MKRS i ndan Agush Beqirit Çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore, ‘Muslim Mulliqi’

Ministria e Kulturës, ka ndarë çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore “Muslim Mulliqi” , iu nda të ndjerit Agush Beqirit, ndërsa Faik Krasniqit, iu nda çmimi në fushën e artit pamor, transmeton KultPlus.

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, tha se këto çmime shihen si kontribut i tyre në fushën e artit.

“Jam shumë i lumtur qe si ministër i Kulturës e kemi mundësuar edhe në këtë formë t’i shpërblejmë artistët tanë. Është mirënjohje që shteti iu jep artistëve dhe bazohet nga një juri profesionale”, ka thënë ai.

E artisti Mehmet Behluli, njëri ndër juristët për ndarjen e këtyre çmimeve, vlerësoi lartë kontributin e tyre, transmeton tutje KultPlus.

“Besoj se juria si e tillë e ndan mendimin me një pjesë të artistëve dhe ne kemi menduar që ta bëjmë një punë reale. Fakti që për aktivitetin jetësorë, e kemi obligim t’i shënojmë themeluesit e atyre që kanë dhënë kontribut”.

Ndërsa, vajza e të ndjerit Agush Beqirit, Florenfina Beqiri-Zhubi, falënderoi ministrinë e Kulturës për ndarjen e këtij çmimi. Tha se kontributi i babait të tij, vlerësohet lartë nga institucionet. /eo/ KultPlus.com

No description available.
No description available.

MKRS dënon vendimin e autoriteteve serbe për pengimin e hyrjes së sportistëve kosovarë në Serbi

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka reaguar pasi autoritetet serbe kanë penguar hyrjen e sportistëve kosovarë në territorin e tyre, për shkak të simboleve shtetërore në uniforma, përcjell KultPlus.

Postimi i plotë i MKRS-së:

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dënon ashpër vendimin e sotëm të auroriteteve të Serbisë, të cilët penguan hyrjen e sportistëve tanë në territorin e tyre, për shkak të simboleve shtetërore në uniforma.

Me këtë veprim, Serbia si organizatore e Kampionatit Botëror të Boksit, kanë shkelur të drejtën e sportistëve dhe të drejtën e Federatës së Boksit të Kosovës, për pjesëmarrje në Kampionat, siç është e përcaktuar me rregullat e organizatave ndërkombëtare të sportit.

Federata e Boksit të Kosovës është anëtare me të drejta të plota në Federatën Botërore të Boksit (AIBA).

Kërkojmë nga organet kompetente të shtetit të Serbisë të ndërmarrin masat e nevojshme dhe të reagojnë me shpejtësi në mënyrë që garuesit tanë të arrijnë në kohë për pjesëmarrje në Kampionatin Botëror që do të zhvillohet nga 24 tetori deri më 6 nëntor.

Këtë kërkesë e kemi drejtuar edhe me shkrim tek ministri i Rinisë dhe Sportit në Serbi, z. Vanja Udovičić./KultPlus.com

Hapet konkursi për drejtor të përgjithshëm të Teatrit Kombëtar të Kosovës

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka shpallur konkurs për drejtor të përgjithshëm të Teatrit Kombëtar të Kosovës, përcjell KultPlus.

Përmes një postimi në Facbook, MKRS njofton se aplikimi fillon nga data 13.11.2021 deri më 27.11.2021.

Postimi i plotë i MKRS-së:

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit shpall konkurs për:

Titulli i punës: Drejtor i Përgjithshëm

Institucioni: Teatri Kombëtar i Kosovës

Data e njoftimit në ëebfaqen unike të procedurave të konkurimit https:/ /konkursi.rks-gov.net është prej datës 14.10.2021 deri më 12.11.2021, ndërsa data e aplikimit është nga data 13.11.2021 deri më 27.11.2021./KultPlus.com

           

MKRS publikon thirrjen për aplikim në Pavionin Kosovar të Bienales së Artit në Venecia

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka publikuar thirrjen për aplikim në Pavionin Kosovar të Bienales së Artit në Venecia për vitin 2022, përcjell KultPlus.

Thirrja është e hapur për për artistë dhe kuratorë, të cilët pritet të përfaqësojnë Republikën e Kosovës në Edicionin e 59-të të Bienales së Artit në Venecia, që do të hapet për publikun më 23 prill 2022.

Për detajet tjera dhe aplikim gjeni linkun e bashkangjitur. / KultPlus.com

https://www.mkrs-ks.org/?page=1%2C114&fbclid=IwAR1ewHJ1qeHfNokn4qCVkq2vbc4tTUwpLf06YBro_dzh-BSQPZpEGhLCk6k

Merren dy vendime të rëndësishme për kulturën dhe trashëgiminë kulturore

Sot në mbledhjen e 39-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës u aprovua Draft Marrëveshja për Pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit Evropian Evropa Kreative.

