Jeta e Marilyn Monroe, që nga shkëlqimi deri tek fundi i saj tragjik

Për publikun, ajo konsiderohej si femra më e bukur bjonde e Hollivudit, por përbrenda, modelja e shndërruar në aktore përballej dita-ditës me ‘demonët’ që e çuan në vdekjen e saj të parakohshme në moshën 36-vjeçare.

Në njëfarë mënyre, dukej se në gusht të vitit 1962, Marilyn Monroe po e sistemonte disi jetën e saj. Ajo sapo kishte blerë shtëpinë e parë në lagjen Brentwood të Kalifornisë për 75,000 dollarë, ishte në kopertinën e revistës “Life” dhe sapo ishte ripunësuar në filmin “Something’s Got to Give”.

Por nga ana tjetër, pas shumë pak kohësh, gjithçka dukej se po shkonte keq për aktoren. Ajo u divorcua nga bashkëshorti i saj i tretë, dramaturgu Arthur Miller, ndërkohë që një vit përpara divorcit, qarkullonin zëra për një lidhje të supozuar mes saj dhe presidentit John F. Kennedy. Daljet e saj në publik, të cilatnormalisht ishin perfekte më parë, u zëvendësuan me një gjendje jo të mirë të Monroes.

Më 5 gusht 1962, Monroe u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në 12305 Fifth Helena Drive. Ajo mbante një aparat telefoni në dorë dhe u gjet e shtrirë përtokë dhe lakuriq. Pranë saj u gjet edhe një shishe bosh pilulash që mbante një sasi maksimale prej 50 tabletash Nembutal (Pentobarbital), një ilaç që përdoret shpesh si pilulë gjumi, por kur merret në doza të larta, shkakton vdekje për shkak të frenimit të sistemit nervor qendror.

Jeta e Marilyn Monroe, që nga shkëlqimi i saj pas braktisjes nga prindërit që fëmijë e deri tek fundi i saj tragjik, ngjan paksa me historinë e Hirushes. Ndërkohë që vdekja e saj në moshën 36-vjeçare, u cilësua si një vetëvrasje, megjithëse teoritë mbi shkakun e vdekjes së saj mbeten ende të shumta./bota.al/ KultPlus.com

‘Misteri i Marilyn Monroe’, dokumentari që tregon anën e errët të vdekjes së ikonës

Tashmë që nga data e vdekjes së aktores ikonike Marilyn Monroe e deri tek viti 1962, pyetjet për të zbuluar më shumë rreth saj ende vazhdojnë.

Platformën e njohur Netflix që prej kësaj të mërkure shfaq dokumentarin e titulluar “Misteri i Marilyn Monroe” i cili synon të tregojë të gjitha realitetet e errëta rreth vdekjes së saj.

“Vdekja tragjike e ikonës së Holivudit, Marilyn Monroe, shkaktoi komplote dhe thashetheme për dekada, shpesh duke lënë në hije talentin dhe mendjemprehtësinë e saj”, thuhet në përmbledhjen zyrtare. “Duke bashkuar javët, ditët dhe orët e saj të fundit përmes regjistrimeve të padëgjuara më parë, të atyre që e njihnin më mirë, ky dokumentar e ndriçon më shumë jetën e saj magjepsëse, të ndërlikuar dhe ofron një këndvështrim të ri të natës fatale të vdekjes”.

Traileri nis me një pamje të afërt të fytyrës së Monroe, teksa dëgjohet një zë: “Gjërat e vërteta rrallë dalin në qarkullim – zakonisht dalin vetëm gjërat e rreme. Është e vështirë të dish se ku të fillosh nëse nuk e nis me të vërtetën”./Klannews/ KultPlus.com