Dhimtra Tsina, vajza e parë shqiptare që u diplomua në Fakultetin e Mjekësisë në Amerikë

Vajza e parë shqiptare që u diplomua në Amerikë quhej Dhimtra Tsina.

Ajo i përfundoi studimet në Fakultetin e Mjekesise në Universitetin e Bostonit në vitin 1929. Gazeta “Dielli” organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA” në numrin e saj i bën një jehonë të madhe diplomimit te mjekes së parë shqiptare nga gjiri i emigranteve shqiptar.

Ndër të tjera gazeta shkruan se Zonjusha Tsina mori një dhuratë nga Mbreti Zog prej 250 dollarësh për rezultatet e larta që arriti. Këtë dhuratë asaj ia pat dorëzuar Ministri i Mbretërisë Shqiptare në Uashington.

Pas ca kohe praktikë në SHBA, Zonjusha Tsina ka nder mend të shkojë në Shqipëri që t’i shërbejë vendit të saj, shkruante Dielli.

Besojmë se vlen të shënohet me këtë rast, theksonte Dielli,- se në të gjithë vjetët që ka vazhduar mësimet universitare, zonjusha Tsina s’ka patur tjetër përkrahje për të zënë në gojë, përvec përkrahjes së vëllait të saj Vasil Tsina. Vetëm sivjet(pra për vitin 1928-29) ajo morio një dhuratë nga Mbreti Zog I prej 250.00 dollarësh (dyqind e pesëdhjetë) për rezultatet e larta që arriti. Këtë dhuratë asaj ia pat dorëzuar Ministri i Mbretërisë Shqiptare në Uashington, shkëlqesia e Tij Faik Konitza.

Doktoresha Dhimtra Tsina është shumë e njohur për vatranët e vjetër përmes gazetës Dielli. Ajo shpesh ka botuar shkrime mjeksore, këshilla, dhe ka trajtuar cikle të tëra shkrimesh per problemet mjeksore, vecanërisht për gratë dhe fëmijët.

Dr. Dhimtra u specializua për gjinekologji. Ajo u martua me Dr. Andrew Elia, i cili kishte shërbyer si komandant në Marinën e SHBA-së. Ai ishte oficer-mjek, në një anije furnizimi gjatë Luftës së Dytë Botërore. / KultPlus.com

Margaret Ann Bulkley, mjekja që për 46 vite jetoj e fshehur në identitetin e një burri

Gjatë shekullit të tetëmbëdhjetë, studimi i mjekësisë ne Britani ishte e ndaluar për vajzat. Në ato kohë, Margaret Ann Bulkley ëndërronte të bëhej mjeke, gjë e cila ishte e ndaluar nga forca e zakonit dhe ajo e ligjit njëherësh.

Me qëllim që të përmbushë ëndrrën e saj për tu bërë mjeke, ajo u detyrua të marrë identitetin e të vëllait James Barry dhe u vesh me rroba që ia mbulojnë identitetin e saj femëror. Me mimikën e saj femërore, një hundë të vogël dhe të rrumbullakët dhe sy që mbartnin shikime plot dhembshuri e butësi, Margaret hoqi dorë nga identiteti i saj femëror duke e fshehur atë brenda veshjeve burrërore. I duhej të pranohej patjetër të fakultetin e mjekësisë. Ashtu ndodhi.

U pranua dhe u diplomua në universitetin e Edinburgh, gjë e cila i mundësoi më pas të hedhë hapa konkrete në fushën të cilën e kishte pasion, duke u bërë një kirurge me famë asokohe. Ajo shërbeu dhe në ushtri, ku Perandoria Britanike e dërgonte me shërbim në të gjithë kolonitë e saj, duke nisur në Afrikën e Jugut, Indi etj.. ku u shërbente të sëmurëve dhe trajnonte stafet mjekësore atje.

Falë punës së saj asaj iu dha dekorata më e lartë që mund ti jepej një funksionari të mjekësisë në ushtrinë britanike. Falë zbulimit të rolit të higjienës personale në ruajtjen nga sëmundjet, ajo pati kontribut të drejtpërdrejtë në shërimin e shumë të sëmurëve, numri i të cilëve ishte tepër i madh. Ajo arriti të kufizojë përhapjen e kolerës dhe të lebrozës, të cilat korrnin mijëra jetë njerëzish në Afrikë.

Ajo ishte kirurgia e parë që bëri ndërhyrjen e suksesshme cezariane, pas te cilës jetoi edhe nëna edhe foshnja.

Margaret jetoi për pesëdhjetë vite me veshjen mashkullore, 46 prej të cilave i kaloi mes ushtarakëve në ushtrinë britanike. Askush nuk e zbuloi dot identitetin e saj apo të dyshojë në të, veçse pasi ndërroi jetë. Vetëm kur vdiq në vitin 1865, stafi mjekësor e zbuloi se mjeku i tyre i famshëm ishte një femër në kuptimin e plot të fjalës, e cila kishte arritur ta fshehë identitetin e saj seksual përgjatë gjithë atyre viteve. Falë saj, vajzave iu lejua të studiojnë mjekësinë dhe ta ushtrojnë si profesion në mbarë Britaninë.

Marrë nga profili i Elmaz Fida/ KultPlus.com