Në plotninë time do të mbyll


Miradije Ramiqi

Tokës sime të përvuajtur

Në plotninë time do të mbyll
e të marr krejt çka dua
të shtrëngoj fort e etshëm
nuk do të lejoj të më ikësh
do të të ndjek deri në (I)liri
atje ku të gjithë fiset e saj tretën
me shekuj nën trysninë e huaj
heshtjen do ta k(th)ej sot e nesër
derisa të arrij atje prej nga erdhe ti
do të mësoj për shumëçka tjetër
deri në pleqërinë e vonë
që s’arrita ta zbuloj në rininë e hershme
lashtësinë që nuk e mësuam kurrë
dhembja 
arriti deri në ri zbulimin tonë
me vonesë shekujsh./KultPlus.com

Miradije Ramiqi prezantohet me ekspozitë personale në Berat

Artistja nga Prishtina Miradije Ramiqi, do të prezantohet me ekspozitë personale në Galerinë Edward Lear në Berat, shkruan KultPlus.

Ekspozita hapet më datë 22 shtator në ora 18:00 në ambientet e Galerisë Edward Lear Beratcelet.

Miradije Ramiqi, lindi në Pozheran të Vitisë, ndërsa ka studiuar në Akademinë e arteve (dega e pikturës), në Prishtinë. Ramiqi ka qenë pjesë e shumë ekspozitave kolektive. Ajo gjithashtu është fituese e shumë çmimeve për pikturë. / KultPlus.com