A është portretizuar një grua me kancer gjiri te ”Përmbytja” e Mikelanxhelos

Një nga figurat e pikturuara nga Michelangelo te ”Diluvio” (”Përmbytja”) një kryevepër e famshme që është pjesë e serisë së afreskeve në Kapelës Sistine, mund të jetë një grua që vuan nga kanceri i gjirit, shkruan focus.it.

Një rianalizë e kujdesshme shkencore e personazhit në fakt do të kishte gjetur, në gjoksin e saj të djathtë, disa shenja që i atribuohen një forme kanceri – një lloj përfaqësimi tashmë i lidhur me një vepër tjetër të artistit së Rilindjes italiane.

”Diluvio”, është një nga nëntë panelet qendrore të afreskeve nga Michelangelo midis 1508 dhe 1512 në Kapelën Sistine.

Ajo përfaqëson ndëshkimin e Zotit ndaj njerëzimit me përpjekjen e Noes për shpëtim dhe një mori njerëzish që përpiqen të çojnë veten në Tokë të sigurt nën peshën e sendeve të tyre.

Raffaella Bianucci, një bioantropologe në Universitetin e Paris Saclay në Francë, analizoi nga afër figurën e një gruaje në anën e majtë të afreskut, e mbuluar vetëm me një mantel dhe një shall blu, duke treguar statusin e saj të martuar.

Gjoksi i saj i djathtë ka një të prerë dhe një areolë (zona rrethore e pigmentuar rreth saj) e rrethuar nga dhëmbëzime dhe zgjatime të parregullta, me qendrën që duket e gërryer.

Anatomi familjare

”Për më tepër, të dy sqetullat, paraqesin ënjtje të pajtueshme me nyjet limfatike të fryra, shenja të cilat të çojnë në një diagnozë të kancerit të gjirit”, sipas Bianuccit dhe kolegëve të saj.

Nëse, sigurisht, nuk mund të jemi të sigurt për qëllimet e artistit, duhet të kujtojmë se Mikelanxhelo i kishte përsosur studimet e tij për anatominë njerëzore duke marrë pjesë në diseksionet e kufomave përpara se të punonte në skulpturë.

Shenjat e dallueshme të një dëshire për të përfaqësuar një tumor të gjirit ishin gjurmuar tashmë në një tjetër prej veprave të tij: Notte (Nata), një skulpturë mermeri që dekoron ”Sakristinë e Re” në kishën San Lorenzo të Firences.

Nëse intuita do të ishte e saktë, mund të mendohej se Mikelanxhelo donte të përfaqësonte me sëmundje konceptin e pashmangshmërisë së vdekjes, një mendim që në kohën kur artisti jetonte (1475-1564) ishte i lidhur ngushtë me zbulimin e një tumori – madje edhe atyre që mund të trajtohen me sukses sot.

Gjiri femëror në fakt lidhet, në këtë kontekst të Dhiatës së Vjetër, me konceptin e mëkatit.

Megjithatë, historianë të tjerë mjekësorë nuk janë të bindur për këtë interpretim.

”Nëse Michelangelo do të kishte dashur vërtet të përfaqësonte kancerin e gjirit do ta kishte bërë këtë në një mënyrë më evidente, për shembull duke paraqitur ulcerat në lëkurën e gruas”, theksojnë ata./atsh/KultPlus.com

Mikelanxelo: Dashuria është flatra që na ka dhënë Zoti për t’u ngjitur deri te Ai

Mikelanxhelo Buonaroti (Michelangelo Buonarroti) (Caprese, 6 mars 1475 – Romë, 18 shkurt 1564) ishte një skulptor, piktor, arkitekt dhe poet italian. Protagonist i Rilindjes italiane, i vlerësuar që në kohën e tij si një nga artistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Sot në 549 vjetorin e vdekjes së tij KultPlus ju sjell disa thënie:

Lindja me siguri ka edhe ndonjë të metë. Një nga këto është me siguri jeta.
Nuk zgjat shumë e keqja aty ku nuk zgjat shumë e mira, por shpesh njëra shëndrrohet në tjetrën.
I ëmbël është dyshimi për atë që e vërteta e lëndon.
Kur takohen dy dinakë, njëri prej tyre është i detyruar të ndërrojë zanat.
Nëse s’ia arrin të qëllosh në shenjë, ndërro shenjë..
Lumturia mund të ia dal pa paranë e pa shumë gjëra tjera.
Kur thuhet se Zoti na ka krijuar sipas shëmbëlltyrës së tij, shpresoj t’i referohet vetëm anës fizike.
Forca e vullnetit mbytet brenda forcës së fatit.
Supozohet që ai  që është i pasur nuk ka nevojë të vjedhë. Por s’është e lehtë t’i ndryshosh zakonet.
Dashuria është flatra që na ka dhënë Zoti për t’u ngjitur deri te Ai.
Dielli është hija e Zotit.
Nuk ka njeri më të vetmuar se sa ai që e mërzit shoqëria e vet.
Ashtu si flaka që zmadhohet kur era e lufton, ashtu edhe virtyti, shkëlqen kur kritikohet më shumë.
Do të dëshiroja të doja atë që nuk e dua.
Puna e lartëson individin, e pasuron dikë tjetër.
Një ekspert është një njeri që e njeh punën e vet aq mirë sa që mund t’ia lejojë vetes ta bëjë keq.
Qetësia arrihet me shumë vështirësi./KultPlus.com

Mikelanxhelo Buonaroti – më i shquari arkitekt, piktor, skulptor dhe poet i Rilindjes italiane

Mikelanxhelo Buonaroti (Michelangelo Buonarroti) (Caprese, 6 mars 1475 – Romë, 18 shkurt 1564) ishte një skulptor, piktor, arkitekt dhe poet italian. Protagonist i Rilindjes italiane, i vlerësuar që në kohën e tij si një nga artistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Qe në tërësi një artist sa gjenial po aq dhe i trazuar. Emri i tij është i lidhur me një sërë veprash që janë futur në historinë e artit, disa prej të cilave të njohura në gjithë botën si ndër më të rëndësishmet e artit perëndimor: Davidi, Pietà-ja vatikanase, Kupola e Shën Pjetrit si dhe cikli i afreskëve në Cappella Sistina konsiderohen maja të pakapërcyeshme të gjenisë krijuese.

Studimi i veprave të tij formoi gjeneratat pasuese, duke i dhënë jetë një shkolle që bëri art “alla sua maniera” (që do të thotë “sipas mënyrës së tij”) dhe që mori emrin manierizëm.

**** Mikelanxheloja i tregoi një piktori një tablo që e kishte bërë duke marrë fragmente nga veprat e të tjerëve dhe i tha:

– Vështroni mirë e me gjykim të ftohtë. Po të marrë secili pjesën e tij, nuk do të mbetet veçse pëlhura.

**** Mikelanxhelo kishte përfunduar Davidin e tij madhështor, të cilin po e çonte në qendër të qytetit dhe po udhëzonte njerëzit për ta vendosur në vendin e caktuar. Aty pranë kaloi Pier Soderini, i cili ishte shumë i dëgjuar i asaj kohe në fushën e artit. Ai u ndal për ta vështruar veprën madhore të Mikelanxhelos. Pasi e pa skulpturën lart në podium, i vajti pranë autorit dhe i tha:

-Hunda e shtatores duket tepër e madhe në raport me komponentët e tjerë anatomik të imazhit të jetësuar të Davidit, nënshtruesit Golias së frikshëm. Atëherë Mikelanxhelo pa e prishur terezinë dhe duke shfaqur një lloj bindjeje për “vërejtjen” e bërë nga kolegu, rrëmbeu fshehurazi një grusht pluhur mermeri te këmbët e statujës dhe menjëherë mori daltën dhe bëri sikur po e gdhendte me kujdes duke derdhur nga pluhuri i marrë. Pastaj i hodhi sytë poshtë nga Soderini dhe i tha:

– Vështrojeni mirë tani, duket më mirë apo jo?

– Po, tha preraz ai. Më pëlqen më shumë kështu, – i tha Soderini – i dhe me të vërtetë jetë, plotësoi ai.

