Ushtarët nga Kosova dhe Shqipëria stërviten bashkë, Mehaj: Së bashku gjithmonë më të fortë

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj ka njoftuar se është duke ndodhur një stërvitje e përbashkët ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave Tokësore të Shqipërisë, shkruan KultPlus.

Në një postim në “Facebook”, Mehaj ka thënë se po vazhdohet me ngritjen e aftësive dhe kapaciteteve të operacioneve luftarake.

Postimi i plotë:

“Vazhdojmë me ngritjen e aftësive dhe kapaciteteve për operacione luftarake.

Përgëzime për suksesin në stërvitjen e përbashkët të efektivëve tanë me efektivët e Forcave Tokësore të Shqipërisë.

Së bashku gjithmonë më të fortë!”, shkruan Mehaj. /KultPlus.com

Mehaj: Procesi i deponimit të parave në Fondin e Sigurisë është i sigurt dhe mbikëqyret nga Qeveria

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka falënderuar të gjithë ata që po dhurojnë donacione për Forcën e Sigurisë së Kosovës përmes Fondit të Sigurisë, shkruan KultPlus.

Mehaj ka shkruar në “Facebook” se janë krijuar tendenca që ky projekt të pengohet, derisa u ka rikujtuar të gjithëve që procesi i deponimit të parave të tyre në Fondin e Sigurisë është i sigurt dhe mbikëqyret nga Qeveria përmes Ministrisë së Financave.

Postimi i tij i plotë:

Qytetarë të dashur,

Bashkëkombës nga mërgata kudo që jeni,

Miq ndërkombëtarë të Republikës së Kosovës,

Në emër të Ministrisë së Mbrojtjes dhe gjithë ushtarakëve të FSK-së, ju shpreh mirënjohjen më të lartë për përgjigjen e jashtëzakonshme e të pritur, e cila po vazhdon pandëprerë, me donacionet tuaja për Fondin e Sigurisë.

Jemi të vetëdijshëm se ky projekt i yni i përbashkët me ju, ka tendenca të pengohet për çka jemi të detyruar të ju rikujtojmë:

  • Paratë tuaja deponohen përmes llogarisë zyrtare të Fondit të Sigurisë, në Bankën Qendrore të Kosovës;
  • Ky proces është nën mbikëqyrjen e Qeverisë përmes Ministrisë së Financave, respektivisht Thesarit të Shtetit;
  • Donacionet dhe shuma e mjeteve janë plotësisht mbi bazën e vullnetit tuaj të lirë;
  • Paratë depononi personalisht direkt në Fondin e Sigurisë;
  • Asnjë individ, grup, shoqatë apo iniciativë nuk është e autorizuar të mbledhë para në emër të Fondit të Sigurisë.

Ju e dëshmuat dhe po e dëshmoni si gjithmonë se jeni mbështetja kryesore e jona.

Ju ishit gjithmonë dhe jeni edhe tani logjistika kryesore jo vetëm e Ushtrisë, por edhe e sigurisë, mbrojtjes, zhvillimit dhe forcimit të shtetit tonë.

Prandaj, ju ftoj që të vazhdojmë së bashku me kontributet tona në Fondin e Sigurisë, për Ushtrinë tonë dhe të gjitha institucionet tona të sigurisë së vendit.

Donacionet  tuaj janë motivi dhe forca jonë e përbashkët.

Ju faleminderit!  /KultPlus.com

Ministri Mehaj falënderon ushtaret e Kosovës që sollën lirinë dhe ato që po i kontribuojnë sigurisë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka falënderuar të gjitha gratë që kanë luftuar për lirinë e Kosovës dhe atyre që tani shërbejnë për ta mbajtur vendin të sigurt.

Ai këtë e tha në një tubim me pjesëtaret e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Të gjitha grave që shërbyen për lirinë e Kosovës dhe atyre që shërbejnë në FSK, ju falënderojmë për kontributin tuaj. Sot, derisa reflektojmë për të kaluarën tonë dhe shikojmë drejt së ardhmes, ne e njohim kontributin e jashtëzakonshëm të grave në sektorin e sigurisë”.

