Gashi: Mbështetja e shtetit gjerman jetike për Kosovën

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur sot në takim Kestrin Zielosko-Labonte, zyrtare e lartë në Ministrinë për Kulturë dhe Sport të Republikës së Baden-Württembergut të Gjermanisë, njëherësh edhe koordinatore e projekteve për fushën e arsimit Gjermani-Kosovë e zëvendëspresidentit evropian, Reiner Welan.

Ministri Gashi falënderoi zyrtaren dhe përmes saj, qeverinë gjermane, për mbështetjen e vazhdueshme që qeveria dhe populli gjerman kanë dhënë dhe po japin për shtetin e Kosovës në të gjitha fazat shtetndërtuese.

Ndër të tjera ministri Gashi e njoftoi zyrtaren gjermane për punët dhe angazhimet e tij në fushën e zhvillimit të kulturës, si dhe hapat që janë ndërmarrë nga ana e MKRS-së, për realizimin e shumë projekteve kapitale, me theks të veçantë për ndërtimin e ndërtesës së Operës dhe Baletit si një nevojë e kamotshme e komunitetit artistik në Republikën e Kosovës.

Ministri Gashi shprehu gatishmërinë e tij që të intensifikohen marrëdhëniet me dikastere të veçanta brenda Bundestagut Gjerman në rrafshin kulturor dhe në fushën e trashëgimisë kulturore.

Zyrtarja gjermane falënderoi ministrin Gashi për pritjen, duke vlerësuar lartë të arriturat që ka shënuar Republika e Kosovës në fushën e kulturës, veçanërisht në arritjen e nënshkrimit të marrëveshjes në programin “Evropa Kreative”.

Ajo u shpreh se bashkëpunimi bilateral do të intensifikohet./KultPlus.com

Disa nga aktivitetet në Shqipëri, pjesë e kalendarit turistik veror 2018

Aktivitetet janë pjesë e kalendarit turistik veror 2018, hartuar nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë, me gjithëpërfshirje nga Jugu në Veri, në bashkëpunim me institucionet artistike në vend, TKOB, Teatri i Kukullave, Cirku Kombëtar, AQSHF dhe skenën e pavarur, që po i kthejnë skenat e hapuara të trashëgimisë dhe sheshet e qyteteve në skena artistike, në një komunikim të gjallë me publikun.

Ke nisur pushimet? Je në det, në mal, apo ke vendosur të vizitosh qytetet nme trashëgimi mijëra vjeçare? Kudo të jesh, Ministria e Kulturës ka menduar për pushimet e juaja. Për pushime të gëzuara me Art dhe Kulturë.

Mbrëmjet e verës mund ti kaloni duke dëgjuar Beatles, Morikone, Janis me Opera Jeans nga artistët e mrekullueshëm të TKOB-së, Durrës 13 korrik, ose mund të zgjidhni baletin “Monger” në Sarandë, 12 korrik, më mirë akoma të zbuloni fjalët magjike në Teatrin Antik me “Butrinti Summer Festival” deri më 14 korrik, mund të magjepseni nga instrumentet popullore të Zadrimës, në një natë të veçantë në Shëngjin, apo duke kërkuar ‘Kësulëkuqen’ dhe ‘Çufon’ , që zgjojnë fantazinë e fëmijëve në sheshet e skenës së hapur verore Shëngjin, Shkodër, Përmet, Korçë, Pogradec.

Keni mall veror të dëgjoni Bach, Beethoven e Mozart? Ju plotësojnë dëshirat virtuozët e Different Trains në 14 korrik Pogradec dhe 16 korrik, Berat, Muzeu Etnografik.

Edi Hila dhe Eleni Laperi janë të hapur për një bashkëbisedim me ju për transformimet e artit , 12 korrik, GKA.

Platforma Harabel ju mirëpret nën yje në tarracën e Pallatit të Kulturës, 13 korrik për të shijuar filmat e DOKUFEST;

Për ata që kanë vendosur të argëtoheni deri në mëngjes, eja në Fustanella DJ Party, në sokakët e Gjirokastrës, aty ku ndodh gjithçka dhe aty ku fliten të tëra… ose në sheshin më të bukur që mori jetë në Libohovë, për “Verë e Portokalle”.

Nëse nuk je ‘ndezur; akoma, atëhere bëhu gati për festivalet e javës që vjen, nga ato festivale që mund të quhen pa frikë, Festivale kategoria A:

-Festivali MULTIKULTUROR , Berat 19-21 korrik

-Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore në ‘Sokakun e të Marrëve’ 18-21 korrik

– ZÂ FEST Theth, 20-22 korrik

-KORÇA International Short Film Festival, 17-21 korrik

-MIK Festival, Korçë, 25-29 korrik

-Vera Kulturore Maqedonase, Pustec, 25-30 korrik

Kalendari përfshin rreth 70 shfaqje në zonat bregdetare nga Velipoja në Dhërmi, nga Shëngjini në Korçë, nga Shkodra në Ksamil./KultPlus.com

Evropa Kreative i uron mirëseardhje Kosovës

Dje në zyrat e Komisionit Evropian, Ministri Kujtim Gashi, ka takuar Komisionerin Evropian, Tibor Navracsis, me ç’rast kanë nënshkruar marrëveshjen ndërmjet Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në programin Evropa Kreative për mbështetjen e sektorëve të kulturës dhe atë kreativ.

Ndërsa sot pikërisht kjo platformë ka ndarë kohën për të uruar Kosovën për këtë bashkëpunim së bashku me Bashkimin Evopian.

“Urime Kosovën – Mirë se erdhët në familjen e Evropës Kreative. Jemi shumë të lumtur që Kosova ka nënshkruar një marrëveshje për t’u bashkuar me programin e Kulturës të Evropës Krijuese, duke mundësuar forcimin e bashkëpunimit kulturor”, gjersa kanë bërë të ditur se asambleja kosovare duhet të ratifikojë marrëveshjen para se aplikantët nga Kosova të mund të aplikojnë për thirrjet e Evropës Krijuese.

Pjesëmarrja në këtë program do t’u mundësojë artistëve dhe profesionistëve kulturorë evropianë, si dhe mijëra organizatave krijuese dhe botuesve që të punojnë së bashku dhe t’i bëjnë veprat e tyre krijuese në dispozicion të miliona qytetarëve.

Duke u mbështetur në faktin se programi i Evropës Krijuese kontribuon, ndër të tjera, për ruajtjen e diversitetit kulturor dhe gjuhësor evropian, ndaj synimeve evropiane për rritje ekonomike të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, si dhe ndihmon sektorët kulturorë dhe krijues të përshtaten me epokën digjitale dhe globalizimin, krijimin e mundësive të reja ndërkombëtare, tregjeve dhe audiencës – MKRS konsideron se pjesëmarrja në këtë program është shumë e rëndësishme, shtoi ministri Gashi./KultPlus.com

Marrëveshja për Evropën Kreative i fuqizon fushat e kulturës dhe krijimtarisë në Kosovë

Sot në zyrat e Komisionit Evropian, Ministri Kujtim Gashi, ka takuar Komisionerin Evropian, Tibor Navracsis, me ç’rast kanë nëshkruar marrëveshjen ndërmjet Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosoves në programin Evropa Kreative për mbështetjen e sektorëve të kulturës dhe dhe atë kreativ.

Ministri Gashi konsideron se pjesëmarrja e vendit në programin e Evropës Kreative është me rëndësi dhe duke pasur parasysh fushëveprimin e MKRS-së. “Mbështetja për sektorin kulturor dhe audiovizual nga programi është në përputhje me politikat prioritare të MKRS-së për nismat mbështetëse në sektorin e kulturës, sikurse platformat kulturore, ngritja e rrjeteve kulturore, përkthimi i literaturës, si dhe promovimi, zhvillimi, shpërndarja dhe qasja në veprat audio-vizuale”, tha ministri pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Pjesëmarrja e Kosovës në këtë program është shumë e rëndësishme kur kemi parasysh promovimin e aktiviteteve në sektorin kulturor përmes projekteve të bashkëpunimit; projektet e përkthimit letrar; krijimin e rrjeteve; Platformat evropiane etj .

