Pak dritë! Pak dritë! Pak dritë, o shok, o vlla. Të lutem, pak dritë në kët natë kur shpirti vuen, kur të dhemb e s’di ç’të dhemb, e syni gjum nuk ka, urren nuk din ç’urren, don e s’din se ç’don. Pak dritë! 0 burrë! 0 hero’ ngado që të jesh. …. Burrë që shkatrron edhe që ndërton sërish! Pak dritë vetëm, të lutem, mshirë të kesh, se do çmendem në kët natë pa gjumë dhe pa pishë. Oh! ta kisha pishën të madhe edhe të ndezun! Me flakën e pishës në qiellin e ksaj nate ta shkruejshe kushtrimin… Ehu Burrë i tretun Do ta shifsha vallen tande në majë të një shpate. Porpishë nuk karn e vetëmjanë burrat, shokët… Dergjem n’errsin pa gjumë dhe pa dritë… Askush s’më ndigjon, çirren kot më kot… Hesht more, hesht! por qindro, o shpirt. Gjeli këndon dhe thotë se asht afër drita – Gjel, rren a s’rren? cila asht fjala ejote? Kur ti këndon thonë se asht afer drita… Por un s’besoj sonte në Çalët e ksaj bote. Hiqmuni qafe, mendimet Ojastëk ty të rroki, të përqafoj si shpëtimin, më fal atë që due: gjumin dhe andm’min e dy buzve që pëshpërisin ngushllimin./KultPlus.com
Veri fryne pa meshire,si veri qe fryne, dhe si hajn ne shtepijat e kojshive hyne- edhe per qudi keta kojshit e mi sa mire e presin…megjithse nuk asht dite vere ato ne gjuhe te huej i thone:mire se erdhe
Veri fryne dhe me me acarim u premton pallate te kristalta kojshive te mije qe ua kande shume andrrat e thata-
dhe u thote keshtu: stergjyshnit e ju’ qene fatosa te vertete dhe u bane flija per fe dhe atdhe dhe i merituen keto premtimet e mija. Dhe kojshite e mi qe i kam far’e fis, nipat e stergjyshnavet meleza dhe te lete; nipa done me mbete, nipa te vertete me atdhe e fe nder andrat e thata qe t’i meritojne premtimet e kristalta.
Veri fryne pa mshire,si veri qe fryne; une ja mbylla deren teme me reze mos te hyjne me ma fike ket drite ket drit, me ma ngri ket shpirt, me ma dridhe per ndjesije tjeter, me ma joshe me ander te vjeter./KultPlus.com
Pak dritë! 0 burrë! 0 hero’ ngado që të jesh. …. Burrë që shkatrron edhe që ndërton sërish! Pak dritë vetëm, të lutem, mshirë të kesh, se do çmendem në kët natë pa gjumë dhe pa pishë. Oh! ta kisha pishën të madhe edhe të ndezun! Me flakën e pishës në qiellin e ksaj nate ta shkruejshe kushtrimin… Ehu Burrë i tretun Do ta shifsha vallen tande në majë të një shpate. Porpishë nuk karn e vetëmjanë burrat, shokët… Dergjem n’errsin pa gjumë dhe pa dritë… Askush s’më ndigjon, çirren kot më kot… Hesht more, hesht! por qindro, o shpirt. Gjeli këndon dhe thotë se asht afër drita – Gjel, rren a s’rren? cila asht fjala ejote? Kur ti këndon thonë se asht afer drita… Por un s’besoj sonte në Çalët e ksaj bote. Hiqmuni qafe, mendimet Ojastëk ty të rroki, të përqafoj si shpëtimin, më fal atë që due: gjumin dhe andm’min e dy buzve që pëshpërisin ngushllimin. /KultPlus.com
Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, mjerimi, kafshatë që të mbetë në fyt edhe të zë trishtimi kur shef ftyra të zbeta edhe sy t’jeshilta që t’shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin të tan jetën e vet derisa të vdesin.
e mbi ta n’ajri, si në qesendi, therin qiellën kryqat e minaret e ngurta, profetënt dhe shejtënt në fushqeta të shumngjyrta shkëlqejnë. e mjerimi mirfilli ndien tradhti. mjerimi ka vulën e vet t’shëmtueme, asht e neveritshme, e keqe, e turpshme, balli që e ka, syt që e shprehin, buzët që më kot mundohen ta mshefin – janë fëmitë e padijes e flitë e përbuzjes, t’mbetunat e flliqta rreth e përqark tryezës mbi t’cilën hangri darkën një qen e pamshirshëm me bark shekulluer, gjithmon i pangishëm.
mjerimi s’ka fat. por ka vetëm zhele, zhele fund e majë, flamujt e një shprese t’shkyem dhe të coptuem me t’dalun bese.
mjerimi tërbohet n’dashuni epshore. nëpër skaje t’errta, bashkë me qej, mij, mica, mbi pecat e mykta, t’qelbta, t’ndyta, t’lagta lakuriqen mishnat, si zhangë; t’verdhë e pisa, kapërthehen ndjenjat me fuqi shtazore, kafshojnë, përpijnë, thithen, puthen buzët e ndragta edhe shuhet uja, dhe fashitet etja n’epshin kapërthyes, kur mbytet vetvetja. dhe aty zajnë fillin t’marrët, shërbtorët dhe lypsat që nesër do linden me na i mbushë rrugat.
mjerimi në dritzën e synit t’kërthinit dridhet posi flaka e mekun e qirit nën tavan t’tymuem dhe plot merimanga, ku hije njerzish dridhen ndër mure plot danga, ku foshnja e smume qan si shpirt’ i keq tu’ ndukë gjitë e shterruna t’zezës amë, e kjo prap shtazanë, mallkon zot e dreq, mallkon frytn e vet, mallkon barrn e randë. foshnj’ e saj nuk qesh, por vetëm lëngon, e ama s’e don, por vetëm mallkon. vall sa i trishtueshëm asht djepi i skamit ku foshnjën përkundin lot edhe të fshamit!
mjerimi rrit fëmin në hijen e shtëpive të nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis, ku nuk mund t’u prishet qetsia zotnive kur bashkë me zoja flejnë në shtretënt e lumnis.
mjerimi pjek fëmin para se të burrnohet, don ta msojë t’i iki grushtit q’i kërcnohet, atij grusht që n’gjumë e shtërngon për fytit kur fillojnë kllapitë e etheve prej unit dhe fetyrën e fëmis e mblon hij’ e vdekjes, një stoli e kobshme në vend të buzqeshjes. nji fryt kur s’piqet dihet se ku shkon qashtu edhe fëmia n’bark t’dheut mbaron.
mjerimi punon, punon dit e natë tu’ i vlue djersa në gjoks edhe në ballë, tue u zhigatun deri n’gjujë, n’baltë e prap zorrët nga uja i bahen palë-palë. shpërblim qesharak! për qindenjë afsh në ditë – vetëm: lekë tre-katër dhe “marsh!”.
