Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se pjesë e publikut në mbrëmjen e tretë të festivalit “Prishtina International Vocal Festival”, ishte edhe ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, duke shijuar kështu një program të pasur nën tingujt e pianos nga Anastasija Gichevska dhe zërit mahnitës së tenorit Ismet Vejseli, përcjell KultPlus.
“Urojmë organizatorët për punën që kanë bërë, për të sjell pranë qytetarëve muzikë klasike dhe koncerte kaq cilësore”, ka shkuar MKRS-ja.
KultPlus ju sjell postimin e plotë të tyre:
Katër koncerte plot energji në “Prishtina International Vocal Festival”
Katër mbrëmje me koncerte të veçanta dhe artistë fantastik që performuan para publikut të Prishtinës.
Mbrëmë u përmbyll “Prishtina International Vocal Festival” që u mbajt në Kishën Katolike “Shën Ndou”.
Pjesë e publikut në mbrëmjen e tretë të festivalit ishte edhe ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, duke shijuar kështu një program të pasur nën tingujt e pianos nga Anastasija Gichevska dhe zërit mahnitës së tenorit Ismet Vejseli, fitues i shumë çmimeve ndërkombëtare.
Festivali këtë vit filloi me sopranon Stefani Dudikj nga Maqedonia, nën shoqërimin e pianistit Milan Jankuloski, ndërsa nata e dytë vazhdoi me performancën ‘’Skena e Re’’ nga solokëngëtare të reja nga vendi ynë, Urta Haziraj, Anita Kërhani, Elona Sadiku, Vanesa Krasniqi, nën përcjelljen e pianistit Andi Duraku, për të vazhduar me tenorin Ismet Vejseli e Anastasija Gichevska dhe u përmbyll me korin Korin e Fakultetit të Arteve të Universitetit ‘’Haxhi Zeka’’ në Pejë, të udhëhequr nga dirigjenti Hysen Nimani, me një program veprash të kompozitorëve shqiptar dhe atyre të huaj.
Urojmë organizatorët për punën që kanë bërë, për të sjell pranë qytetarëve muzikë klasike dhe koncerte kaq cilësore. / KultPlus.com