**** Një ditë Mikelanxhoja shkoi te Papa JuIi II. Roja e ndaloi duke i thënë se Papa nuk mund ta priste. Mikelanxhelo u fye rëndë dhe me përbuzje iu përgjigj:

– I thoni Papës se do të vijë një ditë që ai do të kërkojë të më takojë, por nuk do të mundet. Dhe menjëherë u largua nga Roma.

**** Një herë, kur skulptori i dëgjuar bëri statujën e Kupidit, vendosi t’i heqë asaj një krah dhe ta fusë veprën e tij në dhe, në një vend ku bëheshin gërmime arkeologjike. Kur u gjend shtatorja shumë e bukur e Kupidit, të gjithë qenë të bindur se ishte fjala për një vepër të lashtësisë. Atëherë Mikelanxhelo duke qeshur, nxori krahun e këputur dhe zbuloi lojën e tij.

**** Kur Mikelanxheloja pa djalin e bukur të një piktori, i tha:

– Babai yt ka arritur të bëjë më mirë figura të gjalla se sa të pikturuara.

**** Mikelanxhelo e admironte shumë artin e lashtësisë. Në vitet e fundit të jetës, kur u verbua, shkonte te këmbët e skulpturave të lashtësisë, i prekte me duar, i përkëdhelte konturet dhe derdhte lot nga mallëngjimi.

**** Mikelanxhelo kishte bërë një tablo të bukur për Andrea Donin, njeri shumë dorështrënguar. Kur ia dërgoi tablonë e shoqëroi me një letër, me anën e së cilës i kërkonte 70 dukatë për veprën. Doni dërgoi vetëm 40 dukatë. Mikelanxhelo ia ktheu paratë, duke i thënë se tashmë donte 100 dukatë.

Donfi, duke psherëtirë, i nxorri me pikëllim 70 dukatë dhe ia dërgoi. Mirëpo Mikelanxhelo iu përgjigj se tashti kërkonte 140 dukatë dhe asnjë më pak. Andrea Donfi që ishte dashuruar shumë pas tablosë u detyrua nga frika t’i dërgojë të 140 dukatët, sepse kishte frikë se mos artisti e ngrinte përsëri çmimin e veprës së tij.

**** Kur Mikelanxhelo bëri statujën e famshme të Moisiut, pasi e mbaroi e soditi gjatë dhe u kënaq aq shumë me veprën e tij sa thirri:

– Po fol de, pse nuk flet. /Albert Vataj / KultPlus.com

Hapet për publikun ‘dhoma sekrete’ e Mikelanxhelos

Një dhomë e fshehur prej kohësh në Muzeun “Cappelle Medicee” në Firence, ku Mikelanxhelo thuhet se është fshehur në vitin 1530 do të hapet së shpejti për publikun.

Muret e kësaj dhome janë vizatuar nga mjeshtri italian i Rilindjes kur ai po përpiqej t’i shmangej   dënimit me vdekje të urdhëruar nga Papa Klementi VII në mes të mosmarrëveshjeve të tij me familjen e fuqishme  Medici  të cilët ishin për pjesën më të madhe të jetës së tij sundimtarët e qytetit të tij të lindjes, Firence.

Ekzistenca e vizatimeve me qymyr dhe shkumës mbeti e panjohur deri në vitin 1975 kur Paolo Dal Poggetto, atëherë drejtori i një nga pesë muzeve që përbë Muzeun Bargello, po kërkonte një hapësirë ​​të përshtatshme për të krijuar një dalje të re për muzeun.

Ai gjeti një derë kurth nën një gardërobë që të çonte në dhomën 10 metra të gjatë dhe tre metra të gjerë.

Deri më tani, dhoma, e cila hapet për publikun më 15 Nëntor, ishte kryesisht e aksesueshme vetëm për studiuesit e artit.

“Edhe pse kam qenë në dhomë kaq shumë herë, unë jam ende e mahnitur nga këto vizatime magjepsëse ,” shprehet Paola D’Agostino, drejtoresha e Muzeut Kombetar Bargello që shpreson që ‘dhoma sekrete’ të tërheqë sa më shumë vizitorë.

Klan News

Sonte në Kino Armata shfaqet filmi biografik  i Michelangelos

Sot në ora 19:00 në Kinemanë Armata, do të shfaqet filmi biografik i artistit të stilit barok, Michelangelo Merisi da Caravaggio, shkruan KultPlus.

“Sociologu Bardhi Bakija do të shfaqë për anëtarët e klubit të filmit KINETO organizuar nga Eranda Bokshi filmin që është një biografi e pazakontë e artistit të madh të periudhës së barokut Michelangelo Merisi da Caravaggio”, thuhet në njoftimin e Kino Armatës.

Tutje thuhet se pas filmi do të ketë diskutime për sfera të ndryshme të cilat e përbënin Michelangelon si artist.

“Pas filmit do të diskutojmë për marrëdhënien mes jetës dhe artit, pikturës dhe filmit, për imitimin (mimesis) si pjesë e rendit natyror, për inskenimin e alegorive dhe simboleve në pikturat të Caravaggios si përpjekje për të krijuar një tableaux vivant.”/KultPlus.com/

Vizatimi i fundit i Mikelanxhelos, një vepër jashtëzakonisht e rrallë

Një vizatim i mahnitshëm, me dorën e Mikelanxhelos (1475-1564) është gjithashtu, i fundit që ka mbetur ende pronësi private. Kjo është arsyeja pse ankandi i “Christie’s” që do të mbahet nesër në Paris, është event tepër i madh. Protagonist absolut: Një i ri nudo (nga Masaccio) i rrethuar nga dy figura, një vizatim i bërë në fillim të karrierës së tij, që do të dalë në shitje me një vlerësim fillestar prej 30 milionë euro.

“Është një vepër jashtëzakonisht e rrallë, një nga vizatimet e pakta të Mikelanxhelos, ende pronë private”, –  specifikon nga shtëpia e ankandit “Christie’s”, që do ta prezantojë veprën si top-lotin e katalogut “Maîtres anciens et du XIXe siècle. Tableaux, dessins, scultures». (Mjeshtrat e vjetër dhe arti i shekullit të 19-të: piktura, vizatime dhe skulptura).

I ardhur nga një koleksion privat francez, vizatimi (33 x 20 cm) ishte shpallur “thesar kombëtar”, duke penguar fillimisht eksportin e tij nga Franca, për një periudhë 30-mujore. Qeveria franceze, kohët e fundit hoqi këtë pengesë dhe dha licencën, duke lejuar që dizajni të ofrohet pa kufizime, për koleksionistët në mbarë botën. Para shitjes në Paris, vizatimi i Mikelanxhelos do të ekspozohet në Hong-Kong dhe Nju Jork.

Njohur në 2019, si “e Mikelanxhelos”

Vepra u njoh për herë të parë, si “e Mikelanxhelos”, më 2019, nga Furio Rinaldi, atëherë specialist pranë departamentit e vizatimeve antike për “Christie’s”.

Paul Joannides, profesor emeritus i historisë së artit në Kembrixh dhe autor i katalogëve të plotë me vizatime nga Mikelanxhelo dhe shkollës së tij, në muzeun “Ashmolean” në Oksford dhe në Luvër, më pas ishte në gjendje të studionte origjinalin dhe të arrinte t’ia atribuonte atij.

I shitur në vitin 1907, në “Hôtel Drouot” në Paris, si një vepër e shkollës së Mikelanxhelos, vizatimi i kishte shpëtuar vëmendjes së studiuesve, deri në rizbulimin e tij të fundit. (Ky vizatim, është ndoshta studimi i parë nudo që ka mbetur nga artisti).

Modelet e frymëzuara nga Masaccio

Figura qendrore e veprës riprodhon njeriun që dridhet të përshkruar në “Pagëzimin e Neofitëve”, një nga afresket e famshme në kapelën “Brancacci” të kishës së “Santa Maria del Carmine” në Firence, nga mjeshtri i parë italian i Rilindjes, Masaccio (1401-1428).