mjerimi kaiher’ i ka faqet e lustrueme, buzët e pezmatueme, mollzat e ngjyrueme, trupin përmendore e një tregtis s’ndytë, që asht i gjikuem të bijë në shtrat vet i dytë, dhe për at shërbim ka për të marrë do franga ndër çarçafë, ndër fëtyra dhe në ndërgjegje danga.
mjerimi gjithashtu len dhe n’trashigim -jo veç nëpër banka dhe në gja të patundshme, por eshtnat e shtrembta e n’gjoks ndoj dhimbë, mund që t’len kujtim ditën e dikurshme kur pullaz’ i shpis u shemb edhe ra nga kalbsin’ e kohës, nga pesha e qiellit, kur mbi gjithçka u ndi një i tmerrshmi za plot mallkim dhe lutje si nga fund i ferrit, ish zan’ i njeriut që vdiste nën tra. kështu nën kambët’randë t’zotit t’egërsuem – thotë prifti – vdes ai që çon jetë të dhunuem.
dhe me këto kujtime, ksi lloj fatkeqësinash mbushet got’ e helmit në trashigim brezninash. mjerimi ka motër ngushulluese gotën. në pijetore të qelbta, pranë tryezës plot zdrale të neveritshme, shpirti me etje derdh gotën n’fyt për me harrue nandhetenand’ halle. e gota e turbull, gota satanike tu’ e ledhatue e pickon si gjarpni- dhe kur bie njeriu, si gruni nga drapni, nën tryezë qan-qeshet në formë tragjikomike. tê gjitha hallet skami n’gotë i mbyt kur njiqind i derdh një nga një në fyt. mjerimi ndez dëshirat si hyjet errsina dhe bajnë tym si hejt q’i ban shkrum shkreptima.
mjerimi s’ka gëzim, por ka vetëm dhimba, dhimba paduruese qe t’bajnë t’çmendesh, që t’ap in litarin të shkojsh fill’ e t’varesh ose bahe fli e mjerë e paragrafesh.
mjerimi s’don mshirë. por don vetëm të drejt! mshirë? bijë bastardhe e etënve dinakë, t’cilt n’mnyrë pompoze posi farisejt i bijnë lodërtinës me ndjejt dhelparak tu’ ia lëshue lypsiti një grosh të holl’ n’shplakë.
mjerimi asht një njollë e pashlyeme n’ballë të njerzimit që kalon nëpër shekuj. dhe kët njollë kurr nuk asht e mundshme ta shlyejnë paçavrat që zunë myk ndër tempuj./ KultPlus.com
Ka do dit që po shof fare mirë se si nga vuejtja syt po më madhohen, nepër ball dhe ftyrë rrudhat po më shtohen e si buzqeshja m’asht e hidhun… … dhe po ndij se si mëngjeset e mia nukjanë ma mëngjese hovi e pune, as ndërtimi, por të shtymt dita më ditë e një jete që s’durohet. Dalngadalë po shof si jeta një nga një secilin ndjesi me tradhti po ma vulos dhe s’po më mbetë asgja që me u nda si shej gëzimi, përpara nuk e dishe, ojetë, se kaq i tmerrtë asht grushti i yt që mbyt pa mëshirë. Por kot në pasqyrë po shof se si nga vuejtja syt po më madhohen nëpër ballë dhe në ftyrë rrudhat po më shtohen, dhe shpejt do të bahem flamur i vjetruem i rreckuem ndërluftat e jetës. /KultPlus.com
Asht ai emër, ai za, ai kushtim që vjen dhe rivjen te sekush prej nesh, për të dëshmu, për të kremtu, për të ysht e me zgju prej thellë, nër ne, vullnesën njerëzore. Po atë forcë, të cilës i duhet dhan krahë sa herë që qiejt kërkojnë fluturimin, i duhet dhan këmbë t’forta e kivet, sa her i duhet me mposht mitin antik të Sizifit, i duhet dhan zemër e zjarr sa her koha prêt me padurim ngulmin e asaj hazdisje.
E qe besa i duhet dhanë tançka Migjeni i madhe dha në ato pak vite të zorshme jetë, në atmot të hoveve të mëdha, ndryshimeve të potershme e shumëçkasë tjetër që thepiste shtegun përnga kalonte kalvari i të përditshmes së asokohëshme e të tashmes, domosdo.
Kurrkush tjetër nuk ka mujt me mbetun në letërsinë shqipe i fuqishëm, vërshues, kushtrues e panikndjellës si Migjeni, si vargu i tij, e shkulmi i tij i zashëm i brendisë gufuese n’vedvedi.
Jo të gjithë munden me mbet “përdhunshëm”, siç ka mujt me met vetëm ai, në gjinin e visareve, e me u përkund në përjetësi, si jeta prej nga ne marrim mëkimin e kungimit, nervin e vetëtimës, turrin e stuhisë, thellësinë e të pambarimtes, e bekimin e Zotit, atij etern e atij tokësor.
Megjithë se regjimet nuk reshtën së anatemuari kryeveprën që skaliti me rrufe e zemëratë, zanin buçitës të revoltës që mruni në britma dhe dhimba, ai asht si atmot e tash, po kaq i magjishëm me vargun të farkëtuar në shpirtin e mraztë e trupin delikat, në zemrën e Vezuvtë e shëndetin e stërkequn.
Çfarëdo që është rrekun për me përplotësu mitiken e penës vetëtitëse të Migjenit, e mangët metet, e paplotsume shkon rrëshqan, ndërsa vargu i tij tingllon si pslam i një libri t’shenjtnum ndër jetë njerëzish, toksorësh t’dhanun me mish e me shpirt dashnis e dijes, krenis e kumtimit. E pamujtin orvatet çdo ngut e ngulm, për me e sos n’nji imazh apo n’nji përfytyrim, qi nuk len tjetërçka me hy n’te si nji nevoj përsosjeje, ndërsa zani i zashëm i shpirtit të tij, gurrueshëm cyt ndër t’hovshme ngulme për me mujt me zotnue t’tashmen e përgjithmonshme të të drejtës së gjithkujt me ken dhe me u ndi Zot i fatit t’vet.
Britma i atij zani dhe paqtia e asaj hukame qi përtrini jetën e fikun prej shtërzimit e zorit, idhnimit dhe hekave, janë si nji predikim, si një udhëprimje e nji dishtrimi t’hyjshëm qi nxinet për me premtue besim e me dëbu t’keqen, shpirtit me i dhanë gajret, dritë me shpërthy ku terri s’ka mëshirë për kurrçka tue përly, e mirësi me mëku ku skamja ngërthen thonjt n’kurme t’shterruna.
Migjeni, ai shtat i drobitun prej s’munjet, ai shpirt i shterrun dihamsh e dhimbjesh qi koha i’a mylmeu me trazim e pezëm, mujti me jetu njaq pak dhe diti me na dhan njaq shumë, ndoshta gjithçka që kishte z’brendshmi, ndoshta tançka qi na e meritonim.