Si rezultat, pjesëmarrja në këtë program do t’u mundësojë artistëve dhe profesionistëve kulturorë evropianë, si dhe mijëra organizatave krijuese dhe botuesve që të punojnë së bashku dhe t’i bëjnë veprat e tyre krijuese në dispozicion të miliona qytetarëve.

Duke u mbështetur në faktin se programi i Evropës Krijuese kontribuon, ndër të tjera, për ruajtjen e diversitetit kulturor dhe gjuhësor evropian, ndaj synimeve evropiane për rritje ekonomike të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, si dhe ndihmon sektorët kulturorë dhe krijues të përshtaten me epokën digjitale dhe globalizimin, krijimin e mundësive të reja ndërkombëtare, tregjeve dhe audiencës – MKRS konsideron se pjesëmarrja në këtë program është shumë e rëndësishme, shtoi ministri Gashi.

Pjesëmarrja në programin e Evropës krijuese do të kontribuojë njëkohësisht në forcimin e kapaciteteve në sektorin kulturor dhe krijues duke promovuar lëvizjen e veprave dhe platformave kulturore dhe duke përmirësuar aksesin në veprat kulturore dhe krijuese evropiane dhe në forcimin e inovacionit dhe krijimtarisë në fushën e kulturës. Do të ketë gjithashtu një ndikim të veçantë në bashkëpunimin që ka për qëllim rritjen e inovacionit, mobilitetin ndër-vendor dhe shkëmbimin e praktikave më të mira. Krahas aspektit normativ neve si ministri tanimë kemi themeluar Deskun Evropa Kreative Kosovë-Zyra Kulturë e që si mandat ka ofrimin e informatave dhe promovimin e programit, asisitimin e sektorëve kultlturorë dhe kreativ në relacion me programin dhe mundësitë e ofruara, orgaizimin e eventeve dhe sesioneve dhe cështje tjera që ndërlidhen me Nën Progarmin Kulturë në kuadër të Progarmit Evropa Kreative.

Që nga fillimi i punës së Desk-ut, janë mbajtur seanca informative në bashkëpunim me Qendrën Informative dhe Kulturore të BE-së për të paraqitur informacion të përgjithshëm mbi programin e Evropës Kreative, me qëllim informimin e institucioneve kulturore, organizatave të shoqërisë civile dhe audiencës së interesuar në Kosovë mbi proceset e përgjithshme të aplikimit.

Tibor Navrcsis, Komisioneri për arsim, shkencë, kulturë dhe rini, foli për rendesinë e programeve dhe prespektivës që i jepet vendeve jo anëtare për pjesëmarrje në kuadër të programeve në fjalë. Gjithashtu, ndër të tjera ai theksoi se janë siguruar korniza për periudhën e ardhshme buxhetore për programin Evropa Kreative në kuader të së cilës do të përfitojë edhe Kosova./KultPlus.com

250 mijë euro për Varret Ilire të Selcës

Varret ilire të Selcës do t’i nënshtrohen rehabilitimit të tyre pas dekadave të tëra të lëna në harresë të plotë, pa asnjë lloj investimi.

Lajmin e mirë për këtë trashëgimi unikale e ka dhënë ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro e cila thotë se tashmë projekti i rehabilitimit është miratuar, me një vlerë prej 250 mijë eurosh.

“Unikale janë varret monumentale ilire në Selcë të Mokrës, shek. IV-III p.K., që gjenden në faqen lindore të kodrës së quajtur Gradishtë, në të cilën ndodhen gjurmët e qytetit ilir të Selcës së Poshtme. i vizituam bashke me Ambasadoren e Delegacionit Europian, Romana Vlahutin, për të prekur konkretisht jo vetëm një vlerë të rrallë të kulturës shqiptare, por edhe dobinë e projektit që kemi hartuar e miratuar tashmë me një vlerë prej 250 mijë eurosh, për rehabilitimin e varreve, mjaft të dëmtuara nga degradimi natyror, nga mungesa prej dekadash e investimit dhe konservimit”, shkruan Kumbaro në Facebook.

Në Javën e Evropës, vëmendje të veçantë iu kushtua Korçës, Pogradecit, Liqenit të Ohrit dhe varreve mbretërore ilire të Selcës së Poshtme.

Varret monumentale të Selcës janë një pjesë e rëndësishme e qytetit ilir të Selcës së Poshtme. Ato janë aspekti më i njohur arkitekturor i këtij qyteti. Periudha e ndërtimit të tyre përkon me periudhën kulmore të zhvillimit të qytetit./ KultPlus.com

MKRS-ja nënshkruan marrëveshje për fuqizimin e rinisë përmes edukimit joformal

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi me organizatën joqeveritare “George Williams Associaton in Kosovo”, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Qëllimi i kësaj marrëveshje është përcaktimi i angazhimeve të ndërsjella në mes të MKRS-së dhe OJQ George Williams Association in Kosovo në fuqizimin e rinisë në Kosovë dhe zbatimin e projektit “Qendra rekreative për fëmijë dhe të rinj”, me lokacion në fshatin Pjetërshan në Komunën e Gjakovës, si dhe promovimin e edukimit jo formal si element shumë i rëndësishëm në zhvillimin e të rinjve në Kosovë”, thuhet në komunikatë.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi tha se MKRS-ja do të vazhdojë në mbështetje të të rinjve me qëllim të krijimit dhe përmirësimit të kushteve për zhvillimin e aktiviteteve rinore. Ai po ashtu theksoi se përmes nënshkrimit të këtyre marrëveshjeve po synohet që të promovohet edhe më tutje Ligji për Fuqizim dhe Pjesëmarrje të Rinisë.

“Zbatimi i këtij projekti ofron një platformë dhe infrastrukturë fizike me kushte shumë të mira për zhvillimin e aktiviteteve për fëmijët e të gjitha shkollave dhe të rinjtë e të rejat nga komunitetet pakicë, personat me aftësi të kufizuara, organizatat e shoqërisë civile dhe institucionet shtetërore” u shpreh Gashi.

Ndërsa drejtoresha e organizatës “William Youth Association in Kosovo”, Dorina Davies u shpreh e lumtur për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje duke thënë se do të vazhdojnë të punojnë intensivisht që nëpërmjet aktiviteteve dhe pjesëmarrjes në vizita studimore të ndikojnë në ngritjen e kapaciteteve të institucioneve kosovare për udhëheqjen e qendrave të tilla. / KultPlus.com

MKRS mbështet me 4.500 euro promovimin e frankofonisë në Kosovë

MKRS ka nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi me Alenacën Franceze të Prishtinës.

Në njoftimin për media theksohet se qëllimi i këtij memorandumi është mbështetja financiare për projektet e “Promovimit të Frankofonisë në Kosovë” dhe bashkëpunimin në fushën e aktiviteteve për promovimin e Frankofonisë në Kosovë.

Sipas këtij memorandumi, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për Aleancën Franceze në Kosovë ndan 4,500 euro.

Kryetarja e Aleancës Franceze të Prishtinës Dafina Bytyqi, falënderoi Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për mbështetjen.

Debatet për Ligjin e Artit, Ministria e Kulturës hap thirrje për konsultim publik

Ministria e Kulturës pas zhurmës dhe debateve që shoqëruan disa ndryshimeve të propozuara në Ligjin për Artin dhe Kulturën, së fundmi ka hapur një platformë onlinë ku mund të përfshihen gjithë grupet e interesit. Njoftimi, i cili është bërë publik në faqen e ministrisë sqaron se:

“Pas konsultimeve me ekspertë dhe grupet e interesuara, Ministria e Kulturës, me qëllim përfshirjen e publikut të gjerë në procesin e vendimmarrjes, ka hapur thirrjen për “Konsultim Publik për ndryshime mbi Ligjin për Artin dhe Kulturën, nr. 10352, datë 18.11.2010”, që të këshillohet me të gjithë të interesuarit mbi propozimet për projektligjin”.

