Kelofina Pnishi, vajza nga Gjakova e cila tash e sa vite ka depërtuar edhe përtej kufijve me sukseset e saj në botën e pasarelave, kësaj radhe para publikut ndërkombëtar erdhi me një këngë, shkruan KultPlus.
Kënga titullohet ”Better Everyday” dhe është kënga e parë e saj.
Pnishi në vitin 2017 është shpallur Miss Provence, ndërkaq ka qenë finaliste edhe në Miss France.
Ndër të tjera, Pnishi ka qenë pjesë e serialit “Le Mystere”.
Bashakngjitur gjeni videon e plotë të këngës më të re të artistes shqiptare që shpejt pritet të prek majat në shtetin francez dhe jo vetëm. / KultPlus.com