Ai erdhi si një misionar. Nuk pruni asnji dogmë me vedi. Nuk mëtoi asnji skizëm. Nuk \thirri në këndimin e vet gjëmues asnji forcë supreme. Krejt ç’ka përbani kacafytjen prej ngadhnjyesi ishte njaq toksore, sa gjithçka tjetër qi erdhi e xuni vend si kumtimet e një premtimi. Ju desht me ik, ndoshta përdhunshëm, por pa i marrë me vedi në amshim kurrgja veç shtatin e shterrun ligshtimit e eshtnat e grryeme prej kujës. Krejtçka tjetër qi u ngjiz, u rrit e u hyjnizue me te, mujti me met nër ne, jo vetëm si nji amanet por edhe si një parathanje e nji të tashme qi idhnushëm përsëritet e bahet nji e ardhme fatkeqe, n’se nuk ka “nji grusht t’fuqishëm” qi nuk e godet.
Prej penës së tij, prej andjes dhe zemrës, kaq shumë të dhanun ligshtimit, ai skaliti me zjarm rrufeje vargje dhe strofa, poezi dhe himne, t’cillat kan met urdhnuese e kushtrus në vetëdijen e brezave. E kush erdhi këso jete e u mëkue prej kësaj fryme të shenjtë, e nuk u ba një zelltar i përkushtuem i këtij shenjtori, këtij besimi, kësaj force përtrimjet, këtij shkasi motivimesh t’epërme e ngulmesh t’zjarmta.
Historia, e bashkë me të, kujtesa jonë kolektive, pak e sëmbueme prej pushtetesh e poshtnimit, dogmash e demagogjishë, dhanun babzish e shterrimit, skllavnumun harbimit e hazdisë, ka dëshmu, noshta edhe me përdhuni, se kush duhet me met, edhe jo vetëm me met, por me e pa ndërsa rrin e rritet përplot hir dhe madhështi në panteonin e vlerave dhe kumteve. Për me e pa e çmue si një dishepull të një urdhnese t’shëlbyeme ndër shpirtna t’dlirë. Ajo vepër, ai za gjimues, metet ndër dëshirime t’tona, ndër njata vullnesat tona, t’njituna njaq nalt sa me e ndi dorën e plotkivetshme e hirin e shenjtnum thirrun prej tharmit të tokës e qiellit. Vitet deng me vërshim, e kanda jonë, punon me themel, duke ken e pamëshirshme dhe ngulmuese. Përmes lojës së saj të evoluimit, historia, në dukje-absurde e paradoksale, e ka ba dhe e ban masmiri të sajen, duke gozhdu në panoramën e habisë, brezat që vijnë, me rreptësinë seleksionuese të shoshës së saj. E si për me dash me sfidu garrametjet e kacarritjet e përbaltjeve, në fundin e mbram ajo e vendos në vendin e vet, kungimin e forcës për të jetu njeriun brenda nesh, tan brezat e tana kohnave, përkundër soj-soj sunduesish e tiranish.
Koha asht gjykatësja ma e rreptë dhe njikohësisht ma e pamëshirshme, ajo përmbys figura të ngritura përdhunshëm në piedestal, shpërndan shkëlqime breroresh të rreme edhe kur balsamosen për t’u ruajtur përjetësisht në gjirin e saj, ajo i flak tej si byk i kalbun dhe i braktis përfundimisht tue i gjujt me ngulmin e zemëratës në zgafellat e terrta të harresës.
Kanda dhe vlera, amshti i përjetësisë e forca e ngulmimit në çdo zemër e nji bukurie të ashpër por kumtuese, nga qielli na bien në prehër edhe pas ma shum se nji shekulli. Asht ai emën, ai za, ai kushtim që vijnë e rivijnë te sekush prej nesh, për të dëshmu, për të kremtu, për të ysht e me zgju prej thellë, nër ne, vullnesën njerëzore. Po atë forcë, të cilës i duhet dhan krahë sa herë që qiejt kërkojnë fluturim e zapti, i duhet dhan këmbë t’forta e kivet, sa her i duhet me mposht mitin antik të Sizifit, i duhet dhan zemër e zjarm sa her koha prêt me padurim ngulmin e asaj hazdisje me e rrok.
E qe besa i duhet dhanë tançka Migjenit të madh, por përmbi krejt i duhet lshu rrah e krah nji qiell qi mundet me e xan britmën e dhimbës e kushtrimit, njat ngulm qi ka met atëditë e sod si nji nevojë çlirimi.
Migjeni ishte dhe ka mujt me met atëditë e sod, njaj qi sekush din me e lexu e me e kuptu, jo tjetërqysh. Anipse ka kalue ma shumë se nji shekull qysh prej kur shkrepi kjo rrufe shgjetare ndër qiejt e mrrylun të të atëhershmes, zani që plazmoi në eter si një kushtrim kumbon papra edhe tash. Jo të gjithë munden me mbet “përdhunshëm”, siç ka mujt me met vetëm ai, në gjinin e visareve, e me u përkund në përjetësi, si jeta prej nga ne marrim mëkimin e kungimit, nervin e vetëtimës, turrin e stuhisë, thellësinë e të pambarimtes, e bekimin e ten’Zot, t’gjithëfuqishmit, atij etern e atij tokësor. Kurrkush tjetër nuk ka mujt me mbetun në letërsinë shqipe i fuqishëm, vërshues, kushtrues e panikndjellës, shkundullitës, si Migjeni, si vargu i tij, e shkulmi i zashëm i brendisë së nji shtati t’lënguem prej smundjes e thelbit të nji shpirti t’krisun prej idhnimit.
Megjithë se regjimet nuk reshtën së anatemumii kryeveprën e tij, zanin buçitës i këtij krahnori t’gufum prej revoltës, si atmot e tash, ka diçka me than, ka nji za me lshu ndër kohna t’zatetuna përnën thundrën e nënshtrimit, ka nji dhimb me kumtue ndër vullnete t’ndryshuna. Ai asht krejtkund ti mundesh me lshue shikimin, gjithkah ku hapi jot çapit n’trotuare t’lvorume ku nji dor e përvujshem shtrihet me lyp, por qi nep tançka ka n’vedi, nep kreninë, shet erzin, e qe besa thonjt në fyt i’a ngul t’tashmes që hiqet zvarrë si një agoni q’i s’ka vorr qi e xen.
