Polakja Karolina Bielawska u kurorëzua Miss World ndërsa garuesit dhe organizatorët shprehën solidaritetin me ukrainasit duke nderuar me qirinj në skenë, sipas CNN.
Studentja Bielawska, e cila punon si modele, mori titullin në kryeqytetin e Porto Rikos, tre muaj me vonesë, pasi konkursi u shty për shkak të shpërthimit të Covid-19.
Miss SHBA, Shree Saini, u shpall shoqëruesja e parë, ndërsa Olivia Yace nga Bregu i Fildishtë, u rendit e dyta.
Në spektakël u shfaqën mesazhe mbështetjeje për Ukrainën, pas pushtimit të paprovokuar të vendit nga Rusia.
Në një moment, fituesja e Miss World 2019 nga Xhamajka, Toni-Ann Singh këndoi “The Prayer” të Celine Dion dhe Andrea Bocelli, ndërsa në skenë spektatorët mbanin qirinj.
“Ne duhet të bëjmë diçka, edhe pse nuk mund të duket kurrë e mjaftueshme duke ndezur një qiri”, thanë organizatorët e spektaklit./ KultPlus.com