“Pretty Lies” është këngë e stilit alt-elektro-pop të errët ngjashëm me stilin e viteve të 80-ta dhe vibe Europop, si kënga nga Kraftwerk “Model”, pastaj Robyn “Call Your Girlfriend” dhe shkrirje e tingullit të Neë Order me vokalet a la Annie Lennox.
Ja se si rrëfehet Mimoza H në lidhje me këngën: ’’’Pretty Lies’ pasqyron mllefin dhe paknaqësinë time për padrejtësitë aktuale ne aspektin social, ekologjik, pabarazinë shoqërore, si dhe industrinë e argëtuese duke përfshirë këtu sfidat e pengesat e shumta në avancimin e rolit dhe pozitës së femrës në këtë industri.
”Teksa shkruaja tekstin, e ndjeja se sa i thellë ishte zemërimi që mbaja brenda për krejt këto mashtrime e gënjeshtra. Krejt ky emocion më shtyu që të shprehesha artistikisht me qëllim që ta kuptoja më mirë këtë mllef dhe t’i bashkohesha përpjekjeve për ndryshim të këndvështrimit përreth këtyre aspekteve shoqërore”, shprehet ajo.
”Për të rrëfyer mesazhin e këngës e ndjeva të nevojshme që t’a realizoj edhe video klipin, duke përdorur imazhe dhe deklarata të forta permes te cilave pershkruhet zhgënjimi im ndaj akteve mashtruese, lojërave të përdredhura dhe keqperdorimeve qe po behen nga ata qe gjinden në fuqi. Skena me oktapodin është pika kulmuese e këtij tregimi e që simbolizon dy anët e realitetit. Në njërën anë, tentakulat paraqesin iluzionin e thellë që e mbështetë rrjetin e sistemit aktual, ndërsa në anën tjetër, paraqet inteligjencën, vizionin dhe mprehtësinë e nevojshme për të shpalosur të vërtetat që do të mund të na shtyejnë drejt ndryshimeve pozitive’’, shprehet tutje Mimoza H. / KultPlus.com
Kantautorja Mimoza H e cila jeton dhe vepron në Kanada po vazhdon që të shënon suksese të tjera. Së fundi kënga e re e këngëtares është përdorur edhe në serialin e njohur “Faits Divers’, shkruan KultPlus.
Mimoza H njihet për stilin e saj të veçantë të muzikës ndërsa seriali ‘Faits divers’ këtë vit është duke sjellë sezonin e dytë. Më poshtë mund të shihni një pjesë nga ky serial ku është përdorur muzika e këngëtares me origjinë nga Kosovë si dhe këngë të tjera të publikuar nga kjo këngëtare./ KultPlus.com
Një tjetër emër shqiptarë që po ngritet në skenën ndërkombëtare të muzikës është edhe kantautorja Mimoza H e cila jeton dhe vepron në Kanada, shkruan KultPlus.
Mimoza H, sapo ka lansuar edhe këngën e saj më të re të titulluar “Winterlude”, të cilën e ka kompozuar në bashkëpunim me një ndër jazz pianistët më të spikatur të Monterait Jonathan Cayer. Për KultPlus, vet Mimoza H, ka dhënë detaje të tjera rreth kësaj këngë.
“Diku në mes të netëve të dimrit dhe ajrit të freskët të pranverës së hershme shtrihet kënga Ëinterlude që frymon brenda një hapësire dhe kohe të panjohur por të afërt në qelizën e kujtesës emocionale. Këtë këngë a kam kompozuar në bashkëpunim me një ndër jazz pianistët më të spikatur të Monterait, Jonathan Cayer gjatë disa ditëve dimri dhe magjisë së borës. Kjo këngë me tingujt e saj kinematik përshkruan melankolinë e stinës së dimrit që ngadalë kapërthen mendjen dhe trupin duke na fute në një gjendje soditëse e qetësie”, tha për KultPlus, Mimoza H, duke vazhduar të tregoi se qëllimi ishte që të largohej nga çfarëdo stili apo strukture muzikore dhe tërësisht sipas saj t’i dorëzohet ndjenjës së ku do ta çonte fillimisht piano dhe zëri.
“Gjatë procesit se aranzhimit jam frymëzuar shumë nga atmosfera kinematografike dhe ndjesia e frikshme por e bukur e filmit ‘Arrival’ të regjisorit të njohur quebecois, Denis Villeneuve”, përfundoi Mimoza H.
Në vijim po sjellim këngën e publikuar në YouTube nga shqiptarja Mimoza H./ KultPlus.com
Një tjetër emër shqiptarë që po ngritet në skenën ndërkombëtare të muzikës është edhe kantautorja Mimoza H e cila jeton dhe vepron në Kanada, shkruan KultPlus.
Mimoza H, sapo ka lansuar edhe këngën e saj më të re të titulluar “Well of Melodies”, tekstin e së cilës e ka shkruar vetë.
Kjo këngë vjen bashkë me një videoklip shumë interesant. Pritet të shihet suksesi i kësaj këngë në ditët në vazhdim.
Kujtojmë që këngëtarja shqiptare Mimoza H gjatë muajit gusht ka kënduar në një emision në radion e njohur kanadeze CIBIL, këngën e njohur shqipe “Dada do ta shes”. / KultPlus.com