‘Erdh pranvera, çeli qershia, unë rri tuj mendu’ (VIDEO)

E lindur në kryeqytetin e Shqiperisë, u rrit duke kënduar këngët lirike e rajonit të saj të lindjes së Shqipërisë së Mesme. Debutimin e saj në mbarë vendin erdhi në 1983, në në moshë të re kur ajo këndoi në Festivalin Kombëtar Folklorik në qytetin e Gjirokastrës. Bëhet fjalë për Merita Halilin, zëri i së cilës do të mbetet gjatë në historinë e muzikës shqipe.

Repertori për të cilin Merita është më e njohur është ai i qyteteve të Shqipërisë Qendrore (Shqipëria e Mesme), veçanërisht Tiranë, Elbasan, Kavajë dhe Durrës. Modeloi të kënduarit e saj jo vetëm në muzikë familjare edhe në regjistrimet e këngëtarëve më të vjetër.

Këto janë të incizuara në Institutin e Folklorit në Tiranë, dhe shfaqen në radiot shqiptare nga dy këngëtare të famshme të disa breznive Hafsa Zyberi nga Tirana dhe Fitnete Rexha nga Kruja e cila ishte dhe mësuesja e saj.

KultPlus sot ju sjell këngën “Erdhi Pranvera”, një këngë kjo e cila edhe pas kaq kohësh ndëgjohet e këndohet nga të gjithë.

Erdhi pranvera çeli qershia
Dita filloj me ardh.
Erdhi pranvera çeli qershia
unë rri tu mëndu .

Kush t’mi qaj hallet e mija, ajo që desha u largu.

Ka shumë vite moj
që po t’presë moj
Du me t’pa me sy.

Nëna yte moj edhe baba moj
t’kishin mbyll o me dry.

Vura kokën ne jastëkë
Kujtova se binte shi.
Por ata moj,
ata ishin lotët e mi.
 / KultPlus.com

Në emër të kryeqytetit, kryetari Përparim Rama i dhuron mirënjohje Merita Halilit dhe Raif Hysenit

Më 21 korrik në sheshin e Prishtinës, këngëtarët Merita Halili dhe Raif Hyseni do të mbajnë një koncert për adhuruesit e muzikës së tyre.

Kjo është edhe arsyeja kryesore që e solli çiftin në Prishtinë ku po qëndrojnë tash e disa ditë.

Ndërsa sot i ka pritur në takim kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama i cili edhe i nderoi me mirënjohje.

Rama është shprehur se është kënaqësi e veçantë të presësh ikonat e muzikës qytetarë shqiptarë, siç janë Merita Halili e Raif Hyseni.

“Kënaqësi e veçantë të prisja ikonat e muzikës qytetare shqiptare, znj. Merita Halili e Raif Hyseni.  Për të nderuar angazhimin e tyre të vazhdueshëm në promovimin e kulturës e traditës shqiptare, në emër të Kryeqytetit u dhuruam nga një Mirënjohje”, ka shkruar Rama. / KultPlus.com

Merita Halili dhe Raif Hyseni me koncert në sheshin e Prishtinës

Më 21 korrik në sheshin e Prishtinës, këngëtarët Merita Halili dhe Raif Hyseni do të mbajnë një koncert për adhuruesit e muzikës së tyre.

Këtë çifti e kanë bërë të ditur për shikuesit e RTV21.

Koncerti pritet të fillojë në orën 20:00 dhe për të gjithë ata që dëshirojnë ta ndjekin nga afër bileta nuk do të ketë, pasi koncerti do të jetë dhuratë për qytetarët./KultPlus.com

‘Erdh pranvera, çeli qershia, unë rri tuj mendu’ (VIDEO)

E lindur në kryeqytetin e Shqiperisë, u rrit duke kënduar këngët lirike e rajonit të saj të lindjes së Shqipërisë së Mesme. Debutimin e saj në mbarë vendin erdhi në 1983, në në moshë të re kur ajo këndoi në Festivalin Kombëtar Folklorik në qytetin e Gjirokastrës. Bëhet fjalë për Merita Halilin, zëri i së cilës do të mbetet gjatë në historinë e muzikës shqipe.

Repertori për të cilin Merita është më e njohur është ai i qyteteve të Shqipërisë Qendrore (Shqipëria e Mesme), veçanërisht Tiranë, Elbasan, Kavajë dhe Durrës. Modeloi të kënduarit e saj jo vetëm në muzikë familjare edhe në regjistrimet e këngëtarëve më të vjetër.

