Mezosopranoja Besiana Mehmedi ka patur performancë të shkëlqyer bashkë me Pranvera Hoxhën dhe Alba Muçolli Dehiri në Sofje dhe në Chirpan.
Koncerti i parë u realizua në Qendrën Informative Kulturore ku ishte e pranishme ambasadorja e Shqipërisë, Donika Hoxha, si dhe përfaqësues të ambasadës së Kosovës.
Drejtori i Qendrës Informative të Maqedonisë në Sofje, Sashko Nasev ka hapur koncertin duke theksuar sa i rëndësishëm është bashkëpunimi Maqedoni, Bullgari, Kosovë.
Në koncert u ekzekutuan nga duo piano vepra të Brams, Dvozhak, Rauf Dhomi kurse Besiana Mehmedi ishte fokusuar më tepër në vepra premierike shqiptare si “Shpresë kthimi” – Enver Stafaj, “Në legjenda” – Samu Piraj. Nuk munguan dhe veprat botërore siç janë “Seguidila” nga Carmeb e G.Bize.
Koncerti i dytë u mbajt në muzeun “Javorov” në Chirpan duke përfaqēsuar kështu Kosovën dhe Maqedoninë, por dhe shkollën e Tiranës në mënyrë të mrekullueshme.
Në koncertin e dytë u interpretua për herë të parë nga Besiana një këngë e vjetër në gjuhën bullgare që la mbresa të veçanta. Koncertet u realizuan me angazhimin e sekretarit shtetëror në Ministrinë e Kulturës në Maqedoninë e Veriut, Valmir Aziri dhe dirigjentit bullgar Christo Christov.
Koncerti i Besiana Mehmedin me duo piano Alba Muçolli e Pranvera Hoxha vjen pas një bashkëpunimi të mëparshëm në Maqedoni, por me një program krejtësisht tjetër! / Koha.mk / KultPlus.com