MSh kufizon orarin e punës për gratë shtatzëna, ata me sëmundje kronike dhe ndërtimtarët

Për shkak të rritjes së konsiderueshme të temperaturave në ditët në vijim, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve, Ministria e Shëndetësisë njofton me rekomandim të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka marrë vendim që të kufizohet orari i punës nga data 13.07.2024 deri më 20.07.2024 për këto kategori:

  1. Nga data 13.07.2024 deri më 20.07.2024 lirohen nga puna gratë shtatzëna.
  2. Në rast të pamundësisë së lirimit nga puna sipas paragrafit 1 të këtij vendimi, gratë shtatzëna punojnë nga shtëpitë.
  3. Nga data 13.07.2024 deri më 20.07.2024 qytetarët me sëmundje kronike punojnë me orar të shkurtuar deri në 4 orë në ditë.
  4. Nga data 13.07.2024 deri më 20.07.2024 ndalohet puna në sektorin e ndërtimtarisë në ambiente të hapura gjatë orarit 11:00 – 17:00 në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
  5. Varësisht prej temperaturave që mbizotërojnë gjatë muajit korrik dhe gusht 2024, ndërmerren masa të tjera.

Tutje në njoftim MSh thekson se ky vendim është marrë duke pasur parasysh praktikat më të mira për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë së punëtorëve gjatë periudhave me temperatura të larta.

Ministria e Shëndetësisë me apel për qytetarët

Ministria e Shëndetësisë ka apeluar sot te qytetarët që të marrin dozën e tretë të vaksinës anti-Covid.

Nga Ministria kanë njoftuar se vaksinimi kundër COVID-19 vazhdon të kryhet në njësitë e vaksinimit në kuadër të Kujdesit Parësor Shëndetësor nëpër komunat e Kosovës.

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen pa hezitim.

Postimi i plotë i Ministrisë:

Ministria e Shëndetësisë ka aprovuar ditë më parë dhënien e dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19 edhe për grup-moshën 12 + vjeçare, për personat të cilët kanë marrë dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19 së paku pesë muaj më parë.

Vaksinimi kundër COVID-19 vazhdon të kryhet në njësitë e vaksinimit në kuadër të Kujdesit Parësor Shëndetësor nëpër komunat e Kosovës.

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen pa hezitim.

Vaksinimi është dëshmuar të jetë mënyra më e mirë dhe më efikase për të parandaluar infeksionin nga COVID-19, format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet nga COVID-19. / KultPlus.com

Ministria e Shëndetësisë del me një apel për qytetarët pasi rriten rastet me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë ka dal me një njoftim të rëndësishëm për qytetarët pasi siç kanë njoftuar nga kjo ministri, gjatë dy javëve të fundit është shënuar rritje e rasteve me Covid-19.

Ministria ka apeluar te qytetarët të vaksinohen me qëllim të parandalimit dhe mbrojtjes nga infeksioni.

Njoftimi i plotë i MSH’së:

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, gjatë dy javëve të fundit, është shënuar rritje e rasteve të COVID-19, që ka ndikuar rrjedhimisht edhe në rritjen e rasteve aktive.

Me qëllim të parandalimit dhe mbrojtjes nga infeksioni, Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që nuk kanë marrë ende asnjë dozë të vaksinës kundër COVID-19, që të vaksinohen, ndërsa qytetarët që i kanë marrë një apo dy doza të vaksinës, ta marrin dozën e dytë, respektivisht dozën e tretë të vaksinës.

Imuniteti i fituar përmes vaksinimit, me kalimin e kohës vjen duke rënë, prandaj vaksinimi me dozën e radhës (doza e dytë apo e tretë) ndihmon në rindërtimin e imunitetit.

#VAKSINOHU / KultPlus.com

Vaksinimi anti-Covid, Ministria e Shëndetësisë njofton qytetarët me orarin e ri

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se do të ketë orar të ri për vaksinimin anti-Covid.

Sipas MSh’së, orari për ekipet e vaksinimit në njësitë e vaksinimit do të jetë prej tetë orësh (nga ora 07:00 – 15:00).