Këto janë të incizuara në Institutin e Folklorit në Tiranë, dhe shfaqen në radiot shqiptare nga dy këngëtare të famshme të disa breznive Hafsa Zyberi nga Tirana dhe Fitnete Rexha nga Kruja e cila ishte dhe mësuesja e saj.

KultPlus sot ju sjell këngën “Erdhi Pranvera”, një këngë kjo e cila edhe pas kaq kohësh ndëgjohet e këndohet nga të gjithë.

Bashkangjitur gjeni videon dhe tekstin e këngës.

Erdhi pranvera çeli qershia
Dita filloj me ardh.
Erdhi pranvera çeli qershia
unë rri tu mëndu .

Kush t’mi qaj hallet e mija, ajo që desha u largu.

Ka shumë vite moj
që po t’presë moj
Du me t’pa me sy.

Nëna yte moj edhe baba moj
t’kishin mbyll o me dry.

Vura kokën ne jastëkë
Kujtova se binte shi.
Por ata moj,
ata ishin lotët e mi.
/ KultPlus.com

Media amerikane për Merita Halilin: Mbretëresha e këngëve shqiptare

Revista amerikane “Stars Illustrated Magazine” i ka kushtuar një artikull këngëtares shqiptare Merita Halili.

Në rubrikën “Artisti i muajit” dhe titullin “Mbretëresha e këngëve shqiptare. Një interpretuese e shkëlqyer”, flet mbi sukseset e këngëtares shqiptare që prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Revista përmend një shkrim të New York Times të vitit 2002 që e vlerëson Meritën si një soprano rrezatuese në këngë të këndshme të dasmës, të shoqëruara nga fizarmonika e bashkëshortit të saj Raif Hyseni.

Sakaq, krahas karrierës së suksesshme të këngëtares në Shqipëri, më 1995 Merita, bashkëshorti i saj Raifi dhe vajza e tyre u vendosën në Nju Jork të SHBA-ve. Merita ka performuar në koncerte muzikore më të famshme dhe prestigjioze në Amerikë si “Symphony Space Broadvvay”, “Manhattan”, “Lincoln Center”, “American Museum of Natural History” e shumë të tjera. / Diaspora shqiptare / KultPlus.com

Përlotet këngëtarja Merita Halili duke rrëfyer për fillimet e jetës në ShBA

Këngëtarja e njohur, Merita Halili, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Rreze Dielli”, ku ka folur për jetën e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe sakrificat që i është dashur që të bëjë për të rritur 3 vajzat e saj.

Duke rrëfyer për ditët e para në Amerikë, këngëtarja e njohur shprehet se ka sakrifikuar shumë si nënë pasi nuk i ka dërguar vajzat në çerdhe dhe kopshte, se donte t’i rriste vetë.

“Unë kam sakrifikuar shumë si nënë, unë jam marrë shumë me vajzat, sepse Raifi në fillimet e para bënte 3 punë sepse unë i kisha të vogla vajzat dhe nuk kisha dëshirë ti çoja nëpër çerdhe, kopshte, e thashë se është më mirë ti rris vetë. Kur kisha aktivitetet i kam lënë me gra shumë të mira që ishin nga Shqipëria. Ka patur edhe momente që i kam marrë me vete, që i kam vendosur pambuk te veshët për shkak të zhurmave. Këto kanë qenë sakrificat e para të miat dhe nuk ka qenë e lehtë, i kam rritur me edukatë”, ka rrëfyer Merita e përlotur.

Por edhe pse ka vite që është larguar Shqipëria, Merita Halili nuk ka hequr dorë nga muzika. Këngëtarja herë pas here jep shfaqje në skenat më prestigjioze në Amerikë, ku njihet dhe vlerësohet muzika e Ballkanit/Panorama.

Ndërkohë që të qëndrojë sa më pranë me fansat e saj shqiptarë, Merita ka vendosur që të hapë një llogari në rrjetin social “Instagram”, ku publikon fotografi të saj dhe të familjes.

Sot feston ditëlindjen Merita Halili, zëri i ëmbël i muzikës shqipe

Sot është ditëlindja e ikonës së muzikës dhe këngës shqiptare Merita Halili, e cila falë zërit të saj të mrekullueshëm dhe buzëqeshjes së ëmbël në skenë dhe ekran, ka dhuruar emocione për vite e vite me radhë.

E shpallur tashmë si “Mbretëresha e Muzikës Shqiptare’ në New York.  Ku lajmi është publikuar nga AAWO (Albanian American Women’s Organization). Merita Halili është konsideruar nga AAWO si një nga interpretueset më të mira të Shqipërisë.

