Këngëtarja Elvana Gjata ka sjell këngën e re të titulluar “Vendi im” në bashkëpunim me motrës e saj, sopranon Migena Gjata, shkruan KultPlus.
Kënga vjen e shoqëruar me një vide ku dy motrat shfaqen me një performancë të ndjeshme të shoqëruara nga një orkestër profesionistësh.
“Për ju qe jeni larg vendit dhe njerëzve tuaj te zemrës. Ndoshta rrugët e jetës na ndajnë, por kurrë mos harro nga vjen. Ne vendin tim, fle ky shpirti im”, ka shkruar Elvana në Instagram. / KultPlus.com
Për publikun shqiptar më shumë e njohur është motra e saj Elvana Gjata, por Migena Gjata ka një karrierë të suksesshme në skenat operistike gjermane.
E vendosur në Gjermani me shumë se një dekadë më parë Gjata ka njoftuar se pas një pune të gjatë më në fund ka bërë të mundur hapjen e një shkolle muzike në Duseldorf. Një vend ku sopranoja shqiptare shpreson të ndaje me nxënësit përvojën e saj si soprano.
“Kam punuar për këtë projekt gjatë 15 viteve të fundit. Në këtë rrugëtim artistik dhe arsimor, unë kam qenë i shoqëruar nga një grup njerëzish; mësues, muzikantë, kolegë, miq dhe familjarë, ndaj të cilëve dëshiroj të falënderoj.
Mirënjohje për të gjithë profesorët dhe mësuesit e mi në Universitetet e Muzikës shqiptare, italiane dhe gjermane, me të cilët pata privilegjin të punoja, ata më frymëzuan dhe inkurajuan; më mësuan parimet themelore të të kuptuarit të muzikës dhe të kënduarit” shkruan në rrjetete sociale Gjata.
Gjata e nisi rrugëtimin e saj në Tiranë në moshën 13 vjeçare kur filloi të merrte mësimet e para në muzikë. Më pas në liceun “Jordan Misja” e në Fakultetin e Arteve nën mentorimin e Prof. Suzana Frashërit, ajo u formësua më tej si artiste, ku puna e palodhur dhe talenti i hapën dyert për të studiuar në Universitetin e Arteve në Essen. Në klasën e Prof. Rachel Robins ajo u diplomua me rezultate maksimale dhe si rrjedhim fitoi bursën “Cläre und Alfred Pott Stiftung” që financoi studimet e saj. / KultPlus.com