Programi Evropa Kreative synon të kontribuoj në rritjen e bashkëpunimit artistik dhe kulturor në nivel evropian në mënyrë që të mbështesë krijimin e veprave evropiane dhe të forcojë dimensionin ekonomik, social dhe të jashtëm të inovacionit dhe mobilitetit në sektorët kulturorë dhe kreativë të Evropës.

Gjithashtu ky program ka për qëllim të promovoj bashkëpunimin dhe veprimet novatore duke synuar promovimin e një mjedisi të larmishëm, të pavarur dhe pluralist mediatik duke nxitur kështu lirinë e shprehjes artistike, dialogun ndërkulturor dhe përfshirjen sociale.

Pjesëmarrja në Evropa Kreative do të ndihmojë në forcimin e kapaciteteve në sektorin kulturor dhe krijues duke promovuar lëvizjen e veprave dhe platformave kulturore dhe duke përmirësuar qasjen në veprat kulturore dhe në forcimin e inovacionit, krijimtarisë në fushën e kulturës dhe shkëmbimin e praktikave më të mira.

Krahas aspektit normativ, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit është angazhuar dhe në themelimin e Deskut Evropa Kreative, Kosovë, që si mandat ka ofrimin e informatave dhe promovimin e programit, asistimin e sektorëve kulturorë dhe kreativ në relacion me programin dhe mundësitë e ofruara si dhe çështje tjera që ndërlidhen me Nën Programin Kulturë në kuadër të Programit Evropa Kreative.

Gjithashtu në këtë mbledhje u aprovua nisma për nënshkrimin e marrëveshjes tre palëshe mes BE, Kosovës dhe Malit të Zi për vitin 2020, për zbatimin e programit të bashkëpunimit ndërkufitar, që financohet në kuadër të instrumentit të para anëtarësimit 2014 -2020, mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi.

Qëllimi i marrëveshjes është që të mundësohet përfitimi nga fondet e IPA-s, për bashkëpunim ndërkufitar mes Kosovës dhe Malit të Zi për vitin programues 2020 në shumën prej 1.08 milion euro që financohet krejtësisht nga BE dhe zbatohet në formë të thirrjes për grante.

Programi i bashkëpunimit ndërkufitar me fondet e BE synon të rris bashkëpunimin rajonal dhe të nxisë zhvillimin e zonave kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Ndër tematikat e këtij programi janë: promovimi i punësimit, modalitetit të fuqisë punëtore dhe përfshirjes kulturore përgjatë kufirit, duke përfshirë integrimin e tregjeve ndërkufitare të punës, turizmin dhe trashëgiminë kulturore dhe natyrore si dhe mbrojtjen mjedisore, adaptimin e ndryshimeve klimatike si dhe parandalimin dhe menaxhimin e riskut./ KultPlus.com

MKRS me thirrje publike për blerjen e veprave të artit të artistëve vendor

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë thirrje publike për blerjen e veprave të artit të artistëve vendor në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, përcjell KultPlus.

Kjo thirrje është bërë bazuar në Vendimin me Nr. 11/24, të datës 11.08.2021 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, me qëllim të ruajtjes, mbështetjes dhe promovimit të krijimtarisë vendore bashkëkohore, Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike shpall konkurs publik për blerjen e veprave të artit vizual dhe audiovizual për pasurimin e fondit aktual shtetëror të artit.

Artistët në përputhje me këtë thirrje publike mund të aplikojnë me vepra nga disiplina të ndryshme të arteve pamore:

Pikturë

Skulpturë

Vizatim

Grafikë

Tekstil

Qeramikë

Dizajn industrial

Art digjital

Video art

Performancë

Instalacion

Të tjera

Për të kuptuar detajet tjera dhe për aplikim ju lutemi të vizitoni linkun e bashkangjitur. / KultPlus.com

https://www.mkrs-ks.org/?page=1%2C114&fbclid=IwAR1w55tdu-pgPfHdBACskJE_IYGeCXHIdsyL6UdfAKrzVO4ongh0EiUH-xY

MKRS mbështetë 29 bibloteka komunale

Bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit mbështet financiarisht bibliotekat komunale përmes memorandumeve të bashkëpunimit, përcjell KultPlus.

Përmes këtyre memorandumeve do të mbështeteten gjithsej 29 biblioteka me nga 3,000 euro për pasurimin e fondit librar.

Buxheti i tërësishëm i ndarë për bibliotekat komunale është 87,000 euro.

