Një mesazh i rremë ka filluar të shpërndahet tek qytetarët e Kosovës.
Mesazhi që u dërgohet në celularët personal, nuk vjen nga IKSHPK-ja apo QKUK.
“Jeni i ftuar që të bëni analizat në QKUK, sepse Grupi i gjakut tuaj është shumë i prekur nga ky virus. Ftoheni nesër në ora 09:00 të jeni në QKUK. Gjitha të mirat”, thuhet në mesazhin që tashmë veç u është dërguar disa qytetarëve.
Zyrtarisht, nga Ministria e Shëndetësisë, kanë konfirmuar për Kohën që ky mesazh nuk është ofruar nga ta, porse është thirrje e rreme, ndonëse nuk dihet nga kush.
Edhe në një faqe në Facebook me emrin “Vullnetarët kundër Coronavirusit në Kosovë”, kanë nisur të shpërndahen këto mesazhe që po i marrin qytetarët, duke e quajtur edhe “shaka pa kripë”.