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, gjithandej në botë u përmendën ushtaret ukrainase për trimërinë dhe luftën e tyre në front. / KultPlus.com

Ministri Mehaj: Vetëm së bashku mund të arrijmë ushtrinë tonë moderne dhe të pajisur sipas standardeve të NATO-së

Ministri i Ministrisë së Forcës dhe Sigurisë, Armend Mehaj ka kërkuar që të mbështetet “Fondi i Sigurisë” që është hapur në shërbim të institucioneve të sigurisë së vendit tonë, përcjell KultPlus.

“Është e domosdoshme që Ushtria e Kosovës të forcohet. Është e vështirë ta bëjmë këtë vetëm me buxhetin që e kemi. Donacioni i secilit është i çmueshëm dhe i pa zëvendësueshëm”, ka shkruar Mehaj në rrjetet sociale.

KultPlus ua sjell postimin e plotë të tij:

Përshëndetje të gjithë shqiptarëve kudo që jetoni, veproni e punoni,

Është e domosdoshme që Ushtria e Kosovës të forcohet. Është e vështirë ta bëjmë këtë vetëm me buxhetin që e kemi.

Për ta bërë këtë kemi hapur ‘’Fondin e Sigurisë’’, i cili do të jetë në shërbim të institucioneve të sigurisë së vendit tonë.

Atdheu ynë ka nevojë për ne, jam i bindur që do t’i përgjigjemi pozitivisht siç kemi bërë gjithmonë.

Donacioni i secilit është i çmueshëm dhe i pa zëvendësueshëm.

Vetëm së bashku mund të arrijmë qëllimin jetik – Ushtrinë tonë moderne dhe të pajisur sipas standardeve të NATO-së.

Fondi i Sigurisë do të menaxhohet nga Ministria e Financave me transparencë dhe llogaridhënie të plotë.

Fondi është hapur në Bankën Qëndrore të Republikës së Kosovës.

Emërtimi i llogarisë/Account name Fondi i Sigurisë

Nr. i llogarisë/Acc. number 1000400070008619

IBAN XK051000400070008619

SWIFT-BIC CBRKXKPRXXX

Ju falënderojë për të gjitha mesazhet që më keni dërguar, ekziston një mobilizim dhe vullnet i jashtëzakonshëm për të dhënë donacione për ushtrinë tonë.

Ushtria jonë buron nga populli.

Ajo i shërben vetëm popullit dhe paqes! / KultPlus.com

Studentët e Kolegjit Universum takohen me Ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj

Studentët e Kolegji Universum të Programit Master në kuadër të vizitave studimore vizituan Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës.

Studentët bashkë me Prof. Lulzim Peci u takuam me Ministrin e Mbrojtjes Z. Armend Mehaj ku diskutuan rreth situatës gjeopolitike dhe rrethanave të sigurisë në vend e në rajon.

Programi Master në Kolegjin Universum është i vetmi program i cili është ranguar si i 16’ti në Evropën Lindore dhe në Top 200 programet më të mira të kësaj fushe në botë nga agjencia prestigjioze franceze Eduniversal. 

Poashtu i vetmi institucion në Kosovë që ofron diplomë të dyfishtë gjermane, duke ju mundësuar studentëve kosovar ti fillojnë studimet në Kosovë dhe ta vazhdojnë vitin e dytë në Gjermani, ku përveq studimeve studentët do të kryejnë punë praktike me pagese në kompani gjermane.

Kolegji Universum ka hap konkurs per transferim të studimeve, transfero të gjitha provimet nga institucioni paraprak, përfito 30% zbritje & shkëmbim semestral në njërin nga 26 shtete të BE-së me BURSË të plotë. Apliko për informata https://www.universum-ks.org/sq/apliko/

Për më shumë informata rreth aktiviteteve studentore në Kolegjin Universum na ndiqni në facebook & instagram, kontaktoni në [email protected] apo telefononi në +383 44 144 062.

(Shkrim i sponsorisuar nga Kolegji Universum).

Mehaj: Restaurimi i Kullave të Jasharajve mbetet projekti nacional në top prioritet

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë homazhe gjatë ditës së sotme te varrezat e Jasharajve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, shkruan KultPlus.