Disa studime të tjera të Mikelanxhelos, të frymëzuara nga Masaccio janë të njohura, duke përfshirë një vizatim në “Staatliche Graphische Sammlung” në Mynih dhe një në “Albertina” në Vjenë, si dhe një vizatim i frymëzuar nga një afresk nga Giotto, në Louver.

Duke përdorur dy nuanca të kafes, Mikelanxhelo e bën të tijën figurën e Masaccio-s, duke rritur muskulaturën e njeriut dhe duke krijuar një figurë më të fuqishme dhe më të ngjeshur, që lajmëron paraqitjet e tij më të famshme të trupit të njeriut, siç është “Davidi” monumental në mermer, në “Galleria dell’Accademia di Firenze” dhe “Dy skllevërit”, në Louver.

Në një stil krejtësisht të ndryshëm dhe më energjik, Mikelanxhelo, më vonë shtoi dy figura, pas “burrit që dridhej”, që nuk kishin lidhje me kompozimin e parë, nga Masaccio.

Kryeveprat e mëparshme: nga Raffaello te Leonardo

Shitja e këtij vizatimi të ruajtur mirë, nga Mikelanxhelo, zë vend në radhët e veprave të tjera të shkëlqyera në letër, ofruar në ankand nga “Christie’s” vitet e fundit, duke përfshirë “Koka e muzës” nga Raffaello, që është shitur në Londër, për më shumë se 29 milionë pound, në dhjetor 2009; “Koka e ariut” e Leonardo da Vinçit, që arriti gati 9 milionë pound në 2021; një studim i rrallë nudo mashkullor, nga Mikelanxhelo u shit në Londër, më 4 korrik 2000, për më shumë se 8 milionë paund, duke thyer rekordin botëror për një vepër të artistit.

Stijn Alsteens, kreu i Departamentit Ndërkombëtar të Vizatimeve Antike, konstatoi për “Christie’s”: “Që prej zbulimit të një vizatimi nga Mikelanxhelo, në vitin 2001, në “Castle Howard”, tani në muzeun “J. Paul Getty” në Los Anxhelos, nuk është rishfaqur kurrë më parë në ankand, një vizatim i panjohur, me një bukuri dhe rëndësi më të madhe, nga një prej figurave më të mëdha të historisë së artit. Vizatimi është ndër më të mirët, mes më pak se dhjetë veprat në letër të Mikelanxhelos, ende pronë private dhe do të bëhet një gur prove, për çdo diskutim të pjesës së hershme të karrierës së gjatë të artistit. Me shumë krenari, e sjellim në treg, këtë vizatim tashmë të njohur plotësisht si vepër e mjeshtrit, pas daljes së fundit, më shumë se një shekull më parë”./konica.al/ KultPlus.com

Vizatimi i rrallë i Mikelanxhelos pritet të shitet për 30 milionë euro në një ankand në Paris

Një vizatim i Michelanxhelos, i zbuluar në vitin 2019, do të ofrohet për shitje muajin e ardhshëm nga Christie’s dhe mund të arrijë 30 milionë euro, tha të martën shtëpia britanike e ankandeve, transmeton KultPlus.

Vizatimi, një nga veprat e pakta të artistit italian të Rilindje, u shit në vitin 1907 në Paris dhe u faturua si një vepër e shkollës së Mikelanxhelos. Ai u harrua gjerësisht deri në vitin 2019, kur një specialist i Christie’s e njohu atë si një nga vetë Michelangelo.

Vizatimi mendohet të jetë një nga veprat e hershme të artistit, nga fundi i shekullit të 15-të. Ai riprodhon një burrë të dridhur të përshkruar në një afresk, “Pagëzimi i Neofitëve”, nga Masaccio. Dy persona të tjerë qëndrojnë pranë tij në vizatim.

“Ky vizatim mendoj se është një nga zbulimet më emocionuese të bëra në fushën e vizatimeve të Mjeshtrave të Vjetër në një kohë të gjatë,” tha Stijn Alsteens, kreu ndërkombëtar i Christie’s i departamentit për vizatimet e Mjeshtrave të Vjetër.

‘Unë jam zjarri’, Mikelanxhelo, autobiografia e një gjeniu

Dua të të rrëfej se çfarë më shtyu të krijoj, përse nuk kam ndjerë asnjëherë lodhje, të të rrëfej momentet kur kam qenë gati duke u shembur, dhe si jam ringritur në këmbë. Dua të ndaj me ty zjarrin që ende digjet në gjoksin tim, sepse më ka mbetur vetëm zëri për ta bërë të digjet. Sepse unë jam ende një skulptor. Unë jam zjarri

Kam arritur deri aty sa ta mendoj si Leonardo Da Vinçi, edhe pse nuk kemi rënë kurrë dakord, për asgjë. I pacipë dhe grindavec siç ishte, një ditë deklaroi në praninë time, se skulptura ishte punë për punëtorë të mermerit dhe muratorë, një praktikë mediokre dhe e papëlqyeshme, e mirë vetëm për të të mbushur me pluhur dhe lodhur gjymtyrët, ndërkohë që piktura, ajo po, është një zanat fisnik, që mjafton të lëvizësh penelin mbi një tryezë, për t’i dhënë jetë një kryevepre. Ndoshta nuk e kishte gabim …

Nuk do ta besosh, po nuk është hera e parë që mendoj të hedh tutje gjithçka. Të marr gdhendësit e mi e t’i hedh në Tevere. Të mbledh veglat e t’i hedh në  rrymat e lumit, në ishullin Tiberina. Të djeg gjithë skicat, sepse e di që tashmë nuk më mbetet më kohë dhe forca për të bërë skulptura.

Kam arritur deri aty sa ta mendoj si Leonardo Da Vinçi, edhe pse nuk kemi rënë kurrë dakord, për asgjë. I pacipë dhe grindavec siç ishte, një ditë deklaroi në praninë time, se skulptura ishte punë për punëtorë të mermerit dhe muratorë, një praktikë mediokre dhe e papëlqyeshme, e mirë vetëm për të të mbushur me pluhur dhe lodhur gjymtyrët, ndërkohë që piktura, ajo po, është një zanat fisnik, që mjafton të lëvizësh penelin mbi një tryezë, për t’i dhënë jetë një kryevepre.

Ndoshta nuk e kishte gabim.

Tani që kam mbërritur në të nëntëdhjetat, trupi im nuk i përgjigjet më shpërthimeve të mendjes. Kam kaq shumë ide të reja për t’i transformuar në statuja, por arrij t’i jap vetëm ndonjë goditje me çekiç asaj Pietà-së, që mbaj këtu në shtëpi në Romë, prej më shumë se dhjetë vitesh. Më ka hipur dëshira që ta rimarr dhe ta përfundoj. Nëse vjen të më takosh do të ta tregoj, edhe pse ende nuk ka përfunduar. Do të kuptosh se Maria nuk ka nevojë të mbajë trupin e Jezusit mbi këmbë, sepse biri është pothuaj pjesë e saj. I vdekur, rikthehet brenda barkut të nënës, i përthithur prej dashurisë së saj të pafund. Eshtë ajo që do të doja të më ndodhte mua, kur Zoti të më thërrasë. Në atë moment do të mundem më në fund të ndihem i mbrojtur, si një fëmijë që lëshohet në krahët e nënës. Një ndjesi që me zor e kujtoj. Nëna ime, gjyshja jote, Francesca di Neri – Zoti i dhëntë lavdi – vdiq kur unë isha vetëm 6 vjeç.

Dhe ndoshta jam i shtyrë pikërisht prej saj, që ndjej ende energjinë për të punuar nga agimi, deri natën vonë, me atë copë mermeri. Siç kam bërë për një jetë të tërë, do të isha i gatshëm të vishja sërish atë kapelë ku vendosja një qiri, për të bërë atë pakëz dritë të domosdoshme, që të më tregonte pikën e saktë ku të vendosja daltën dhe të modeloja figurat. Por më kot, pas pak minuutash më duhet të heq dorë dhe të lejoj që çdo gjest të mbetet i bllokuar në duart e mia, ndërkohë që sytë e shohin veprën të përfunduar, dhe koka shpërthen prej detajeve që duhet ët nxjerë përjashtë.

