Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar përvjetorin e Masakrës në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë.
“25 vjet më parë, më 13 mars 1999, nga granatat e forcave të regjimit gjenocidal të Millosheviqit, në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë u vranë mizorisht 7 civilë të pafajshëm, nga mosha 5-65 vjeçe. Në këtë akt makabër, u plagosën 128 persona në mesin e të cilëve fëmijë, gra, pleq e të rinj”, ka thënë Pressidentja.
Presidentja Osmani tha se kjo masakër është një nga dëshmitë më autentike të brutalitetit të një regjimi kriminal, i cili synonte shfarosjen e shqiptarëve.
“25 vjet më parë, më 13 mars 1999, nga granatat e forcave të regjimit gjenocidal të Millosheviqit, në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë u vranë mizorisht 7 civilë të pafajshëm, nga mosha 5-65 vjeçe.
Në këtë akt makabër, u plagosën 128 persona në mesin e të cilëve fëmijë, gra, pleq e të rinj. Kjo masakër është një nga dëshmitë më autentike të brutalitetit të një regjimi kriminal, i cili synonte shfarosjen e shqiptarëve.
Sot, nderojmë kujtimin për të vrarët e asaj dite, ndërkohë që angazhimi ynë për vendosjen e drejtësisë mbetet i vazhdueshëm. Qoftë i përhershëm kujtimi për të vrarët në masakrën në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë!”/KultPlus.com