Bibliotekat që kanë nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit janë:

1. Biblioteka e Mitrovicës;

2. Biblioteka e Prizrenit;

3. Biblioteka e Gjilanit;

4. Biblioteka e Pejës;

5. Biblioteka e Gjakovës;

6. Biblioteka e Vushtrrisë;

7. Biblioteka e Podujevës:

8. Biblioteka e Ferizajt;

9. Biblioteka e Drenasit

10. Biblioteka e Skënderajit

11. Biblioteka e Fushë Kosovës

12. Biblioteka e Hanit të Elezit

13. Biblioteka e Junikut

14. Biblioteka e Kaçanikut

15. Biblioteka e Obiliqit

16. Biblioteka e Klinës

17. Biblioteka e Lipjanit

18. Biblioteka e Malishevës

19. Biblioteka e Rahovecit

20. Biblioteka e Shtimes

21. Biblioteka e Suharekës

22. Biblioteka e Vitisë

23. Biblioteka e Vushtrrisë

24. Biblioteka e Komoranit

25. Biblioteka e Kamenicës

26. Biblioteka e Tërstenik

28. Biblioteka e Deçanit

29. Biblioteka e Dragashit. / KultPlus.com

Pasurohet lista e trashëgimisë kulturore në mbrojtje

Në pajtueshmëri me Nenet 3 dhe 4 të Ligjit Nr.02/L-088 për Trashëgimi Kulturore, sot në Listën e Trashëgimisë Kulturore nën Mbrojtje të përkohshme janë shtuar 17 asete të reja.

Asetet të cilët kanë plotësuar Listën e Trashëgimisë kulturore nën Mbrojtje të Përkohshme i takojnë kategorisë së Trashëgimisë Arkeologjike, Arkitekturore dhe asaj shpirtërore, si në vijim:

  1. Vendbanim në Vojdull, Istog;
  2. Tuma në Shpenadi, Prizren
  3. Nekropoli tumular në Sfërkë, Klinë;
  4. Burgu i Gurrakocit, Istog;
  5. Xhamia në Prapashticë, Prishtinë;
  6. Kino Rinia, Prishtinë;
  7. Teatri Dodona, Prishtinë;
  8. Shtëpia e vjetër – Ish stacioni Policor, Podujevë;
  9. Xhamia e Sibovcit, Podujevë; 10. Shtëpia e Familjes Luboteni, Prizren;
  10. Mulliri i familjes Isaku- Vuçitërna, Rahovec;
  11. Shkolla fillore Emin Duraku, Prizren;
  12. Çenar çeshmja, Gjilan;
  13. Shtëpia e Qemajl Selmanit, Gjylekarr, Viti;
  14. Shtëpia e Gjon Serreçit, Ferizaj;
  15. Shkolla e Gjon Serreçit, Ferizaj;
  16. Koleksioni privat i krijimtarisë së instrumenteve frymore Shaqir Hoti, Mitrovicë.

Procesi i rivlerësimit dhe inventarizimit të trashëgimisë kulturore është një proces dinamik, i cili është duke u zhvilluar, së bashku me procesin e finalizimit të dosjeve për mbrojtje të përhershme.

Gjithmonë në harmoni me Konventat ndërkombëtare, qëllimi i mbrojtjes së ndërtesës është definimi profesional i vlerave dhe rëndësisë që ka, si dhe transmetimi i tyre tek brezat e ardhshëm.

Ndërsa, duke e ri funksionalizuar atë në bazë të kërkesave dhe nevojave të komunitetit dhe në shërbim të tij sigurohet pjesëmarrja demokratike dhe qasja në trashëgimi kulturore./ KultPlus.com

MKRS mbështet 9 teatro të qyteteve

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bazë të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, mbështet financiarisht teatrot e qyteteve përmes memorandumeve të bashkëpunimit, nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike.

Shuma e tërësishme e përkrahjes është 225,000 euro. Përmes këtyre memorandumeve do të mbështeten gjithsej 9 teatro me nga 25,000 euro.

Teatrot që kanë nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit janë: Teatri i Qytetit të Mitrovicës; Teatri i Qytetit të Prizrenit; Teatri i Qytetit të Gjilanit; Teatri i Qytetit të Pejës; Teatri i Qytetit të Gjakovës; Teatri i Qytetit të Vushtrrisë; Teatri i Qytetit të Podujevës; Teatri i Qytetit të Ferizajt; dhe Teatri Dodona – Prishtinë. / KultPlus.com

MKRS lanson programin për punë praktike për studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit lanson programin për punë praktike për studentët e Universitetit të Prishtinës ‘Hasan Prishtina’, përcjell KultPlus.

