Gjakova, stacioni i radhës për Filharmoninë e Kosovës

Gjakova do të jetë stacioni i radhës në të cilin do të performojë institucioni më i lartë i muzikës në vend, përcjellë KultPlus.

Në kuadër të programit “Filharmonia në lëvizje”, i cili kësaj here do të ndalet në qytetin e Gjakovës do të interpretohen vepra nga kompozitorët Brahms, Weber dhe Dvorak.

Koncerti do të dirigjohet nga Lirjona Sylejmani, ndërsa në rolin e solistit do të paraqitet klarinetisti  Ardit Ibrahimi.

‘Koncerti me vepra nga Brahms, Weber dhe Dvorak organizohet në Shtëpinë e Kulturës “Asim Vokshi”, të premten më 31 mars 2023 prej orës 20:00’, thuhet në njoftimin e Filharmonisë së Kosovës në facebook.

Koncerti është mbështetur nga MKRS dhe Komuna e Gjakovës. Koncerti është i hapur për publikun./KultPlus.com

MKRS pret në takim basketbollisten e NBA-së, Edona Thaqi

Zëvendësministrja e Sportit, Daulina Osmani, ka pritur në takim basketbollisten Edona Thaqi, e cila po zhvillon karrierë të suksesshme në ligën elitare të basketbollit NBA në ShBA, përcjell KultPlus.

Bashkë diskutuan për sportin në vend, për arritjet dhe sfidat. Zëvendësministrja Osmani tha se është e lumtur që sportistet kosovare me rezultatet e tyre po na bëjnë krenarë në gjithë botën, duke theksuar se MKRS-ja po punon me qëllim të krijimit të kushteve më të mira për të gjithë sportistët.

Basketbollistja Thaqi foli për planin e saj lidhur me kampin e trajnimit për basketboll për fëmijët, i cili pritet të realizohet gjatë kësaj vere dhe për modalitetet e bashkëpunimit. / KultPlus.com

MKRS: U përmbush edhe një standard i rëndësishëm ndërkombëtar në sport.

Sot në Kuvendin e Kosovës është miratuar ligji Anti-Doping, përcjell KultPlus.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se me këtë ligj janë krijuar kushtet e nevojshme nevojshme për themelimin dhe funksionalizimin e Agjencisë Shtetërore Anti-Doping, institucion ky që do të ketë përgjegjësinë e menaxhimit të politikës së anti-dopingut në Kosovë.

Në vijim gjeni postimin e plotë të MKRS-së:

U përmbush edhe një standard i rëndësishëm ndërkombëtar në sport.

Në Kuvendin e Kosovës, u miratua ligji Anti-doping. Me këtë ligj, kemi krijuar kushtet e nevojshme për themelimin dhe funksionalizimin e Agjencisë Shtetërore Anti-Doping, institucion ky që do të ketë përgjegjësinë e menaxhimit të politikës së anti-dopingut në Kosovë, duke përfshirë:

Testimin gjatë dhe jashtë garave;

Procesin e menaxhimit të rezultateve të mostrave;

Mirëmbajtjen e listës së substancave të ndaluara në sport;

Edukimin e sportistëve dhe të gjithë komunitetit sportiv për dopingun.

Objektivat kryesore të projektligjit janë: fuqizimi i integritetit të sistemit sportiv, kujdesi ndaj shëndetit të sportistëve dhe sportisteve dhe sigurimi i drejtësisë dhe mundësive të barabarta në gara sportive./ KultPlus.com

Ministria e Kulturës ndan fonde për bibliotekat komunale

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me 31 drejtorë të bibliotekave komunale.

Drejtorët e bibliotekave kërkuan më shumë bashkëpunim me ministrinë, pasi sipas tyre ndërtimi i një shteti fillon prej bibliotekave.

“Është nevoja për një bashkëbisedim dhe të dëgjojmë nga ju, sepse jeni ata që dini më së miri situatën në raport me bibliotekat dhe me sfidat të cilat i keni. Natyrisht, çështja e decentralizimit dhe e bartjes së bibliotekave komunale në përgjithësi të komunave, ka krijuar një lloj shkëputje mes nivelit qendror dhe lokal, mirëpo ne besojmë që këto nuk janë sfida të patejkalueshme dhe ne mund të gjejmë forma të tjera të angazhimit të qeverisë, respektivisht ministrisë së Kulturës, për të mbështetur punën e bibliotekave komunale, në mënyrë që edhe komunave t’ ju dalim në ndihmë, sepse komunat shpesh kanë edhe kufizime buxhetore”, u shpreh Çeku.

