Doris Crippen, 73 vjeç, u diagnostikua me koronavirus në maj dhe për shkak të gjendjes së saj të vështirë shëndetësore, u rrëzua dhe theu krahun duke përfunduar në urgjencë. Pasi la spitalin ku qëndroi për 30 ditë, Doris u drejtua në një qendër mjekësore për të rehabilituar krahun.
Pikërisht në këtë qendër, mori një surprizë që nuk e priste kurrsesi. Bev Boro, 53 vjeç, është një nga punonjëset që punon aty prej 22 vitesh. Ajo hasi emrin në letrat e pacientëve dhe menjëherë kuptoi se bëhej fjalë për motrën e saj.
“Nuk mund ta besoja. Thashë thjesht, ‘Oh Zot, kjo është motra ime’,” tha ajo për mediat.
Të dyja gratë kanë të njëjtin baba, por nëna të ndryshme dhe nuk janë takuar prej 53 vitesh, që pas kohës kur u ndanë kur Bev ishte e vogël. Doris jetonte asokohe me nënën e saj, por Bev dhe katër nga 14 motrat e tyre u morën nga shteti dhe u vendosën në shtëpitë e fëmijëve për birësim.
Doris është përpjekur në të kaluarën të gjejë motrat, por ka dështuar. “Është e mrekullueshme,” tha ajo. “Nuk kam menduar kurrë se do ta gjej sërish”. Edhe Bev nga ana tjetër ishte përpjekur të bashkohej me motrat dhe vëllezërit e tjerë.
“Ishte bekim i Zotit që u dërgova këtu, në qendrën e rehabilitimit, sepse nëse nuk do kisha ardhur këtu, nuk do ta gjeja,” u shpreh Doris. /cnn/ KultPlus.com
Doruntina Ukimeri megjithatë, nuk e la pa e shpalosur çejzin
e saj. Në një formë, mbrëmë ajo e pati natën e saj të çejzit, kur e ekspozoi atë
në teknikën e filigranit me letër, në hapësirën ekspozuese ‘Motrat’ në
kryeqytet.
E çejzi ndër shqiptarë është traditë, dëshirë, investim në martesë. Doruntina vendosi që këtë traditë dhe pjesë të artizanatit ta sjellë në ekspozitën e saj. Me këtë teknikë, ajo thotë se nxjerrë vetëm gjëra të bukura.
“Filigrani me letër është një mënyrë e punës të cilën e praktikoj viteve të fundit, dhe mbetet si teknikë e cila të lejon të punosh gjëra të bukura, lule, elemente me shumë ngjyra. Çejzi gjithmonë më ka pëlqy, dhe ka shumë pak informata për të edhe në internet, edhe pse të gjithë kanë dëgju për të dhe dijnë për të” tregon Doruntina.
Mbrëmë, ajo në Prishtinë e hapi ekspozitën e saj të radhës, e cila do të qëndrojë e hapur deri në 22 shkurt. Tentene, goblena, jelek, çorape e mindila janë pjesë e ekspozitës, të punuara dalëngadalë nga dora e Doruntinës, për tu puthur me murin e bardhë të hapësirës “Motrat”.
Doruntina aplikoi në programin HERITAGE SPACE nga Culture
Heritage Without Borders – Trashëgimia Kulturore pa Kufinj, dhe kësisoj e nisi
punën në këtë teknikë. Pasuan dy punëtori ku Doruntina ndihmoi edhe gjashtë
pjesëmarrës të tjerë të punojnë në këtë teknikë.
Dhe rezultati janë 20 punime, prej të cilave gjashtë janë pjesë e ekspozitës, ndërsa vjen edhe një video e realizuar nga Dardan Zhegrova – ku tregohet procesi i punës nga Ukimeri. Ukimeri thotë se kësisoj po e promovon këtë teknikë dhe do të donte që ajo të merrte vëmendjen e duhur, e të mos humbej.
“Përmes këtyre punëve, kam dasht me bo një analizë të kësaj
tradite, qysh ka qenë dhe qysh është sot ajo në kulturën tonë, dhe në kulturat
tjera. Çejzi ka ekzistuar në Babiloni, në Greqinë Antike, në Romë…. Te shqiptarët,
çejzi është përcaktu edhe me Kanunin e Skënderbeut, atë të Lekë Dukagjinit, pra
e ke pasë të caktume çka mundesh me qu në çejz. Më parë, është dashtë me pasë
shumëçka në çejz, ndërsa sot kohërat kanë ndryshu sepse mundesh me ble çkado që
ke nevojë pas martesës, e nuk ke nevojë me e pasë në arkën e çejzit” tregon
Ukimeri.
