Në bashkinë e Bulqizës është hapur një ekspozitë pikture nga nxënësit e shkollave 9-vjeçare me rastin e 18 Shkurtit, ditës së minierës së Bulqizës.
Punimet në pikturë, vizatimet me laps, akuarel, pastel dhe kompozimet shpalosin punë e minatorëve në minierës, ku bie në sy gjinia e portretit, kompozimit, apo minierës dhe vagonëve të kromit.
Bashkia e Bulqizës falënderon nxënësve të gjitha shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të kësaj bashkie që morën pjesë në ekspozitën e pikturës “Miniera në penelin e një nxënësi“.
Talente të mrekullueshme u përfaqësuan në ekspozitë nga shkollat pjesëmarrëse, konkretisht shkolla 9-vjeçare “Xhevdet Doda” Bulqizë, shkolla 9-vjeçare “Shefqet Tançi” Bulqizë, Gjimnazi “Arbëria” Bulqizë, shkolla 9-vjeçare “Ibrahim Daçi” Shupenzë dhe shkolla e Mesme e Bashkuar “Asllan Keta” Fushë-Bulqizë.
Kjo ekspozitë u organizua nga bashkia Bulqizë me rastin e 18 Shkurtit, ditës së minierës së Bulqizës. Tre punimet më të mira të kësaj ekspozite do të vlerësohen me çmime simbolike të cilat do të ndahen nesër./atsh/ KultPlus.com