Ndërkaq, drejtoresha e bibliotekës së Pejës, Shengyl Kelmendi-Gashi potencoi se biblioteka është vendi ku krijohet dija e një shteti. Mirëpo, ajo ndjehet e shqetësuar, njëkohësisht edhe e lënë anash. Sepse, në bibliotekën ku punon, mungon sistemi i programeve, që sipas saj shtetet e tjera e posedojnë atë.

“Ne e dimë që ndërtimi i një shteti fillon prej dijës. Ne bibliotekat jemi kapilarët që i japim fuqi dijes dhe ndërgjegjësimit së qytetarëve. Neve na kanë lënë shumë anash. Një ndër to, bibliotekat jashtë shtetit janë sistemuar me program, kështu që automobilizimi dhe digjitalizimi që po bëhet ne po brengosemi që të bëhemi secili së bashku dhe të formohet automatizmi i bibliotekave. Kur do të bëhet? Kur do të bëhemi bashkë? Kur do të bëhen trajnimet për kolegë. Thonë bashkimi e bën fuqinë dhe ne kemi dëshirë që të bashkohemi”, tha ajo.

Ndërkaq, është komuna e Lipjanit i ka dhuruar 5 mijë euro për bibliotekën për vitin 2023. Kjo ngase është parë që kësaj biblioteke i mungonte ndihma e fondeve, për shkak se i mungonte edhe kabina e leximit.

“Komuna e Lipjanit ka paraparë 5 mijë euro për vitin 2023, për pasurimin e bibliotekës së qytetit. E kemi vlerësuar që i mungon fondi, kështu që me memorandumin sot që do të nënshkruhet, është më se i mirëseardhur për qytetin e Lipjanit, sepse vërtetë Lipjani kishte lexues. Ne ndoshta e kemi menduar që është një investim që është kot më herët, kështu që tash që jemi vet në pozitë po e shohim që është objekti i mirë. I mungojnë disa kabina të leximit, edhe në çështjen infrastrukturore e kemi futur si projekt që do të plotësohet edhe kjo pjesë, kështu që me memorandumin e sotëm që do të nënshkruhet veç se do ta shtojë vlerën dhe pasurimin e bibliotekës, kështu unë ju falënderoj përzemërsisht”, u shpreh Kelmendi-Gashi.

Biblioteka e Gjilanit, shihet të jetë më e “kompletuara”, për dallim nga bibliotekat e komunave të tjera. Qazim Azizi, drejtor i kësaj biblioteke, shprehet falenderues ndaj ministrisë, derisa thotë se është rasti i parë gjatë kësaj kohe që të gjitha bibliotekat janë ftuar për të marrë pjesë në një ngjarje siç është kjo e sotit.

“Biblioteka e Gjilanit ka pasur fat, mirëpo edhe Gjilani ka pasur fat, tani më shumë se 6 vjet ka një bibliotekë në vend të mirë dhe me të gjithë punëtoret aty. Përveç që e kemi marrë objektin, kemi bërë edhe një punë rreth renditjes të gjithë inventarit të librit brenda bibliotekës. Përveç kësaj, biblioteka përmes donacionit dhe projekteve ka fituar të gjitha stabilimentet dhe pajisjet tjera që ju kane dashur në bibliotekë. Nuk kam çfarë të ankohem, por kur vie puna tek libri, ne gjithçka e konsiderojmë librin. E kemi jetë, besoj edhe ju të gjithë. Atëherë bibliotekat kanë qaluar që nga viti 2010 kur bibliotekat publike kanë dalë nga ministria e Kulturës dhe janë renditur komunat aty ka filluar problemi jonë me biblioteka. Eshtë rasti i parë gjatë kësaj kohe që të gjitha bibliotekat janë ftuar për të marrur pjesë në një ngjarje siç është kjo e sotit”, tha Azizi.

Drejtoresha e bibliotekës së Prizrenit, Sadete Sadiku, tha se bibliotekat përveç furnizimit me libra, kanë nevojë edhe për programin e unifikimit, shkruan KP, përcjell Klankosova.tv.

“Bibliotekat kanë nevojë shumë më tepër se vetëm furnizimi. Le të jetë furnizimi vetëm një segment i ndihmës që ju mund të jepni për bibliotekën. Po flas në emër të bibliotekës sonë, mirëpo edhe kolegët e mi të bibliotekave të tjera kanë të njëjtin mendim, na duhet gjithsesi edhe programi i unifikimit në të gjitha bibliotekat. Le të jenë edhe projekte profesionale të cilat përmes bibliotekës kombëtare do të kemi qasje të gjitha bibliotekat e Kosovës. Është e vërtetë që me rastin e decentralizimit ne si biblioteka kemi kaluar në nivel komunal, megjithatë kordinimi i punës mund të jetë prapë i përbashkët nga ju”, potencoi Sadiku.