Mehaj ka thënë se se restaurimi i Kullave të Jasharajve mbetet projekti nacional në top prioritet.

“Sot së bashku me kryeministrin Kurti dhe bashkëpunëtorët tjerë, ministra e deputetë, bëmë vizitë dhe homazhe para varreve të Jasharajve Legjendar, në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në përkujtim dhe nderim të 24-vjetorit të rezistencës dhe fitores së Familjes Jashari, ndaj sulmit të dytë të forcave pushtuese kriminale të Serbisë.Atë ditë Komandanti Adem Jashari nuk ishte në shtëpi, e sulmit tinzar në orët e hershme të mëngjesit , i ishin përgjigjur me zjarr Baca Shaban e Hamza bashkë me nipa e mbesa, ku kishin marrë plagë disa anëtarë të familjes Jashari, ndërsa forcat e armikut ishin detyruar të tërhiqen”, shkroi ai në “Facebook”.

Ministri tutje ka thënë se restaurimi në këtë vend bartë peshë të madhe të nërdgjegjies kombëtare.

“Restaurimi i Kullave të Jasharajve, që bartin peshën më të madhe të ndërgjegjies sonë kombëtare, do të jetë projekti ynë nacional në top-prioritet , sepse këtë ia kemi borxh, jo Familjes Jashari sepse atë dhanë gjithçka për Lirinë tonë, por ia kemi borxh historisë sonë të lavdishme dhe brezave të ardhshëm të kombit”, ka shkruar ai tutje.

Në këto homazhe ishin të pranishëm edhe Kryeministri Albin Kurti, Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku anëtarë tjetër të kabinetit qeveritar, deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe drejtues të institucioneve tjera shtetërore. /KultPlus.com

Kosova e gatshme të ndihmojë Greqinë pas tërmetit të fundit

Pas termetit që goditi Greqinë mbrëmjen e 9 janarit, Kosova ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar me kapacitetet e FSK-së, përcjell KultPlus.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një postimi në llogarinë zyrtare në “Facebook”, ka njoftuar rreth bisedës që pati me shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Greqisë në Kosovë, Chryssoula Aliferi.

Postimi i plotë:

“Të dashur qytetarë,
Ministria e Mbrojtjes, mbrëmë kemi ndarë shqetësimin me ju me rastin e tërmetit me magnitudë 5.5 që ndodhi në veriperëndim të Florinës, në Greqi, ku në mesin e 7 vendeve të prekura të rajonit ishte edhe vendi ynë.

Në bisedën e sotme telefonike me shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Greqisë në Kosovë, Chryssoula Aliferi, i shpreha gatishmërinë dhe vullnetin tonë të plotë për të mbështetur autoritetet greke me aftësitë dhe kapacitetet tona specialistike të FSK-së për reagimin, menaxhimin, tejkalimin dhe sanimin e pasojave të mundshme”, shkroi Mehaj. /KultPlus.com

Instruktorët ushtarakë amerikan stërvisin pjesëtarët e FSK’së për ndihmë mjekësore

Ministri Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se instruktorët amerikanë kanë stërvitur pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës për reagim dhe shkathtësi për ndihmë mjekësore, raporton Gazeta Express.

Ai ka publikuar edhe disa fotografi gjatë stërvitjes së pjesëtarëve të FSK’së

Mehaj ka thënë se do të vazhdojnë me ngritjen e aftësive profesionale bashkë me partnerët amerikan.

Shkrimi i tij i plotë:

Instruktorët ushtarakë amerikan stërvitin pjestarët tanë për reagim të duhur dhe me kohë, si dhe shkathtësitë për ndihmë mjekësore në fushëbetejë.

Bashkë me partnerët tanë të pazëvendësueshëm amerikan vazhdojmë suksesshëm në ngritjen e aftësive tona profesionale.

#StrongerTogether / KultPlus.com

Mehaj takime në Pentagon, ripërsërit ofertën për bazë të përhershme ushtarake amerikane në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj po vazhdon vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai sot ka pasur takime në Departamentin Amerikan të Mbrojtjes në Pentagon, ku është pritur nga zv.Asistentja e Sekretarit të Mbrojtjes, Laura Cooper.