Migjeni ishte dhe mbeti një nga kolonat vertebrale të letërsisë së viteve ’30, një nga shpërthimet më të befasishme të kohës, një nga tundimet më zemëratëse të forcës për të ngritur krye, për me kërku ndër ne një grusht t’paligjshëm për me i ra n’zemër malit që s’bzan. Migjeni ishte shkrimtari më modern i viteve 30 dhe një lajmës i të kenit i gjithmonshëm, sa kushtrues aq edhe i dhimbshëm, sa i lëndum aq dhe kurajshëm. Plagë ishte dhe meti në kurmin e drobitun hekash e në shtatin çjerrun përpjekjesh. Ai si kurrkush tjetër, gjithë landën jetësore që barti i’a nënshtroi një këndi me të pamëdyshtë të ri shikimi, atij ekzistencial, të njëmëndtë. Fati i njeriut në botë, lumnia e fatkobi i tij, kjo ishte tematika zotëruese në krijimtarinë e Migjenit, kjo ishte hea e breznive, kafshata e idhët e mrumun me lot e gjak. Larg çdo dogmatizmi e sentimentalizmi, Migjeni nuk e shihte njeriun as si qenie me përsosmëri ideale, hyjnore, por as si zvarranik, të cilin munet me e shkel çdo këmbë. / KultPlus.com
Në nderim të dy figurave të mëdha të letërsisë shqiptare, Dritëro Agollit dhe Migjenit, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, do të organizoj sot mbrëmje poetike.
Në këtë datë, të dy shkrimtarët shënojnë ditën e lindjes. Dritëro Agolli lindi më 13 tetor 1931, ndërsa Migjeni lindi më 13 tetor 1911.
Nën interpretimin e Roza Anagnostit dhe Kastriot Çaushit, do të nderohet kujtimi për dy figurat më të rëndësishme të letrave shqipe, në kuadër të Tetorit të Librit.
Mbrëmja mbahet sot më fillim nga ora 18:00, në Hollin e Akademisë së Arteve në Shqipëri. / KultPlus.com
Si sot më 13 tetor 1911, lindi poeti novator Millosh Gjergj Nikolla.
Migjeni, ashtu sikurse njihej gjerësisht me emrin e tij të pendës, arriti të përvijojë një tablo të tejpashme të dinamikës së jetës në Shqipërinë e viteve ‘30-të.
Vargjet e tij lëshonin kushtrimin ndaj realitetit të përfaqësuar prej pafuqisë, kryengritjes dhe shpresës tek e ardhmja.
Krijimtaria e tij në gjininë e vjershave është e ndarë në gjashtë ciklet që vijojnë: “Kangët e ringjalljes”, “Kangët e mjerimit”, “Kangët e perëndimit”, “Kangët më vete”, “Kangët e rinisë” dhe “Kangët e fundit”. Në mënyrë të veçantë, “Kangët e Mjerimit” gëzojnë tepër popullarit dhe janë shndërruar në simbol të njëhershëm të pamundësisë dhe të revoltës.
Në një diametër të kundërt, vëllimi i tij “Vargjet e lira”, hapet me vjershën e titulluar “Parathënia e parathënieve”, ku vërehen tone gëzimi për ditët e mbrame të skllavërisë shpirtërore.
Migjeni ndërroi jetë më 26 gusht 1938 në Torino, pas një beteje të gjatë me tuberkulozin. Në vitin 1956 eshtrat e tij u sollën në atdhe. Një vit më pas, iu akordua pas vdekjes titulli “Mësues i Popullit”.
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave publiko sot dorëshkrimin e poezisë “Një natë pa gjumë”./ KultPlus.com
Dy buzë të kuqe, dy dëshira të flakta, që afshin ma thithën, gëzimin ma fikën, si fantazma hikën ndër do bota të larta…
Dy buzë si të përgjakta, dy dëshira të flakta, që afshin ma thithën në buzë kur mu njitën andjet m’i trazuen, zemrën ma tërbuen, trurin ma helmuen e në fund u mërguen…
Dy buzë të kuqe, bukuri fatale, të një gruaje stërzane një pjesë zemre më nxorne, një pranverë të tanë më morne dhe gëzimin ma vodhne…
Ato dy buzë të kuqe dhe dy lote të mija qenë shenja të dhimbjes, kur më vrau bukuria, kur më zu dashunia e më dogji rinia.. /KultPlus.com
Po, ai lindi më 30 shtator 1911. Të paktën faksimilja e një certifikate, e cila ruhet në Muzeun Historik të Shkodrës, dhe që është botuar në përmbledhjen e veprës së Migjenit dëshmon këtë.
I ashtuqujturi “Poeti i mjerimit”, Millosh Gjergj Nikolla- Migjeni, sipas të gjitha dokumenteve, ai lindi më 13 tetor 1911. Dilema e datëlindjes së tij ka kaluar nëpër shumë hamendësime dhe përkime, përfshi këtu dhe dokumentet. Por një e vërtetë historike që është tashmë fakt historik na dëshmon se Migjeni ka lindur më 30 shtator të vitit 1911 e jo me 13 tetor, siç jemi mësuar ta festojmë. Kjo dëshmohet në gjendjen civile të asaj kohe. Mësohet gjithashtu se është vetë poeti, i cili ka kërku vetë ndryshimin e datës së lindjes.
Hyni vrullshëm në letërsinë shqipe dhe me po të njëjtin vrull vazhdon të jetë aktual atëditë e sot, edhe pse kryevepra e tij, u anatemua nga regjimi ose i’u tjetërsu botëkuptimi.
Por gjithsesi ai mbeti pikë kthese e letërsisë, kreshta ma e nartë e kushtrimit të një shpirti.
Migjeni ishte dhe mbeti një nga kolonat vertebrale të letërsisë së viteve ’30, një nga shpërthimet më të befasishme të kohës, një nga tundimet më zemëratëse të forcës për të ngritur krye, për me kërku ndër ne një grusht t’paligjshëm për me i ra n’zemër malit që s’bzan. Migjeni ishte shkrimtari më modern i viteve 30 dhe një lajmës i të kenit i gjithmonshëm, sa kushtrues aq edhe i dhimbshëm, sa i lëndum aq dhe kurajshëm. Plagë ishte dhe meti në kurmin e drobitun hekash e në shtatin çjerrun përpjekjesh. Ai si kurrkush tjetër, gjithë landën jetësore që barti i’a nënshtroi një këndi me të pamëdyshtë të ri shikimi, atij ekzistencial, të njëmëndtë. Fati i njeriut në botë, lumnia e fatkobi i tij, kjo ishte tematika zotëruese në krijimtarinë e Migjenit, kjo ishte hea e breznive, kafshata e idhët e mrumun me lot e gjak. Larg çdo dogmatizmi e sentimentalizmi, Migjeni nuk e shihte njeriun as si qenie me përsosmëri ideale, hyjnore, por as si zvarranik, të cilin munet me e shkel çdo këmbë.