MKRS për këtë memorandum bashkëpunimi ka ndarë fond prej 200 mijë eurosh, kurse një milion tjera për mbështetje për librat, të cilat më pas do t’ u dhurohen bibliotekave të komunave./ KultPlus.com

MKRS publikon skemën e mbështetjes financiare për vitin 2023

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka publikuar sot skemën e mbështetjes financiare për vitin 2023.

Në njoftimin e tyre, MKRS ka bërë të ditur se do të mbështesë komunitetin e kulturës, rinisë dhe sportit përmes 15 thirrjeve, 4 nga të cilat veçse janë të hapura për aplikim.

Gjithashtu bëhet me dije se përveç thirrjeve të rregullta do të hapen edhe disa thirrje të veçanta gjatë vitit. / KultPlus.com

Bursa studimi jashtë vendit për kulturë, trashëgimi kulturore e sport

Ministria për Kulturë, Rini dhe Sporte ka hapë thirrjen për bursa studimi jashtë vendit, shkruan KultPlus.

Sipas njoftimit, bëhet e ditur se këto bursa ndahen për tru fusha, për kulturë, trashëgimi dhe fushëne  sportit dhe se shuma maskimale e mbështetjes është 15 mijë euro.

KultPlus ju sjell të plotë njoftimin e MKRS-së dhe linkun me detajet e mëtutjeshme.

Bursa studimi jashtë vendit

▪️Thirrja për mbështetje financiare studimore në fushën e kulturës, trashëgimisë kulturore dhe sportit është e hapur.

🔹Shuma maksimale për një përfitues është 15.000 EURO.

Bashkangjitur gjeni linkun e thirrjes me detajet tjera të aplikimit:/ KultPlus.com https://bit.ly/3YXL47g./

800 nxënës do të marrin pjesë në aktivitetet e skijimit, MKRS kërkon vullnetarë

Ministria për Kulturë, Rini dhe Sporte është në vlug të organizimit të edicionit të dytë të programit shtetëror “Drejt Malit”, ku këtë vit do të marrin pjesë 800, nxënës. KultPlus ju sjell të plotë njoftimin e MKRS për këtë aktivitet.

A të pëlqen vullnetarizmi dhe përvojat e reja?

Atëherë bëhu pjesë e edicionit të dytë të programit shtetëror “Drejt Malit”.🏔

Federata e Sportit Shkollor të Republikës së Kosovës është në kërkim të 40 vullnetarëve entuziastë të cilët do të asistojnë mbarëvajtjen e procesit në aktivitetet e skijimit ku do të marrin pjesë rreth 800 nxënës.🎿⛷

Konkursi do të jetë i hapur deri më 24 shkurt. Aplikuesit duhet të dërgojnë CV-në e tyre në emailin: [email protected]/ KultPlus.com

RTK nis këtë vit Festivalin e Këngës

RTK-ja gjatë këtij viti do të themelojë orkestrën e saj dhe poashtu do të organizojë edicionin e parë të Festivalit të Këngës. Këto aktivitete janë pjesë e një memorandumi më të gjerë bashkëpunimi me Ministrinë e Kulturës që u nënshkrua nga të dyja institucionet.

Nënshkrimi i këtij memorandumi u bë pas disa muajsh bisedimesh, i filluar nga qershori i vitit  2022, ndërmjet MKRS-së dhe drejtuesve të RTK-së, duke marr për bazë edhe modelet e transmetuesve të tjerë publik. Ky bashkëpunim i mundëson RTK-së që të zgjerojë mbulimin e aktiviteteve kulturore anekënd Kosovës dhe për realizimin në praktikë të synimeve të Bordit dhe Menaxhmentit për shndërrimin e RTK4, në RTK Art. Me këtë memorandum, RTK do të rris kapacitetet e saj të produksionit dhe do të jetë edhe më afër artdashësve.

Memorandumi i Bashkëpunimit është nënshkruar për një periudhë 5 vjeçare.

Ministri i kulturës  Hajrullah Çeku,  në një postim në rrjetin social Facebook , shkroi: 

“Ministria e Kulturës dhe Radio Televizioni i Kosovës nga sot nisin një bashkëpunim afatgjatë për të mirën e kulturës në vendin tonë. Ndër zotimet kryesore të marrëveshjes pesë vjeçare që nënshkruam sot është themelimi i kanalit të RTK-së kushtuar eksklusivisht kulturës, organizimi i festivalit të këngës, fuqizimi i kapacitetit orkestral të RTK-së, mbulimi i programit të institucioneve të kulturës dhe përcjellja e ngjarjeve të kalendarit vjetor kulturor”. /KultPlus.com

Licensohen edhe 6 federata të sportit nga MKRS

Zëvendësministrja e Sportit, Daulina Osmani, priti sot në takim udhëheqësit e 6 federatave sportive.