Ndërkohë, ekipet mobile të vaksinimit do të jenë të pranishme në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” të Prishtinës dhe në pikat kufitare tokësore (me dy ndërrime), kurse në Qendrën Tregtare “Albi Mall” në Prishtinë qytetarët mund të vaksinohen nga ora 12:00-20:00.

“Duke marrë parasysh situatën epidemiologjike në vend dhe në rajon me COVID-19 dhe nevojën për vaksinim të plotë të popullatës, MSh u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19.

Gjithashtu, MSh rikujton faktin që qytetarët me rastin e vaksinimit kundër COVID-19 në njësitë e vaksinimit mund të vaksinohen njëkohësisht edhe me vaksinën e Gripit sezonal”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Ndryshe, në 24 orët e fundit janë dhënë 1.530 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë i informon qytetarët se bazuar në Planin e veprimit për vaksinim të qytetarëve në masë me vaksinën kundër COVID-19 (i përditësuar), orari për ekipet e vaksinimit në njësitë e vaksinimit do të jetë 8 orësh (nga ora 07:00 – 15:00).

Ndërkohë, ekipet mobile të vaksinimit do të jenë të pranishme në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” të Prishtinësdhe në pikat kufitare tokësore (me dy ndërrime), kurse  në Qendrën Tregtare “Albi Mall” në Prishtinë qytetarët mund të vaksinohen nga ora 12:00-20:00.

Duke marrë parasysh situatën epidemiologjike në vend dhe në rajon me COVID-19 dhe nevojën për vaksinim të plotë të popullatës, MSh u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19.

Gjithashtu, MSh rikujton faktin që qytetarët me rastin e vaksinimit kundër COVID-19 në njësitë e vaksinimit mund të vaksinohen njëkohësisht edhe me vaksinën e Gripit sezonal. / KultPlus.com

Kërkesa e Ministrit të Shëndetësisë për mërgimtarët, paralajmëron edhe mbyllje

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka thënë Qeveria e Kosovës ka bërë përgatitjet e nevojshme që vaksinimi i popullatës të jetë sa më masiv dhe që sistemi shëndetësor të jetë i gatshëm për çdo krizë që mund të ketë.

Tutje, ai tha se deri më tash në Kosovë kanë vdekur tre mijë persona nga Covid-19 andaj është e rëndësishme marrja e masave.

“Nëse Qeveria ka bërë diçka të mirë kohëve të fundit është ka qenë vaksinimi dhe përgatitja e sistemit shëndetësor për t’u ballafaquar me çfarëdo krize që kemi. Ne tash e kemi një situatë epidemiologjik të jashtëzakonshëm por kjo nuk është shkas që ne të mos vaksinohemi”.

“Na duhet të vaksinohemi dhe duhet t’i ruajmë masat në mënyrë që ta zvogëlojmë shansin e Covidit që të na vdesin pacientët tanë. Gati tre mijë vetë na kanë vdekur dhe nuk duhet të kemi më shumë vdekje”, tha Latifi.

Sipas tij, e vetmja mundësi për mbrojtje kundër Covidit është vaksinimi me dozën e tretë e përforcuese.

Madje ai thotë se të vaksinuar dhe pa Covid-19 mërgimtarët duhet të vijnë në Kosovë, raporton EO.

“Dhurata më e mirë që na sjellin diaspora është të vijnë shëndoshë, me qenë shëndoshë këtu dhe të kthehen mbrapa shëndoshë. Këtë e bëjnë vetëm nëse janë të vaksinuar dhe nëse respektohen masat. Vlerësimin a do të ketë mbyllje a nuk do të ketë mbyllje e bëjmë çdo ditë. Varet nga rastet i marrim edhe masat përkatëse”.

Mes tjerash, ai shtoi se nëse qytetarët janë të pakujdesshëm dhe nuk vaksinohen atëherë ekziston rreziku që të mbyllet vendi.

