Mbrëmë, ka filluar edicioni i 13-të i Festivalit Tradicional të Komedisë “Mittrixfest”, në qytetin e Mitrovicës, shkruan KultPlus.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur se aktivitetet e këtij edicioni do të vazhdojnë edhe për 6 ditë të tjera, aktivitete këto që e shëndrrojnë Mitrovicën në një qytet që frymon art dhe kulturë.
“Duke filluar nga mbrëmë, Festivali Tradicional i Komedisë “Mittrixfest” filloi aktivitetet e këtij edicioni të cilat do të vazhdojnë edhe për 6 ditë të tjera, duke bërë që Mitrovica të frymojë me art dhe kulturë”, thuhet në postimin e MKRS-së në facebook.
Programi i sivjetëm:
6 shfaqje / komedi teatrale të cilat janë në garë për çmimet që do t’i ndajë juria profesionale;
Ekspozitë e pikturave nga fëmijët me autizëm;
5 vizita turistike – promovim i qytetit dhe i trashëgimisë kulturore;
5 punëtori nga njohës të fushës së teatrit;
7 mbrëmje muzikore.
Aktivitetet do të mbahen çdo natë deri me 8 tetor, ora 19:30 në Muzeun e Qytetit të Mitrovicës./ KultPlus.com