Seriali “Squid Game” parashihet të jetë më i suksesshëm se “La Casa de Papel”

Edhe nëse nuk e keni parë serialin në Netflix, ka gjasa që keni parë skena që qarkullojnë në internet dhe klipe të çuditshme të njerëzve me maska apo thjesht fytyrën e aktores kryesore e cila ngërthen në vete një shikim tepër serioz, atëherë kjo do të thotë se jeni ndeshur me serialin “Squid Game”.

Aktualisht shfaqja televizive është më e shikuar në gati 80 vende, duke e bërë atë serinë e parë origjinale koreane që kryeson listat.

Deri këtë muaj, seriali më i madh jo-anglez i Netflix i të gjitha kohërave ishte “Money Heist”, një dramë kriminale spanjolle tani në pritje të sezonit final. Por bashkë-CEO i kompanisë, Ted Sarandos, thotë se “Squid Game” “patjetër” do ta marrë atë kurorë nga Money Heist.

Cila është premisa e “Squid Game”?

Shfaqja është një tmerr distopik për njerëzit që marrin pjesë në një turne vdekjeprurës. Pjesëmarrësit e dëshpëruar, të gjithë përballen me vështirësi serioze financiare, mashtrohen për të marrë pjesë në një seri lojërash të shtrembëruara për fëmijë si tërheqje lufte.

Ishte idea e regjisorit dhe skenaristit koreano-jugor, Hwang Dong-hyuk, i cili shkroi dhe drejtoi të gjitha nëntë episodet.

Shikuesit dhe kritikët i janë përgjigjur pozitivisht serialit, duke pranuar gjithashtu dhunën e tij viscerale dhe të egër.

Seriali korean është bërë një hit masiv që kur filloi në Netflix, e që përqendrohet në një lojë brutale të mbijetesës. Po ashtu, seriali po shkon drejt rrugës për të mposhtur romancën “Bridgerton” duke u bërë kështu seria më e madhe origjinale e platformës transmetuese e të gjitha kohërave. / KultPlus.com

Kompania ndërpret punën që punëtorët e saj të ndjekin sezonin e ri të “La Casa de Papel”

Është fundi i një serie të bukur së shpejti. Shfaqja famshme spanjolle në Netflix, “Money Heist” do të lëshojë sezonin e saj të pestë dhe të fundit më 3 shtator në platformën e transmetimit.

“La casa de papel” Pjesa 5 do të nisë në dy këste, vëllimi 1 më 3 shtator dhe vëllimi 2 më 3 dhjetor 2021.

Ndërsa shfaqja ka fituar popullaritet të jashtëzakonshëm në të gjithë botën, përfshirë Indinë, një firmë me qendër në Jaipur e quajtur “Verve Logic” ka shpallur një pushim për punonjësit e saj më 3 shtator, duke e shpallur atë si “Netflix dhe Chill Holiday”.

CEO i kompanisë, Abhishek Jain gjithashtu falënderoi punonjësit e tij për punën e palodhur që ata bënë gjatë pandemisë Covid-19. Në mesazhin e tij drejtuar punonjësve të tij në mediat sociale, CEO i Verve Logic tha se “është në rregull të bësh një pushim herë pas here”.

“Merrni kokoshkat dhe përgatituni t’i jepni një lamtumirë fundit profesorit tonë më të dashur dhe gjithë kastës. Me këtë, “Verve Logic” do të donte të falënderonte të gjithë anëtarët e saj që kanë treguar një shpirt të mahnitshëm gjatë punës nga shtëpia dhe na kanë ndihmuar të dalim bukur nga kohët e vështira”.

Ai e përfundoi e-mailin e tij duke thënë: “Bella Ciao, Bella Ciao.”./KultPlus.com

Publikohet traileri i parë i sezonit të pestë të “La Casa de Papel”

Platforma “Netflix” ka publikuar trailerin e parë për sezonin e fundit të “La Casa De Papel”, përcjellë KultPlus.