Ky shqyrtim me publikun, të cilin mund ta gjeni në web-in zyrtar të Ministrisë së Kulturës ju jep mundësinë që të lini sugjerimet tuaja mbi propozimet në secilën prej 12 faqeve, nen për nen. Thirrja do të qëndrojë e hapur për një muaj, deri me datë 5 Prill 2018.

Më herët Ministria e Kulturës ka sqaruar se ky projektligj nuk synon ndryshimin e varësisë institucionale, të institucioneve qendrore të artit dhe kulturës, por parashikon lehtësira/ thjeshtëzim në procedurat ligjore për realizimin e veprimatarive artistike kulturore që kryhen me ligjin e artit dhe kulturës .

Nga ligji QKK dhe AQSHF dhe BK do të përfitojnë nga lehtësimi i procedurave si pjesë e varësise nga MK, pasi me projektligjin e ri për artin dhe kulturën u lehtësohen procedurat e projekteve, çka nënkupton funksionim të dyfishtë, do të kryejnë veprimtarinë e tyre me ligjin e kinematografisë, edhe me ligjin për artin që propozohet sa i përket procedurave ligjore për realizimin e veprimtarive artistike.

Projektligji lehtëson në masën 100% , procedurat ligjore per projektet artistike në institucionet publike që në fushën e tyre të veprimit nuk kanë objekt artin dhe kulturën, ku do të përfitojnë njësitë e qeverisjes vendore dhe institucionet e tjera publike./ KultPlus.com

FTESË PUBLIKE PËR PROJEKTET KULTURORE-ARTISTIKE PËR OJQ DHE INDIVIDË PËR VITIN 2018

FTESË PUBLIKE PËR PROJEKTET KULTURORE-ARTISTIKE PËR OJQ DHE INDIVIDË PËR VITIN 2018

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit/Departamenti i Kulturësi ftonorganizatat e regjistruara si OJQ (sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi për lirinë e asocimit në organizata jo-qeveritare në Republikën e Kosovës apo në shtetin ku është e koncentruar diaspora), si dhe Individët,programi i të cilëve është i fokusuar në fushën e kulturësqë të aplikojnë për mbështetje financiare për projektet-idetë me karakter:

• Profesional, tëcilat me kualitetin e tyre formal dhe përmbajtësor i respekojnë standartet krijuese europiane dhe botërore;
• Promovues, të cilat kanë për qëllim paraqitjen dhe integrimin e artistëve vendor në skenen artistike ndërkombëtare;
• Stimulues, të cilat kanë përqëllim evidentimin e talenteve të reja me ide të veçanta kreative;
• Tradicional, përmes të cilave do të promovohen vlerat kulturore;
• Inovativ, të cilat me formën, përmbajtjen, frymën dhe mënyrëne realizimit të tyre paraqesin risi për amientin krijues;
• Kritik, të cilat me formën dhe përmbajtjen e tyre nxisin debat dhe diversitet artisitik;
2. OJQ-të dhe Individët, në përputhje me këtë ftesë publike mund të aplikojnë me projektet/programet e tyre për promovimin e kulturës, në fushen ekinematografisë, teatrit, muzikës, artevizuele, industri kreative, diversitet kulturor dhe dialog, diplomaci kulturore, aktivitete letrare, bibliotekari.
3. Vlera totale e planifikuar e ftesës është 750,000.00 mijëeuro.
• Shuma minimale e mbështetjes financiare për OJQ-të që mund të alokohet për çdo projekt është 2,000.00 Euro, ndërsa shuma maksimale për një projekt është 30,000.00 Euro.

• Shuma minimale e mbështetjes financiare për Individë që mund të alokohet për çdo projekt është 500.00 Euro, ndërsa shuma maksimale për një projekt është 5,000.00 Euro.

4. Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve është 15 ditë punedhe përfundon me datën
13 Mars 2018.
5. Kriteret e përgjithshme për OJQ-të:
Për t’u kualifikuar për mbështetje financiare publike, aplikuesit duhet të plotësojnë kriteret e përgjithshme minimale të përcaktuara me dispozitat në vijim:
• të jenë të regjistruar si OJQ sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi për lirinë e asociimit në organizata jo-qeveritare në Republikën e Kosovës apo në shtetin ku është e koncentruar diaspora;
• të jenë të pajisur me numër fiskal sipas kërkesave të legjislacionit tatimor të Republikës së Kosovës, përkatësisht dokumentacionin ekuivalent sipas legjislacionit të shtetit përkatës për OJQ-në e huaj;
• të kenë kryer të gjitha detyrimet nga mbështetja financiare paraprake, nëse kanë përfituar nga burimet publike të financimit;
• të mos kenë pranuar mjete nga burime tjera të financimit për të njëjtat aktivitete; dhe
• të mos ekzistojë ndonjë konflikt interesi në mes të aplikuesit, përkatësisht përfaqësuesve/udhëheqësit të aplikuesit dhe organizatës buxhetore apo institucionit publik, siç parashihet me legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës.
• Vertetimin që OJQ-januk ka obligime tatimore (nga ATK).

6. Kriteret e përgjithshme për Individët:
• të kenë kryer të gjitha detyrimet nga mbështetja financiare paraprake, nëse kanë përfituar nga burimet publike të financimit;
• të mos kenë pranuar mjete nga burime tjera të financimit për të njëjtat aktivitete; dhe
• të mos ekzistojë ndonjë konflikt interesi në mes të aplikuesit, përkatësisht përfaqësuesve/udhëheqësit të aplikuesit dhe organizatës buxhetore apo institucionit publik, siç parashihet me legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës.

Në rast të dështimit për të përmbushur ndonjërin nga kriteret specifike, aplikacioni do të konsiderohet i pa kompletuar dhe si i tillë nuk do të kualifikohet për mbështetje financiare.

7. Kriteret e vlerësimit:
Me rastin e vlerësimit të projekt-propozimeve, Komisioni do të vlerësojë me sa vijon:
• a posedon OJQ-ja, respektivisht Individi,kapacitete profesionale për të kryer aktivitetet e planifikuara të projektit /programit (a kanë aftësitë e duhura dhe aftësitë për zbatimin e projektit, si dhe njohuri në lidhje me çështjet që trajtohen në këtë ftesë)
• a posedojnë kapacitete të menaxhimit të mjaftueshme OJQ-ja (duke përfshirë personelin, pajisjet për të udhëhequr me projektin)?
• a është i përcaktuar ekipi i projektit dhe detyrimet e anëtarëve të ekipit?
• sa relevant është projekt-propozimi për qëllimet dhe fushat të ftesës publike (a ndërlidhet projekti me aktivitetet e parapara me politikat e fushës, të cilat i mbulon ftesa publike?
• a janë objektivat e projektit/programit të përcaktuara në mënyrë të qartë dhe realisht të arritshme?
• a janë aktivitetet e projektit / programit të qarta, të arsyeshme, të kuptueshme dhe të zbatueshme?
• a janë kostot e projektit/programit reale në lidhje me rezultatet specifike dhe kohëzgjatjen e pritshme të projektit?
• a janë kostot e projektit në përputhje me aktivitetet e planifikuara të projektit/programit?

OJQ-tëdhe Individët mund të aplikojnë me më së shumti (1) projekt në kuadër të kësaj ftese publike. Periudha e zbatimit të projektit është më së largu deri me 31 dhjetor 2018.