“Nëse secili prej nesh është i pakujdesshëm dhe nuk vaksinohemi natyrisht se jemi në rrezik të mbyllemi. Qëllimi nuk është të mbyllim ekonominë dhe shkollat, por duhet të mësohemi të jetojmë me Covidin sikurse që jemi mësuar të jetojmë edhe me gripin. Unë nuk di kur do të përfundojë pandemia në Kosovë. Ne të vetmen mënyrë që kemi për mbrojtje kundër Covidit është vaksinimi edhe dozën e tretë e përforcuese. Mbi moshat 18 vjeçare është arritur të vaksinohet 60% e popullatës”. / KultPlus.com

Interesim i madh i nxënësve në Prishtinë për t’u vaksinuar kundër COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se interesimi i nxënësve të gjimnazit “Xhevdet Doda” në Prishtinë, për t’u vaksinuar kundër COVID-19, ka qenë i madh sot.

Organizuar nga Ministria e Shëndetësisë, ka nisur sot vaksinimi përmes ekipeve mobile në gjimnazin “Xhevdet Doda” në Prishtinë, ku të pranishëm ishin edhe zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha – Bunjaku dhe sekretari i përgjithshëm i MSh-së, Naim Bardiqi.

“Shkolla është vendi ku çdo i ri takohet me dijen dhe me shkencën. U bëj thirrje gjithë nxënësve të shkollave të përfitojnë nga ekipet tona e të vaksinohen, sepse nxënësit janë e ardhmja e shoqërisë”, tha sot zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha Bunjaku.

Me këtë rast, zëvendësministrja Gexha Bunjaku dhe Sekretari Bardiqi, në cilësinë edhe të prindërve, përcollën nga afër edhe vaksinimin e fëmijëve të tyre.

Zëvendësministrja Gexha-Bunjaku dhe Sekretari Bardiqi, sipas MSH’së thanë se përmes  shembullit personal duan t’i sigurojnë dhe inkurajojnë prindërit për vaksinimin e fëmijëve të tyre si rrugën më të mirë për t’i mbrojtur ata dhe për të siguruar mbajtjen e shkollave hapur.

“Shkolla është vendi ku çdo i ri takohet me dijen dhe me shkencën. Një nga zbulimet më të rëndësishme shkencore në dy shekujt e fundit ka qenë vaksina. Pa vaksina, shumë sëmundje nuk do të kaloheshin kaq lehtë sot. Edhe gripi dikur ka qenë një pandemi vdekjeprurëse në gjithë botën, të cilën njerëzimi e mposhti vetëm përmes vaksinave, dhe sot gripi konsiderohet ndër sëmundjet e lehta e të zakonshme”, tha Ministrja Gexha.

Ajo theksoi se  Qeveria e Kosovës e Ministria e Shëndetësisë kanë siguruar vaksinat më cilësore në tregun botëror, pa pagesë, derisa u shpreh se tashmë këto vaksina administrohen pa termin, kudo, pavarësisht vendbanimit apo shtetësisë.

Zëvendësministrja Gexha u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen për ta fituar betejën kundër COVID-19.

“U bëj thirrje gjithë nxënësve të shkollave të përfitojnë nga ekipet tona e të vaksinohen, sepse nxënësit janë e ardhmja e shoqërisë. Rastësi, në këtë shkollë ndjekë mësimet edhe bija ime e madhe, e cila u vaksinua sot bashkë me shoqet e shokët e saj. Me këtë rast  shpreh një falënderim e mirënjohje për administratën e shkollës për organizimin dhe profesionistët shëndetësor që janë në krye të detyrës”, tha Zëvendësministrja Gexha.

“Procesi i vaksinimit me ekipe mobile në shkolla do të vazhdojë edhe ditëve në vijim, ndërkohë që u bëhet thirrje të gjithë qytetarëve të moshës mbi 12 vjeçe që të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë e krijuara për t’u vaksinuar kundër COVID-19, duke qenë që nuk kanë nevojë për terminë, dhe mund të vaksinohen kudo në Kosovë”, thuhet nga Ministria e Shëndetësisë. / KultPlus.com

MSh: Për 6 muaj Kosova ka kaluar pothuajse të gjitha shtetet e Evropës Juglindore me vaksinim

Ministria e Shëndetësisë përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka thënë se për 6 muaj Kosova i ka tejkaluar pothuajse të gjitha shtetet e Evropës Juglindore sa i përket vaksinimit të popullsisë, transmeton KultPlus.

Kjo sipas MSH-së është bërë falë angazhimit të punëtorëve shëndetësorë e qytetarëve.