“Kjo iniciativë ka për qëllim avancimin e studentëve në programet që lidhen me fushëveprimin e MKRS-së si përkushtim institucional për të mbështetur aftësimin e studentëve për tregun e punës dhe njëkohësisht të avancoj në përmbushjen e prioriteteve strategjike të Ministrisë.”-thuhet në njoftimin e MKRS-së.

Ndërkaq, fakultetet dhe profilet që targetohen përmes kësaj thirrje janë:

Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit (FEFS)

Fakulteti i Arkitekturës (FA)

Fakulteti Ekonomik (FE)

Fakulteti Filozofik (FF) – Drejtimet e Psikologjise, Historisë,

Sociologjisë, Shkenca politike, Etnologji, Antropologji, Arkeologji,

Fakulteti i Filologjisë (FF’) – Drejtimi i Gazetarisë,

Fakulteti i Mjekësisë (FM)

Fakulteti i Ndërtimtarisë (FN) – Drejtimet e Ndërtimtarisë dhe Gjeodezisë

Fakulteti i Arteve (FA’) – Drejtimet e Dizajnit,

Fakulteti i Edukimit (FE’)

Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore (FSHMN) – Kimi

Fakulteti i Energjisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK) – Drejtimi Energji Kompjuterike./KultPlus.com

Galeria e Ministrisë së Kulturës hap konkurs për programin artistik të vitit 2022

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur se ka hapur konkursin për programin artistik për vitin 2022, në Galerinë e Ministrisë së Kulturës, përcjell KultPlus.

Të drejtë konkurimi kanë krijuesit nga fusha e pikturës, skulpturës, dizajnit grafik, grafikës, instalacionit, fotografisë, videos, performancës dhe arkitekturës.

Konkursi është i hapur dyzet ditë, duke filluar nga nesër 05.10.2021 deri më 15.11.2021

Për detajet tjera klikoni linkun në vazhdim. / KultPlus.com

https://www.mkrs-ks.org/repository/docs/Konkursi-GMK-per-vitin-2022.doc?fbclid=IwAR38dPJ6co2O7GM3PG9mMRGtgFRk-oiLUj2_Oquq2NI4p1IuceOVCse3zwM

May be an image of text

MKRS vazhdon përgatitjet për koncertin inaugurues të institucionit të Operës së Kosovës

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit po vazhdon përgatitjet për koncertin inaugurues të institucionit të Operës së Kosovës, përcjell KultPlus.

Përmes një njoftimi në Facebook, MKRS njofton se proces në vazhdim do të përmbyllet deri më 05.10.2021 ku përmes audicionit profesional dhe plotësisht anonim do të vlerësohen 127 kandidatë për profilet e orkestrës dhe korit.

KultPlus ua sjell njoftimin e plotë të MKRS-së:

Sot nga mëngjesi, kanë filluar audicionet për koncertin inaugurues të institucionit të Operës së Kosovës.

Ky proces në vazhdim do të përmbyllet deri më 05.10.2021 ku përmes audicionit profesional dhe plotësisht anonim do të vlerësohen 127 kandidatë për profilet e orkestrës dhe korit.

Procesi zhvillohet në Sh.F.M. “Prenk Jakova” në Prishtinë duke respektuar masat anti Covid-19.

Ekipit profesional dhe gjeneratës së re të skenës muzikore në Kosovë ju urojmë punë të mbarë dhe sukses./KultPlus.com

MKRS ndan 360,000 euro për rinovimin e dy objekteve të rëndësishme të trashëgimisë kulturore

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë dje nënshkruan një marrëveshje për bashkë-financim për rinovimin e dy lokacioneve të rëndësishme të trashëgimisë kulturore, me ç’rast MKRS sot ka financuar këtë projekt, përcjell KultPlus.

“Së bashku me kontributin e BE prej 2 milionë eurosh për projektin “Trashëgimia Kulturore si Drejtuese e Dialogut Ndër-Komunitar dhe Kohezionit Social”, marrëveshja e sotme për ndarjen e shumës prej 360,000 Euro shtesë nga MKRS është dëshmi dhe përkushtim për bashkëpunimin e vazhdueshëm mes BE, MKRS dhe UNDP”, ka shkruar Ministri Hajrulla Çeku.