Pas rekomandimit pozitiv të Komisionit për licencim në kuadër të Ministrisë së Sportit, i janë dorëzuar zyrtarisht licencat për ushtrimin e veprimtarisë Federatës Skitare, Federatës së Tenisit, Federatës së Boksit, Federatës së Shenjëtarisë, Federatës së Autosportit dhe Federatës Muaythai./ KultPlus.com

126% rritje page për drejtorët e institucioneve të kulturës dhe TK-së, MKRS publikon skemën e plotë

Rritja e pagave për punonjësit e shtetit pasqyron vlerësim për punën dhe kontributin e tyre ndaj komuniteteve të cilave u shërbejnë, përcjellë KultPlus.

Një skemë e tillë vlerëson edhe vështirësitë e përfshira në përmbushjen e detyrave të krijuesve dhe performuesve të kulturës, artit dhe trashëgimisë kulturore, të cilët do të marrin pagat e tyre me rritje.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, sot ka publikuar dy skema ku paraqet me qartësi të plotë rritjen e pagave për institucionet e artit dhe kulturës duke u shprehur se përmes këtij ndryshimi po rindërtojnë sistemin duke vlerësuar kontributin e gjithsecilit.

Në këtë skemë vërehet rritje në 126% për drejtorët e institucioneve të kulturës, çka nënkupton barazim më drejtorët e institucioneve të tjera, ashtu siç edhe ishte premtuar. / KultPlus.com

MKRS për arritjet e filmit “Prishtina 2002”: Një tjetër sukses i rëndësishëm

Së fundmi filmi “Prishtina 2002” është prezantuar në festivalin prestigjioz Clermont-Ferrand në Francë, shkruan KultPlus.

Përmes një postimi në “Facebook”, MKRS bën të ditur se ky është një tjetër suskes i rëndësishëm i radhës për kinematografinë dhe filmin e shkurtër të Kosovës.

Postimi i plotë:

“Filmi “Prishtinë 2002” prezantohet në Clermont-Ferrand në Francë

Filmi i metrazhit të shkurtër “Prishtinë 2002” me regjisore Trëndelinë Halili dhe producent Ermal Gërdovci, shfaqi premierën në festivalin e filmit të shkurtër Clermont-Ferrand në Francë, njërin prej festivaleve më të mëdha ndërkombëtare të filmit të shkurtër në botë i kategorisë A, dhe i dyti në Francë pas festivalit të Kanës sa i përket audiencës.

Një sukses i rëndësishëm i radhës për kinematografinë dhe filmin tonë të shkurtë. Njëkohësisht edhe dëshmi për nivelin dhe kulturën e arritur nga kineastët tanë në tregimin e copëzave të jetës përmes mediumit të kinemasë.

“Prishtinë 2002” u shfaq në ekranet franceze në kuadër të edicionit të 45-të të festivalit, i cili ka nisur më 27 janar dhe do të vazhdojë deri më 4 shkurt 2023.

Realizimi i filmit është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës, dhe prodhuar nga shtëpia e filmit Kandërr”, thuhet në postimin e MKRS-së. /KultPlus.com

“Erë gjaku”, ekspozita që risjell dëshmitë e Masakrës në Rogovë të Hasit

Fotografitë ndihmojnë në formimin e të kuptuarit tonë për kulturën, historinë dhe identitetin. Si një mjet dokumentimi i saktë dhe objektiv, fotografia është përdorur edhe nga Alban Bujari, në arkivin e të cilit ndodhen imazhe të panumërta që i përkasin periudhës së luftës në Kosovë (1997-1999).

Për të “fotografitë e luftës” nënkuptojnë më shumë sesa thjesht imazhe. Përmes tyre tregohet dhimbja e madhe e luftës.

Të renditura në ekspozitën “Erë gjaku”, 28 fotografitë rikujtojnë janarin e vitit 1999 dhe përkujtojnë 21 persona të vrarë nga forcat serbe, përfshirë luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe civilë të fshatit.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për dy javë në Lapidariumin e Muzeut Kombëtar të Kosovës.

MKRS do të vazhdojë përkrahjen e projekteve të tilla në mënyrë që e vërteta e Kosovës të tregohet me zë edhe më të fuqishëm. / KultPlus.com

MKRS ndan 1 milion euro për autorët, librat, revistat dhe bibliotekat në vitin 2023

Mbështetjen për nxitjen e krijimtarisë artistike MKRS po e kalon në një nivel tjetër.

