Rusët i japin lamtumirën e fundit ish-liderit sovjetik Mikhail Gorbachev

Rusët po presin në radhë për t’i dhënë lamtumirën e fundit, ish ish-lideri sovjetik, Mikhail Gorbachev, i njohur për hapjen e Bashkimit Sovjetik dhe për afrimin e tij me Perëndimin.

Gorbachev, i cili vdiq të martën në moshën 91-vjeçare, do të varroset pa nderime shtetërore dhe pa praninë e presidentit rus, Vladimir Putin.

Megjithatë, autoritetet lejuan që arkivoli i Gorbachevit të qëndrojë në Sallën e Kolonave, aty ku iu dha lamtumira edhe ish-liderëve të mëparshëm sovjetik, në mënyrë që rusët të mund ti japin lamtumirën e fundit.

Njerëzit duke pritur në radhë për të bërë nderimet e fundit para arkivolit të ish-liderit sovjetik Mikhail Gorbachev, gjatë një ceremonie lamtumire në Moskë, Rusi. 3 shtator 2022.

Në Perëndim, ai u njoh si arkitekt i reformave, që më pas krijuan kushte për përfundimin e Luftës së Ftohtë.

Por, shumë njerëz brenda Rusisë, politikat e tij i shohin si të gabuara.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e cilëson rënien e Bashkimit Sovjetik si “katastrofën më të madhe gjeopolitike të shekullit”.

Megjithatë, ai shprehu ngushëllimet e tij më të thella për vdekjen e u Gorbachevit, tha një zëdhënës i Kremlinit për agjencinë e lajmeve Interfax.

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, do të udhëtojë në Moskë më 3 shtator për të marrë pjesë në varrimin Gorbachev, tha zyra e tij.

Njerëzit kalojnë pranë arkivolit të ish-liderit sovjetik,Mikhail Gorbachev, gjatë një ceremonie lamtumirëse në Moskë, Rusi. 3 shtator 2022.
Njerëzit kalojnë pranë arkivolit të ish-liderit sovjetik,Mikhail Gorbachev, gjatë një ceremonie lamtumirëse në Moskë, Rusi. 3 shtator 2022.

Disa zyrtarë rusë dhe figura kulturore, duke përfshirë ligjvënësin e lartë, Konstantin Kosachyov dhe këngëtaren, Alla Pugachyova, gjithashtu i bënë nderimet familjes së Gorbachev, e cila po qëndron e ulur majtas arkivolit të tij të hapur.

Pas homazheve, Gorbachev do të varroset në varrezat Novodevichy të Moskës – ku gjenden varret e shumë rusëve të shquar – pranë gruas së tij, Raisa, e cila vdiq në vitin 1999, raporton agjencia e lajmeve Tass./REL/ KultPlus.com

Vdes ish-presidenti dhe nobelisti i Paqes, Mihail Gorbaçov

Si udhëheqësi i tetë dhe i fundit i Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbachev u përpoq të reformonte shtetin komunist dhe të jepte transparencë më të madhe. Por përpjekjet e tij lëshuan një valë forcash të pandalshme që çuan në shkatërrimin e kombit, duke riformuar peizazhin gjeopolitik dhe duke e lënë SHBA-në si superfuqinë e vetme në botë.

Agjencitë shtetërore të lajmeve të Rusisë cituan spitalin qendror klinik të Moskës të thoshte se ai kishte vdekur në moshën 91-vjeçare. Një përfaqësues i zotit Gorbachev konfirmoi vdekjen e tij, transmeton KultPlus.

Djali i fshatarëve, bota do ta njihte atë si arkitektin e “perestrojkës” dhe “glasnostit” – ristrukturimit dhe hapjes – politikave të brendshme që ai shpresonte se do t’i jepnin jetë të re ekonomisë së ngadaltë të viteve 1980 të vendit, do të rindërtonin sistemin politik dhe do të lironin disa kufizimet civile në një kohë të ngrohjes së marrëdhënieve me Perëndimin.

Ajo që ndodhi më pas ishte shpërbërja e regjimeve komuniste të rrënjosura me dekada në të gjithë bllokun lindor, ribashkimi i Lindjes dhe Perëndimit të Gjermanisë dhe përmirësimi i shumë lidhjeve me SHBA-në./ KultPlus.com