KultPlus ju sjell njoftimin e tij të plotë:

Vazhdojmë me punë të mira në fushën e trashëgimisë kulturore
Dje nënshkruam një marrëveshje për ndarjen e shumës prej 360,000 Euro shtesë për të rinovuar dy objekte të rëndësishme të trashëgimisë kulturore. MKRS do të financojë dhe UNDP do të zbatojë restaurimin e plotë të dy monumenteve të rëndësishme të trashëgimisë kulturore: shtëpinë e Xhafer Devës në Mitrovicë dhe xhaminë e Drenocit në komunën e Deçanit.
Këto ndërhyrje zbatohen në kuadër të Instrumentit të Bashkimit Europian që kontribuon në Stabilitet dhe Paqe (IcSP), i financuar nga projekti “Trashëgimia Kulturore si Drejtuese e Dialogut Ndër-Komunitar dhe Kohezionit Social”, i cili zbatohet nga UNDP, në bashkëpunim të ngushtë me MKRS.
Së bashku me kontributin e BE prej 2 milionë eurosh për projektin “Trashëgimia Kulturore si Drejtuese e Dialogut Ndër-Komunitar dhe Kohezionit Social”, marrëveshja e sotme për ndarjen e shumës prej 360,000 Euro shtesë nga MKRS është dëshmi dhe përkushtim për bashkëpunimin e vazhdueshëm mes BE, MKRS dhe UNDP. / KultPlus.com

MKRS paralajmëron për rinovimin e dy lokacioneve të rëndësishme të trashëgimisë kulturore

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë nënshkruan sot një marrëveshje për bashkë-financim për rinovimin e dy lokacioneve të rëndësishme të trashëgimisë kulturore. MKRS do të financojë dhe UNDP do të implementojë rinovimin dhe rehabilitimin e plotë të monumenteve të rëndësishme të trashëgimisë kulturore: shtëpinë e Xhafer Devës në Mitrovicë dhe xhaminë e Drenocit në komunën e Deçanit.

Punimet do të kryhen në kuadër të projektit “Trashëgimia Kulturore si Shtytëse e Dialogut Ndërkomunitar dhe Kohezionit Social” të financuar nga Bashkimi Evropian, Instrumenti për Paqe dhe Stabilitet (IcSP) i cili implementohet nga UNDP, në bashkëpunim të ngushtë me MKRS në lokacione të përzgjedhura.

Ministri Hajrulla Çeku dhe Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP -së, në prani të përfaqësuesve nga BE/IcSP dhe Zyra e BE -së në Kosovë, nënshkruan marrëveshjen që plotëson intervenimet aktuale të projektit. Kjo marrëveshje shënon bashkëpunimin e vazhdueshëm për të mbrojtur dhe ruajtur vendndodhjet e rëndësishme të trashëgimisë kulturore në Kosovë dhe do të sigurojë që këto lokacione historike t’i kthehen komuniteteve në përdorim.

Ministri Çeku theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, në veçanti për projektin Trashëgimia Kulturore si Shtytëse e Dialogut Ndërkomunitar dhe Kohezionit Social: “Unë do të doja të ri-konfirmoja rëndësinë e trashëgimisë kulturore si një shtytëse për kohezion social, paqe të qëndrueshme dhe revitalizim ekonomik. Projekti i inicuar nga BE dhe i implementuar nga UNDP, është hartuar me shumë mençuri për të respektuar diversitetin kulturor dhe për të sjellë së bashku komunitetet përmes ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore. Duke pasur parasysh faktin se trashëgimia kulturore është prioritet për qeverinë tonë, ne jemi shumë të kënaqur që po kontribuojmë edhe financiarisht për restaurimin e dy lokacioneve të rëndësishme të trashëgimisë kulturore, Shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë dhe Xhamisë në fshatin Dranoc, të cilat do të jenë pjesë e këtij projekti. “

“Kemi kënaqësinë të shohim nivelin e përkushtimit nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në ruajtjen e trashëgimisë së pasur kulturore të Kosovës. Ky kontribut financiar për restaurimin e dy vendeve historike shumë të rëndësishme e demonstron qartë atë. Ky kontribut shtesë nga Ministria do të na lejojë përfshirjen e shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë dhe Xhaminë e Drenocit në Deçan në listën e lokacioneve në të cilat do të intervenojë projekti Trashëgimia Kulturore si Shtytëse e Dialogut Ndërkomunitar dhe Kohezionit Social që financohet nga BE. Ndërhyrjet do të mundësojnë që njerëzit të kenë përsëri qasje në to. Ne e vlerësojmë shumë bashkëpunimin e shkëlqyer midis Ministrisë, BE -së dhe UNDP -së, “tha Maria Suokko në ceremoninë e nënshkrimit.

Stefano Gnocchi, Këshilltar për Komunitetet e Pakicave, Trashëgimisë Fetare dhe Kulturore në zyren e BE-së në Kosovë tha me këtë rast: ‘’ Bashkimi Evropian në Kosovë është i përkushtuar fuqishëm në ruajtjen e trashëgimisë së pasur të Kosovës përmes rinovimit dhe rehabilitimit të objekteve kulturore dhe fetare. BE-ja në Kosovë do të vazhdojë të mbështesë Kosovën dhe partnerët e saj vendorë dhe ndërkombëtarë në arritjen e të njëjtit qëllim që është angazhimi afatgjatë për përmirësimin e shoqërisë së Kosovës në tërësi.”