Nga kjo ministri kanë publikuar një video me grafika për të treguar progresin që ka shënuar Kosova gjatë 6 muajve.

Me këtë rast, MSH u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen.

“Falë angazhimit të pashoq të mjekëve dhe infermierëve tanë në luftën kundër pandemisë dhe falë besimit të qytetarëve, vendi ynë për 6 muaj i ka tejkaluar pothuajse të gjitha shtetet e Europës Juglindore me përqindje të popullatës së vaksinuar”, është thënë nga kjo ministri. / KultPlus.com

Nga 13 tetori në Kosovë nuk mund të hyni vetëm me një dozë të vaksinës

Sot kanë hyrë në fuqi masat e reja lehtësuese antiCOVID-19, të vendosura të premten e kaluar nga Qeveria e Kosovës.

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar masat e reja, ku janë detajuar lehtësirat dhe ndalesat që janë vendosur sipas vendimit të Qeverisë.

Në mesin e tyre MSH-ja ka bërë të ditur se nga 13 tetori 2021, për të hyrë në Kosovë secili qytetarë duhet të posedojë dëshminë e vaksinimit me dy dozat e vaksinës.

“Përcaktohet se nga data 13 tetor 2021, çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës, duhet të posedoj certifikatën e vaksinimit të plotë apo ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 2.2 deri 2.4. Pra nuk do të jetë më e majftueshme marrja e vetëm një doze. E njëjta vlen edhe për punonjësit në institucione dhe ndërmarrje publike”, thuhet në njoftim. / KultPlus.com

Ministria e Shëndetësisë: Vaksina kundër COVID-19 nuk shkakton infertilitet

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar një video-mesazh të gjinekologut të QKUK’së, Memli Morina, për rëndësinë e vaksinimit kundër COVID-19.

Me këtë rast, Morina ka thënë se vaksina kundër COVID-19 është dëshmuar se është e sigurt dhe efektive.

Sipas tij, kjo vaksinë nuk shkakton infertilitet, nuk rrezikon bebet gjatë shtatzënisë e fëmijët që janë duke u ushqyer me gji.

“Të nderuar qytetarë, bazuar në fakte shkencore, ne ju inkurajojmë fuqishëm që të vaksinoheni me vaksinën kundër COVID-19. Juve shtatzënave, grave që ushqejnë bebet me qumësht gjiri dhe çiftet të cilat planifikojnë shtatzëni. Vaksina kundër COVID-19 është dëshmuar që është e sigurt dhe efektive. Vaksina kundër COVID-19 nuk shkakton infertilitet, nuk rrezikon beben e juaj derisa jeni shtatzënë dhe nuk e rrezikon fëmijën tuaj që jeni duke e ushqyer me qumësht gjiri”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se rreziku që variant Delta paraqet te gratë shtatzëna është i madh.

“Për më tepër, variant Delta i virusit është shumë i përhapshëm dhe rreziku që paraqet tek shtatzënat për komplikime shumë serioze është shumë i madh. Prandaj, çështja e vaksinimit është shumë urgjente. Ju lutem, vaksinohuni”, ka shtuar ai./KultPlus.com

Nagavci: Vendimi përfundimtar për fillimin e vitit të ri shkollor do të vendoset në mbledhjen e radhës së Qeverisë

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci në takimin e fundit me Ministrin e Shëndetësisë dhe përfaqësues kompetent, është njoftuar se rekomandimet e fundit të profesionistëve shëndetësor, sipas raportit të sotëm të IKSHP-së, janë që të vazhdohet me të njëjtat masa edhe për një periudhë të caktuar, deri në përmirësimin e situatës me pandeminë dhe rivlerësimin e masave, andaj do të respektohen rekomandimet e profesionistëve shëndetësor dhe vendimi përfundimtar për këtë çështje, do të vendoset në mbledhjen e radhës së Qeverisë, përcjellë KultPlus.

“Si ministre e Arsimit përgëzoj të gjithë mësimdhënësit dhe stafin tjetër të shkollave, që janë vaksinuar tashmë dhe u bëj thirrje për vaksinim jo vetëm atyre punëtorëve të arsimit të cilët deri tash nuk janë vaksinuar, por edhe prindërve, ta shfrytëzojnë këtë të drejtë sepse vetëm kështu ruajnë shëndetin e tyre dhe të tjerëve”, ka shkruar Nagavci.

