytete të ndryshme në vend, në karrierën e tij ka edhe shumë këngë me të cilat është ngjitur në festivalet shqiptare.

KultPlus sot ju sjellë një këngë të Mentor Hazirit, sa ishte pjesë e grupit Kthjellu. Videoklipi është realizuar në ambient të mbyllur, ndërsa në shumë skena të këtij videoklipi paraqitet edhe aktorja Teuta Krasniqi, e cila më pas transformohet në rolin e Nexhmije Pagarushës, me fytyrën e së cilës edhe përfundon videoklipi i kësaj kënge

Kjo këngë numëron po thuajse një dekadë që kur është publikuar.

Atë ditë kur erdhe ti
Rrugë të gjatë kishe kaluar
Doja të thoja diçka
Dorën s’ta shtrëngoja dot
Ishim bërë aq të panjohur
Ajo ndjenjë nuk ekziston më
Ti në mendje udhëtoje
As vet nuk di qfar kërkoje

(Ref)
Doja të ishe ajo
T’më kuptoje si gjithmonë
Doja të ishe ajo
Në një botë sikur kjo

Më thanë se kishe qajtur edhe sonte
Kam frikë se mos është bërë vonë
A thua mori fund edhe kësaj here
E gjithë ajo që ne mendonim

(2x)
Doja të ishe ajo
T’më kuptoje si gjithmonë
Doja të ishe ajo
Në një botë sikur kjo

Mentor Haziri realizon këngë me orkestër të televizionit irlandez (VIDEO)

Pop rokeri Mentor Haziri ka realizuar këngën e tij të radhës në gjuhën angleze, “When I hear your name”, një këngë kjo që ka për produksion një kompani irlandeze.

Ish frontmeni i rok grupit “Kthjellu”, Mentor Haziri, që tani bën solo-karrierë dyfishe, në mes të Irlandës dhe Kosovës, ka realizuar këngën e tij të radhës “When I Hear Your Name”.

Kënga mban vulën e “Ventury Studios” së Irlandës, kurse muzika është punuar nga Keith Cullen JJ Daly, i cili ka shkruar po ashtu edhe tekstin e kësaj kënge.

Interesante është se kënga është incizuar me orkestrën e televizionit irlandez RTE.

Ndërkaq, në videoklipin e këngëtarit ka diçka kosovare megjithatë përpos Mentorit, është kjo ish Miss Kosova dhe Shqiperia Agnesa Vuthaj.

Mentor Haziri lanson këngën “Zemër e vrarë” (VIDEO)

Këngëtari Mentor Haziri, ka lansuar këngën e tij të re të titulluar “Zemër e vrarë”.

Tekstin e ka shkruar vetë Haziri ndërkaq producent është Gent Myftarai.

Klipi është realizuar nga produksioni PinkMoon Creative në rrugën “B”, ndërsa është filmuar me vetëm një kuadër. / KultPlus.com