Të drejtë aplikimi me projektet e tyre kanë OJQ-të dhe Individët që dëshmojnë seprogrami i tyre i punës është i fokusuar në fushën e promovimit të kulturës. OJQ-të dhe Individët duhet po ashtu të kenë kryer transaksionet financiare në mënyrë transparente sipas legjislaconit në fuqi, në përputhje me rregullat e kontabilitetit,si dhe të kenë përmbushur detyrimet kontraktuale ndaj ofruesit tëmbështetjes financiare dhe të gjithë ofruesve tjerë të mbështetjes financiare publike.
Para nënshkrimit të kontratës, OJQ dhe Individi duhet të paraqesin prova se personi përgjegjës (menaxheri) në OJQ dhe Individi nuk janë nën hetime për vepra penale, si dhe prova se OJQ, respektivisht Individi ka zgjidhur çdo çështje të hapur rreth pagesës së kontributeve dhe tatimeve të papaguara, nëse është e aplikueshme.
Propozimet do të dorëzohen vetëm në formularët e paraparë, të cilat së bashku me Udhëzimet për Aplikantët, janë në dispozicion në web-faqen e MKRS-së:https://www.mkrs-ks.org/repository/docs/Thirrja_per_projekte_kulturore_2018.zip.
Dokumentet e kompletuara duhet të dërgohen personalisht ose me postë, në adresën e mëposhtme:
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Sheshi Nëna Terezë; Zyra e Arkivës, Nr. 22; 10000, Prishtinë, Republika e Kosovës
Procesi i pranimit, hapjes dhe shqyrtimit të aplikacioneve, vlerësimit të aplikacioneve, kontraktimi, dhënia e fondeve, koha dhe mënyra e parashtrimit të ankesave, trajtimi i dokumenteve dhe kalendari tregues i zbatimit të ftesës është i detajuar në Udhëzimet për aplikuesit.
Do të konsiderohenpër mbështetje financiarevetëm projektet që janë pranuar brenda afatit të paraparë me këtë ftesë publike, të cilat i përmbushin plotësisht kushtet e përcaktuara tëftesës publike.
Të gjitha çështjet që lidhen me ftesën publike mund të sqarohen vetëm në mënyrë elektronike, duke dërguar e-mail në adresën:[email protected]

Shpallen projektet fituese në Art/Kulturë/Trashëgimi për vitin 2018

Thirrja e Ministrisë së Kulturës për projekt-propozimet për vitin 2018 u hap më datë 4 dhjetor 2017 dhe u mbyll më datë 12 janar 2018. Pranë Ministrisë së Kulturës u paraqitën 291 projekt-propozime në art-kulturë dhe trashëgimi kulturore, nga të cilat u miratuan 128 projekte fituese.

Kolegjiumi i përbërë me ekspertë të fushave të artit dhe kulturës, si dhe drejtues të zhvillimit të politikave dhe strategjisë kulturore, vlerësoi fitues projekt-propozimet që përputheshin me kriteret e shpallura në udhëzuesin që shoqëroi thirrjen.

– Kriteret kryesore në të cilin u mbështet vlerësimi ishin: projekte me ide novatore, që garantojnë cilësi dhe profesionalizëm në realizim, qëndrueshmëri dhe vazhdimësi, mundësi për rritjen profesionale të artistit, që sjellin zhvillim dhe gjallërim të skenës artistike e kulturore në Shqipëri, rritje të audiencave, shtrirje gjeografike dhe kohore, që dëshmojnë respektimin e të drejtës së autorit, aftësi për të thithur fonde nga burime të tjera, si dhe që janë të përputhshmëri me prioritetet e Ministrisë së Kulturës: edukimi përmes artit dhe kulturës, përkrahja e të rinjve duke filluar nga potenciali i tyre krijues e deri tek punësimi i tyre, mbështetje dhe zhvillim të turizmit kulturor.

– Kritere specifike për këtë vit ishin gjithashtu mbështetja e projekteve në kuadër të hartimit të kalendarit të aktiviteteve për vitin e Skënderbeut dhe për Vitin e Trashëgimisë Kulturore Europiane.

Projektet e përzgjedhura do të mbështeten në mënyrë të pjesshme nga Ministria e Kulturës.

Njoftojmë se subjektet, projektet e të cilëve janë përzgjedhur për mbështetje financiare nga Ministria e Kulturës, do të kontaktohen brenda 15 ditëve për të vazhduar me hapat e mëtejshëm.

Lista e plotë e projekteve të renditura sipas kategorive është si më poshtë vijon:

http://www.kultura.gov.al/al/newsroom/njoftime/shpallen-projektet-fituese-ne-art-kulture-trashegimi-per-vitin-2018

Rushit Ramabajes i dorëzohet Çmimi Kombëtar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli”

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, sot i ka ndarë shkrimtarit Rushit Ramabajes, Çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli” ndërsa në këtë ceremoni ka ndarë edhe Çmimet Vjetore për Letërsi, shkruan KultPlus.

Gili Hoxhaj

Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve tha se këto çmime ndahen për dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, dhe se kjo është një arsye që MKRS-së ta vlerësoj punën e laureatëve në këtë përvjetor të rëndësishëm.
“Këto çmime kanë një procedurë që e zhvillon MKRS-së, përcaktohen me një rregullore të veçantë. Juria që e kemi themeluar besoj që ka qenë një juri profesionale e cila ka dhënë një kontribut të çmuar duke pasur parasysh gjithë këtë krijimtari që ka pasur për ta analizuar. Besoj që është bërë një punë e mirë nga të gjithë ju dhe Ministria e Kulturës do të jetë në mbështetje tuajën edhe në të ardhmen”, tha ministri Gashi i cili shtoi se i inkurajon krijuesit që të punojnë edhe më tutje pasi që puna e tyre është një krenari dhe nder i veçantë.


Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, sot i ka ndarë shkrimtarit Rushit Ramabajes, Çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli” ndërsa në këtë ceremoni ka ndarë edhe Çmimet Vjetore për Letërsi, shkruan KultPlus.

Rushit Ramabaja pasi që pranoi këtë çmim u shpreh falënderues duke thënë se ndihet i lumtur që përmes veprave të tyre kanë arritur që lexuesit sado pak t’ia përçojnë veprat e të mirës dhe humanes. Ai tutje tha se ndihet i nderuar që në dhjetëvjetorin e shtetësisë së Kosovës por e marrin këtë çmim nga shteti ynë dhe ministria e jonë e kulturës, duke uruar që në të ardhmen njeriu të bëhet më i mirë e shteti më i mbarë e më i fuqishëm.
“Çdo krijues i artit dhe rrjedhimisht çdo shkrimtar gjatë gjithë shekullit të vet krijues përpiqet që nga drita e shpirtit të vet të krijoj universin, do të thotë botën fiktive paralele. Pra shkrimtari mbetet një fëmijë e i pandreqshëm dhe po aq naiv, megjithatë me këtë naivitet që shpesh duke çmendurak, arrin të mbroj të bukurën dhe filozofiken, e cila jo rrallë bëhet profecia e së ardhmes”, u shpreh Ramabaja pasi që pranoi çmimin.

Kurse, Çmimi për prozë “Anton Pashku” i është ndarë shkrimtarit Fatmir Halimi për veprën “Dy vdekje e një jetë”, kurse Çmimi “Ali Podrimja” për veprën më të mirë në poezi u është ndarë shkrimtarëve: Ismail Syla për “Atdheu im i ngyrsur” dhe Ragip Sylës për veprën “Kam drojë për ty”. Çmimin “Vehbi Kikaj” për fëmijë dhe të rinj është ndarë për shkrimtarët Mexhit Mehmeti “Ecejaket e Hero Lindit” respektivisht Avni Dehari “Flakadanë e Lirisë”.


Çmimi për veprën më të mirë në kritikë letrare dhe eseistikë “Ibrahim Rugova” i është ndarë Arben Veselaj për studimin “Tema Kadareane”, ndërkaq çmimi për veprën më të mirë të përkthyer në gjuhën shqipe dhe anasjelltas “Pjetër Bogdani” i është ndarë Orjela Stefasanit për veprën “Njerëzit dhe ingranazhet”.