Për zhvillimin e një politike të re të orientuar në promovimin e leximit, janë ndarë 1 milion euro. Botimi dhe blerja e librave e revistave letrare këtë vit është mbështetur me gjysmë milion euro, teksa gjysma tjetër do të shkojë për bibliotekat e Kosovës dhe autorin e pavarur për zhvillim dhe botim të librit.

Krahasuar me vitin 2022 kur buxheti total i këtyre thirrjeve ishte 160 mijë euro, buxheti i këtij viti është gjashtë herë më i lartë.

Konkursi i parë për përkrahje financiare për librat dhe revistat tashmë është i hapur për aplikim: https://bit.ly/3HGWAy8

Përmes tij synohet kultivimi i vlerave artistike e kulturore. E për të krijuar përvoja të reja leximi, gjatë vitit do të hapen edhe thirrjet për fondin e bibliotekës, mbështetjen e autorit dhe aktivitetet tjera letrare. / KultPlus.com

Personat me sindromën Down u njohën me historitë e monumenteve të trashëgimisë kulturore

Për fëmijët dhe të rinjtë me sindromën Down, sot ishte një ditë më ndryshe. Ata u njohën me historitë e monumenteve të trashëgimisë kulturore dhe veprat e shumë llojeve e zhanreve brenda muzeve.

Në kuadër të projektit “Trashëgimia Kulturore për integrim Social të personave me Sindromën Down” të mbështetur nga Ministria e Kulturës, ata vizituan Muzeun e Kristaleve të Kosovës ”Trepça”, Muzeun Etnologjik të Mitrovicës, Hamamin e qytetit të Mitrovicës dhe Kishën e Shën Pjetrit. / KultPlus.com

Zbatohet projekti ‘Ndërmarrësi, Inovacione dhe Digjital Marketing’

MKRS po vazhdon punën për një rini aktive.

Ministria e Rinisë po vazhdon mbështetjen e organizatave joqeveritare që për mision kanë ngritjen e kapaciteteve të të rinjve në fusha të caktuara.

OJQ “BSC Kosovo” po zbaton projektin “Ndërmarrësi, Inovacione dhe Digjital Marketing” përmes të cilit pjesëmarrësit po mësojnë më shumë rreth përpilimit dhe zhvillimit të një plani biznesi, në fokus të veçantë planin e marketingut për ndërmarrjet e reja. / KultPlus.com

aje

Diskutohet menaxhimi i integruar i qendrës historike të Prishtinës

Gjetjet e para të studimit të fizibilitetit drejt Menaxhimit të Integruar të Qendrës Historike të Prishtinës, janë duke u diskutuar nga përfaqësues të MKRS-së dhe MMPHI, Kuvendit të Kosovës, Komunës së Prishtinës dhe OJQ-ve.

Anëtarët e grupit punues po shqyrtojnë analizën mbi gjendjen aktuale të Qendrës nga perspektiva e strukturës urbane, kornizës ligjore dhe kufijve të qendrës historike.

Projekti “Studimi i fizibilitetit dhe plani i menaxhimit për qendrën historike të Prishtinës” synon të integrojë trashëgiminë kulturore në një zhvillim të qëndrueshëm, të gjelbër dhe gjithëpërfshirës për të ardhmen e kryeqytetit.

Ai financohet nga MKRS dhe mbështetet nga UN-Habitat Kosovë, përmes Programit të Zhvillimit Gjithëpërfshirës të financuar nga Qeveria e Suedisë. / KultPlus.com

Prezantohet koleksioni i veprave të artit prej 300 mijë eurosh, GKK mbushet me vepra diversive