Historia, e bashkë me të, kujtesa jonë kolektive, pak e sëmbueme prej pushtetesh, dogmash e demagogjishë, ka dëshmu se kush duhet me met, edhe jo vetëm me met, por me e pa ndërsa rrin e rritet përplot hir dhe madhështi në panteonin e vlerave dhe kumteve. Për me e pa e çmu si një dishepull të një urdhnese t’shëlbyeme ndër shpirtna t’dlirë. Ajo vepër, ai za gjimues, metet ndër dëshirime t’tona, ndër njata vullnesat tona, t’njituna njaq nalt sa me e ndi dorën e plotkivetshme e hirin e shenjtnum thirrun prej tharmit të tokës e qiellit. Vitet deng me vërshim, e kanda jonë, punon me themel, duke ken e pamëshirshme dhe ngulmuese. Përmes lojës së saj të evoluimit, historia, në dukje-absurde e paradoksale, e ka ba dhe e ban masmiri të sajen, duke gozhdu në panoramën e habisë, brezat që vijnë, me rreptësinë seleksionuese të shoshës së saj. E si për me dash me sfidu garrametjet e kacarritjet e përbaltjeve, në fundin e mbram ajo e vendos në vendin e vet, kungimin e forcës për të jetu njeriun brenda nesh, tan brezat e tana kohnave, përkundër soj-soj sunduesish e tiranish. Koha asht gjykatësja ma e rreptë dhe njikohësisht ma e pamëshirshme, ajo përmbys figura të ngritura përdhunshëm në piedestal, shpërndan shkëlqime breroresh të rreme edhe kur balsamosen për t’u ruajtur përjetësisht në gjirin e saj, ajo i flak tutje si byk dhe i braktis përfundimisht në harresë. Kanda dhe vlera, amshti i përjetësisë e forca e ngulmimit në çdo zemër e nji bukurie të ashpër por kumtuese, nga qielli na bien në prehër edhe pas kaq vitesh. Asht ai emër, ai za, ai kushtim që vijnë e rivijnë te sekush prej nesh, për të dëshmu, për të kremtu, për të ysht e me zgju prej thellë, nër ne, vullnesën njerëzore. Po atë forcë, të cilës i duhet dhan krahë sa herë që qiejt kërkojnë fluturimin e saj, i duhet dhan këmbë t’forta e kivet, sa her i duhet me mposht mitin antik të Sizifit, i duhet dhan zemër e zjarr sa her koha prêt me padurim ngulmin e asaj hazdisje. E qe besa i duhet dhanë tançka Migjeni i madhe dha në ato pak vite të zorshme jetë, në atmot të hoveve të mëdha, ndryshimeve të potershme e shumëçkasë tjetër që thepiste shtegun përnga kalonte kalvari i të përditshmes së asokohëshme e të tashmes, domosdo. / Albert Vataj / KultPlus.com
Një murgeshë e zbetë, që bashkë me mkatet e botës bar dhe mkatet e mia mbi supet e vet të molisun, mbi supat e verdhë si dylli që i ka puth hyjnia – kaloi rrugës së qytetit si ejll i arratisun… Një murgeshë e zbetë, e ftohtë si rrasa e vorrit, me sy boj hini si hini i epsheve të djegna të gjallesës, me buzë të holla të kuqe, dy gajtana pshertimet që mbysin ma la der’ vonë kujtimin, kujtimin e ftohtë të kalesës. Prej lutjesh (jo tallse!) duel dhe në lutje prap po shkon… Lutjet i flejnë gjithkund: ndër sy, ndër buzë, ndër Gishta. Pa lutjet e saj bota, kushedi, ç’fat do kishte? Por dhe nga lutjet e saj ende s’i zbardhi drita. O murgeshë e zbetë, që çon dashni me shënjt, që n’ekstazë para tyne digjesh si qiriu pranë lterit dhe ua zbulon veten… Smirë ua kam shejtënvet: Mos u lut për mue, se due pash më pash t’i bij ferrit. Unë dhe ti, murgesh, dy skaje po të një litari; të cilin dy tabore ia ngrehin njeni-tjetrit – lufta asht e ashpër dhe kushedi ku do t’dali, prandaj ngrehet litari edhe përplasen njerzit. / KultPlus.com
Më 26 gusht 1938, vdiq poeti Millosh Gjergj Nikolla, i njohur me emrin letrar Migjeni. Migjeni konsiderohet si një ndër shkrimtarët më të lexuar e më të rëndësishëm të letërsisë shqipe të shekullit XX, një zë krejtësisht novator nga brendia dhe forma, ndikimi i të cilit mbi letërsinë shqipe të kohës ishte i madh.
Krijime të tij, si: “Poema e Mjerimit”, “Bukën tonë të përditshme falna sot”, “Bukuria që vret”, “Mollë e ndalueme”, “Legjenda e misrit”, “A don qymyr zotni?”, flasin për varfërinë e viteve kur jetoi, dënojnë ashpër indiferentizmin ndaj vuajtjeve të popullit. U bë i njohur gjerësisht pas Luftës së Dytë Botërore, pas botimit të plotë të veprave të tij.
Në themel të veprimtarisë së Migjenit qëndron aspirata për një botë të re, ku njerëzit e thjeshtë të jetojnë të lirë, të lumtur e me dinjitet njerëzor dhe pa frikë për të nesërmen. Poezitë e para, si: “Zgjimi”, “Të birt’ e shekullit të ri”, “Shkëndija”, “Shpirtënit shtegtarë” etj., tregojnë për humanizimin e tij, dhe dëshirën për një botë më të mirë.
Migjeni pati ndikim të ndjeshëm në rrethet e rinisë përparimtare të kohës dhe veprat e tij ndihmuan në formimin shpirtëror të saj.
Veprat e plota të Migjenit janë botuar tri herë: 1954, 1957, 1961, si dhe një varg botimesh të ndryshme. Shkrimet poetike dhe në prozë të Migjenit janë përkthyer në disa gjuhë të huaja. Për jetën dhe shkrimet e tija janë botuar studime e artikuj të shumtë.
Shtëpia ku lindi Migjeni ishte Muzeu i Migjenit nga viti 1961 deri në vitin 1993.
Eshtrat e Migjenit u sollën në atdhe nga Italia në vitin 1956. Iu dha titulli “Mësues i Popullit” post-mortem në vitin 1957. /KultPlus.com
Migjeni ishte dhe mbeti britma kushtruese që gjëmon në të tashmen e të gjitha kohrave. Anipse kanë kaluen kaq vite qysh prej t’shuemit të tij tokësor e t’rrokunit n’përjetsi, zani që plazmoi në eter si një bubullimë, kumbon tash e përgjithmonë. Atëher e tash, kur prej qiellit asht arratis e kaltra e venin e saj e ka xan e mrrylta, e thella errësirë e gërmushjes së lëngimit.
Jo të gjithë munden me mbet “përdhunshëm”, siç ka mujt me met vetëm ai, në gjirin e visareve, e me u përkund në përjetësi, si jeta prej nga ne marrim mëkimin e kungimit, nervin e vetëtimës, turrin e stuhisë, thellësinë e të pambarimtes, e bekimin e Zotit, atij etern e atij tokësor.
