Cilin vagon të parin ta mallkoja?!

Poezi nga Mentor Mani.

Rebesh lotësh me kokën pas kthyer
Më ngulfiste aroma e lamtumirës
Binarët mallkonin motin e ligë të çakajve
Mbi supe trastat mbushur me dhimbje

Ngarkova pak dhe në vend të kujtimeve
Në rigën e shiut ta bëja baltë t’vendlindjes
Diku në vagon ishte ulur Lindita
Atë do ta quaja dielli i vendit tim

Por rrugët na u prenë…
Dy dhimbje më thumbonin në plagë
Ëndrrat treteshin në rrugën gjarpërore
Kosova jonë zhdukej në tym e në flakë

Nga dritarja e trenit  në harkun e Bllacës
Vagonat e zinj një nga një numëroja
Gulçimin në vaj s’e përmbaja dot
Cilin vagon të parin ta mallkoja?!  / KultPlus.com