E lindur në Tiranë, debutimin e saj në shkallë kombëtare e bëri në vitin 1983 në moshën 16 vjeçare kur këndoi në Festivalin Kombëtar Folklorik në qytetin e Gjirokastrës. Menjëherë më pas ajo filloi të këndonte në Radio Televizionin Shqiptar dhe si soliste në Ansamblin e Shtetit për Këngët dhe Vallet Folklorike.

Ajo u bë më shumë e njohur në vitin 1995 kur u nderua me çmimin e parë në një Festival Gala të mbajtur në Tiranë, ku morën pjesë 90 këngëtarë nga diaspora. Në korrik 1995, Merita me bashkëshortin e saj Raif Hyseni dhe vajzën e tyre erdhën në SHBA dhe u vendosën në zonën e Nju Jorkut dhe New Jersey.

Merita Halili luajti në sallat dhe ambientet më të famshme dhe prestigjioze muzikore. Merita është fituese e shumë çmimeve të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare. Dy nga çmimet më prestigjioze kombëtare që mori nga Presidentët e Shqipërisë ishin “Ambasadore e Kombit” dhe “Mjeshtre e Madhe”/KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=tdhxmY8QZg0
Merita Halili Doli goca ne penxhere

Merita Halili me koncert në Prishtinë

Festa e 4 korrikut do të nderohet me tri koncerte të ndryshme, në tri qytete të ndryshme, në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, shkruan KuptPlus.

Ditën e parë, me 3 korrik koncerti do të mbahet në Shkup, në Çarshinë e Vjetër.

Kurse ditën tjetër koncerti do të mbahet në Ferizaj në sheshin Adem Jashari.

Festa do të përfundojnë në ditën e tretë ku do të mbahet koncert në Prishtinë, në orën 10:00 te Fakulteti i Arteve të Bukura

Në koncertet për festen e pavarësisë së SHBA-së do të performojnë Merita Halili dhe Raif Hyseni/KultPlus.com               

“Erdhi pranvera çeli qershia” (VIDEO)

KultPlus ju sjellë këngën “Erdhi Pranvera” të këngëtares Merita Halili, e cila është e njohur me këngët e saj popullore.

Erdhi pranvera çeli qershia
Dita filloj me ardh.
Erdhi pranvera çeli qershia
unë rri tu mëndu .

Kush t’mi qaj hallet e mija, ajo që desha u largu.

Ka shumë vite moj
që po t’presë moj
Du me t’pa me sy.

Nëna yte moj edhe baba moj
t’kishin mbyll o me dry.

Vura kokën ne jastëkë
Kujtova se binte shi.
Por ata moj,
ata ishin lotët e mi./KultPlus.com

Me def e me harmonikë, studentët amerikanë këndojnë shqip (VIDEO)

Këngëtarja e njohur shqiptare Merita Halili dhe bashkëshorti i saj Raif Hyseni tash e sa vite praktikojnë mësimin e këngëve shqipe edhe për të huajt, ku këtë shkollë e ndjekin edhe shumë amerikanë, shkruan KultPlus.

Në një video të postuar së fundi shihen studentët amerikanë duke ndjekur këtë kurs, të cilët edhe kanë shprehur dashurinë e tyre për muzikën shqipe, gjithnjë duke potencuar se është shumë e veçantë.
Nën përcjelljen e Raif Hysenit me harmonikë dhe të Merita Halilit me def, studentët amerikanë shihen duke kënduar këngë të njohura shqipe. Për më shumë mund ta ndiqni videon. Videon e ka postuar Rex Myftari. /KultPlus.com


Merita Halili rrëfen dhimbjen e madhe: Kam humbur babanë, vëllain, por ikja e…

Mbretëresha e muzikës popullore qytetare, Merita Halili, e ftuar në programin “Lart e Poshtë” në “RTSH1-HD”, ka folur për herë të parë për humbjen e nënës se saj dy vite te shkuara.

“Përpara nënës kam humbur vëllain, ai iku shumë i ri dhe nëna nuk mundi të duronte… E kam përjetuar shumë keq. Unë e kam humbur shumë e re babanë, por ikja e nënës ishte akoma dhe më e vështirë”, – ka rrëfyer Halili.

Ajo ka folur gjithashtu për projektet e reja, që shumë shpejt do të shohin dritën e publikimit. Bashkë me Meritën në studio ka qenë dhe bashkëshorti i saj, Raif Hyseni, ku nuk kanë munguar rrëfimet për veprimtarinë e përbashkët dhe historinë e tyre 27-vjeçare.

https://www.youtube.com/watch?v=q6SKtrp8E68