Eshtë irrituese.

Po të isha duke u marrë me një pikturë, do të mund të rrija ulur, me një tryezë të vockël në anë dhe një penel në dorë. Do të më duhej vetëm të merrja bojërat e përgatitura tashmë nga nxënësi im Antonio e do të punoja ashtu si di unë. Do të kënaqesha të punoja aq sa do të më lejonte drita e ditës, dhe me të rënë muzgu, do të mund të mbyllja studion të lija pas derën me aromë terpentinë dhe të lija pushim sytë. Por, është trupi që vendos se kur duhet të ndalem, sepse gishtërinjtë nuk përgjigjen më si do të doja, dhe ndjej çdo goditje çekiçi ë më kthehet mbi shpinë, a thua jam unë mermeri që duhet të punohet. Pluhuri që vdisja ta largoja nga hunda, me frymënxjerrje të forta që më dilnin nga gjoksi, tani zë vend në gojë dhe nuk çlirohem dot prej tij. Kollitem, kollitem dhe ai qëndron aty për orë të tëra, deri kur arrij ta kapërdij. Pas kësaj marr takëmet dhe godas sërish mermerin, por ndjej që lufta është e pabarabartë: tashmë, ai është më i fortë se unë.

Dje natën, i befasuar prej pagjumësisë që më parë e mbushja me punë, ndjeva nevojën që të kthehesha e të shihja Pietà-në time, që ndodhet në Shën Pjetër. Doja të prekja atë mermer, të butë e të ndriçuar, që kisha mundur ta zbus si një teshë, dhe poroz si lëkura. Një punë që zgjati me muaj, kur lënda ishte vënë në shërbimin tim. Por atëherë nuk kisha mbushur as 25 vjeç dhe nuk kishte gjë, që të më dukej e pamundur. Nuk kishte asnjë dallim mes trupit dhe mendjes: isha një rrjedhë energjie e pandalshme.

Pasi dola nga Macel de’ Corvi, u nisa drejt Ponte Sant’Angelo. Ajri ishte i lagësht dhe bënte ftohtë, siç ndodh gjithmonë këtu në shkurt. Nuk ishte nata më e mirë për të ecur nëpër rrugët e Romës. Drita e Hënës më lejonte të dalloja në çdo qoshe pallatesh, statujat e Virgjëreshës që më tregonin rrugën për të mbërritur në bazilikë. Herë pas here, drita e pishtarit të atyre që ktheheshin nga një dëfrim Karnevalesh më jepte zemër. Vija një këmbë pas tjetrës, duke bërë kudjes të mos ngecja.

Edhe pak dhe do të mbërrija në Shën Pjetër, nëse shiu nuk do të më kishte zënë në befasi. Kërkova strehë nën kolonat e Palazzo Massimo. Uji më depërtoi deri në kocka, flokët dhe mjekrra ishin bërë qullë. Ah, unë dhe vesi im i të mos marrit kurrë një kapelë, as edhe në dimër!

Krejt papritur, pashë të më afrohej një hije. “Mjeshtër, çfarë bën këtu? Eshtë natë, bie shi, ku po shkoni”? Ishte Tommaso Calcagni, një prej dishepujve të mi. “Dikush ju njohu dhe erdhi të më njoftojë. Po përse nuk më zgjuat? Eja, kthehemi në shtëpi”.

Nuk i dhashë shpjegime. “Tommaso, po nuk e di që unë nuk jam mirë në asnjë vend?” I humbur, u mbështeta në supin e tij dhe u ktheva me të, por me ritmin e hapave të mia. Kur u kthyem në shtëpi, e lashë të më thante dhe u ktheva në shtrat.

Nëse do i kisha thënë se çfarë më shtyu të dilja, nuk do të më kish kuptuar. “Përse nuk pritët mëngjesin? Do të kishim shkuar bashkë”, do të më kish thënë.

Por unë në jetë nuk kam pritur asnjëherë momentin më të përshtatshëm për të bërë diçka, nuk kam ditur kurrë të gjej kohën e duhur, duke riskuar gjithmonë që të dukem i rrëmbyer dhe i pangopur. Nuk e kam vrarë kurrë mendjen për opinionin që sjellja ime mund të nxiste tek të tjerët, kështu që më kanë marrë si sherrxhi, ziliqar, koprrac, oportunist, rebel… një përbindësh nën veshjen e një gjeniu.

Pas episodit të natës së kaluar, kam dëshirë vetëm të djeg gjithçka: skicat, letrat, mermerët që ende nuk kam përfunduar. Nëse nuk arrij të eci përpara me skulpturën, më mirë të shkatërroj gjithçka.

Leonardo, nipi im i dashur, kam nevojë që ti të vish në Romë sa më shpejt, sepse mund të mos përgjigjem dot për veten time. Duhet të përdor atë pak kohë që më ka mbetur për të gjetur kthjelltësi, përpara se zemërimi të më shtyjë të shkatërroj çdo gjurmë të veprës sime. Përveç trashëgimisë sime, dua të të bëj ruajtës të kujtimeve të mia. Dua të të rrëfej se çfarë më shtyu të krijoj, përse nuk kam ndjerë asnjëherë lodhje, të të rrëfej momentet kur kam qenë gati duke u shembur, dhe si jam ringritur në këmbë. Dua të ndaj me ty zjarrin që ende digjet në gjoksin tim, sepse më ka mbetur vetëm zëri për ta bërë të digjet. Sepse unë jam ende një skulptor. Unë jam zjarri.

(Pjesë është shkëputur nga libri: “Mikelanxhelo: unë jam zjarri”) / KultPlus.com

Mikelanxhelo, një nga artistët më me ndikim të periudhës së Rilindjes

Mikelanxhelo, emri i plotë i të cilit ishte Mikelangelo di Lodoviko Buonarroti Simoni, konsiderohet shpesh si një nga artistët më me ndikim të periudhës së Rilindjes, duke i lënë si trashëgimi njerëzimit kryevepra statuja e Davidit, apo dhe pikturat e tij në Kapelën Sistine. Ja cilat janë disa nga detajet mbi jetën dhe veprën e tij, të cilat mund të mos i dinit:

Përmendorja e Davidit ishte menduar të vendosej në çatinë e një godine në Firence

Kur autoritetet e autorizuan Mikenaxhelon për të skalitur “Davidin”, supozohej se ajo ishte një nga statujat e shumta që do të rreshtoheshin mbi çatinë e kupolës së Katedrales së Firences . Por kjo vepër u pëlqye aq shumë nga njerëzit, sa që kur përfundoi në vitin 1504, u vendos që të ishte më e dukshme për njerëzit.

Për me tepër me një lartësi prej 5.2 metra dhe me një peshë 6,4 ton, ngjitja e saj në çati nuk do të ishte një detyrë e lehtë. Prandaj u mor vendimi për ta ekspozuar atë jashtë “PalazzoVechio, zyrat e qeverisë së Firences, ku qëndroi për gati 370 vjet përpara se të transferohej në Galleria dell’Açademia (Galeria e Akademisë së Firences) në vitin 1873, ku ai qëndron ende. sot.

Piktura “Gjykimi i fundit”, mund të përmbajë një autoportret të artistit

Përveç tavanit të Kapelës Sistine, Mikelanxhelo realizoi një afresk në murin e altarit të kishës, të cilën e realizoi gjatë viteve 1536–1541. Piktura përshkruan ardhjen e dytë të Jezusitnë Tokë, dhe gjykimin e shpirtrave që shkojnë në parajsë ose ferr.

Në përgjithësi besohet se artisti ka fshehur në këtë pikturë një referencë për veten e tij. Thuhet se ka një ngjashmëri të madhe të Mikelanxhelos në imazhin e Shën Bartolomeut, që gjeti vdekjen i rrjepur për së gjalli.