Këto çmime janë ndarë me vendim të jurisë profesionale në përbërje të Hysen Matoshit, Merxhan Abdylit, Brikenë Ceraja- Beka, Shkelqim Millaku dhe Qazim Thaçi. Anëtari i jurisë, Shkëlqim Millaku e falënderoi ministrin për besimin e dhënë për të qenë pjesë e punës së mbi 525 veprave për ndarjen e çmimeve. Ai shtoi se kanë hasur në një punë serioze dhe jashtëzakonisht me prurje të reja.
“Kemi pasur një konkurrencë serioze, kemi pasur një prurje serioze, të re dhe të gjithë atyre që nuk i kemi këtu u dëshirojmë që të vazhdojnë punën e tyre sepse me të vërtetë edhe ata kanë bërë një punë të madhe”, tha Millaku sot në ceremoninë e ndarjes së çmimeve.
/KultPlus.com

Kosova bëhet me ‘gardianë’ të trashëgimisë kulturore

Berat Hadri, Labërie Dakaj dhe Pajtim Zogaj janë inspektorët e parë të cilët janë zgjedhur nga Ministria e Kulturës për të qenë pjesë e Inspektoratit të Trashëgimisë Kulturore. Ministri Kujtim Gashi i cili edhe prezantoi inspektorët para medieve i konsideroi ata gardianë të trashëgimisë kulturore duke theksuar se mendon se janë pikërisht inspektorët e trashëgimisë kulturore ata të cilët mund të mbrojnë trashëgiminë e vendit.

Alberina Haxhijaj

Ministri i Ministrisë së Kulturës, Kujtim Gashi theksoi se Ministria kan shumë punë për të bërë në këtë fushë dhe tashmë ka ndarë edhe mjete të mjaftueshme nëpër qendra të trashëgimisë kulture të cilët po hartojnë projekte të ndryshme me qëllim që të ruajnë këto asete të çmueshme për Kosovën.

“Deri më tani ndoshta edhe si mungesë e inspektorëve të trashëgimisë kulturore ne kemi pasur herë edhe shkatërrim të trashëgimisë së kulturës, madje edhe dëmtime të pjesshme të aseteve tona të çmuara por veçanërisht viteve të fundit kemi pasur edhe një degradim të madh të trashëgimisë kulturore në disa prej qyteteve të Republikës së Kosovës”, u shpreh ai duke theksuar se tashme viti 2018 do të jetë vit i trashëgimisë kulturore dhe se ky është vetëm hapi i parë drejt këtij synimi.

“Kosova ka nevojë për gardianë të trashëgimisë kulturore dhe ne kemi menduar se pikërisht këta janë njerëzit të cilët mund ta mbrojnë trashëgiminë tonë kulturore”, u shpreh Gashi i cili tha se ky mekanizëm do të jetë 24 orë në monitorim të aseteve tona të trashëgimisë kulturore.
Ky veprim u konsiderua edhe një përmbushje e detyrave që ka kjo Ministri ndaj plotësimit të kritereve për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

“Ditëve në vazhdim do të kërkojmë edhe nga Qeveria e Republikës së Kosovës por edhe nga Ministria e Financave që të na mundësojnë që të rrisim këtë numër. Ne jemi në proces të marrjes edhe të një inspektori ku do të kemi katër inspektorë dhe një punëtorë administrativ që do e ndihmojë këtë mekanizëm. Kurse muajve dhe viteve në vazhdim ky numër do të rritet sepse Kosova ka një trashëgimi të çmuar dhe ka nevojë për një numër më të madh”, përfundoi ministri Kujtim Gashi.

Berat Hadri i cili do të jetë udhëheqësi i zyrës së Inspektoratiti të Trashëgimisë Kulturore njoftoi se ata tashmë kanë filluar që të hartojnë aktet nënligjore më të cilat do të punojnë si dhe rregulloren e punës së këtij inspektorati.

“Ne jemi në hartim të rregullores dhe tashmë është bërë një draft i rregullores në lidhje me kompetencat dhe detyrat e Inspektoratit për Trashëgimi Kulturore dhe mendojmë se do të jetë gati më 31 mars”, u shpreh ai duke shtuar se pas kësaj do të vazhdojnë tutje me punën në terren dhe monitorimin e aseteve të trashëgimisë kulturore.

Gjithashtu u bë e ditur se së shpejti do të krijohet edhe një komunikim online në kuadër të zyrës së trashëgimisë. Aty, qytetarët do të kenë mundësi që të raportojnë raste të caktuar në mënyrë që inspektorët të veprojnë pastaj. Në vitit 2006, kur edhe është miratuar Ligji për Trashëgimi Kulturore, Inspektorati është paraparë si organ që do të inspektojë monumentet që mbrohen nga shteti./KultPlus.com

Ministria e Kulturës shpall konkurs për udhëheqësit e QKK-së dhe Ansamblit “Shota”

Ministria për Kulturë, Rini dhe Sporte sot ka shpallur tri konkurse për pozita të rëndësishme të institucioneve kulturore në vend, shkruan KultPlus.

Sipas njoftimeve bëhet e ditur se konkurs është shpallur për pozitën e drejtorit të Qendrës Kinematografike të Kosovës, atij të drejtorit të përgjithshëm të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota”, sikurse edhe konkursi për pozitën e drejtorit artistik të po këtij institucioni.
Konkurset për të tre pozitat do të jenë të hapura deri më 29 janar të këtij viti.

Qendrën Kinematografike në mandatin e fundit e ka udhëhequr Arben Zharku, atë të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota”, Shefqet Gjocaj, kurse atij artistik të po këtij institucioni, Ylber Asllanaj.

Për më shumë rreth këtyre shpalljeve mund ti vizitoni shpalljet e MKRS-së.

Konkurs: Drejtor në Qendrën Kinematografike të Kosovës (QKK)

Konkurs: Drejtor në Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota”

Konkurs për Udhëheqës Artistik në Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota”

Hapet thirrja për projekt-propozime në Art, Kulturë, Trashëgimi për vitin 2018

Fondi i Ministrisë së Kulturës në fushën e artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore do të mbështesë propozime që propozojnë ide dhe sjellin risi në : projekte të edukimit përmes artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore; projekte në funksion të turizmit kulturor bregdetar; projekte në kuadër të “Viti i Skënderbeut”; projekte në kuadër të Vitit të Trashëgimisë Kulturore Europiane; projekte kulturore digjitale; projekte të industrive kreative, shkruan KultPlus.

Ky fond shkon për projekte që zhvillohen ekskluzivisht ose kryesisht në Shqipëri. Propozim-projektet e paraqitura duhet të realizohen brenda vitit buxhetor, që do të thotë se aktivitetet e propozuara duhet të zhvillohen brenda periudhës 20 shkurt – 5 dhjetor të vitit 2018.

Thirrja për projekt-propozime e Ministrisë së Kulturës për vitin 2018, hapet ditën e hënë, datë 4 dhjetor 2017 dhe përfundon ditën e premte, datë 12 janar 2018, në orën 12:00. Përzgjedhja përfundimtare shpallet nga kolegjiumi në datën 15 shkurt 2018.

Për më shumë: http://www.kultura.gov.al/al/newsroom/lajme/hapet-thirrja-per-projekt-propozime-ne-art-kulture-trashegimi-per-vitin-2018./ KultPlus.com

Kujtim Gashi: Kultura në Kosovë po bëhet nga Skena e Pavarur, ata kanë ide briliante

Kujtim Gashi, ministri i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sporte, në një intervistë për KultPlus ka treguar për strategjinë e tij si ministër, përgjatë mandatit të tij katër vjeçar. Skena e Pavarur duket të jetë pika e fortë e ministrit Gashi, i cili ka vlerësuar se në bashkëpunim me përfaqësues të Skenës së Pavarur të hartojë edhe politikat e reja të Ministrisë. Ai ka folur edhe për projektin e Shtëpisë së Operës, për kthimin e artefakteve nga Serbia, sikurse që ka folur edhe për ndarjen e politikës nga kultura. Ministri Gashi ka shpjeguar në këtë intervistë edhe për bartjen e MKRS-së drejt Prizrenit, sipas të cilit, nuk është qyteti i vetëm që po bëhet nikoqir i një dikasteri, pasi që, sipas tij, synohen edhe qytete të tjera për bartje të tilla.

Ardianë Pajaziti

KultPlus: Ardhja e juaj në krye të Ministrisë së Kulturës po vjen edhe me risinë tjetër, atë të bartjes së një dikasteri në një qytet tjetër, përkatësisht në Prizren, gjë që nuk ka ndodhë më herët. Pse po ndodhë kjo bartje?
Kujtim Gashi:
Ka qenë një premtim i Kadri Veselit, premtim i kahershëm nga takimet që ka pas në turin e dëgjimeve. Dhe me kontaktet me përfaqësues të kulturës, por edhe njohës të trashëgimisë së kulturës, ka lindë ideja që duhet tw kemi një dikaster në Prizren, që u ofron shërbime të kulturës, pasi që, dihet se Prizreni ka organizim të festivaleve të shumta, veçanërisht që kemi edhe një festival të rëndësishëm ndërkombëtar.

