Dy filmat e ardhshëm ‘Mission: Impossible’ shtyhen deri më 2023 dhe 2024

Pjesa e shtatë dhe e tetë e filmit “Mission: Impossible” me Tom Cruise janë shtyrë deri në vitin 2023 dhe 2024 për shkak të pandemisë COVID-19, thanë producentët Paramount Pictures dhe Skydance në një deklaratë të premten, transmeton KultPlus.

“Mission: Impossible 7” ishte planifikuar të debutonte në kinema në shtator 2022, e ndjekur nga “Mission: Impossible 8” në korrik 2023.

Datat e reja për filmat janë 14 korrik 2023, për pjesën e shtatë dhe 28 qershor 2024, për filmin e tetë të serisë.

“Pas shqyrtimit të kujdesshëm, Paramount Pictures dhe Skydance kanë vendosur të shtyjnë datat e publikimit për Mission: Impossible 7 & 8 në përgjigje të vonesave për shkak të pandemisë në vazhdim”, thuhet në një deklaratë të kompanive./ KultPlus.com

Rinisin xhirimet e “Mission Impossible 7”

Tom Cruise rinisi xhirimet e filmit “Mission Impossible 7” ditën e enjte, me një skenë spektakolare që si gjithmonë, e realizon pa ndihmën e dublantëve.

59-vjeçari u hodh plot 4 herë me parashutë, në mënyrë që regjisori Christopher McQuarrie të kapte skenën perfekte.

Muaj më parë, Tom Cruise ka xhiruar një skenë sipër një treni që lëvizte me shpejtësi./KultPlus.com

Premierat e “Maveric” dhe “Mission: Impossible” të Tom Cruise, shtyhen për vitin 2022

Dy filmat e famshëm të Tom Cruiset, “Top Gun: Maverick” dhe “Mission: Impossible 7” po shtyhen sërish së shfaquri premierë, për shkak të krizës shëndetësore, si pasojë e variantit Delta të COVID-19.

Tani, dy filmat do të jepen premierë vitin e ardhshëm, me vetëm pak muaj diferencë mes veti.

“Maveric” do të shfaqet më 27 maj të vitit 2022, ndërkaq “Mision: Impossible”, do të godasë kinematë më 30 shtator të vitit 2022, ka raportuar The Hollywood Reporter.

Maveric ishte planifikuar të shfaqej fillimisht më 24 qershor 2020, mirëpo ishte shtyrë për 23 dhjetor 2020, për shkak të valës së parë të pandemisë me COVID-19.

Më vonë, lansimi i filmit ishte shtyrë për 2 korrik të vitit 2021 dhe së fundmi për 19 nëntor 2021. Mirëpo do të jepet premierë vetëm me 27 maj 2022.

“Mission: Impossible” në anën tjetër, në fillim ishte caktuar të jepej premierë më 23 korrik të vitit 2021 ndërkaq së fundmi ishte shtyrë për 19 nëntor 2021. Mirëpo tani, ai pritet të shfaqet më 30 shtator 2022.

Aktori Cruise ka punuar shumë për të xhiruar filmin shumë të shikuar “Mission: Impossible 7”, dhe nën masa të rrepta sigurie si pasojë e COVID-19. / KultPlus.com

Tom Cruise befason një familje, zbret me helikopter në kopshtin e tyre

Aktori Tom Cruise ka bërë një familjen shumë të lumtur pasi ka zbritur me helikopter në kopshtin e shtëpisë. Tom Cruise, ishte duke xhiruar filmin “Mission: Impossible”, transmeton KultPlus.

Alison Webb dhe familjes së saj i ishte thënë se një VIP duhet të zbresë në kopshtin e tyre pasi aeroporti ishe i mbyllur përkohësisht.

Cruise u fotografua dhe bëri një udhëtim falas me helikopter për fëmijët e zonjës Webb dhe fëmijët e partnerit të saj.

Ylli aktualisht po xhiron në Birmingham’s Grand Central me bashkë-yllin Hayley Atwell.

Dhjetëra njerëz kanë ndarë pamjet e Cruise, 59 vjeç dhe Atwell, duke filmuar në qendrën tregtare Grand Central./ KultPlus.com

Fotografi spektakolare gjatë xhirimeve të ‘Mission Impossible 7’

Pamje spektakolare janë fotografuar në xhirimet e filmit aksion “Mission Impossible 7”.

Një tren me avull doli nga shinat dhe u rrëzua nga një shkëmb në një skenë që duket sa dramatike aq edhe e menduar në detaje.

Aktori i Hollivudit, Tom Cruise, 59 vjeç, i cili interpreton Ethan Hunt, ishte në xhirime ndërsa treni kalonte buzë shkëmbit, transmeton KultPlus.

Aktori dhe producenti Tom Cruise pushtoi mediat vitin e shkuar, kur përkundër rregullave anti-covid, vijoi xhirimet që më pas u ndërprenë për shkak se disa anëtarë të stafit u infektuan.

Xhirimet e “Mission Impossible 7” rinisën përsëri në fund të muajit të kaluar, pasi u ndërprenë shumë herë për shkak të pandemisë Covid. / KultPlus.com

Shtyhet sërish lansimi i “Mission: Impossible 7”

Data e lëshimit të “Mission: Impossible 7” është shtyrë sërish për shkak të pandemisë me COVID-19.

Filmi, i cili ishte përcaktuar të lëshohej në nëntor të këtij viti, tani është caktuar më 27 maj 2022, e njëjta datë kur ishte lëshuar filmi i parë i “Mission: Impossible” më 1996, shkruan NME.

“Mission: Impossible 7” ka xhiruar në tërë botën vitin e kaluar, duke filluar në Itali në shkurti 2020 por që ishte ndalur për shkak të shpërthimit të virusit aty. Që nga atëherë, filmi është xhiruar në Mbretërinë e Bashkuar dhe Abu Dhabi.

Filmi është shtyrë për në korrik 2023./ KultPlus.com