Të rralla janë gratë që sot janë në moshë dhe nuk kanë kaluar nëpër procedurën e çejzit. Dikush e sheh si traditë më primitive e dikush si mundësi të bukur kreativiteti, por çejzi ndër shqiptarë është dukuri që mbrohet me fanatizëm.
“Sot shumë gra e bojnë figurativisht çejzin, pra nëse nuk e
bojnë vet e porosisin. Për mua është një formë e ekspozitës, pasi gratë që e
punojnë vet, e kanë në fund mundësinë ta ekspozojnë atë para të tjerëve. Mendoj
se është mirë me vazhdu me bo tentene, me bo çejz, me qëndisë, këto janë
artizanate dhe duhet me u promovu e mbështetë” tregon tutje Ukimeri për
KultPlus.
Ekspozita e mbrëmshme është e dyta në këtë teknikë nga Ukimeri. Ajo thotë se së shpejti do të dalë me një vazhdimësi të projektit, ku do të parashihet edhe shitja e këtyre copëzve të bukura të punuara prej inspirimit të saj artistik. / KultPlus.com
Të mërkurën më 28 nëntor prej orës 19:00 në kuadër të “One Night Stand Artist”, hapësira ekspozuese ‘Motrat’ do prezantojë artisten Alketa Ramaj, shkruan KultPlus.
“One Night Stand Artist” sjell një artist për të paraqitur dhe diskutuar punën e tyre në një natë në muaj. Punimet e prezantuar nga artistja Alketa Ramaj do të jenë të ekspozuara për dy javë, ndërsa biseda do të ndodh në natën e parë si pjesë e programit të One Night Stand Artist.
Në këtë One Night Stand Artist artistja Alketa Ramaj bashkëbisedon me gazetarin Vullnet Krasniqi për punët dhe praktikën e saj artistike duke vënë në pyetje format dhe sfidat e punës në artin bashkëkohorë.
Alketa Ramaj ka lindur në vitin 1983 në Përmet, Shqipëri, aktualisht jeton dhe punon në Tiranë. Është diplomuar në 2006 në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë. Është fitues e çmimit Onufri (2012) dhe e çmimit Ardhje (2013).
Vullnet Krasniqi është redaktor në Gazetën Insajderi, si dhe ka punuar si gazetar për kulturë në BiRN dhe gazetën Koha Ditore. Autor i portalit satirik Kukunews./ KultPlus.com
Yll Xhaferi do të shfaq para artdashësve ekspozitën tij të re të quajtur “Toy Story”, duke sjellë kështu ndikimet e imponuara të tranzicioneve sociale, shkruan KultPlus.
Yll Xhaferi, i lindur në Prishtinë është student në nivelin master, në fakultetin e arteve të Prishtinës.
Medium kryesorë e ka pikturën, por punon në mediume të ndryshme, duke eksploruar forma të ndryshme vizuele, me teknika të ndryshme. Është artist aktiv dhe pjesëmarrës në shumë ekspozita, disa personale dhe kolektive.
Shumica e punëve të Ylli trajtojnë ndikimet e imponuara të transicioneve sociale lokale, dhe në të njëjtën kohë, nëpërmjet artit, ironikisht tenton të qëndrojë i distancuar ndaj këtyre ndikimeve dhe të jetë pjesë e një konteksti me të gjerë kulturor. Gjithashtu, kërkon mbi estetiken duke ju referuar idesë së përfaqësimit me një identitet të caktuar kulturor.
Hapja e ekspozitës do të mbahet të enjten më 1 mars, nga ora 19:00 në (Rr. Shaban Polluzha, pas Teatrit Kombëtar të Kosovës). Ekspozita do të jetë e hapur për publikun deri më 30 mars, nga e hëna deri të premten, nga ora 09:00 deri në orën 18:00. / KultPlus.com
Hapësira ekspozuese “Motrat” sonte më 30 nëntor, sjellë ekspozitën e radhës, shkruan KultPlus.
HAVEIT sonte do të prezantojnë ekspozitën e tyre të quajtur “Baby Blues”, me kurator Lulzim Zeqiri.