KultPlus: Por jo sa Prishtina, megjithatë?
Kujtim Gashi:
Jo sa Prishtina, por duke parë rëndësinë e Prizrenit e kemi parë të domosdoshme këtë bartje. Dhe nuk përfundon një ide e tillë vetëm me Prizrenin, pasi që kemi ide që edhe në Pejë të kemi një pjesë të shërbimeve për fushën e sportit, duke pas parasyshë edhe Majlinda Kelmendin dhe sportin e xhudos që zhvillohet kaq suksesshëm në Pejë. Për këto arsye, duke iu referuar pikave të caktuara nëpër qytete, kemi ardhë me këto ide që kanë për qëllim edhe zhvillimin e rajoneve të tjera në Kosovë, pasi që, praktika të njëjta kanë edhe shtete të tjera. Kjo iniciativë është duke u pritur mirë edhe nga komuniteti, sepse, përpos që po ofrojmë një dikaster në Prizren, në të njëjtën kohë fuqizojmë edhe turizmin, pasi që, Prizreni, gjithnjë duke u bazuar në statistika, ka një fluks të madh të turizimit.

KultPlus: Megjithatë, është e paimagjinueshme të bartet një institucion i tërë, më saktë, kush do të lëvizë në Prizren?
Kujtim Gashi:
Ne kemi një plan të cilin e kemi hartuar dhe në bazë të këtij plani kjo është e ndarë në dy faza, faza e parë do të bartet kabineti i ministrit me disa këshilltarë, zëvendësministra…, kurse faza e dytë është bartja e departamentit të kulturës dhe atij të trashëgimisë. Kurse për departamentin e rinisë dhe atë të sportit, ende jemi në shqyrtim.
Komuna na ka ofruar një objekt i cili nuk i plotëson kushtet që të bartemi në tërësi, dhe në synimet e mia si ministër e kam të planifikuar që të kërkoj edhe një objekt tjetër, që është nën mbrojtje të trashëgimisë kulturore, e ky objekt do të plotësoj kushtet tona.

KultPlus: Dhe, kur është periudha kur edhe do të vendoseni në Prizren?
Kujtim Gashi:
Është një problem administrativ, që të na jepet objekti të cilin edhe po e kërkojmë duhet tw vendosë Kuvendi i Komunës, aktualisht jemi në proces zgjedhor dhe nuk ka Kuvend që mund të vendosë për këtë vendim. Nëse zgjedhjet shkojnë sipas planifikimeve, në muajin janar mund të merret një vendim i tillë, kurse në shkurt do të ndodhë edhe bartja në Prizren.

KultPlus: Ju po e vlerësoni se Prizreni do të fitojë me këtë lëvizje, mirëpo, në anën tjetër Prishtina ka aq shumë ngjarje kulturore sa në shikim të parë, qyteti që do të humbë me këtë lëvizje duket të jetë Prishtina?
Kujtim Gashi:
Prishtina është kryeqytet dhe ka edhe 20 ministri të tjera. Por pavarësisht prej kësaj, ne do të kemi dikaster që do të qëndroj në Prishtinë, të cilët do të ofrojnë shërbime. Askush nuk ka nevojë të udhëtojë nga Prishtina për në Prizren, as të bartë dokumente, sepse do të kemi persona në Prishtinë të cilët do të ofrojnë këto shërbime.

KultPlus: Në bazë kësaj se çfarë po thuhet, atëherë kjo bartje duket të jetë më shumë si një strategji imazhi se sa vetë lëvizje klasike?
Kujtim Gashi:
Kushtimisht mund të them se është një lëvizje simbolike për shkak të karakteristikave që ka Prizreni, për shkak të kulturës, trashëgimisë…, qoftë me monumente, qoftë me festivale, por gjithësesi do të jemi edhe nw Prishtinë.

KultPlus: Ndërkohë, përgjatë mandatit të juaj si ministër në Ministrinë e Kulturës ju duhet të keni një strategji për udhëheqjen e këtij institucioni. Keni piketuar ndonjë qëllim që mund ta vlerësoni si suksesin më të madh, nëse e realizoni përgjatë mandatit tuaj?
Kujtim Gashi:
Kjo ministri përfshinë disa dikastere dhe është një nga Ministritë më të rëndësishme në Qeverinë e Kosovës, sepse përfshinë katër dikastere të rëndësishme. Mirëpo, gjatë këtij madanti do ti jap përparësi Skenës së Pavarur, duke pasë parasysh performancën që ka treguar Skena e Pavarur në fusha të ndryshme. Politikat e MKRS-së do të bëhen bashkë me përfaqësues të Skenës së Pavarur, bashkë me ta do të hartoj edhe kalendarin vjetor të zhvillimeve kulturore. Ju e dini poashtu se gjithmonë ka pas vonesa në konkurset publike për mbështetje të ndryshme kulturore, ne në këtë pikë do të jemi shumë efikas, konkursi do të ndodhë shumë herët, do të jetë shumë i hapur dhe transparent dhe shumë herët do të dihen të dhënat, dhe mjetet financiare do ti kenë me kohë, e jo ti kenë vetëm premtim në letër dhe të lihen në borgje.

Skenën e Pavarur do ta mbështesim fuqishëm, do të mundohemi që nëpërmjet tyre ti zhvillojmë politikat kulturore në Qeveri, jam i interesuar që të kemi një ndarje të buxhetit në mënyrë proporcionale për ata që janë më të rëndësishëm. Unë kam parë që janë ndarë disa mjete në vende jo të duhura.
Gjithashtu do të kemi edhe pjesën e investimeve kapitale, ju e dini se sa vite është folur për projektin e Shtëpisë së Operës, nuk ka pasë asnjë hap, prandaj e kam angazhuar departamentin përkatës që të hartojnë projektin shpejt, edhe unë besoj që brenda një periudhe të shkurtë do të kemi projektin e gatshëm, do të shpallet konkurs për projekt, sepse nuk kemi as projekt, pasi që më herët kanë menduar për një projekt milionësh, shumë që ka ndikuar që kurrë mos të realizohet. Unë kam kërkuar një projekt për nevojat e Republikës sonë. Nevojat e Kosovës nuk kanë pasë nevojë që të premtohen projekte aq të mëdha, unë jam idhtar i asaj që të punoj sipas prioriteteve, nuk kemi nevojë me pasë një objekt me 30 salla e mos të shfrytësohet asnjë sallë, unë jam idhtar që të kemi atë që kërkohet, edhe njerëzit që kam takuar janë shumë dakord që të kemi një projekt të tillë. Uroj që të kemi kompani edhe nga jashtë.

KultPlus: A besoni që ky projekt do të përfundojë brenda mandatit tuaj, sepse është një prej projekteve që krejt ministrat paraprak e kanë premtuar por që nuk është realizuar.
Kujtim Gashi:
Mendoj që është nevojë, sepse nuk e kemi një objekt të tillë. Nuk është një prej projekteve kryesore që i synoj si ministër, por jam i thirrur të realizoj ato projekte që kemi nevojë, nëse njerëzit e kanë menduar si prioritet, atëherë ne e kemi futë në program të Qeverisë. Besoj që përgjatë mandatit katër vjeçar të MKRS, projekti do të jetë i gatshëm.