Kurrkush tjetër nuk ka mujt me mbetun në letërsinë shqipe i fuqishëm, vërshues, kushtrues e panikndjellës si Migjeni, si vargu i tij, e shkulmi i tij i zashëm i brendisë. Edhe pse regjimet nuk reshtën së anatemuari kryeveprën e tij, zanin buçitës të revoltës së tij, ai asht si atmot e tash, po kaq i magjishëm me vargun e tij të farkëtuar në shpirtin e mraztë e trupin delikat, në zemrën e Vezuvtë e shëndetin e stërkequn.
Migjeni ishte dhe mbeti një nga kolonat vertebrale të letërsisë së viteve ’30, një nga shpërthimet më të befasishme të kohës, një nga tundimet më zemëratëse të forcës për të ngritur krye, për me kërku nër ne një grusht për me i ra malit që s’bzan. Migjeni ishte shkrimtari më modern i viteve 30.
Ai si kurrkush tjetër, gjithë landën jetësore që përdori i’a nënshtroi një këndi me të pamëdyshtë të ri shikimi, atij ekzistencial, të njëmëndtë. Fati i njeriut në botë, lumnia e fatkobi i tij, kjo ishte tematika zotëruese në krijimtarinë e Migjenit. Larg çdo dogmatizmi e sentimentalizmi, Migjeni nuk e shihte njeriun as si qenie me përsosmëri ideale, hyjnore, por as si zvarranik, të cilin munet me e shkel çdo këmbë.
Historia, e bashkë me të, kujtesa jonë kolektive, pak e sëmbueme prej pushtetesh, dogmash e demagogjishë, ka dëshmu se kush duhet me met, edhe jo vetëm me met, por me e pa ndërsa rrin e rrittet përplot hir dhe madhështi në panteonin e vlerave dhe kumteve. Ajo, vitet deng me vërshim, e kanda jonë, punon me themel, duke ken e pamëshirshme dhe ngulmuese. Përmes lojës së saj të evoluimit, historia, në dukje-absurde e paradoksale, e ka ba dhe e ban masmiri të sajen, duke gozhdu në panoramën e habisë, brezat që vijnë, me rreptësinë seleksionuese të shoshës së saj. E si për me dash me sfidu garrametjet e kacarritjet e përbaltjeve, në fundin e mbram ajo e vendos në vendin e vet, kungimin e forcës për të jetu njeriun brenda nesh, tan brezat e tana kohnave, përkundër soj-soj sunduesish e tiranish. Koha asht gjykatësja ma e rreptë dhe njikohësisht ma e pamëshirshme, ajo përmbys figura të ngritura përdhunshëm në piedestal, shpërndan shkëlqime breroresh të rreme edhe kur balsamosen për t’u ruajtur përjetësisht në gjirin e saj, ajo i flak tutje si byk dhe i braktis përfundimisht në harresë. Kanda dhe vlera, amshti i përjetësisë e forca e ngulmimit në çdo zemër e nji bukurie të ashpër por kumtuese, nga qielli na bien në prehër edhe pas 100 vitesh. Asht ai emër, ai za, ai kushtim që vijnë e rivijnë te sekush prej nesh, për të dëshmu, për të kremtu, për të ysht e me zgju prej thellë, nër ne, vullnesën njerëzore. Po atë forcë, të cilës i duhet dhan krahë sa herë që qiejt kërkojnë fluturimin e saj, i duhet dhan këmbë t’forta e kivet, sa her i duhet me mposht mitin antik të Sizifit, i duhet dhan zemër e zjarr sa her koha prêt me padurim ngulmin e asaj hazdisje. E qe besa i duhet dhanë tançka Migjeni i madhe dha në ato pak vite të zorshme jetë, në atmot të hoveve të mëdha, ndryshimeve të potershme e shumëçkasë tjetër që thepiste shtegun përnga kalonte kalvari i të përditshmes së asokohëshme e të tashmes, domosdo. / KultPlus.com
Dy buzë të kuqe, dy dëshira të flakta, që afshin ma thithën, gëzimin ma fikën, si fantazma hikën ndër do bota të larta…
Dy buzë si tëpërgjakta, dy dëshira të flakta, që afshin ma thithën në buzë kur mu njitën andjet m’i trazuen, zemrën ma tërbuen, trurin ma helmuen e në fund u mërguen…
Dy buzë të kuqe, bukuri fatale, të një gruaje stërzane një pjsë zemre më nxorne, një pranverë të tanë më morne dhe gëzimin ma vodhne… /KultPlus.com
Rini, thueja kangës ma të bukur që di! Thueja kangës sate që të vlon në gji. Nxirre gëzimin tand` të shpërthejë me vrull… Mos e freno kangën! Le të marri udhë.
Thueja kangës, rini, pash syt e tu… Të rroki, të puthi kanga, të nxisi me dashnu me zjarrm tand, rini… Dhe të na mbysi dallga prej ndjenjash të shkumbzueme q`i turbullon kanga.
Rini, thueja kangës dhe qeshu si fëmi Kumbi i zanit të përplaset për qiellë dhe të kthejë prap te na, se hyjt ta kanë zili
e na të duem fort si të duem një diell. Thueja kangës, Rini! Thueja kangës gëzimplote! Qeshu, rini! Qeshu! Bota asht e jote. /KultPlus.com
Dy buzë të kuqe, dy dëshira të flakta, që afshin ma thithën, gëzimin ma fikën, si fantazma hikën ndër do bota të larta…
Dy buzë si të përgjakta, dy dëshira të flakta, që afshin ma thithën në buzë kur mu njitën andjet m’i trazuen, zemrën ma tërbuen, trurin ma helmuen e në fund u mërguen…
Dy buzë të kuqe, bukuri fatale, të një gruaje stërzane një pjesë zemre më nxorne, një pranverë të tanë më morne dhe gëzimin ma vodhne…
Ato dy buzë të kuqe dhe dy lote të mija qenë shenja të dhimbjes, kur më vrau bukuria, kur më zu dashunia e më dogji rinia.. /KultPlus.com
Frymzim’ i em i pafat, që vjen e më djeg mu në gji, për kë po më flet? për kë të shkruej? përse po më ban që kaq të vuej? pse vjen e më djeg mu në gji, frymzim’ i em i pafat?
Për të gjorët? për ata që nuk kanë dritë? 0 frymzim’ i em i ngratë, mjaft me plagë që s’kan shërim, leni të dergjen në mjerim, Njerzit s’duen ma trishtim, botës s’ia kande atë kangë të thatë, thot se mjell një farë të idhtë.
Far’ e idhtë… far’ e idhë… – 0 njerz të bimë nga far’ e ambël! Frigë të mos keni, pse një kangë mund t’ju theri në ndjesi, t’ju kujtojnë zemrën në gji në ndërgjegje dhe një dangë… porju t’ju bajë edhe ma zi.
