Vaksina specifike për Omicron duke u zhvilluar, Moderna: Do të kemi të dhëna nga marsi

Vaksina e Moderna-s e cila është krijuar specifikisht për të luftuar variantin Omicron të koronavirusit do të futet në zhvillimet klinike në javët që vijojnë.

Kompania pret që të ketë mundësi t’i ndajë të dhënat me rregullatorët nga marsi, sipas asaj që bëri të ditur sot CEO Stéphane Bancel.

“Vaksina është drejt përfundimit, duhet të jetë në teste klinike në javët në vijim. Po shpresojmë që gjatë marsit të kemi mundësi që të kemi të dhëna për t’i ndarë me rregullatorët në javët që do të pasojnë,” tha ai.

Kompania po zhvillon po ashtu një vaksinë që kombinon një dozë përforcuese kundër Covid-19 me vaksinën eksperimentale për gripin.

Bancel tha se skenari më i mirë do të ishte që vaksina e kombinuar për Covid-19 dhe gripin mund të jetë gati nga vjeshta e vitit 2023, të paktën në disa vende. /abcnews.al/ KultPlus.com

Moderna po zhvillon një vaksinë kundër variantit Omicron

CEO i Moderna-s, Stefan Bancell tha se kompania po punon për të zhvilluar një vaksinë kundër variantit Omicron, e cila do të jetë në dispozicion së shpejti.

Në një intervistë për CNBC, ai tha se Moderna do të prodhojë 2 deri në 3 miliardë doza përforcuese të vaksinës së saj brenda një viti.

Sipas një njoftimi të kompanisë, muajin e kaluar një dozë përforcuese e vaksinës së saj është efektive kundër variantit Omicron dhe se vaksina aktuale është mbrojtja kryesore  kundër Omicron./abcnews.al / KultPlus.com

Zyrtari i Moderna’s: Omicron është version më i rëndë se Delta, do të tregojmë sa mbron doza e tretë e vaksinës

Në Britaninë e Madhe, Paul Burton, zyrtar kryesor mjekësor në Moderna, ka folur me deputetë në komitetin e shkencës dhe teknologjisë, për variantin Omicron të COVID-19.

Burton tha se ai pret që të dhënat në ditët në vijim të tregojnë se sa e përmirëson mbrojtjen kundër Omicron doza e tretë e Moderna-s.

Po ashtu ai doli edhe kundër pretendimeve, kryesisht nga Afrika e Jugut, se varianti shkakton sëmundshmëri më të lehtë dhe paralajmëroi se Omicron dhe Delta ka të ngjarë të qarkullojnë së bashku për ca kohë.

“Unë nuk mendoj se Omicron është një version më i butë, është më pak i rëndë i virusit aktual,” i tha ai komitetit. /abcnews.al / KultPlus.com