Në këtë takim, Mehaj e ka ripërsëritur ofertën e Kosovës që SHBA-ja ta krijojë një bazë të përhershme ushtarake në Kosovë.

“Ministri Mehaj e ritheksoi ofertën e Kosovës për SHBA-në për krijimin e një baze të përhershme ushtarake në Kosovë, për të kontribuar njëkohësisht në rritjen e sigurisë dhe stabilitetit në nivelin rajonal”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Mbrojtjes.

Mehaj dhe Cooper u dakorkduan edhe pqr rritjen e pjesëmarrjes në misione dhe ushtrime të përbashkëta të ushtrisë amerikane dhe FSK-së.

“Ministri Mehaj me znj. Cooper u dakorduan bashkërisht për veprime konkrete sa i përket anëtarësimit në Partneritetin për Paqe, blerjeve ushtarake përmes FMS (Foreign Military Sale), avancimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes kibernetike, si dhe rritjen e pjesëmarrjes në misione dhe ushtrime të përbashkëta ndërmjet Ushtrisë Amerikane dhe FSK-së”, thuhet në komunikatë.

Komunikata e MB-së:

Ministrit Mehaj i rikonfirmohet nga znj. Cooper, mbështetja e plotë nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes

Në vazhdim të takimeve në Departamentin Amerikan të Mbrojtjes në Pentagon, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj me delegacionin e tij, u pritë edhe nga zv.Asistentja e Sekretarit të Mbrojtjes, znj. Laura Cooper dhe më pas në nivel të delegacioneve realizuan konsultimet bilaterale për çështjet e mbrojtjes.

Me këtë rast, znj Cooper, ka shprehur konsideratat e larta për zhvillimet e suksesshme në fushën e mbrojtjes, duke falënderuar posaçërisht ministrin Mehaj për përkrahjen e forcave amerikane në procesin e akomodimit të refugjatëve afganë.

Znj.Cooper në emër të Departamentit Amerikan të Mbrojtjes, konfirmoi përkrahjen për Kosovën, si partnere dhe eksportuese e paqes në nivelin global, të dëshmuar edhe me rastin e bashkë-zbarkimit në misionin paqeruajtës përkrah ushtrisë amerikane në Kuvajt, si dhe rolin e madh në nivelin rajonal.

Nga ana e tij Ministri Mehaj, e falënderoi dhe i shprehu mirënjohjen e lartë znj Cooper, për përkrahjen e vazhdueshme dhe partneritetin e shkëlqyeshëm duke i shprehur gatishmërinë maksimale për thellimin e bashkëpunimit të mëtejmë, ndërveprueshmërinë ndërmjet FSK-së dhe Ushtrisë Amerikane, duke vënë theksin në ushtrimet e përbashkëta si dhe mundësitë për bashkë-zbarkime të reja në misione të përbashkëta me Ushtrinë Amerikane.

Gjithashtu, Ministri Mehaj e ritheksoi ofertën e Kosovës për SHBA-në për krijimin e një baze të përhershme ushtarake në Kosovë, për të kontribuar njëkohësisht në rritjen e sigurisë dhe stabilitetit në nivelin rajonal.

Ministri Mehaj me znj. Cooper u dakorduan bashkërisht për veprime konkrete sa i përket anëtarësimit në Partneritetin për Paqe, blerjeve ushtarake përmes FMS (Foreign Military Sale), avancimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes kibernetike, si dhe rritjen e pjesëmarrjes në misione dhe ushtrime të përbashkëta ndërmjet Ushtrisë Amerikane dhe FSK-së.

“Tani na mbetet që të gjitha objektivat e përbashkët të angazhohemi t’i realizojmë bashkërisht, me besim e vullnet të plotë, përkushtim dhe angazhim vetëmohues, si dhe qeverisje të mirë dhe transparencë të plotë. Partneriteti me SHBA-në dhe mbështetja e pazëvendësueshme që më është konfirmuar është ngjarje historike për të ardhmen e sigurtë të vendit tonë dhe gjithë rajonit.” tha në fund ministri Mehaj. / KultPlus.com