Era Berisha

Artistët si: Afrim Hajrullahu, Afrim Spahiu, Agim Balaj, Agron Blakçori, Agron Mulliqi, Alban Muja, Alban Nuhiu, Albe Hamiti, Albulen Neziri, Altin Krasniqi, Anmansa Petroviç, Arbana Hajredinaj, Arben Llapashtica, Arbnor Karaliti, Argenita Fetahu, Armend Nimani, Artan Hajrullahu, Arton Behrami, Avni Demiri, Astrit Ismaili, Avni Rudaku, Bedri Haziraj, Biljana Veselinova Komoni, Blerta Hashani, Brilant Milazimi, Burim Myftiu, Dardan Zhegrova, Dion Zeqiri, Daors Hoxha, Doruntina Kastrati, Driton Hajredini, Enesa Xheladini, Enver Hoxhaj, Erblina Karaliti, Esat Valla, Eshref Qahili, Fatmir Jusufi, Fatmir Mustafa, Faton Mazreku, Fidan Bejtullahu, Fikrete Misini, Gëzim Brestovci, Haki Xhakli, Hazir Reka, Hekuran Sokoli, Haveit, Redon Kikaj, Hysni Krasniqi, Ilir Balaj, Jakup Ferri, Jehon Gallapeni, Jeton Gusia, Jetullah Sylejmani, Kaltrina Hoda, Liridona Gjuka Bogu, Lorik Sylejmani, Luan Bajraktari, Lulzim Zeqiri, Mal Myrtaj, Mehmet Behluli, Mehmed Vokshi, Mimoza Sahiti, Nevruz Musa, Nexhmi Bardhi, Nimon Lokaj, Remzi Limani, Renea Begolli, Rexhep Ferri, Rrezartë Bajrami, Roland Masurica, Rron Qena, Sali Musliu, Shkamb Jaka, Shyqri Nimani, Urtina Hoxha, Valdrin Thaqi, Violeta Xhaferi, Yll Xhaferi, Zana Begolli dhe Zeni Ballazhi, kanë qenë personazhet kryesorë të koleksionit të veprave të artit të blera për 300 mijë euro nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit me anë të thirrjes publike të vitit 2022, shkruan KultPlus.

Afro 80 vepra kanë mbizotëruar në dy katet e Galerisë Kombëtare të Kosovës. Me tematika, teknika e gjendje të ndryshme, pikturat kanë shpërfaqur një horizont të gjerë e të llojllojshëm të artistëve, veprat e të cilëve kanë ardhur në mënyrë të veçantë. Muri i bardhë poshtë, e ai i zi në katin e dytë, ka qenë element kyç që ka treguar qartazi se artistët kosovarë janë në gjendje të jenë unik në stilin dhe paraqitjen e tyre. Të pranishmit, qenë ata që mbushën gjithsej galerinë, duke filluar nga ora 19:00. Nuk pati hapje zyrtare e as katalogë për të pranishmit, por kjo nuk i ndali ata që të shijojnë secilin cep që ishte mbushur me ngjyrë.

Me tone të ngrohta, shpesh edhe të zbehta, kanë qenë ngjyrat që kanë dominuar dukshëm në secilën vepër. Me përmasa të ndryshme, pikturat kanë portretizuar shpesh atë që është shfaqur në titull. “Dita e Shën Valentinit”, “Intrusive Rocks”, “Dritarja e Gjergjit”, “Loja”, “Oksimoron”, “Futbolli”, “Karllo O Hajn”, “Artisti”, “Heshtja”, “Cirku”, “Në shesh”, “Etja”, “Skenderbeu”, “HUMAN”, janë titujt që shpërfaqën gjithë atë se çka ishte ngjyrosur në pikturë, nëpërmjet mendjes artistike të tyre.

Ndërkohë nëntë veprat si: “Pa titull”, “Hapësira në kohë”, “The big ship”, “Kalldërëmi i Prizrenit”, “Kthimi”, “Melodia e ngjyrosur”, “Definition”, “Kallinjët” dhe “Pishat e Deçanit”, kanë përçuar një atmosferë krejtësisht mallëngjyese. Një qetësi absolute kaplonte shpirtin njerëzor kur fokusi vinte mbi këto piktura. Preciziteti, emocioni dhe situatat e ndryshme të “rrëzuara” në këto nëntë piktura ishin ato që ranë në sy më së shumti, e që njëkohësisht kaplonin mendjen. Po ashtu, pikërisht në këto copa arti, këmbët e të pranishmëve ndaleshin pakëz më shumë se sa koha e zakonshme, prej tridhjetepesë sekondash.

Tutje në vazhdim, përpos instalacioneve, video-instalacioneve, skulpturave dhe fotografive me motive që shpalosnin një dhimbje të thellë dhe përjetime të rralla, ishte edhe piktura e artistit Alban Muja ajo që tregonte mesazhin se gratë vazhdojnë ende të luftojnë për të drejtën e tyre në pronë, brenda dhe jashtë mureve të shtëpisë. Emërtimi ‘Brotherhood’ çoi direkt tek pranimi se djemve u premtohet shtëpia e paraardhësve të tyre.

Komunikimi i veprave me audiencë qe e lirshme, e kuptueshme por ndonjëherë edhe konfuze. Ndonëse, ekspozimi i veprave nuk ishte bërë në formën më të mirë të mundshme, hapësira në të dy katet me gjithë grumbullin që posedonte, shfaqi një anë të dukshme të këtyre artistëve që me punën e tyre po dëshmojnë vazhdimisht se pasioni, dashuria dhe përkushtimi ndaj artit pamor, për ta është primare.

