Premierat e “Maveric” dhe “Mission: Impossible” të Tom Cruise, shtyhen për vitin 2022

Dy filmat e famshëm të Tom Cruiset, “Top Gun: Maverick” dhe “Mission: Impossible 7” po shtyhen sërish së shfaquri premierë, për shkak të krizës shëndetësore, si pasojë e variantit Delta të COVID-19.

Tani, dy filmat do të jepen premierë vitin e ardhshëm, me vetëm pak muaj diferencë mes veti.

“Maveric” do të shfaqet më 27 maj të vitit 2022, ndërkaq “Mision: Impossible”, do të godasë kinematë më 30 shtator të vitit 2022, ka raportuar The Hollywood Reporter.

Maveric ishte planifikuar të shfaqej fillimisht më 24 qershor 2020, mirëpo ishte shtyrë për 23 dhjetor 2020, për shkak të valës së parë të pandemisë me COVID-19.

Më vonë, lansimi i filmit ishte shtyrë për 2 korrik të vitit 2021 dhe së fundmi për 19 nëntor 2021. Mirëpo do të jepet premierë vetëm me 27 maj 2022.

“Mission: Impossible” në anën tjetër, në fillim ishte caktuar të jepej premierë më 23 korrik të vitit 2021 ndërkaq së fundmi ishte shtyrë për 19 nëntor 2021. Mirëpo tani, ai pritet të shfaqet më 30 shtator 2022.

Aktori Cruise ka punuar shumë për të xhiruar filmin shumë të shikuar “Mission: Impossible 7”, dhe nën masa të rrepta sigurie si pasojë e COVID-19. / KultPlus.com