Sezoni i pestë dhe i fundit i serialit të suksesshëm spanjoll, i cili tërhoqi miliona shikues, do të shfaqet premierë më 3 shtator. Sipas njoftimit zyrtar të platformës, sezoni i ri do të dalë në dy pjesë.

Pjesa e parë vjen premierë më 3 shtator, ndërsa pjesën e dytë, adhuruesit e serialit spanjoll do të duhet të presin deri më 3 dhjetor.

Sipas platformës, pikërisht kur duket se asgjë tjetër nuk mund të shkojë keq, një armik del në skenë që është shumë më i fuqishëm se kushdo që janë përballur: ushtria. Fundi i grabitjes më të madhe në histori po afron dhe ajo që filloi si një grabitje do të kthehet në luftë.

Deri në publikimin e serive, fansat kanë shpalosur idetë e tyre për zhvillimin e ngjarjeve dhe ka shumw teorit që qarkullojnë në internet, të cilat janë goxha bindëse për hir të së vërtetës.

Përsa i përket sezonit të pestë, “Kur filluam të shkruajmë pjesën e 5-të në mes të pandemisë, ne menduam se duhej të ndryshonim atë që pritej nga sezoni me 10 episode dhe përdorëm çdo mjet që mundëm për të krijuar ndjesinë e një finaleje të sezonit ose finaleje të serialit,” tha (via Deadline) Álex Pina, krijuesi i “La Casa De Papel”. “Ne vendosëm të punojmë në një zhanër jashtëzakonisht agresiv.

Krijuesi u shpreh se në pjesën e dytë të sezonit të pestë, janë përqendruar më shumë te situata emocionale e personazheve. “Është një udhëtim në hartën e tyre emocionale që na lidh drejtpërdrejt me largimin e tyre,” tha ai.

“Banda është mbyllur në Bankën e Spanjës për mbi 100 orë. Ata kanë arritur të shpëtojnë Lisbonën, por momenti më i errët është mbi ta pasi kanë humbur njërin prej tyre. Profesori është kapur nga Sierra dhe, për herë të parë, nuk ka një plan arratisjeje.” – shkruan Netflix.

“La Casa de Papel” është një nga serialet më të shikuar në platformë. Sezoni i tij i katërt, i publikuar në Prill 2020 në Netflix, është parë nga rreth 65 milionë njerëz. / KultPlus.com

Lajm i keq për fansat e serialit ‘La Casa de Papel’

“Money Heist” ka mahnitur fansat në të gjithë botën që nga viti 2017 me skenat “shpërthyese”, të mbushura me veprim dhe sigurisht hajdutët kanë lënë shikuesit të kenë interesim për shfaqjen e Netflix.

Sidoqoftë, autori ka zbuluar tani sezoni i pesë do të jetë seria e fundit e “Money Heist”, shkruan Express.co.uk, transmeton KultPlus.

Sezoni i katërt i “Money Heist” apo “La Casa de Papel” u lëshua në fillim të këtij viti, i cili përfundoi në një moment ku hajdutët ishin ende të rrethuar brenda Bankës së Spanjës.

Seriali shihte rikthimin e Raquel (luajtur nga Itziar Ituño) e cila u ribashkua me pjesën tjetër të grupit por gjithashtu inspektoren Alicia (Najwa Nimri) që zbuloi vendndodhjen e profesorit (Álvaro Morte).

Pati një goditje tjetër shkatërruese ndërsa Nairobi (Alba Flores) u qëllua në kokë nga ish-pengmarrësi Gandia (José Manuel Poga).

Seria e pestë u konfirmua nga Netflix në fillim të këtij muaji por tani shërbimi gjithashtu ka zbuluar se do të jetë shfaqja e fundit.

Netflix njoftoi të premten se ky do të jetë sezoni i fundit i serialit. Këtë gjë e konfirmoi edhe producenti i serialit, Alex Pina, i cili ka thënë se sezoni i pestë është menduar të jetë i fundit për “Moeny Heist”. / KultPlus.com