Së bashku me kontributin e BE-së prej 2 milionë eurosh për projektin “Trashëgimia Kulturore si Shtytëse e Dialogut Ndërkomunitar dhe Kohezionit Social”, marrëveshja e sotme për bashkë-financim prej 370,000 eurosh shtesë nga MKRS-ja është dëshmi dhe përkushtim për vazhdimin e bashkëpunimit mes BE-së , MKRS dhe UNDP. / KultPlus.com\

Meriton Ferizi emërohet Ushtrues i Detyrës së Drejtorit të Operës së Kosovës

Janë marrë dy vendime shumë të rëndësishme për Institucionin e Operës së Kosovës.

Meriton Ferizi është emëruar Ushtrues i Detyrës së Drejtorit të Operës së Kosovës.

Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Operës ushtron të gjitha të drejtat dhe obligimet e përcaktuara për pozitën e Drejtorit të Operës së Kosovës, veçanërisht inicion, zhvillon dhe administron të gjitha procedurat për krijimin e kushteve të nevojshme të të punësuarve në institucionin e Operës, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Gjithashtu është emëruar Këshilli përgatitor për inicimin dhe funksionalizimin e institucionit të Operës së Kosovës.

Këshilli ka këtë përbërje:

Merita Juniku,
Inva Mula,
Dardan Selimaj,
Rreze Kryeziu Breznica,
Besa Luzha,
Edon Ramadani,
Mehdi Uka.

Këshilli përgatitor është i mandatuar të kryejë detyrat dhe përgjegjësitë për funksionalizimin e institucionit të Operës së Kosovës, duke përfshirë organizmin e brendshëm, hartimin e akteve nënligjore të nevojshme, krijimin e kushteve adekuate infrastrukturore për punë, planin vjetor të punës etj.

Bashkangjitur gjeni dy vendimet e plota:

https://www.mkrs-ks.org/repository/docs/Vendimi-ud_drejtor-opere.pdf?fbclid=IwAR204icXlJ1V7HG2Jsa8d8n3lcPiNbPlXBqecdsNnvu601D19-shUSIJhbM

https://www.mkrs-ks.org/repository/docs/Vendim-Keshilli-operes.pdf?fbclid=IwAR2G6HmNLV3vedliK1sqTiMOIWOEYPkqwWvvWptPya790fgkRze1TgWgWQs / KultPlus.com

Çeku: Jam i lumtur që gjeneratat e reja do ta kenë një vend të denjë për zhvillimin e aktiviteteve sportive

Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku përmes një statusi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka përuruar inagurimin e Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë, përcjell KultPlus.

“Sportistet që i kanë dhënë shpresë, krenari dhe emocion një kombi të tërë, që me sukseset e tyre kanë kaluar çdo parashikim, Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova dhe xhudistët tjerë, së bashku me trajnerin e tyre, Driton Kuka, tashmë do të kenë shtëpinë e tyre të xhudos”, ka shkruar Çeku.

KultPlus ju sjell njoftimin e tij të plotë:

Sportistet që i kanë dhënë shpresë, krenari dhe emocion një kombi të tërë, që me sukseset e tyre kanë kaluar çdo parashikim, Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova dhe xhudistët tjerë, së bashku me trajnerin e tyre, Driton Kuka, tashmë do të kenë shtëpinë e tyre të xhudos.

Sot në qytetin e Pejës, në një ambient shumë të veçantë, të rrethuar me malet e bukura të Rugovës, përuruam Qendrën Nacionale të Xhudos.

Jam shumë i lumtur që tash gjenerata të tëra talentësh të rinj në sportin e xhudos, do ta kenë një vend të denjë për zhvillimin e të gjitha aktiviteteve sportive, të dedikuar pikërisht për ta. / KultPlus.com

Nesër organizohet ceremonia përuruese e Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë

Nesër duke filluar prej orës 11:00, do të organizohet ceremonia përuruese e Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë.

Në përurimin e Qendrës Nacionale do të marrin pjesë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, kryeministri Albin Kurti, kryetari Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, përfaqësuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës dhe Federatës së Xhudos së Kosovës dhe shumë personalitete e mysafirë tjerë vendorë e ndërkombëtarë.