Statuja me emrin “Pietà” (Mëshira), është vepra e vetme që përmban edhe firmën e artistit

Kjo vepër që përshkruan Marian duke u përkulur mbi trupin e Jezusit pas Kryqëzimit, është një nga më të njohurat e Mikelanxhelos. Thuhet se ajo është vepra e vetme e nënshkruar nga Mikelanxhelo. Po çfarë e bënte këtë vepër kaq të ndryshme nga të tjerat, saqë ai u nxit të vendoste firmën e tij?

Mendohet se një ditë po dëgjonte njerëzit që e admironin statujën, si një vepër në zhvillim e sipër. Por kur njëri prej tyre pyeti se kush ishte artisti, dikush ia atribuoi atë një skulptori tjetër. I tmerruar nga kjo gjë, ai u rikthye te statuja një mbrëmje dhe e gdhendi emrin e tij në gjoksin e Marias, një akt për të cilin më vonë do të pendohej, duke premtuar se nuk do të firmoste kurrë më një vepër tjetër.

“Moisiu” ishte menduar për një varr shumë më të madh për Papa Juliusin II

“Moisiu” konsiderohet si një nga veprat më të mira të artistit, duke qenë objekti kryesor dekorativ i varrit të Papa Juliusit II. Por ndërsa varri në gjendjen e tij aktuale është mbresëlënës, në fillim ishte menduar të ishte shumë më i madh.

Papa Julius II, që e porositi veprën kur ishte ende gjallë, synonte që vendi i tij i prehjes së përjetshme të ishte një vepër arti me tre nivele, me deri në 40 statuja të përmasave reale për ta zbukuruar atë. Por ndërsa projekte të tjera, si tavani i Kapelës Sistine u zvarritën, “Moisiu” u skalit sipas planit origjinal.

Pas vdekjes së Papës në vitin 1513, Mikelanxhelo pranoi të skaliste një varr shumë më të tonifikuar, ku qëndron aktualisht edhe statuja e famshme. Por ka disa dëshmi të ideve origjinale, përfshirë ilustrime të planeve dhe statujave si “Skllavi që vdes” dhe “Skllavi rebel”, të cilat ishin planifikuar në projektin kryesor. Kur planet ndryshuan, ato përfunduan muzeun e Luvrit në Paris.

Iu deshën 4 vite për të pikturuar tavanin e Kapelës Sistine

I përbërë nga 300 figura dhe me një sipërfaqe prej1115 metra katrorë, piktura e madhe e Mikelanxhelos në tavanin e Kapelës Sistine, ishte një projekt shumë i madh. Ndaj nuk është e habitshme që artistit iu deshën 4 vite për ta përfunduar. Artistë të tjerë kontribuan me punën e tyre në muret e Kapelës, duke përfshirë emra si Sandro Botiçeli, Kozimo Roseli dhe PietroPeruxhino.

Pavarësisht besimit popullor, Mikelanxhelo nuk e ka lyer tavanin e Kapelës Sistine duke qëndruar i shtrirë mbi shpinë

Pavarësisht se ishte një pjesë e spikatur e mitologjisë mbi Mikelanxhelon, artisti nuk e pikturoi tavanin e Kapelës Sistine i shtrirë mbi shpinë. Në realitet, ai dhe ekipi i tij ndërtuannjë skelë të veçantë, që u dha mundësi ta përfundonin kryeveprën e tij, duke qëndruar në këmbë.

Ideja e qëndrimit mbi shpinë buron nga një përkthim të gabuar i një biografi tëMikelanxhelos, shkruar nga peshkopi Paolo Xhovio, ku ai përdor fjalën ‘resupinus’, që do të thotë “përkulur nga pas”, për të përshkruar pozicionin e pikturës së artistit . Disa gbuanduke e interpretuar atë si “i shtrirë mbi shpinën e tij”.

Nuk e konsideronte veten një piktor shumë të talentuar

Tavani i Kapelës Sistine, është një nga veprat artistike më të famshme në histori. Por gjatë gjithë kohës që punoi për realizimin e saj, Mikelanxhelo u shpreh se nuk kishte besim tek aftësitë e tij si piktor. Projekti e zhyti në ankth dhe paranoja, duke besuar se ishte i destinuar që të dështonte.

“Nuk jam njeriu i duhur për këtë projekt. Unë nuk jam as piktor!”- shkroi ai duke iu referuar kryeveprës që po realizonte. Gjithsesi pavarësisht ankthit, Mikelanxhelo e bindi Papa JuliusinII që të zgjeronte projektin fillestar. Kështu ajo që supozohej të ishte fillimisht tabloja e 12 apostujve, u shndërrua në skenën madhështore që shihni sot.

Sheshi “Piazzale Michelangelo” në Firence, ka kopje në bronx të skulpturave më të famshme të artistit

Mikelanxhelo lindi më 6 mars 1475 në Kapreze, dhe vdiq pas një sëmundjeje të shkurtër më 18 shkurt 1564 në Maçel De Korvi, Romë, në moshën 88-vjeçare. Dhe në Firencen e sotme, trashëgimia e tij është shumë e fortë. Kjo gjë është shumë me dukshme në“PiazzaleMichelangelo” përballë lumit Arno, që ofron pamje panoramike të qytetit.

Në shenjë nderimin për Mikelanxhelon dhe veprat e tij, disa nga statujat e tij më të famshme – duke përfshirë “Davidin” dhe 4 statujat alegorike nga Kapela Mediçi (Agimi, Muzgu, Nata dhe Dita), janë rikrijuar në bronz dhe janë vendosur përreth sheshit.

Vepra “Krijimi i Adamit”, mund të përmbajë një imazh të fshehur të trurit

Në vitin 1990, mjeku nga Indiana e SHBA-së, Frenk Meshberger, propozoi një interpretim të ri të veprës “Krijimi i Adamit”, i cili është pjesa më e njohur e tavanit të Kapelës Sistine. Teoria e tij është se pëlhura në ngjyrë trëndafili që rrethon Zotin dhe Evën në pikturë,përfaqëson trurin e njeriut, për shkak të formës së tij të veçantë.

Gjithashtu, ai vuri në dukje detaje të tjera që mund të gjenden brenda veprës, si shalli jeshil që sipas tij përfaqëson pjesën vertebrale, dhe këmbën e një engjëlli që formon atë që duket si gjëndra e hipofizës./bota.al/ KultPlus.com

‘Mëshira’ e Mikelanxhelos, vepra që gjithnjë e ka vënë qenien njerëzore para pikëpyetjeve

”Mëshira” e Mikelanxhelos, e njohur ndryshe Mëshira Vatikan, është një nga veprat më të bukura të krijuara nga gjeniu i Rilindjes Italiane. Një kryevepër e përjetshme, e cila, edhe pas pesëqind vjetësh, vazhdon të na mahnitë.

“Mëshira” e Mikelanxhelos gjithnjë e ka vënë qenien njerëzore para pikëpyetjesh.

E shikon në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vaikan dhe ajo nuk të lë në qetësinë tënde. Pse? Mundohuni ta shikoni me kujdes. Është hijerëndë? Jo. Është tmerruese? Jo. Është e qetë? Jo. Është përçmuese? Jo. Është ëndërrimtare? Jo. Është realiste? Jo. Mund të vazhdosh gjatë, duke thënë se çfarë nuk është, por duhet të rrekesh shumë për të qartësuar se çfarë është. Sa herë që përpiqesh ta përcaktosh, misteri i saj – misteri i bukurisë – largohet tutje, nuk kapet. Bukuria zbulohet, por largohet edhe një herë. Sa më shumë ta mbuloni me shpjegime dhe njohuri, aq më shumë ndiheni se ekziston një hendek, një shpërpjesëtim i nxehtës mes asaj që shihni fuqishëm para syve tuaj dhe asaj që fjalët arrijnë të thonë.