Artisti Fidan Bejtuallahu për KultPlus ka potencuar konceptin e veprës “Melodia e ngjyrosur”.

“Duke jetuar në kryefjalë të melodisë vdes një e keqe dhe një e mirë në detin e kaosit. Mbretëresha (melodia e ngjyrosur) bërtet – më lëshoni këtu – në një natë filmi e ndjekur apo imagjinon një melodi e cila i kujton një ngjarje, ose me herët kishte pas një harresë sepse kishte shpresuar veten në një barkë të peshkimit e rrethuar me melodi qetësuese. Vonë kjo e gjitha, nё tetorin e peshkimit, për të mos u kthyer më kurrë dhe për ta ndaluar një kimikal prej fishekzjarri në qiellin e mbrëmjes, jep një tingull melodie të ngjyrosur, por në ditën tjetër kthehet në jë mjegull të dendur – një melodi e dashuruar pas perëndimit; shkon në oborrin e kompozimeve – mё shumë se njësoj dhe ushqehet në datëlindjen e saj qё vjen poshtë reve të shoqeve të saj, të cilat vijnë pasi kanë pushuar në paqe, por në një të hëne të vetmuar mëngjesi ato vijnë të ngjurosin një tingull që nuk jep melodi”, ka thënë ai.

Kujtojmë se koleksioni i veprave të artit i blerë nga MKRS në vitin 2022, do të jetë i hapur për publikun deri më 15 Janar 2023. / KultPlus.com

Nesër GKK prezanton koleksionin e veprave të artit nga MKRS në vitin 2022

Nesër duke filluar nga ora 19:00, Galeria Kombëtare e Kosovës do të prezantojë koleksionin e veprave të artit të blera nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit me anë të thirrjes publike të vitit 2022, përcjell KultPlus.

Koleksioni do të jetë i hapur për publikun deri me 15 Janar 2023.

Artistët pjesëmarrrës:

Afrim Hajrullahu, Afrim Spahiu, Agim Balaj, Agron Blakçori, Agron Mulliqi, Alban Muja, Alban Nuhiu, Albe Hamiti, Albulen Neziri, Altin Krasniqi, Anmansa Petroviç, Arbana Hajredinaj, Arben Llapashtica, Arbnor Karaliti, Argenita Fetahu, Armend Nimani, Artan Hajrullahu, Arton Behrami, Avni Demiri, Astrit Ismaili, Avni Rudaku, Bedri Haziraj, Biljana Veselinova Komoni, Blerta Hashani, Brilant Milazimi, Burim Myftiu, Dardan Zhegrova, Dion Zeqiri, Daors Hoxha, Doruntina Kastrati, Driton Hajredini, Enesa Xheladini, Enver Hoxhaj, Erblina Karaliti, Esat Valla, Eshref Qahili, Fatmir Jusufi, Fatmir Mustafa, Faton Mazreku, Fidan Bejtullahu, Fikrete Misini, Gëzim Brestovci, Haki Xhakli, Hazir Reka, Hekuran Sokoli, Haveit, Redon Kikaj, Hysni Krasniqi, Ilir Balaj, Jakup Ferri, Jehon Gallapeni, Jeton Gusia, Jetullah Sylejmani, Kaltrina Hoda, Liridona Gjuka Bogu, Lorik Sylejmani, Luan Bajraktari, Lulzim Zeqiri, Mal Myrtaj, Mehmet Behluli, Mehmed Vokshi, Mimoza Sahiti, Nevruz Musa, Nexhmi Bardhi, Nimon Lokaj, Remzi Limani, Renea Begolli, Rexhep Ferri, Rrezartë Bajrami, Roland Masurica, Rron Qena, Sali Musliu, Shkamb Jaka, Shyqri Nimani, Urtina Hoxha, Valdrin Thaqi, Violeta Xhaferi, Yll Xhaferi, Zana Begolli, Zeni Ballazhi. / KultPlus.com

Për fundvit, ministria e Kulturës ekspozon veprat e fondit publik të artit

Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport, përmes një ekspozite do ta bëjë prezantimin e koleksionit të veprave të artit të blera me anë të thirrjes publike të vitit 2022.

Hapja e ekspozitës do të bëhet më 20 dhjetor, duke filluar nga ora 19:00 në Galerinë Kombëtare të Kosovës.

Koleksioni do të jetë i hapur për publikun deri më 15 janar të vitit 2023, njofton Klan Kosova.

Janë gjithsej veprat e 82 artistëve që janë përzgjedhur nga komisioni i MKRS-së për pasurimin e fondit publik të artit në Kosovë.

