Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, nën patronazhin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, nga data 3 deri më 6 maj organizon “Ditët e Arbëreshëve në Kosovë”.
Grupi i arbëreshëve sot do të takohet me ministrin e
Mbrojtjes, Rrustem Berisha.
Ndërkaq, në orën 15:00, në Kuvendin e Republikës së Kosovës,
në sallën e seancave plenare, për nder të tyre do të mbahet mbledhje e veçantë.
A GJ E N D A
DITËT E ARBËRESHËVE NË KOSOVË
3 – 6 maj 2019
Dita e parë: e enjte – 2 MAJ 2019
14:35 – Arritja në Tiranë;
19:00 – Arritja në Prishtinë dhe akomodimi në hotel i grupit
të parë të arbëreshëve;
Dita e dytë: e premte – 3 MAJ 2019
09:00 – Arritja në Portin e Durrësit;
12:30 – Arritja në Prishtinë dhe akomodimi në hotel i grupit
të dytë të arbëreshëve;
13:00 – 14:30 – Dreka dhe vizita në Ministrinë e Mbrojtjes
së Republikës së Kosovës ;
15:00 – Mbledhje e veçantë në Kuvendin e Republikës së
Kosovës;
20:00 – Darkë nga Kryeministri i Republikës së Kosovës:
Fjalim nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, zv.
Kryeministri/Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, z. Dardan Gashi,
(Hotel |Emerald”);
Dita e tretë: e shtunë – 4 MAJ 2019
7:00-8:00 – Mëngjesi;
11:00 – Takim me Kryetarin e Komunës së Prishtinës;
12:30 – Vizitë në Muzeun e Kosovës, New Born- Heroina, në
sheshin ‘’Skënderbeu’’, sheshin -‘’Ibrahim Rugova’’;
Pritja nga Presidenti i Republikës së Kosovës – (TBC)
19:00 – Performancë nga Ansambli i Arbëreshëve dhe “Shota”
në sheshin ‘’Zahir Pajaziti’’;
21:00 – Darkë nga Ministri i MKRS-së, z.Kujtim Gashi.
Dita e katërt: e diel – 5 MAJ 2019
7:00-8:00 – Mëngjesi;
10:00 – 11:00 – Vizitë në katedralen “Nënë Tereza” në
Prishtinë;
11:30 – 12:30 – Vizitë në Bashkësinë Islame të Kosovës;
13:00 – 14:00 – Dreka;
15:00 – Takim me Kryetarin e Komunës së Skenderajt dhe
vizitë në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz;
18:00 – Vizitë te varri i Presidentit Ibrahim Rugova dhe te
Rezidenca e Presidentit Ibrahim Rugova;
20:00 – Darka nga Zv. kryeministri/Ministri z. Dardan Gashi
dhe ndarja e dhuratave protokollare për arbëreshët;
Dita e pestë: e hënë – 6 MAJ 2019
7:00-8:00 – Mëngjesi;
09:00 – Takim me Kryetarin e Komunës së Prizrenit;
10:00 – Vizitë në Qendrën dhe monumentet historike të
Prizrenit;
12:00 – 13:00 – Dreka;
13:30 – Nisja e grupit të arbëresheve nga Prizreni për në Itali;/KultPlus.com