A close-up side view of the marble Pieta sculpture by Michelangelo, created circa 1498, depicting Mary holding the dead body of Jesus Christ, and located at St Peter’s Basilica in the Vatican. (Photo by Arnold Newman Properties/Getty Images)

Udhëzuesit dhe librat turistikë rregullohen mbi nocionet dhe stilin: skalitur nga Mikelanxhelo në mermer të bardhë Carrara, në 1498-1499, në një formë të përsosur piramidale, skulptura shfaq Madonën që ka të njëjtën moshë me të Birin dhe që e mban atë në krah, pasi është hequr nga kryqi. Tërësia tregon pastërti dhe ndershmëri. Në të vërtetë, kjo është prova më sipërfaqësore. Në realitet, ne jemi tërhequr dhe turbulluar nga “Dhembshuria”, sepse zemra jonë është bërë për të dëshiruar gjëra të mëdha dhe bukuria e ndez këtë dëshirë për të na sjellë në territore, marramendës, të frikshëm për ne të pamësuarit. Prandaj ndjejmë shqetësim, sepse, në fund të fundit, “Dhembshuria” – bukuria – nuk e dimë se ku na çon.

Mikelanxhelo ishte 23 vjeç kur e skaliti këtë punë. Oskar Uajld thoshte: “nga guximi pjesa më e mirë është paturpshmëria”. Skulptori i ri mund të ndiqte shumë mirë praktikën e figuracionit të shenjtë: nëna e moshuar që mirëpret me dhimbje djalin e munduar lakuriq. Përkundrazi, kokëkrisuri, i etur për të përfaqësuar Nënën më të re dhe më të re në krahasim me Birin e saj, i cili mund të paraqitet si një ofendim ose një blasfemi e rinisë pa respekt, e shndërroi “Dhembshurinë” në një unicum shprehës të pakrahasueshëm: “Gjithmonë është një mjeshtëri, një shfrytëzim i mjeshtërisë dhe për më tepër ndjenja e dobësisë së mjeshtërisë”, – shprehet Giuseppe Ungaretti.

Zanati nuk ishte i mjaftueshëm për Mikelanxhelon.

Zemra e tij, krijuar për të dëshiruar gjëra të mëdha, e kishte çuar tashmë në moshë të re për të matur veten me nevojën e mjeshtërisë, teknikës, aftësive në skulpturë, pikturë, arkitekturë, planifikim urban, por edhe për të kuptuar zbrazëtinë e tij, kur e njëjta zemër gjendet për të zbuluar hapësirat e jashtëzakonshme të të gjallit, për të cilin është e vështirë – madje edhe për një gjeni të padëgjuar si Mikelanxhelo – të japë formë, gjuhë dhe substancë njerëzore. / Konica.al / KultPlus.com

27709

Mikelanxhelo Buonaroti më i shquari arkitekt, piktor, skulptor dhe poet i Rilindjes italiane

Mikelanxhelo Buonaroti (Michelangelo Buonarroti) (Caprese, 6 mars 1475 – Romë, 18 shkurt 1564) ishte një skulptor, piktor, arkitekt dhe poet italian. Protagonist i Rilindjes italiane, i vlerësuar që në kohën e tij si një nga artistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Qe në tërësi një artist sa gjenial po aq dhe i trazuar. Emri i tij është i lidhur me një sërë veprash që janë futur në historinë e artit, disa prej të cilave të njohura në gjithë botën si ndër më të rëndësishmet e artit perëndimor: Davidi, Pietà-ja vatikanase, Kupola e Shën Pjetrit si dhe cikli i afreskëve në Cappella Sistina konsiderohen maja të pakapërcyeshme të gjenisë krijuese.

Studimi i veprave të tij formoi gjeneratat pasuese, duke i dhënë jetë një shkolle që bëri art “alla sua maniera” (që do të thotë “sipas mënyrës së tij”) dhe që mori emrin manierizëm.

**** Mikelanxheloja i tregoi një piktori një tablo që e kishte bërë duke marrë fragmente nga veprat e të tjerëve dhe i tha:

– Vështroni mirë e me gjykim të ftohtë. Po të marrë secili pjesën e tij, nuk do të mbetet veçse pëlhura.

**** Mikelanxhelo kishte përfunduar Davidin e tij madhështor, të cilin po e çonte në qendër të qytetit dhe po udhëzonte njerëzit për ta vendosur në vendin e caktuar. Aty pranë kaloi Pier Soderini, i cili ishte shumë i dëgjuar i asaj kohe në fushën e artit. Ai u ndal për ta vështruar veprën madhore të Mikelanxhelos. Pasi e pa skulpturën lart në podium, i vajti pranë autorit dhe i tha:

-Hunda e shtatores duket tepër e madhe në raport me komponentët e tjerë anatomik të imazhit të jetësuar të Davidit, nënshtruesit Golias së frikshëm. Atëherë Mikelanxhelo pa e prishur terezinë dhe duke shfaqur një lloj bindjeje për “vërejtjen” e bërë nga kolegu, rrëmbeu fshehurazi një grusht pluhur mermeri te këmbët e statujës dhe menjëherë mori daltën dhe bëri sikur po e gdhendte me kujdes duke derdhur nga pluhuri i marrë. Pastaj i hodhi sytë poshtë nga Soderini dhe i tha:

– Vështrojeni mirë tani, duket më mirë apo jo?

– Po, tha preraz ai. Më pëlqen më shumë kështu, – i tha Soderini – i dhe me të vërtetë jetë, plotësoi ai.

**** Një ditë Mikelanxhoja shkoi te Papa JuIi II. Roja e ndaloi duke i thënë se Papa nuk mund ta priste. Mikelanxhelo u fye rëndë dhe me përbuzje iu përgjigj:

– I thoni Papës se do të vijë një ditë që ai do të kërkojë të më takojë, por nuk do të mundet. Dhe menjëherë u largua nga Roma.

**** Një herë, kur skulptori i dëgjuar bëri statujën e Kupidit, vendosi t’i heqë asaj një krah dhe ta fusë veprën e tij në dhe, në një vend ku bëheshin gërmime arkeologjike. Kur u gjend shtatorja shumë e bukur e Kupidit, të gjithë qenë të bindur se ishte fjala për një vepër të lashtësisë. Atëherë Mikelanxhelo duke qeshur, nxori krahun e këputur dhe zbuloi lojën e tij.

**** Kur Mikelanxheloja pa djalin e bukur të një piktori, i tha:

– Babai yt ka arritur të bëjë më mirë figura të gjalla se sa të pikturuara.

**** Mikelanxhelo e admironte shumë artin e lashtësisë. Në vitet e fundit të jetës, kur u verbua, shkonte te këmbët e skulpturave të lashtësisë, i prekte me duar, i përkëdhelte konturet dhe derdhte lot nga mallëngjimi.

**** Mikelanxhelo kishte bërë një tablo të bukur për Andrea Donin, njeri shumë dorështrënguar. Kur ia dërgoi tablonë e shoqëroi me një letër, me anën e së cilës i kërkonte 70 dukatë për veprën. Doni dërgoi vetëm 40 dukatë. Mikelanxhelo ia ktheu paratë, duke i thënë se tashmë donte 100 dukatë.

Donfi, duke psherëtirë, i nxorri me pikëllim 70 dukatë dhe ia dërgoi. Mirëpo Mikelanxhelo iu përgjigj se tashti kërkonte 140 dukatë dhe asnjë më pak. Andrea Donfi që ishte dashuruar shumë pas tablosë u detyrua nga frika t’i dërgojë të 140 dukatët, sepse kishte frikë se mos artisti e ngrinte përsëri çmimin e veprës së tij.

**** Kur Mikelanxhelo bëri statujën e famshme të Moisiut, pasi e mbaroi e soditi gjatë dhe u kënaq aq shumë me veprën e tij sa thirri:

– Po fol de, pse nuk flet. /Alber Vataj / KultPlus.com

Pse Da Vinçi dhe Mikelanxho urrenin njëri-tjetrin?!

Leonardo da Vinçi dhe Mikelanxhelo, që të dy jetuan në vitet 1400 dhe 1500, krijuan vepra arti që janë studiuar nga shumë persona për shekuj me radhë, kryevepra që ende admirohen nga miliona sot. Ata ishin bashkëkohës dhe e njihnin njëri-tjetrin, por personalitetet e tyre nuk mund të mos ishin më të ndryshme se kaq.