KultPlus: A është një prej projekteve kryesore që e synoni, apo ka diçka tjetër që është edhe më sfiduese?
Kujtim Gashi:
Unë fillimisht jam i interesuar që të kemi një zhvillim të hovshëm të kulturës, ky është prioriteti i parë dhe këtë do ta bëjmë me njerëzit jashtë MKRS-së, sepse një gjë e tillë nuk është bërë me njerëzit brenda MKRS-së. Njerëzit që kanë punuar në MKRS nuk e kanë shtyrë zhvillimin e punëve, por të njëjtit i kanë neglizhuar. Poashtu jam idhtar të punoj me emra të njohur në botë, që ti involvojmë. Sepse, për mua, investimet kapitale janë prioritete të zakonshme që besoj fuqishëm që do ti realizoj, por jam idhtar i asaj që mos të fokusohemi te objektetet, por të kemi subjekte të zhvilluara të kulturës, subjekte brenda MKRS-së, nga institucionet e varura , dhe veçanërisht ato të pavarura, që janë shumë, që janë me ide brilante. Poashtu duhet të kemi si qëllim që të bëjmë ndarjen e politikës nga kultura, për kulturën tonë duhet të vendosin njerëzit e kulturës, duhet të vendosin njerëzit që e njohin kulturën.

KultPlus:Ju po e premtoni që do të ndani politikën prej kulturës?
Kujtim Gashi:
Absolut, është prioriteti kryesor, kulturën do ta udhëheqin njerezit e kulturës. Dyert e kësaj Ministrie janë të hapura për njerëzit që e njohin kulturën. Ne jemi duke punuar bashkë me përfaqësues të Skenës së Pavarur që të krijojmë një kalendar të përbashkët kulturor me Rajonin, ku përfshihen: Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, po punojmë që të kemi aktivitete vjetore dhe për këtë projekt jemi duke menduar në posedimin e një fondi të veçantë.

KultPlus: Poashtu një ndihmesë e madhe për Skenën e Pavarur është edhe implementimi i Ligjit për Sponsorizim, sa do të punoni në këtë drejtim?
Kujtim Gashi:
Ne e kemi ligjin, por nuk e kemi të implementuar, gjatë hartimit të ligjit ka pasë nevojë që të involvohen edhe akterë të tjerë, si psh ata të ATK-së, institucion ky që do të duhej ti lironte bizneset nga taksat nëse do të ndihmonin aktivitetet kulturore, dhe kjo nuk ka ndodhur. Unë kam kërkuar nga administrata që të punojnë në aktet nënligjore të cilat do të bënin të mundur implementimin e këtij ligji, besoj që për një kohë të shkurtë do ta kemi të kryer.

KultPlus: Sa do të luftoni që kultura të ketë vëmendje më të madhe në Qeverinë e Kosovës, nëse i referohemi buxhetit?
Kujtim Gashi:
Unë në diskutimet që kemi pasë në Qeveri, kam kërkuar rritje për kulturën, e di që të gjitha Ministritë kanë shkurtime të buxhetit, për shkak të kërkesës nga Fondi Monetar, por në atë që do të kem kujdes është rritja e buxhetit për subvencione, mjete këto që do të shkojnë për Skenën e Pavarur, sepse kultura në Kosovë po bëhet nga Skena e Pavarur, jam këmbëngulës që të ketë rritje në këtë drejtim, dhe do të jetë një rritje më e madhe se sa ka qenë më herët. Në Kosovë ka shumë organizata të cilat themelohen për një projekt dhe shuhen, prandaj nuk jam idhtar të mbështesë projekte aty për aty, sepse tashmë është krijuar edhe një traditë e disa institucioneve të qëndrueshme, dhe është mirë te fokusohemi te kjo pjesë.

KultPlus: Po e mbyllim me një pyetje tjetër të famshme, gati sa ajo e Shtëpisë së Operës, secili ministër ka premtuar edhe kthimin e artefakteve nga Serbia, por që nuk ka ndodhur, ju si ministër i ri i MKRS-së, çfarë do të bëni në këtë drejtim?
Kujtim Gashi:
Ka pasë shumë arsyetime të ndryshme në këtë pikë, unë edhe në takimin e ministrave që po planifikohet të mbahet, kam propozuar që të ftohet edhe ministri serb, që të ulemi në tavolinë dhe të bisedojmë. Nuk premtoj që do të mund të realizoj kthimin, por atë që e premtoj është që do të angazhohem maksimalisht, nëse është nevoja edhe të shkoj në Beograd. E di që është çështje politike, e di që edhe kemi me pasë probleme, pasi që mund të kemi edhe artefakte të humbura e të dëmtuara, por do të mundohem të shfrytëzoj edhe faktorin ndërkombëtar që me lëvizë diçka në këtë drejtim. Edhe besoj që nga faza tjetër e negociatave të Kosovës që i ka me Serbinë, e që pritet të jenë negociata të finalizuara, unë do të ngris këtë çështje edhe me Qeverinë, që kushdo që ka me marë pjesë në këto negociata, me e ngritë këtë çështje në mënyrë zyrtare, të dokumentohet dhe të arrihet edhe marrëveshja për kthimin e artefakteve në Kosovë. /KultPlus.com

Qeveria miraton kërkesën për bartjen e Ministrisë së Kulturës në Prizren

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, kabineti ka marrë disa vendime.

Ndër këto vendime ka qenë edhe kërkesa e Ministrisë së Kulturës për bartjen e një pjese të stafit politik dhe profesional të kësaj ministrie në qytetin e Prizrenit, shkruan koha.net./KultPlus.com

Ministria mohon se po kryhen ndërtime të reja në Butrint

Ministria e Kulturës sqaroi sot se “në Parkun Kombëtar të Butrintit nuk janë duke u kryer gërmime apo ndërtime të reja, por në bazë të vendimeve ligjore dhe teknike janë duke u përshtatur objektet ekzistuese me qëllim përdorimin e tyre për kryerjen e shërbimeve të standardizuara brenda Parkut Kombëtar të Butrintit”.

Pas disa raportimeve të bëra nga media ditët e sotme mbi ndërtime në Parkun Kombëtar të Butrintit, Ministria e Kulturës sqaron se “prej shumë vitesh në Parkun Kombëtar të Butrintit është konstatuar se ofroheshin shërbime tregtimi të cilat nuk respektonin legjislacionin përkatës fiskal, legjislacionin mbi sigurinë e produkteve ushqimore, legjislacionin mbi produktet kozmetike etj, në mungesë ndër të tjera edhe të kushteve higjieno-sanitare”.

“Në kuadër të rritjes së cilësisë dhe standardizimit të shërbimeve të ofruara në sitet e Trashëgimisë Kulturore prej tashmë 4 vitesh, Ministria e Kulturës ka ndërmarrë një sërë aksionesh dhe nismash në linjë edhe me nismat e tjera si: rritja e sigurisë në përshkueshmërinë e itinerareve turistike brenda parqeve kombëtarë; përmirësimi dhe funksionimi i nyejve higjieno-sanitare, infrastruktura cilësore të aksesueshmërisë dhe pritjes së vizitorëve, etj”, thuhet në njoftim.

Në këtë kuadër, Ministria e Kulturës thekson se “për të zgjidhur problematikën, në vitin 2015 dhe 2016, ajo ka miratuar dy udhëzime specifike, të cilat janë hartuar në bazë të ligjit të Trashëgimisë Kulturore (publikuar në Fletoren Zyrtare dhe website e Ministrisë së Kulturës) me qëllim standardizimin dhe mirë administrimin e siteve të Trashëgimisë Kulturore”. Hartimi dhe fazat e zbatimit të këtyre udhëzimeve, sipas saj, kanë kaluar përmes një sërë konsultimesh me grupet e interesit dhe komunikimeve publike.

“Në zbatim të këtyre Udhëzimeve dhe për të zgjidhur problematikat më sipër, Ministria e Kulturës dhe institucionet e saj teknike vendimmarrëse kanë miratuar projektet mbi infrastrukturën e standardizuar të ofrimit të shërbimeve në dy qendra specifike të cilat ofrojnë shërbimet e tyre brenda Parkut Kombëtar të Butrintit. Qendra SAL (Souvenir-Art-Libra) dhe Qendra Multifunksionale Shërbimesh të cilat do tregtojnë vetëm produktet e miratuara dhe certifikuara paraprakisht nga Ministria e Kulturës”, vijon njoftimi.

