Në Galerinë e Akademisë së Kosovës është përuruar sot monografia për akademikun dhe piktorin kosovar Muslim Mulliqi.
Branko Koviç autori i monografisë ka folur rreth monografisë për akademikun Mulliqi, për të cilin tha se ishte piktor i klasës së parë dhe se për ekspozitat e tij në kohën e ish-Jugosllavisë kishin shkruar edhe mediat sllovene atë kohë.
“Ndjenja e tij e fuqishme që spontanisht të pikturojë figura, fytyra dhe më vjen shumë mirë që redaktorët e monografisë kanë nisur prezantimin që përcjell tekstin tim ku mund të shihet se misioni i tij i vizatimit u zhvillua dhe u plotësua dhe në pjesën e dytë të librit tregohen pikturat e tij”, tha Koviç.
Për Mulliqin fjalë të mëdha pati edhe kritikja e artit, Suzana Varvarica Kuka, e cila ka kujtuar rëndësinë artistike të veprës së Mulliqit, transmeton ksp.
“Ai është artisti emri i të cilit do të na kujtojë pikturën moderne që buroi në Kosovë dhe që inicioni themelet e pikturës monumemtale shqiptare, ai është artisti me artin e të cilit krenaria për artet pamore zuri vend në mesin multikulturor të një toke që u njoh si ish-Jugosllavia. Musli Mulliqi u edukua si student piktor dhe u dallua për aftësi të veçanta, që në krye të herës e lidhi artin e vet me shtresa dhe me shtresa të vendlindjes, përmes një brumtimi të tillë Muslim Mulliqi në fillim të viteve të 50-ta spikatet me sukses si një artist që abstrakoi figurën ka ekspresivizmi dhe surealizimi ideor. Seria e kabllove të tij është rikrijimi i një botë të tij, njerëzore dhe imagjinare, në komunikimin e ndërmjetëm dual ai herë furfullonte se ja ndjente vështirësitë e ekzistencës dhe herë i gëzohej çudisë së krijimit artistik”, u shpreh ajo.
Piktori grafist Abaz Hado ka thënë se Mulliqi është një nga artistët më të mëdhenj të hapësirës shqiptare.
“Vet fakti që këtu vjen Branko Koviç, një artist, një studiues shumë i njohur slloven, është një gjë shumë e mirë për fushën e bashkëpunimit të studimeve brenda jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri. Se të themi të drejtën ne studiuesit, edhe Zana përpjeket gjithmonë, studiuesja e njohur Zana Varvariza, profesor Muharremi, dhe të tjerë, prapë ne kemi vuajmë nga një problem i cili duhet kaluar sigurimisht në bashkëpunime të tilla, dhe në këtë rast unë ndjej një gjë shumë pozitive të akademisë së shkencave dhe të arteve të Kosovës me këtë bashkëpunim, me këtë monografi të një artisti të përmasave që duhet thënë padyshim është një nga artistët, për mendimin tim, një nga artistët më të mëdhenj të bashkësisë shqiptare”, u shpreh ai.
Historiani i artit Hivzi Muharremi u shpreh se Mulliqi ishte kolos i të gjithë brezave të artit, duke filluar nga nismat e para.
“Emri i Muslimit ishte në listën e pijetarëve i talentuar, i cili dha kontribnutin e vet më të madh në zhvillimin dhe avancimin e artit tek ne në Kosovë. Kam pas fat, po them kam pas fat që dekadën e fundit të jem me të, e posaçërisht tri vitet e fundit ku tërë ditëm kam qëndruar në studion e tij ku kam punuar në dorëshkrimin e monografisë së parë në Kosovë për artet vizive pamore, për veprën e artistit të madh Muslim Mulliqi. Të flasësh për Muslim Mulliqin duhet shumë kohë se ka lënë një bagazh të veprave, ka lënë vepra jashtëzakonisht të mëdha, vepra monumentale, vepra për një histori të tërë të kombit shqiptar i cili e ka trasuar rrugën e vet prej viteve më të brishta, por edhe krijimtaria e tij ashtu është ndarë, siç është në monografinë time nga viti 1952 kur fillojnë nismat e para të pikturës së piktorit Muslim Mulliqit dhe zgjasin deri në vitin 1968”, ka thënë Muharremi, duke përshkuar fazën e parë të veprave të Mulliqit./KultPlus.com