KultPlus ju sjell njoftimin e saj të plotë:

Të dashur punëtorë të arsimit, të nderuar prindër.
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit bashkë me Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe udhëheqësit e shkollave, i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e vitit të ri shkollor.
Është rishikuar dhe publikuar “Udhëzuesi për organizimin e mësimit për vitin shkollor 2021/2022 në kushtet e Pandemisë COVID-19” dhe i njëjti është dërguar edhe në drejtoritë komunale të arsimit.
Udhëzuesi, mundëson organizimin e mësimit sipas kushteve epidemiologjike në vend duke përfshirë edhe kushtet e rihapjes së institucioneve edukativo-arsimore me masa të shtuara për shëndetin publik, kushte të mbylljes së pjesshme apo kushte të mbylljes së plotë për shkak të rrezikshmërisë së shëndetit nga COVID-19.
Po ashtu, janë shpërndarë tekstet shkollore si dhe janë përgatitur shkollat për fillimin e procesit mësimor. Siç e kemi thënë edhe më herët, synimi ynë është që institucionet shkollore të hapen sa më parë dhe mësimi të realizohet me prezencë fizike.
Megjithatë, në takimin e fundit me Ministrin e Shëndetësisë dhe përfaqësues kompetent, u njoftova se rekomandimet e fundit të profesionistëve shëndetësor, sipas raportit të sotëm të IKSHP-së, janë që të vazhdohet me të njëjtat masa edhe për një periudhë të caktuar, deri në përmirësimin e situatës me pandeminë dhe rivlerësimin e masave. Natyrisht se ne do të respektojmë rekomandimet e profesionistëve shëndetësor dhe vendimi përfundimtar për këtë çështje, do të vendoset në mbledhjen e rradhës së Qeverisë.
Të gjithë jemi dëshmitarë se varianti Delta po shpërndahet shumë më shpejt sesa versionet e mëhershme dhe po transmetohet e po prek edhe moshat e hershme, andaj duhet të respektojmë në përpikmëri të gjitha rekomandimet e masat dhe të sigurohemi se rikthimi i fëmijëve në shkolla të jetë i sigurtë.
Si ministre e Arsimit përgëzoj të gjithë mësimdhënësit dhe stafin tjetër të shkollave, që janë vaksinuar tashmë dhe u bëj thirrje për vaksinim jo vetëm atyre punëtorëve të arsimit të cilët deri tash nuk janë vaksinuar, por edhe prindërve, ta shfrytëzojnë këtë të drejtë sepse vetëm kështu ruajnë shëndetin e tyre dhe të tjerëve. / KultPlus.com

Ministria e Shëndetësisë njofton qytetarët: Mund t’i kombinoni vaksinat Astra Zeneca dhe Pfizer

Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikate drejtuar mediave ka njoftuar qytetarët se gjatë vaksinimit kundër COVID-19, mund të bëhet edhe kombinimi i vaksinave.

Në komunikatë thuhet se qytetarët kanë të drejtë të zgjedhin llojin e vaksinës të cilën donë ta marrin.

E zgjedhjet janë Astra Zeneca dhe Pfizer BioNTech. Megjithatë nëse dikush do t’i bëjë kombinim, dozën e parë mund ta marrin Astra Zeneca dhe të dytën Pfizer apo anasjelltas.

Gjatë ditës u raportua se kombinimi i vaksinave në Kosovë nuk lejohet në qendrat vaksinuese.

E Ministria e Shëndetësisë thotë se kushdo që pretendon se diçka e tillë nuk lejohet, është e pavërtetë.

Qëllimi i kombinimit të vaksinave është rritja e imunitetit.

Më poshtë gjeni komunikatën e plotë:

Kombinimi i vaksinave në Kosovë bëhet që kur ka nisur vaksinimi masiv kundër COVID-19

Ministria e Shëndetësisë i informon sërish qytetarët e vendit se ata që vaksinohen kundër COVID-19 kanë të drejtë të zgjedhin llojin e vaksinës të cilën do ta marrin prej dy llojeve të vaksinave të cilat përdoren në Kosovë si Astra Zeneca dhe Pfizer BioNTech.

