Si do të duken modelet e ardhshme elektrike të Mercedes?

Mercedes do të unifikojë gjuhën e tij të projektimit midis veturave me motor me djegie dhe EV-ve.

Në atë që është ndoshta lajmi më i mirë që do të dëgjoni nga industria automobilistike, modelet e ardhshme me yllin me tre cepa do të adoptojnë një “gjuhë koherente dizajni”.

Marka e dytë më e madhe e luksit në botë premton se nuk do të ketë asnjë kompromis që rezulton nga kjo qasje e re: “BEV dhe modelet e elektrizuara të teknologjisë së lartë ICE do të shfrytëzojnë pikat e tyre të forta përkatëse, pa sakrifikuar hapësirën, elegancën, komoditetin ose efikasitetin”.

Këtë e pamë kur Mercedes prezantoi konceptin elektrik CLA dhe premtoi se do të kishte versione me motorë me djegie, përcjell Telegrafi.

Disa modele gazi dhe elektrike tashmë duken kryesisht të njëjta – GLA/EQA dhe GLB/EQB.

Të dy crossover-at ndajnë të njëjtën platformë, ashtu si G-Class i ri elektrik është shumë i lidhur me veturën me benzinë për terrene të vështira.

Ndërsa njoftimi i sotëm sugjeron lidhje më të ngushta midis modeleve ICE dhe EV.

Raportohet se marka luksoze synon të prezantojë “dhjetëra modele të reja ose të rifreskuara” deri në vitin 2027, duke përfshirë një “varg EV”./ KultPlus.com

Mercedes do të tërheqë rreth 250.000 automjete

Është bërë e ditur se prodhuesi gjerman i makinave Mercedes-Benz do të tërheqë rreth 250 mijë automjete në mbarë botën për shkak të rrezikut të mundshëm nga zjarri.

Sipas Administratës Federale të Automjeteve të Gjermanisë, Mercedes-Benz do të tërheqë rreth 250.000 automjete në mbarë botën, duke përfshirë 37.000 në Gjermani, si një masë paraprake kundër rreziqeve të mundshme nga zjarri.

Tërheqja do të ndikojë në modelet e prodhimit të Mercedes 2023 AMG GT, C-Class, CLE, E-Class, EQE, EQS, GLC, S-Class dhe SL.

Agjencia gjermane e lajmeve DPA bëri të ditur se, si masë paraprake, Mercedes-Benz do të zëvendësojë pa pagesë disa pjesë të automjeteve të prekura nga rreziku i zjarrit.

Zëvendësimi i planifikuar do të zgjasë nga dy deri në 5,5 orë, në varësi të pajisjes/trtbalkan/KultPlus.com