Lokacioni i Qendrës Nacionale të Xhudos: Lagjja Tabjet, Pejë

Agjenda e ceremonisë përururese:

Moderatore: Donika Hyseni

11:00 – 11:05 Hapja e ngjarjes nga Moderatorja
11:05 – 11:10 Fjalimi i Presidentes
11:10 – 11:15 Dekorimi i Sportisteve nga Presidentja
11:15 – 11:23 Fjalimi i Kryeministrit
11:23 – 11:30 Fjalimi i Kryetarit të FNXH-së, Marius Vizeri
11:30 – 11:35 Fjalimi i Kryetarit te Komunës së Pejës
11:35 -11:40 Fjalimi i Agron Kuka
11:40 – 11:43 Përmbyllje nga Moderatorja
11:43 – 11:50 Prerja e shiritit
11:50 – 12:00 Performancë nga Sportistet e Xhudos brenda Qendrës Nacionale / KultPlus.com

MKRS hap konkurs publik për drejtor/e në Galerinë Kombëtare të Kosovës

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka hapur konkursin publik për drejtor/e në Galerinë Kombëtare të Kosovës, përcjellë KultPlus.

KultPlus ju sjell njoftimin e tij të plotë:

KONKURS PUBLIK
Titulli i pozitës – Drejtor/e
Institucioni: Galeria Kombëtare e Kosovës-GKK
Kategoria Funksionale / Koeficienti: 10
Për të kuptuar detajet tjera dhe për aplikim ju lutemi të vizitoni linkun e bashkangjitur:

https://www.mkrs-ks.org/repository/docs/Konkursi_per_poziten_Drejtor_i_Galerise_Kombetare.pdf?fbclid=IwAR0u1P0cMIJN3Vvuq2rdf-QOa3EiOL3eVKFbpw6sgGm-ldqll6pfEYVK5b4 / KultPlus.com

MKRS publikon thirrjen për instrumentistë dhe koristë për koncertin inagurues të Operës së Kosovës

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me institucionin e Operës së Kosovës ka hapur thirrjen publike për instrumentistë dhe koristë për koncertin inaugurues të Operës së Kosovës, përcjell KultPlus.

Për të gjithë të interesuarit, dokumentet të cilat kërkohen për të aplikuar janë:

Për profesionistë të fushës: CV, Diplomë e përfundimit të studimeve në fushën përkatëse (Bachelor/Master)

Për studentët e muzikës: CV, Dëshmi për ndjekjen e studimeve në fushën përkatëse, Dokumenti i identifikimi.

Përzgjedhja e instrumentistëve dhe koristëve në Operën e Kosovës, bëhet përmes audicionit, njofton Ministria e Kulturës.

Në linkun më poshtë do të gjeni formularin dhe partiturat për tu përgaditur për audicion. / KultPlus.com

Konkurse – Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (mkrs-ks.org)

MKRS pezullon ndërhyrjet e planifikuara në Çarshinë e Madhe të Gjakovës

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se ndërhyrjet e planifikuara në Çarshinë e Madhe të Gjakovës, janë pezulluar në mënyrë që të bëhet një rivlerësim, përcjell KultPlus.

MKRS po ashtu ka sqaruar se ky pezullim nuk nënkupton që kjo e fundit kundërshton zhvillimet, pasi që siç theksohet tutje në njoftim, MKRS është e përkushtuar që zhvillimet në zonat historike të ngrisin kualitetin jetësor të qytetarëve.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të MKRS-së.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si institucion përgjegjës për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Republikën e Kosovës, ka për detyrë që të sigurohet që ndërhyrjet në asetet e trashëgimisë kulturore kontribuojnë në ruajtjen e autenticitetit dhe integritetit të vlerave të trashëgimisë kulturore.

MKRS përmes institucione vartëse dhe në bashkëpunim me institucionet e nivelit lokal duhet të sigurohemi që zhvillimi i zonave historike të jetë i balancuar dhe të mos cënoj autenticitetin dhe integritetin e materialeve të përdorura, formave dhe teknikave ndërtimore të aplikuara.

Ndërhyrjet e planifikuara në Çarshinë e Madhe të Gjakovës, pas shqetësimeve të ngritura nga profesionistë e qytetarë, janë pezulluar në mënyrë që të bëhet një rivlerësim.

Ky pezullim nuk nënkupton që MKRS kundërshton zhvillimet. Përkundrazi ne jemi të përkushtuar që zhvillimet e zonave historike, të ngrisin kualitetin jetësor të qytetarëve duke rritur potencialin për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, përmes promovimit të identitetit kulturor.

I ftojmë të gjithë akterët dhe institucionet përgjegjëse që ndërhyrjet e planifikuara për zhvillim të zonave të mbrojtura historike, të bëhen me një kujdes dhe ndjeshmëri ndaj vlerave të trashëgimisë sonë të përbashkët kulturore. / KultPlus.com

MKRS hap thirrje publike për instrumentistë dhe koristë për koncertin inaugurues të Operës së Kosovës

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me institucionin e Operës së Kosovës hap thirrjen publike për instrumentistë dhe koristë për koncertin inaugurues të Operës së Kosovës.