Gjithashtu, që kur ka filluar vaksinimi i qytetarëve në masë kundër COVID-19 (qershor 2021), qytetarëve u është lejuar, me rekomandim të Komitetit të vaksinimit edhe kombinimi i vaksinave, që do të thotë se dozën e parë mund ta marrin të vaksinës Astra Zeneca dhe të dytën Pfizer dhe anasjelltas.

Deklaratat e kujtdo qoftë se në Kosovë nuk lejohet kombinimi i vaksinave janë të pavërteta.   

Me respekt,

Divizioni i Komunikimit me Publikun-MSh. / KultPlus.com

Kurti: Javën e ardhshme vjen një kontigjent i 95 mijë vaksinave të premtuara nga BE-ja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se një pjesë prej 95 mijë vaksinave të premtuara nga BE do të vijnë javën e parë të muajit maj.

Kurti ka thënë se kontingjenti i parë i vaksinave që erdhën si ndihma është shpenzuar dhe Kosova nuk ka vaksina anti-Covid për momentin për të vaksinuar qytetarët. Kurti që po qëndron në Bruksel ka bërë të ditur se është takuar me kreun e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, dhe ka treguar se njëra prej temave që është diskutuar është edhe ndihma me vaksina.

“Kemi folur edhe për sigurimin e vaksinave. Ne jemi shteti i vetëm europian që nuk kemi marrë vaksina nga Kina dhe Rusia. Kontingjenti i parë që erdhi me ndihma nga Covax kishte 24 mijë vaksina. Ato kanë mbaruar. Tani folën me zonjën Von der Leyen e cila na premtoi edhe 95 mijë vaksina të cilat, një pjesë e tyre do të vijë javën e ardhshme”, tha ai.

Tutje ai tha se kjo do të ndihmojë shumë në sektorin e shëndetësisë, mirëpo edhe në ekonomi.

“Javën e ardhshme. Ky është një lajm i mirë për Kosovën dhe shëndetësinë. Kështu do të kontribuohet edhe në zhvillimin sektorit publik, përvecse në sektorin e shëndetësisë”, shtoi ai./KultPlus.com

Ekspertët nuk u konsultuan, Ministria e Shëndetësisë tregon se si erdhi vendimi për lirimin e masave

Ministria e Shëndetësisë ka dalur më një komunikatë zyrtare për të treguar se si është marrë vendimi për lirimin e masave kundër virusit Covid-19.

Infektologu Lul Raka tha më herët se Bordi për Këshilldhënës për COVID-19 nuk ka dhënë këshilla për largimin e orës policore dhe masave tjera të cilat u prezantuan gjatë ditës nga MSH.

Ndërkohë MSH thotë se vendimi është marrë bazuar në situatën epidemiologjike në Kosovë.

“Sqarim nga Ministria e Shëndetësisë. Ndërlidhur me interpretimet e ndryshme rreth masave të fundit anti covid-19 në Kosovë, Ministria e Shëndetësisë sqaron se vendimet e sotme të Qeverisë së Republikës së Kosovës janë marrë sipas propozimeve të MSh-së bazuar në situatën aktuale epidemiologjike, e cila gjatë këtij muaji ka rezultuar të jetë më e qetë”, thuhet në reagim.

Ndërkohë tutje thuhet se masat parimisht nuk janë ndryshuar, përvec largimit të orës policore në komunat që ishin cilësuar si “zonë e kuqe”

“Parimisht, mbesin në fuqi pothuajse masat e njëjta përveç heqjes së orës policore në komunat në “zonën e kuqe”, e cila tashmë si masë nuk ka ndonjë ndikim pozitiv si dhe kthimi i mësimit me prani fizike në fakultete, duke respektuar Manualin për parandalimin e përhapjes dhe luftimin e COVID-19. Sa i përket Bordit këshillëdhënës për Covid-19, sipas mandatit që ka, ky bord është trup këshillëdhënës që i përgjigjet Ministrit të Shëndetësisë dhe jep këshilla sipas kërkesave të ministrit për çështje të lidhura me COVID-19”, thuhet në komunikatë. /Gazeta Express/ KultPlus.com

Ministria e Shëndetësisë publikon udhëzuesin e ri për përdorimin e maskave në komunitet

Ministria e Shëndetësisë ka nxjerr në vendim të ri për masat e përgjithshme mbrojtëse kundër Covid-19. Pjesë e këtij vendimi është edhe udhëzuesi “Përdorimi i maskave dhe mbulesave të fytyrës në komunitet”.