‘’Ma së pari laji flok’t, veç mos e le zdralin e kres me t’i ra trupit se sy e kam nuk t’ bahen nja’’
Beteja për drejtpeshimin e shpirtit dhe trupit në mes të një ‘’çmendunie’’ që pesha dhe gjatësia nuk i matet kurrë sakte, është një ‘’e ’bajsh me sh’net’’ e kahmotshme qe në krye i është dal veç me veten përgjysmë. I ndërtum si nji tansi inteligjente e mekanizmave mbrojtës të trupit n’gjendje të caktuar e mund mendjen dhe e refuzon atë që ta udhëheq plotësisht, në këtë ngatërrese frekuencash, ndërsa nga jashtë vie stigma.
HAVEIT (Alketa Sylaj, Hana Qena, Vesa Qena, Arbërore Sylaj) është një grup prej katër grave të cilat tentojnë të shkojnë përtej kënaqësive të përditshme, rregullave morale dhe refuzojnë të bien dakord me qështjet që po servohen.
Ato nuk bëjnë asgjë përpos se tregojnë historinë e tyre dhe të juajën! Grupi është themeluar në 2011, në Prishtinë.
Hapja e ekspozitës do të mbahet të Enjten, 30 Nëntor, nga 19:00 deri në 21:30 në (Rrugën Shaban Polluzha, pas Teatrit Kombëtar), dhe do të shoqërohet me një koktej të vogël.
Ekspozita do të jetë e hapur për publikun deri më 30 dhjetor, nga e hëna deri të premten, nga ora 09:00 deri në orën 18:00./ KultPlus.com
Hapësira ekspozuese “Motrat” më 30 nëntor, sjellë ekspozitën e radhës, shkruan KultPlus.
HAVEIT me 30 nëntor do të prezantonjë ekspozitën e tyre të quajtur “Baby Blues”, me kurator Lulzim Zeqiri.
‘’Ma së pari laji flok’t, veç mos e le zdralin e kres me t’i ra trupit se sy e kam nuk t’ bahen nja’’
Beteja për drejtpeshimin e shpirtit dhe trupit në mes të një ‘’çmendunie’’ që pesha dhe gjatësia nuk i matet kurrë sakte, është një ‘’e ’bajsh me sh’net’’ e kahmotshme qe në krye i është dal veç me veten përgjysmë. I ndërtum si nji tansi inteligjente e mekanizmave mbrojtës të trupit n’gjendje të caktuar e mund mendjen dhe e refuzon atë që ta udhëheq plotësisht, në këtë ngatërrese frekuencash, ndërsa nga jashtë vie stigma.
HAVEIT (Alketa Sylaj, Hana Qena, Vesa Qena, Arbërore Sylaj) është një grup prej katër grave të cilat tentojnë të shkojnë përtej kënaqësive të përditshme, rregullave morale dhe refuzojnë të bien dakord me qështjet që po servohen.
Ato nuk bëjnë asgjë përpos se tregojnë historinë e tyre dhe të juajën! Grupi është themeluar në 2011, në Prishtinë.
Hapja e ekspozitës do të mbahet të Enjten, 30 Nëntor, nga 19:00 deri në 21:30 në (Rrugën Shaban Polluzha, pas Teatrit Kombëtar), dhe do të shoqërohet me një koktej të vogël.
Ekspozita do të jetë e hapur për publikun deri më 30 dhjetor, nga e hëna deri të premten, nga ora 09:00 deri në orën 18:00./ KultPlus.com
Në hapësirën ekspozuese “Motrat” është hapur ekspozita e radhës, përcjellë KultPlus.
Janë Angry Youth, një rrjet artistësh të cilët nuk janë të limituar në vizion por as në disiplinë, të cilët karakterizohen me syrin e tyre të mbrehtë dhe një dashuri të sinqertë për rrugët, të cilët përfshihen nëpër mediume përgjatë fushave të muzikës, dizajnit, ilustrimit, animacionit dhe shkrimit, e që sonte u prezantuan para publikut në kryeqytet përmes ekspozitës Pop-up Store.
Angry youth tenton të përmbush estetikisht dhe kulturalisht zbrazëtinë e situatës në të cilën gjinden.
Përmes kësaj ekspozite, Angry Youth po e organizon një Pop-up shop ku do të shiten bluza të dizajnuara nga Zgjim Elshani dhe Lum Çeku, poashtu në këtë ekspozitë kishte edhe sticker-a të cilat janë dhuruar falas.
Kjo ekspozitë është e organizuar ne kuadër të Redo Design Conference.
Ekspozita do të jetë e hapur për publikun deri më 3 nëntor, nga e hëna deri të premten, nga ora 09:00 deri në orën 18:00. / KultPlus.com