Gjeni të bashkangjitur linkun për aplikim:https://www.mkrs-ks.org/?page=1,22 / KultPlus.com

Fillojnë hulumtimet arkeologjike në Katedralen ‘Zonja Ndihmëtare’

Në kudër të projektit “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë kulturore”, i financuar nga Instrumenti i Bashkimit Europian për Stabiletet dhe Paqe (IcSP), implementuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara – UNDP, janë duke u zhvilluar hulumtimet arkeologjike në Katedralen “Zonja Ndihmëtare”.

Ato implementohen nga Instituti Arkeologjik i Kosovës, në bashkëpunim me Universitetin e Zarës (Kroaci) dhe në partneritet me CHWB Kosova.

Faza e dytë e hulumtimeve filloi me 1 shtator dhe do të zgjasë deri me 30 tetor 2021 ndërsa qëllimi është të definohen të gjitha shtresat arkeologjike që ndërlidhen me historikun e katedrales.

Gërmimi është i fokusuar në rrënojat e kishës të cilat janë zbuluar në oborrin e këtij objekti.

Pas përfundimit të hulumtimeve, të gjitha strukturat arkeologjike të zbuluara gjatë kësaj ekspedite do të konservohen, me qëllim të mbrojtjes dhe të ekspozimit të tyre për publikun. / KultPlus.com

MKRS përkujton Mikullovcin: Veprimtaria e tij do të mbetet e pavdekshme

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka kujtuar artistin e njohur Adem Mikullovcin me rastin e përvjetorit të tij të parë të vdekjes.

“Sot u bënë një vit që shoqërisë sonë i mungon një prej figurave më të veçanta të artit dhe kulturës. Adem Mikullovci ishte një person me plot pozitivitet dhe këtë energji e përcolli te të gjithë deri në fund të jetës së tij”, ka shkruar MKRS-ja në Facebook.

Sipas kësaj ministrie kontributi që ka dhënë Mikullovci për artin dhe popullin e Kosovës do të mbetet gjithmonë në kujtesë, shkruan Klankosova.tv

“Në karrierën e tij luajti në shumë shfaqje dhe ishte regjisor i shumë filmave.  Ndër filmat më të fuqishëm për nga përmbajtja dhe tema që trajtonte, është filmi ‘Një pallto për babain tim në burg’, i realizuar nën regjinë e Mikullovcit. Ky film, më mirë se çdo gjë tjetër, shpalos tmerrin që shqiptarët përjetuan nga regjimi serb. Filmi është realizuar në vitet e 90′ në mënyrë të fshehur”, ka shkruar tutje MKRS-ja.

“Përmes filmave, dramave, serialeve ai ka hedhur dritë dhe ka treguar revoltën e kundërshtimin për ngjarje të shumta në shoqërinë kosovare dhe këtë e bëri edhe më vonë me angazhimin e tij politik”, ka thënë kjo ministri.

“Veprimtaria e Adem Mikullovcit do të mbetet e pavdekshme, ndërsa do ta kujtojmë gjithmonë me shumë mall”, është shprehur Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit./KultPlus.com

Organizohet trajnimi ‘Konservimi i mozaikut romak’ në Parkun Arkeologjik ‘Ulpiana’

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkë organizim me Këshillin për Trashëgimi Kulturore të Kosovës dhe Institutin Arkeologjik të Kosovës, në partneritet me European Heritage Volunteers, nga 12-15 shtator 2021 organizojnë trajnimin “Konservimi i mozaikut romak në Parkun Arkeologjik Ulpiana – Kosovë”.

Qëllimi i këtij projekti është trajnimi i vullnetarëve nga vende të ndryshme të botës në fushën e trashëgimisë kulturore. Përveç punës praktike do të realizohen edhe ligjërata të hapura e prezantime rreth temave, eksperiencave të ndryshme në arkeologji dhe konservim.

Trajnimi do të fokusohet në konservimin parandalues dhe restaurimin e mozaikëve nga periudha romake pasi që drejtohet nga restaurues – konservatorë të specializuar në mozaikë. Ky projekt paraqet një mundësi të mirë që studentët e përzgjedhur të marrin njohuri teorike dhe praktikë profesionale rreth metodave të konservimit, restaurimit etj.

Instruktor është Tome Filov, konservues i mozaikut në Institutin Nacional të STOBIT, në Maqedoninë Veriore.

Pjesëmarrës janë studentë dhe profesionistë nga këto shtete: Franca, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Gjermania, Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Serbia, Kili, Kanada, Greqia, dhe Spanja.

Për më shume detaje rreth projektit mund të gjeni në linkun e mëposhtëm. / KultPlus.com
https://www.heritagevolunteers.eu/…/ConservationOfRoman…