Sipas këtij vendimi, obligohet të gjithë banorët e Kosovës t’i bartin maskat në fytyrë në v eprimtaritë jashtë shtëpive të tyre dhe të mbajnë distancë prej dy metrash në mjedise të brendshme.

Gjithashtu obligohen të gjitha intstitucionet publike dhe private të mbajnë dezinfektatnë për duar dhe maska për fytyrë në vende të qassëhm, në hyrje të objektit të cilat mund të shfrytëzohen nga punëtorët e institucioneve dhe vizitorët.

Të gjithë ata që nuk respektojnë këtë vendim do të penalizohen.

Më poshtë gjeni udhëzuesimin “Përdorimi i maskave dhe mbulesave të fytyrës në komunitet”: / KultPlus.com

https://onedrive.live.com/embed?resid=E5BE999D11FB95C%21695&authkey=%21AIQjesQQLGuDdhE&em=2&wdStartOn=1

MSH-ja sqaron tre skenarët e mundshëm të fillimit të vitit të ri shkollor në Kosovë

Viti shkollor 2020/2021 mund të fillojë përsëri në distancë. Ministria e Arsimit ka bërë të ditur për Radio Kosovën, se janë duke bërë të gjitha përgatitjet që mësimi të fillojë në mënyrë të rregullt, por nëse kjo pamundësohet për shkak të pandemisë, atëherë mësimi mund të zhvillohet online. Ministria njoftoi se është duke u përgatitur një koncept-dokument për mësimin në distancë.

Ashtu siç përfundoi viti shkollor 2019/20 përmes platformës online, mund edhe të fillojë mësimi në shtator përmes kësaj platforme. Zëdhënësja e Ministrisë së Arsimit, Diellza Kukaj, tha për Radio Kosovën se Ministria po bën të gjitha përpjekjet për të filluar mësimi në mënyrë të rregullt. Por, ajo theksoi së nëse institucionet përkatëse shëndetësore nuk e rekomandojnë këtë për shkak të pandemisë, atëherë është duke u përgatitur një koncept-dokument për mësimin në distancë.

“Ministria e Arsimit është duke konsultuar praktikat më të mira në rajon, për mbajtjen e mësimit në distancë, me kosto më të përshtatshme në kushte dhe mundësitë në Kosovë, në përputhje me parimet e ekonomisë, efikasitetit dhe efektivitetit, në mënyrë që viti i ri shkollor të jetë mirë i përgatitur, më gjithëpërfshirës dhe më cilësor”.

Zëdhënësja Kukaj bëri të ditur se janë përgatitur edhe tre skenarë të cilët do të realizohen në përputhje me shkallën e rrezikut nga virusi COVID-19.

“Është skenari i parë, që do të thotë të kemi mësim me prezencë në institucione, ku parashihet të mbrohemi me masat e rekomanduara, si shkurtimi i orëve, distanca, shkurtimi i grupeve, etj; Skenari i dytë parasheh mësimin e kombinuar: prezent dhe mësimin në distancë dhe skenari i tretë, nënkupton kushtet që nuk parashihet të mbahet mësimi në shkollë, atëherë kemi mësimin në distancë në TV dhe përmes platformës online.”