Da Vinçit i pëlqente të punonte për një kohë shumë të gjatë në projekte, e gjithçka vetëm për të hequr dorë prej tyre, sipas “Live Science”. Përjashtimi i vetëm ishte, kur ai po punonte me një statujë bronxi, e cila përfundoi e copëtuar nga forcat pushtuese, gjë që nuk ishte faji i tij. Sipas “The Guardian”, ai nuk përfundoi as pikturën e tij më të famshme: “Mona Liza”.

Sidoqoftë, nuk mund të mohohet shkëlqimi i tij. Mikelanxhelo, nga ana tjetër, ishte një artist shumë prodhues, i cili njihej për skulpturat dhe pikturat e tij, përfshirë ato në Kapelën Sistine në Vatikan, piktura të cilat përfshinin “Krijimi i Adamit” dhe skena të tjera nga “Libri i gjenezës”. Puna që bëri atje gjatë katër viteve bëri që t’i përkeqësoheshin sytë për shkak të sforcimit./Konica.al/ Që të dy gjenitë, megjithëse ishin padyshim artistët më të mirë të kohës së tyre, madje ndoshta më të mirët në histori, nuk ishin aq të dashur për njëri-tjetrin. Kjo filloi në 1503 dhe 1504 kur të dy u porositën të bënin një pikturë në Firence. Në fillim të shekullit të 16-të, në të njëjtën dhomë, në Sallën e Këshillit të Palazzo Vecchio në Firence, krah për krah në të njëjtin mur, Leonardo da Vinçi dhe Mikelanxhelo Buonarroti u punësuan për të pikturuar dy skena beteje, në konkurrencë të drejtpërdrejtë me njëri-tjetrin. Leonardo ishte ngarkuar të pikturonte “Beteja e Anghiari”, një skenë nga luftrat e shekullit të 15-të midis Firences dhe Milanos, kurse fiorentini shumë më i ri u ngarkua të pikturonte “Beteja e Cascina-s”, e cila u zhvillua midis Firences dhe Pizës në shekullin XIV, në të njëjtin mur të Sallës së Këshillit.

Kësisoj, edhe pse e paimagjinueshme, Leonardo kishte një rival.

Mikelanxhelo kishte personalitet të vrazhdë

Le të themi se rivaliteti i tyre nuk ishte në konkurrencë lufte, po më shumë si qesëndisje e vazhdueshme. Që të dy ishin të ashpër me njëri-tjetrin në lidhje me porositë. Nëse ata do të jetonin në kohët moderne, pa dyshim që do këpusnin broçkulla për njëri-tjetrin në rrjetet sociale. Sidoqoftë, ishte më shumë Mikelanxhelo, ai që bëri përplasjen verbale me Da Vinçin sesa anasjelltas. Kjo mund të ketë ndodhur pjesërisht edhe për faktin se ai ishte shumë më i ri se Da Vinçi, si rrjedhojë mund ta ketë shtyrë papjekuria e rinisë drejt tij. I pëlqente të fliste për atë sesa i ngadalshëm ishte Da Vinçi, kur ishte fjala për projektet, nga ana tjetër piktori më i vjetër i dha material, duke mos e përfunduar pikturën e porositur, për të cilën ata konkurronin. Rafaelo, një tjetër artist i madh i kohës, qe gjithashtu një objektiv i shpeshtë i përbuzjes së tij, i cili, ia ktheu me të njëjtën monedhë.

Po ashtu, Mikelanxhelos nuk i pëlqente aspak shoqëria e shumë njerëzve. Ai jetoi një jetë shumë, shumë modeste, duke u përqëndruar shumicën e kohës vetëm në artin e tij. Kjo mungesë e ndërveprimit shoqëror, mund ta ketë bërë atë mjaft të ashpër rreth epërsive. 

Vlen të theksohet se që të tre shquheshin për mjaft ego, gjë e cila do të përforconte çdo ofendim ose lëndim ndjenje. Ajo që mund t’i qetësojë është, se në ditët e sotme që të tre mbahen mend për madhështinë e tyre në art. /konica/ KultPlus.com

Michelangelo dhe kryevepra në Romë

Tavani i Kapelës Sistine në Romë, një nga veprat më të mira të artistit italian Michelangelo, është ekspozuar për publikun për herë të parë me një nëntor 1512.

Michelangelo Buonarroti, më i madhi nga artistët e Rilindjes Italiane, lindi në fshatin e vogël të Caprese në 1475. Ai ishte biri i një administratori qeveritar. U rrit në Firence, një qendër e lëvizjes së hershme të Rilindjes, dhe u bë nxënës i një artisti në moshë 13 vjeçare.

Duke demonstruar një talent të dukshëm, ai u mor nën krahun e Lorenzo de ‘Medici, sundimtari i republikës së Firences dhe një mbrojtës i madh i arteve.

Pasi demonstroi mjeshtërinë e tij të skulpturës në vepra të tilla si Pieta (1498) dhe David (1504), ai u thirr në Romë në 1508 për të pikturuar tavanin e Kapelës Sistine, hapësira kryesore e shenjtëruar në Vatikan.

Afresket epike të tavanit të Michelangelo, të cilat zgjatën disa vjet për t’u përfunduar, janë ndër veprat e tij më të paharrueshme. Qendra në një sistem kompleks dhe dekorimi që përmban figura të shumta janë nëntë panele kushtuar historisë biblike botërore.

Më e famshmja prej tyre është “Krijimi i Adamit”, një pikturë në të cilën krahët e Zotit dhe Adamit shtrihen drejt njëri-tjetrit. Në 1512, Michelangelo përfundoi punën.

Pas 15 vitesh si arkitekt në Firence, Michelangelo u kthye në Romë në vitin 1534, ku do të punonte dhe jetonte për pjesën tjetër të jetës së tij. Atë vit piktura e tij  “Gjykimi i Fundit” u vendos në murin mbi altarin në Kapelën Sistine për Papën Pali III. Piktura masive përshkruan mallkimin e Krishtit të mëkatarëve dhe bekimin e të virtytshmit dhe konsiderohet si një kryevepër e manierizmit të hershëm.

Michelangelo punoi deri në vdekjen e tij në vitin 1564 në moshën 88 vjeç. Përveç veprave të tij kryesore artistike, ai prodhoi skulptura të tjera të shumta, afreske, dizajne arkitektonike dhe vizatime, shumë prej të cilave janë të papërfunduara dhe disa prej të cilave janë humbur.

Gjatë jetës së tij, ai u njoh si artisti më i madh i gjallë i Evropës, dhe sot ai konsiderohet si një nga artistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, i lartësuar në artet pamore siç është William Shakespeare në letërsi ose Ludwig van Beethoven në muzikë./KultPlus.com

‘Mëshira’ e Mikelanxhelos, vepra që gjithnjë e ka vënë qenien njerëzore para pikëpyetjeve

Mëshira” e Mikelanxhelos, e njohur ndryshe Mëshira Vatikan, është një nga veprat më të bukura të krijuara nga gjeniu i Rilindjes Italiane. Një kryevepër e përjetshme, e cila, edhe pas pesëqind vjetësh, vazhdon të na mahnitë.

“Mëshira” e Mikelanxhelos gjithnjë e ka vënë qenien njerëzore para pikëpyetjesh.

E shikon në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vaikan dhe ajo nuk të lë në qetësinë tënde. Pse? Mundohuni ta shikoni me kujdes. Është hijerëndë? Jo. Është tmerruese? Jo. Është e qetë? Jo. Është përçmuese? Jo. Është ëndërrimtare? Jo. Është realiste? Jo. Mund të vazhdosh gjatë, duke thënë se çfarë nuk është, por duhet të rrekesh shumë për të qartësuar se çfarë është. Sa herë që përpiqesh ta përcaktosh, misteri i saj – misteri i bukurisë – largohet tutje, nuk kapet. Bukuria zbulohet, por largohet edhe një herë. Sa më shumë ta mbuloni me shpjegime dhe njohuri, aq më shumë ndiheni se ekziston një hendek, një shpërpjesëtim i nxehtës mes asaj që shihni fuqishëm para syve tuaj dhe asaj që fjalët arrijnë të thonë.