Frymzim’ i em i pafat! Shporru ktej! Nuk të due! S’i due hovet tueja të nalta, as fluturimet… Nëpër balta… të ditve tona të shklas un due rrokë me njerzit që rrok nata./ KultPlus.com
Më plak mërzitja që vetmia më sjell; përbuzja, urrejtja të gjith sendet m’i mbështjell që kam shumë anmiq të liq në këto sende pa shpirt, Nuk flasin. As sy s’kanë. Po mue më bahet se aty janë vetëm që të më plasin zemrën. Së paku, të më shajnë: I mallkuem! Së paku, të anë tallin: I uruem! Së paku, të më këndojnë: -I yni zot! Ose të më thonë: – Jeton kot! Të flasin, të flasin se fjalë due në kët vetmi me ndigjue. Ose të më tregojnë historinë e tyne, autobiografinë: ndoshta ty do gjej gjasim mejeten tcme pa tingëllim që në vetmi po e kaloj – dhe s’po dij a rroj e s’rroj. Sendet heshtin. – sa të pamëshirë! Më bajnë dhe mue të hesht me pahirë, pse gojë s’kanë dhe nuk flasin, aty janë vetëm të më plasin zemrën teme që po vuen dhe në mërzi vetveten truen./ KultPlus.com
Pak dritë! Pak dritë! Pak dritë, o shok, o vlla. Të lutem, pak dritë në kët natë kur shpirti vuen, kur të dhemb e s’di ç’të dhemb, e syni gjum nuk ka, urren nuk din ç’urren, don e s’din se ç’don. Pak dritë! 0 burrë! 0 hero’ ngado që të jesh. …. Burrë që shkatrron edhe që ndërton sërish! Pak dritë vetëm, të lutem, mshirë të kesh, se do çmendem në kët natë pa gjumë dhe pa pishë. Oh! ta kisha pishën të madhe edhe të ndezun! Me flakën e pishës në qiellin e ksaj nate ta shkruejshe kushtrimin… Ehu Burrë i tretun Do ta shifsha vallen tande në majë të një shpate. Porpishë nuk karn e vetëmjanë burrat, shokët… Dergjem n’errsin pa gjumë dhe pa dritë… Askush s’më ndigjon, çirren kot më kot… Hesht more, hesht! por qindro, o shpirt. Gjeli këndon dhe thotë se asht afër drita – Gjel, rren a s’rren? cila asht fjala ejote? Kur ti këndon thonë se asht afer drita… Por un s’besoj sonte në Çalët e ksaj bote. Hiqmuni qafe, mendimet Ojastëk ty të rroki, të përqafoj si shpëtimin, më fal atë që due: gjumin dhe andm’min e dy buzve që pëshpërisin ngushllimin. /KultPlus.com
Rilindasit krijuan kështu mitin e Shqipërisë “zonjë të rëndë”, të fyer, e të shqiptarëve kombi i zgjedhur por që në jetën e të cilëve kishte ndodhur një katastrofë: pushtimi osman. Kjo katastrofë duhej ndrequr me çdo kusht. Gjithë aksioni i rilindasve mund të përmblidhej kështu me dy fjalë: riparimi i një katastrofe.
Ai riparim do të bëhej në shekullin XX, por siç ndodh gjithmonë me ëndrrat e ëndërruara tepër gjatë, duke qenë vërtetë shekull i pavarësisë, ai do të ishte njëkohësisht shekulli i zhgënjimit të madh.
Në historinë mijëvjeçare të shqiptarëve ai është shekulli më i pasur në ngjarje, më i ndërlikuari e më dramatiku. Për letërsinë shqipe, ai është “shekulli i artë”.
Migjeni erdhi në letërsi pikërisht në këtë shekull…
Në rininë e tij të parë Migjeni duhej të kishte pasur një njohje disi të mjegullt të të gjithë kësaj. Në qytetin e tij të lindjes, në Shkodër ai kreu vetëm shkollën fillore, për t’u larguar në moshën dymbëdhjetëvjeçare jashtë shtetit, në Jugosllavi, ku do të kryente, në fillim në Tivar e pastaj në Manastir, shkollën e mesme e seminarin fetar ortodoks.
Në shkollë të huaj, ku nuk dëgjohej gjuha shqipe e nuk përmendej as Shqipëria e as shqiptarët, Milloshit të vogël i duhej t’i vinin si përmes një tymtaje ato që kishte mësuar në fëmini për vendin e tij: portretet hijerëndë të princëve mesjetarë, poetët e mëdhenj, rrëfimet, ritet.
Edhe në Shkodër, Milloshi kishte qenë një fëmijë jo fort i shoqërueshëm. Më tepër se prej karakterit të tij kjo qe shkaktuar prej një rrethane të veçantë: prej fesë së familjes së tij. Shkodra ishte qyteti më i përçarë shqiptar në punë feje. I ndarë si me thikë midis katolikëve dhe myslimanëve, ai shkumëzonte nga pasionet e të dyja palëve kundër njëra-tjetrës. Tingujt e kambanave acaronin gjithë ditën veshët e myslimanëve, ashtu si zërat e hoxhallarëve ato të katolikëve. Një traditë e tërë urrejtjeje, e mjaftueshme të ushqente breza të tërë njerëzorë, mbahej gjallë me të gjitha mjetet: libra, revista, shoqata, procesione, thashetheme, përdhosje vendesh të shenjta, grindje, vrasje e gjer te masakra që shmangeshin me vështirësi.
Midis këtyre dy deteve armiqësore, në qytet jetonte një minoritet i paktë (jo më shumë se njëqind familje), të një feje të tretë: ortodokse. Familja e Migjenit, ndonëse jetonte në pjesën katolike të Shkodrës, i përkiste këtij ishulli.
Kuptohej që Milloshi i vogël, tek i cili nuk ngjiste dot urrejtja e asnjë pale kundër palës tjetër, i paaftë për të ulëritur në njërin klan kundër tjetrit, kishte mbetur më shumë i vetmuar se me shokë.
Kjo ndjesi vetmie do t’i shtohej më tepër në Jugosllavi për arsyen tashmë të thjeshtë se ai mbante brenda tij një botë krejtësisht të huaj e të panjohur për të mos thënë të padashur për nxënësit sllavë: botën shqiptare.
Mësimet bëheshin në serbokroatisht, më vonë do të mësonte greqishten e vjetër, latinishten, frëngjishten e rusishten, por gjuhën e vet, atë me të cilën do të lidhej në jetë të jetëve gjithë qenia e tij, ishte i detyruar ta mbante në trurin e tij, në vetmi të plotë. Bashkë me gjuhën mbante të gjitha shkëndijimet, që në vend t’i zbeheshin, përndriteshin edhe më shumë nga largësia, malli dhe sidomos pamundësia.