Gjysmë vjetori i parë i vitit shkollor 2019/20 ishte zhvilluar në shkolla, ndërsa më 12 mars mësimi në objekte shkollore ishte ndërprerë për të rifilluar më 23 mars përmes RTK-së, pasi u regjistruan rastet e reja me COVID-19. Mësimi nga distanca ishte domosdoshmëri pas situatës së krijuar nga pandemia. Pas zhvillimit të mësimit, ishte bërë edhe një udhëzues për vlerësimin e nxënësve nga distanca. Sipas Ministrisë së Arsimit, në mësimin online janë përfshirë 89.4 për qind e nxënësve, ndërsa të tjerët nuk janë përfshirë në mungesë të teknologjisë./ KultPlus.com

Ministria e Shëndetësisë me njoftim të rëndësishëm për sportin kosovar

Ministria e Shëndetësisë ka lëshuar një komunikatë për media ku ka treguar se çka u vendos në takimin mes ministrave, Armend Zemaj, Vlora Dumoshi , drejtori të IKSHPK-së, Naser Ramadani dhe presidentit të KOK-ië, Besim Hasnai dhe drejtorit për Sport, Ibër Alaj.

Për stërvitje u vendos se mund të fillojë nëse me shkrim, trajnerët, sportistë, zyrtarët tjerë dhe prindërit marrin përgjegjësi për zbatimin e urdhrave të OBSH-së.

Kurse sa i përket rifillimit të garave, Federata duhet të marrin përgjegjësinë për zbatimin e udhëzimeve të OBSH-së.

Komunikata e plotë:

Komunikatë për media

Prishtinë, 8 qershor 2020

Në takimin e sotëm të zhvilluar në mes të ministrit të Shëndetësisë Armend Zemaj me ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit znj. Vlora Dumoshi, në prezencën e drejtorit të IKSHPK-së, Naser ramadani, Presidentit të KOK, z. Besim Hasani dhe Drejtorit për Sport të MKRS, Ibër Alaj, u shqyrtua mundësia e lirimit të klubeve për stërvitje dhe për fillim të garave (Kampionate dhe Liga).

Pas diskutimeve të hollësishme u vendos si në vijim:

PËR STËRVITJE:

1. Mund të fillojnë me stërvitje secili klub sportiv nëse me shkrim trajnerët, sportistët, zyrtarët e tjerë dhe prindërit marrin përgjegjësinë për zbatimin strikt të Udhëzimeve të OBSH-së, Udhëzimeve të IKSHPK-së, Manualin e MSH-së që do të hyjnë në fuqi më 12 qershor 2020 dhe instruksionet e Federatave Ndërkombëtare;
2. Mbetet në përgjegjësi të federatave, MKRS, Inspektoratit të MSH-së që të vizitojnë klubet për mbikëqyrje të zbatimit të këtyre përgjegjësive.

Për mbikëqyrësit e objekteve sportive publike dhe private (palestra, stadiume, fusha sporti, etj.)

1. Mbikëqyrësit e objekteve të lartpërmendura marrin përgjegjësinë për dezinfektimin e hapësirave ku luhet, korridoret, zhveshtoret, toaletet dhe çdo hapësirë tjetër si dhe
2. Pranimin e letrave me shkrim nga prindërit, sportistët, trajnerët dhe zyrtarët e tjerë me të cilën dëshmohet përgjegjësia për zbatimin strikt të masave dhe instruksioneve të OBSH, MSH, IKSHP dhe FN.

PËR FILLIMIN E GARAVE

Federatat Sportive të Kosovës në bashkëpunim me Klubet sportive përkatëse marrin tërë përgjegjësinë si në vijim:

1. Përcaktimin e kohës optimale për fillimin që duhet të jetë në harmoni edhe me udhëzimet e federatave Ndërkombëtare përkatëse;

2. Marrin përgjegjësinë për zbatimin strikt të Udhëzimeve të OBSH, Udhëzimeve të IKSHP, Manualin e MSH që do të hyjnë në fuqi me 12 qershor 2020 dhe instruksionet e Federatave Ndërkombëtare;

3. Mbetet në përgjegjësi të federatave, MKRS, Inspektoratit të MSH që të vizitojnë klubet për mbikëqyrje të zbatimit të këtyre përgjegjësive;

4. Secila federatë Sportive e Kosovës duhet të bëjë kërkesë, përjashtuar ato që tashmë i kanë dërguar dhe përshkrim të detajuar për masat e sigurisë dhe të njëjtën ta dërgoj në MKRS dhe KOK e pastaj këto dy institucione në bashkëpunim me MSH dhe IKSHPK marrin vendimin përfundimtar bazuar në rrethanat e sigurisë për çdo federatë veç e veç. /KultPlus.com