A close-up side view of the marble Pieta sculpture by Michelangelo, created circa 1498, depicting Mary holding the dead body of Jesus Christ, and located at St Peter’s Basilica in the Vatican. (Photo by Arnold Newman Properties/Getty Images)

Udhëzuesit dhe librat turistikë rregullohen mbi nocionet dhe stilin: skalitur nga Mikelanxhelo në mermer të bardhë Carrara, në 1498-1499, në një formë të përsosur piramidale, skulptura shfaq Madonën që ka të njëjtën moshë me të Birin dhe që e mban atë në krah, pasi është hequr nga kryqi. Tërësia tregon pastërti dhe ndershmëri. Në të vërtetë, kjo është prova më sipërfaqësore. Në realitet, ne jemi tërhequr dhe turbulluar nga “Dhembshuria”, sepse zemra jonë është bërë për të dëshiruar gjëra të mëdha dhe bukuria e ndez këtë dëshirë për të na sjellë në territore, marramendës, të frikshëm për ne të pamësuarit. Prandaj ndjejmë shqetësim, sepse, në fund të fundit, “Dhembshuria” – bukuria – nuk e dimë se ku na çon.

Mikelanxhelo ishte 23 vjeç kur e skaliti këtë punë. Oskar Uajld thoshte: “nga guximi pjesa më e mirë është paturpshmëria”. Skulptori i ri mund të ndiqte shumë mirë praktikën e figuracionit të shenjtë: nëna e moshuar që mirëpret me dhimbje djalin e munduar lakuriq. Përkundrazi, kokëkrisuri, i etur për të përfaqësuar Nënën më të re dhe më të re në krahasim me Birin e saj, i cili mund të paraqitet si një ofendim ose një blasfemi e rinisë pa respekt, e shndërroi “Dhembshurinë” në një unicum shprehës të pakrahasueshëm: “Gjithmonë është një mjeshtëri, një shfrytëzim i mjeshtërisë dhe për më tepër ndjenja e dobësisë së mjeshtërisë”, – shprehet Giuseppe Ungaretti.

Zanati nuk ishte i mjaftueshëm për Mikelanxhelon.

Zemra e tij, krijuar për të dëshiruar gjëra të mëdha, e kishte çuar tashmë në moshë të re për të matur veten me nevojën e mjeshtërisë, teknikës, aftësive në skulpturë, pikturë, arkitekturë, planifikim urban, por edhe për të kuptuar zbrazëtinë e tij, kur e njëjta zemër gjendet për të zbuluar hapësirat e jashtëzakonshme të të gjallit, për të cilin është e vështirë – madje edhe për një gjeni të padëgjuar si Mikelanxhelo – të japë formë, gjuhë dhe substancë njerëzore. / Konica.al / KultPlus.com

27709

Mikelanxhelo Buonaroti më i shquari arkitekt, piktor, skulptor dhe poet i Rilindjes italiane

Mikelanxhelo Buonaroti (Michelangelo Buonarroti) (Caprese, 6 mars 1475 – Romë, 18 shkurt 1564) ishte një skulptor, piktor, arkitekt dhe poet italian. Protagonist i Rilindjes italiane, i vlerësuar që në kohën e tij si një nga artistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Qe në tërësi një artist sa gjenial po aq dhe i trazuar. Emri i tij është i lidhur me një sërë veprash që janë futur në historinë e artit, disa prej të cilave të njohura në gjithë botën si ndër më të rëndësishmet e artit perëndimor: Davidi, Pietà-ja vatikanase, Kupola e Shën Pjetrit si dhe cikli i afreskëve në Cappella Sistina konsiderohen maja të pakapërcyeshme të gjenisë krijuese.

Studimi i veprave të tij formoi gjeneratat pasuese, duke i dhënë jetë një shkolle që bëri art “alla sua maniera” (që do të thotë “sipas mënyrës së tij”) dhe që mori emrin manierizëm.

****  Mikelanxheloja i tregoi një piktori një tablo që e kishte bërë duke marrë fragmente nga veprat e të tjerëve dhe i tha:

– Vështroni mirë e me gjykim të ftohtë. Po të marrë secili pjesën e tij, nuk do të mbetet veçse pëlhura.

**** Mikelanxhelo kishte përfunduar Davidin e tij madhështor, të cilin po e çonte në qendër të qytetit dhe po udhëzonte njerëzit për ta vendosur në vendin e caktuar. Aty pranë kaloi Pier Soderini, i cili ishte shumë i dëgjuar i asaj kohe në fushën e artit. Ai u ndal për ta vështruar veprën madhore të Mikelanxhelos. Pasi e pa skulpturën lart në podium, i vajti pranë autorit dhe i tha:

-Hunda e shtatores duket tepër e madhe në raport me komponentët e tjerë anatomik të imazhit të jetësuar të Davidit, nënshtruesit Golias së frikshëm. Atëherë Mikelanxhelo pa e prishur terezinë dhe duke shfaqur një lloj bindjeje për “vërejtjen” e bërë nga kolegu, rrëmbeu fshehurazi një grusht pluhur mermeri te këmbët e statujës dhe menjëherë mori daltën dhe bëri sikur po e gdhendte me kujdes duke derdhur nga pluhuri i marrë. Pastaj i hodhi sytë poshtë nga Soderini dhe i tha:

– Vështrojeni mirë tani, duket më mirë apo jo?

– Po, tha preraz ai. Më pëlqen më shumë kështu, – i tha Soderini – i dhe me të vërtetë jetë, plotësoi ai.

**** Një ditë Mikelanxhoja shkoi te Papa JuIi II. Roja e ndaloi duke i thënë se Papa nuk mund ta priste. Mikelanxhelo u fye rëndë dhe me përbuzje iu përgjigj:

– I thoni Papës se do të vijë një ditë që ai do të kërkojë të më takojë, por nuk do të mundet. Dhe menjëherë u largua nga Roma.

**** Një herë, kur skulptori i dëgjuar bëri statujën e Kupidit, vendosi t’i heqë asaj një krah dhe ta fusë veprën e tij në dhe, në një vend ku bëheshin gërmime arkeologjike. Kur u gjend shtatorja shumë e bukur e Kupidit, të gjithë qenë të bindur se ishte fjala për një vepër të lashtësisë. Atëherë Mikelanxhelo duke qeshur, nxori krahun e këputur dhe zbuloi lojën e tij.

**** Kur Mikelanxheloja pa djalin e bukur të një piktori, i tha:

– Babai yt ka arritur të bëjë më mirë figura të gjalla se sa të pikturuara.

**** Mikelanxhelo e admironte shumë artin e lashtësisë. Në vitet e fundit të jetës, kur u verbua, shkonte te këmbët e skulpturave të lashtësisë, i prekte me duar, i përkëdhelte konturet dhe derdhte lot nga mallëngjimi.

**** Mikelanxhelo kishte bërë një tablo të bukur për Andrea Donin, njeri shumë dorështrënguar. Kur ia dërgoi tablonë e shoqëroi me një letër, me anën e së cilës i kërkonte 70 dukatë për veprën. Doni dërgoi vetëm 40 dukatë. Mikelanxhelo ia ktheu paratë, duke i thënë se tashmë donte 100 dukatë.

Donfi, duke psherëtirë, i nxorri me pikëllim 70 dukatë dhe ia dërgoi. Mirëpo Mikelanxhelo iu përgjigj se tashti kërkonte 140 dukatë dhe asnjë më pak. Andrea Donfi që ishte dashuruar shumë pas tablosë u detyrua nga frika t’i dërgojë të 140 dukatët, sepse kishte frikë se mos artisti e ngrinte përsëri çmimin e veprës së tij.

**** Kur Mikelanxhelo bëri statujën e famshme të Moisiut, pasi e mbaroi e soditi gjatë dhe u kënaq aq shumë me veprën e tij sa thirri:

– Po fol de, pse nuk flet. /Alber Vataj /KultPlus.com

“Unë jam zjarri”, Mikelanxhelo, autobiografia e një gjeniu