Edhe njëherë Ministria e Kulturës sqaron opinion publik se asnjë godinë e re nuk ndërtohet në Parkun Kombëtar të Butrintit, por është duke u kryer përshtatja e ambienteve ekzistuese me struktura të përkohshme dhe në përputhje me të gjithë parametrat e parashikuara nga konventat e UNESCO-s.

“Ashtu siç dhe parashikohet në Vendimin nr. 712/3 datë 25.05.2017 i Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë dhe vendimit nr. 149 datë 12.05.2017 i Këshillit Kombëtar të Restaurimeve të cilët miratojnë projektin me titull “Rehabilitimi dhe ndërtimi i pikave të shërbimit në Parkun Antik të Butrintit”, projekt i miratuar nga Instituti i Monumenteve të Kulturës. Ministria e Kulturës falënderon për interesimin në vazhdim të medias mbi çështjet e Trashëgimisë Kulturore dhe siguron opinionin publik mbi profesionalizmin e lartë dhe transparencën me të cilën institucioni ynë përmbush detyrat funksionale”, përfundon njoftimi i MK-së./ KultPlus.com

Nis procesi i zhvendosjes së Ministrisë së Kulturës në Prizren

Një premtim i kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, që e kishte bërë gjatë një mbrëmjeje të fushatës elektorale në Prizren, ka mjaftuar që Ministria e Kulturës të nisë procesin e zhvendosjes së pjesshme në këtë qytet.

Ende pa vendim të Qeverisë, pa kurrfarë konsultash me institucionet qendrore të kulturës a ndonjë analize reale, kabineti i ministrit Kujtim Gashi është duke kërkuar objektin e ri në qytetin jugor.

Përderisa Ministria ende nuk e di se çfarë do të bëhet saktë në këtë drejtim, drejtuesit e institucioneve qendrore të kulturës këtë e shohin si veprim të gabuar. Ka prej tyre që konsiderojnë se bëhet fjalë për veprim të pastër politik.

Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, të martën ka thënë se tashmë është në konsultime me Komunën e Prizrenit sa i përket objektit ku do të vendoset një pjesë e MKRS-së.

Sipas tij, kjo pjesë e MKRS-së do ta ketë një objekt brenda Qendrës Historike të Prizrenit. Ai ka renditur një sërë arsyesh për këtë hap, megjithëse ende nuk ka ndonjë arsyetim zyrtar të paraqitur para Qeverisë së Kosovës, shkruan Koha Ditore./ KultPlus.com

Muaji tetor mirëpret Festivalin e Teatrove në Ferizaj

Sarandë Selimi

Tashmë është rezervuar data për nisjen e rrugëtimit të 47-të të Festivalit të Teatrove në Ferizaj. Ky festival edhe pse sipas organizatorëve nuk mori mbështetjen e duhur nga ana e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, padyshim që do vazhdojë të mbahet duke e ditur rëndësinë e tij në Kosovë dhe duke e pasur parasysh se ky është një ndër festivalet më të vjetra në vend.

Atëherë kur ishte ndarë buxheti i MKRS-së, duke shpalosur projektet që do të përkrahen për vitin 2017-të, këtij festivali kjo ministri i dha vetëm 3 mijë euro, para këto që Fatmir Hyseni, i pati thënë MKRS-së, t’i mbajë për vete sepse nuk mjaftojnë në mbulim të festivalit.
KultPlus ka biseduar me drejtorin e Teatrit ‘Adriana’ në Ferizaj – Fatmir Hyseni, i cili njëherësh është edhe organizator i festivalit.
“Festivali i teatrove në këtë vit e ka edicionin e 47-të dhe fillon më 21 tetor. Është e vërtetë se MKRS ka ndarë vetëm 3 mijë euro për këtë vit, dhe mendoj se ky është një vendim i gabuar duke marrë parasysh rëndësinë e festivalit dhe peshën që ka në artin skenik jo vetëm në Kosovë por në të gjitha trojet shqiptare. Ne nga Ministria e Kulturës kemi kërkuar që ky Festival të jetë edhe pjesë e trashëgimisë shpirtërore, por përgjigje nuk kemi marrë. Kam deklaruar se ato 3 mijë euro Ministria mund ti mbajë për vete. Me këto mjete nuk mundesh as shpërblimet e Festivali ti mbulosh. Mirëpo, Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizaj si çdo vit ka barrën kryesore buxhetore dhe me ndihmën edhe të sponsorit Raiffesen Bank besoj se do ja dalim që Festivali të vazhdojë më tutje”, tha fillimisht për KultPlus Hyseni, duke vazhduar tutje të tregojë se Festivali i Teatrove ka traditën e cila vazhdon rrugëtimin me një publik të shkëlqyeshëm, dhe pikërisht kjo i detyron organizatorët që ky festival të ketë përmbajtje cilësore nga gjitha trevat shqiptare.

“Besoj se këtë vit teatrot kanë bërë punë të mirë dhe Festivali varet kryesisht nga puna e po këtyre teatrove. Ne jemi në punë e sipër dhe po mundohemi që të kemi risi në Festival, me ndonjë punëtori të arteve skenike për të rinjtë, pasi që mbi 50 për qind e publikut është moshë e re”, pohoi Hyseni.

Sivjet në edicionin e 47-të të këtij festivali, do të prezantohen gjithsej shtatë shfaqje konkurruese dhe ndonjë shfaqje mysafire. Shfaqjet pjesëmarrëse sikurse edhe viteve të kaluara do të jenë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia. Hyseni tregon se ka shumë shfaqje të cilat janë duke i seleksionuar e të cilat njëherësh mund të shfaqjen në Teatrin ‘Adriana’ në Ferizaj.

Krejt në fund të kësaj bisede, Fatmir Hyseni u shpreh jo fort i kënaqur me punën nëpër teatrot e qyteteve të Kosovës në përgjithësi, jo vetëm në Ferizaj. Ai tha se teatrot për momentin janë duke mbijetuar si institucione.

“Besoni se Teatri jo vetëm në Ferizaj, por edhe në Kosovë, është në gjendje mjaft të vështirë, duke e parë situatën ekonomike e politike në vend. Kur kësaj i shtohet edhe moszbatimi i Ligjit për teatrot, atëherë mund të themi se teatrot për momentin janë duke mbijetuar si institucione. Arti në Ferizaj ka më shumë iniciativa dhe bëhet punë më shumë se në shumë Komuna tjera, e kjo falë insistimit të krijuesve dhe vullnetit të tyre për të bërë art”, përfundoi Hyseni. / KultPlus.com

Mbishkrime me sprej në objektin e Ministrisë së Kulturës

Persona të panjohur kanë bërë mbishkrime me sprej në murin e objektit të Ministrisë së Kulturës që ndodhet në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Për këtë rast ende nuk ka të arrestuar, përderisa policia po merret me rastin.

Njoftimi i plotë i policisë:

Ndërsa në sheshin “Nëna Terezë”, Prishtinë, më 04.09.2017 në orën 23:52, ankuesi mashkull, shqiptar i Kosovës, ka raportuar se disa persona të panjohur, me sprej kanë bërë një mbishkrim në murin e objektit të Ministrisë së Kulturës. Rasti është duke u hetuar./ KultPlus.com

Ministrja Dumoshi priti një delegacion të Finlandës

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka takuar sot një delegacion të Finlandës, të kryesuar nga Pekka Metso, ambasador për proceset e dialogut ndërkulturor dhe ndërfetar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Finlandës (MFA), të shoqëruar nga Ambasadorja finlandeze në Kosovë, Anne Huhtamaki, përcjellë KultPlus.

Ndërmjet ministres Dumoshi dhe delegacionit finlandez u bisedua për bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, sidomos në fushën e kulturës.

Ne këtë takim, ambasadorja finlandeze e uroi ministren për detyrën e re dhe premtoi ndihmë në përmbushjen e agjendës së promovimit të trashëgimisë kulturore dhe fetare të Republikës së Kosovës.
Ndërsa ambasadori Pekka Metso e përgëzoi Qeverinë e Kosovës për punën e mirë në shtetformim, sidomos tani në vigjilje të festimit të 10-vjetorit të pavarësisë, përfshirë integrimin e minoriteteve në shoqërinë kosovare./ KultPlus.com