Më poshtë i gjeni emrat e artistëve, veprat e të cilëve do të ekspozohen në GKK:

Afrim Hajrullahu, Afrim Spahiu, Agim Balaj, Agron Blakçori, Agron Mulliqi, Alban Muja, Alban Nuhiu, Albe Hamiti, Albulen Neziri, Altin Krasniqi, Anmansa Petroviç, Arbana Hajredinaj, Arben Llapashtica, Arbnor Karaliti, Argenita Fetahu, Armend Nimani, Artan Hajrullahu, Arton Behrami, Avni Demiri, Astrit Ismaili, Avni Rudaku, Bedri Haziraj, Biljana Veselinova Komoni, Blerta Hashani, Brilant Milazimi, Burim Myftiu, Dardan Zhegrova, Dion Zeqiri, Daors Hoxha, Doruntina Kastrati, Driton Hajredini, Enesa Xheladini, Enver Hoxhaj, Erblina Karaliti, Esat Valla, Eshref Qahili, Fatmir Jusufi, Fatmir Mustafa, Faton Mazreku, Fidan Bejtullahu, Fikrete Misini, Gëzim Brestovci, Haki Xhakli, Hazir Reka, Hekuran Sokoli, Haveit, Redon Kikaj, Hysni Krasniqi, Ilir Balaj, Jakup Ferri, Jehon Gallapeni, Jeton Gusia, Jetullah Sylejmani, Kaltrina Hoda, Liridona Gjuka Bogu, Lorik Sylejmani, Luan Bajraktari, Lulzim Zeqiri, Mal Myrtaj, Mehmet Behluli, Mehmed Vokshi, Mimoza Sahiti, Nevruz Musa, Nexhmi Bardhi, Nimon Lokaj, Remzi Limani, Renea Begolli, Rexhep Ferri, Rrezartë Bajrami, Roland Masurica, Rron Qena, Sali Musliu, Shkamb Jaka, Shyqri Nimani, Urtina Hoxha, Valdrin Thaqi, Violeta Xhaferi, Yll Xhaferi, Zana Begolli, Zeni Ballazhi./ KultPlus.com

Miratohet Projektligji për Kinematografinë dhe Koncept-dokumenti për Rininë

Në mbledhjen e 113-të të Qeverisë së Kosovës është miratuar Projektligji për Kinematografinë dhe Koncept-dokumenti për Rininë.

Projektligji për Kinematografinë rregullon veprimtarin, organizimin, financimin, prodhimtarinë, distribuimin dhe shfaqjen e veprave filmike. Synim ka inkurajimin e krijimtarisë, promovimin, mbrojtjen, ruajtjen dhe studimin e trashëgimisë kinematografike. Projektligji në fjalë e shpall veprimtarinë kinematografike në Republikën e Kosovës si fushë të interesit të veçantë publik.

Ndërsa koncept-dokumenti për Rininë rekomandon avancimin dhe fuqizimin e rinisë në Kosovë.

Ministri Çeku, pas mbledhjes së Qeverisë në një konferencë për media, ka thënë se të dy vendimet e miratuara janë shumë të rëndësishme për kulturën dhe për rininë. Projektligji për Kinematografinë, sipas tij, parasheh tërheqjen e investimeve të huaj në film, e Koncept-dokumenti për Rininë i hapë rrugën një reforme të plotë për rininë dhe zhvillimin e saj./ KultPlus.com

15 filma kosovar janë përfunduar gjatë vitit 2022, MKRS bën të ditur vlerën totale të mbështetjes

Kinematografia e Kosovës viteve të fundit të shënuar një sukses të jashtëzakonshëm.                              

Ndërsa 15 filma janë të përfunduar vetëm gjatë vitit 2022, përcjell KultPlus.

Gjithsej 15 projekte filmike të përfunduara gjatë vitit 2022 janë dorëzuar në Qendrën Kinematografike të Kosovës.

Projektet filmike janë 4 të metrazhit të gjatë artistik, 3 të metrazhit të shkurtë, 3 dokumentarë, 4 koproduksione minore dhe 1 post-production.

Vlera totale e mbështetjes së këtyre projekteve nga Ministria e Kulturës është 902,250.00 euro. / KultPlus.com

49 përfitues në thirrjen për art dhe trashëgimi kulturore

49 artistë janë përfitues të thirrjes për art dhe trashëgimi kulturore të hapur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përcjell KultPlus.

Sot është publikuar lista përfundimtare e projekt propozimeve përfituese të individëve në fushën e artit dhe trashëgimisë kulturore.

Klikoni KËTU për të parë listën e përfituesve./ KultPlus.com