Por të gjitha këto u rritën në një shkallë të re gjatë pesë vjetëve të studimeve të tij fetare në seminar. Mund të thuhet pa e tepruar se kjo ishte një antishkollë e vërtetë për të. Në vend të devotshmërisë ndaj fesë ajo do t’i nxiste përçmimin ndaj saj, në vend të përvuajtjes, krenarinë, në vend të mospërfilljes për gëzimet e jetës, etjen për to, madje në skajshmërinë e tyre, atje ku feja sfidohej më vdekshëm: mëkatin, erotizmin gjer në incest, etj, etj.
“Mos u lut për mua, se dua pash më pash ti bij ferrit”, shkruan në një nga vjershat e tij. Për mendësinë e një fetari Milloshi i ri, në mos ishte vetë djalli i veshur me rrobe seminaristi, kishte bërë së paku një pakt me djallin për t’u joshur (tani për tani), nga gjithçka e ndaluar, makabre, shkatërrimtare.
Ai përfytyron gjëra të tmerrshme: fusha që në vend të gurit pjellin tyta të hekurta topash, uraganë që thyejnë statuja idhujsh, varre, gurët e të cilëve lartësohen gjer në qiell, popuj të tërë që llahtarisen ndër këmbët e hapura të një përbindëshi, kufoma fëmijësh që propozohen të dhurohen si shtatore, shtatore që pjellin fëmijë, etj, etj. Çdo gjë që mungon, gjithçka e ndaluar, e mallkuar, e shpallur jashtë ligjit dhe moralit bëhet e afërt për shpirtin e tij.
Kështu duhet t’i ketë lindur edhe dashuria për letërsinë atje në seminarin e mërzitshëm sllav, si dashuri për atë që mungon. Dhe është e kuptueshme se ndërsa letërsia atje mungonte, përgjithësisht për letërsinë shqipe as që mund të bëhej fjalë. Përsëri , si përmes një velloje ëndrrash, ndoshta këtë herë më e dendur se ajo e Tivarit, do t’i kenë ardhur fytyrat e poetëve e shkrimtarëve shqiptarë, ashtu siç mund t’i kishte parë në librat e shkollës në fëmininë e tij.
Fytyrat e tyre të çuditshme, me rrudha kërcënuese, me sy delirantë që dukej sikur përherë kërkonin të të besonin një kumt misterioz, disa herë kishin mbi supe zhgunin e thjeshtë të murgut, por shpesh ishin mbështjellë me rrobën e sundimtarit, me pelerinë peshkopi, xhube rektori, grada armë ose frak diplomati. Kështu i kishin edhe fatet disa herë të jashtëzakonshëm, të pabesueshëm.
Ja njëri prej tyre, një bashkëqytetar i tij, autor i një prej poemave të letrësisë shqipe, i vjershës së bukur, aq të pikëllueshme, aq lirike, “O moj Shqipni, e mjera shqipni”, të gjithë vocërrakët e Shqipërisë e mësonin përmendësh në shkollë, pasi kishte botuar shkrime anglisht në Londër dhe pasi kishte botuar romanin e tij të vetëm të shkruar në frëngjisht në një shtëpi botuese të Parisit, kishte ndërruar fenë katolike në myslimane, kishte braktisur letërsinë për karrierën dhe qe emërëuar prej sulltanit turk si guvernator i Libani.
Dhe kështu kishte vazhduar të jetonte me dy emra, një katolik dhe një mysliman, me dy fama, atë të poetit në vendine tij e atë të diktatorit në vendin tjetër, së fundi me dy fate pas vdekjes: i glorifikuar te shqiptarët si rilindas, i zi te libanezët si tiran.
Sa të largët, të huaj e mizorisht të fuqishëm duhet t’i jenë dukur Migjenit këta shkrimtarë, fytyrat e të cilëve në orët e mërzitshme të mësimeve fetare duhej t’i përziheshin me ato të personazheve biblike. Por, i dukeshin ose jo të tillë, e joshnin ose e tromaksnin, ai do të hynte në radhën e tyre, në atë urdhër të rreptë e të zymtë që kërkonte ndoshta flijime më shumë se çdo urdhër fetar.
Kështu Milloshi e mbaroi seminarin si një antiseminarist. Ai po dilte nga porta e tij për t’i kthyer shpinën përgjithmonë klerit dhe zhgunit priftëror. Për sytë e një fetari të devotshëm, Migjeni dilte nga seminari ortodoks sllav si një djall me tre brirë. Ai ishte dezertor i fesë. Ai donte të bëhej shkrimtar. Ishin tri akuza të mjaftueshme për ta vënë në kryq.
(Nga libri “Ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe”) / KultPlus.com
Melodisë kombëtare U vodh kanga nga zemra e kombit, shpërtheu në vaj të dikuem mjerimit, këndoi ujen e së bijës, këndoi ujen e të birit, qau jetën e thyeme nga rrufe e fatit, i mbyti në lotë shpirtënt që ndjejnë dhimbë për të ngratit.
Kangë a vaj? Çëje? Thuejma, zemër kombi! Zemër që ke vuejtun, që ende po vuen… Kangë a vaj? Çë je? Çë në ty po vluen? Mallkimi ndaj fatet që ditët t’i helmuen, që dëshirat e jetës të gjitha t’i gozhduen?
Oh -jo! Kangajote asht shprehje e dhimbsun e njëjetese që dergjet e dergjet dhe tu’ e dergjë ndoshta do hesht e molisun…/ KultPlus.com
Ka do dit që po shof fare mirë se si nga vuejtja syt po më madhohen, nepër ball dhe ftyrë rrudhat po më shtohen e si buzqeshja m’asht e hidhun… … dhe po ndij se si mëngjeset e mia nukjanë ma mëngjese hovi e pune, as ndërtimi, por të shtymt dita më ditë e një jete që s’durohet. Dalngadalë po shof si jeta një nga një secilin ndjesi me tradhti po ma vulos dhe s’po më mbetë asgja që me u nda si shej gëzimi, përpara nuk e dishe, ojetë, se kaq i tmerrtë asht grushti i yt që mbyt pa mëshirë. Por kot në pasqyrë po shof se si nga vuejtja syt po më madhohen nëpër ballë dhe në ftyrë rrudhat po më shtohen, dhe shpejt do të bahem flamur i vjetruem i rreckuem ndërluftat e jetës. /KultPlus.com
Rini, thueja kangës ma të bukur që di! Thueja kangës sate që të vlon në gji. Nxirre gëzimin tand’ të shpërthejë me vrull… Mos e freno kangën! Le të marri udhë.
Thueja kangës, rini, pash syt e tu… Të rroki, të puthi kanga, të nxisi me dashnu me zjarrm tand, rini… Dhe të na mbysi dallga prej ndjenjash të shkumbzueme q’i turbullon kanga.
Rini, thueja kangës dhe qeshu si fëmi Kumbi i zanit të përplaset për qiellë dhe të kthejë prap te na, se hyjt ta kanë zili E na të duem fort si të duem një diell.
Thueja kangës, Rini! Thueja kangës gëzimplote! Qeshu, rini! Qeshu! Bota asht e jote./KultPlus.com