Mali i Dajtit, vetëm 22.4 kilometra larg qendrës së kryeqytetit, 1 613 metra mbi nivelin e detit, është një tjetër atraksion i mrekullueshëm për turistët e huaj që vendosin të vizitojnë vendin tonë.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga Parku Kombëtar i Malit të Dajtit, një mozaik i natyrës që i rri mbi krye Tiranës duke ofruar mundësi për aktivitete të llojllojshme dhe peizazhe të jashtëzakonshme.
Mali i Dajtit me peizazhet pyjore të ahut, dushkut, gështenjave, qershive, frashërit, pishave të zeza, të fton të shkëputesh tërësisht nga jeta urbane e Tiranës për t’u bërë pjesë me natyrën.
Me rreth 26 lloje drurësh dhe shkurresh pyjore, të cilat mbulojnë rreth 80 % të territorit, bimësh e barishtore, kafshët dhe shpendët e egra, dy majat dominuese, “ballkonet”, që qëndrojnë mbi shkëmbinjtë e pjerrët, kjo zonë është kthyer në një atraksion për turistët e huaj, që pëlqejnë natyrën dhe aventurën.
Vizitorët mund të shijojnë edhe pamjet spektakolare të perëndimit të diellit që në mbi 1000 metra lartësi ofrojnë një spektakël të mahnitshëm, duke u shoqëruar dhe nga një pafundësi dritash vezulluese të Tiranës.
Nxënësit e shkollave “Bedrie Bebeziqi” dhe “Jusuf Puka” u bënë pjesë në punëtoritë e mozaikut.
Lajmin e bëri të ditur ministrja e Kulturës, Elva Margariti e cila u shpreh se, “të rritesh duke njohur trashëgiminë është një hap i sigurtë drejt së ardhmes”.
Kjo pjesëmarrje në këto punëtori u organizua nën kujdesin e projektit “Zhvillimi i Trashëgimisë së Durrësit me Bazë Kulturën Kreative”, zbatuar nga “Udhetimi i Lirë – Liberi di Viaggiare”, mbështetur përmes Programit të Granteve të EU4Culture.
Nxënësit përjetuan një eksperiencë të bukur mes mjeshtërve të mozaikut dhe historisë që fshihet pas tij.
Ekipi i UNOPS-it së bashku me skuadrën e restaurimit po punojnë për restaurimin e mozaikut në fasadën kryesore të Muzeut Historik Kombëtar, një projekt madhor i mundësuar falë programit “EU4Culture”.
EU4Culture është një nga programet më të mëdha të trashëgimisë kulturore të hartuar nga Bashkimi Evropian për sa i përket numrit të monumenteve dhe fondeve të përfshira.
Programi EU4Culture synon të ndihmojë në përmirësimin dhe nxitjen e tërheqjes ndaj këtyre siteve./atsh/ KultPlus.com
Adoleshentët në Çikago të pajisur me drithëra mëngjesi krijuan një mozaik të rekordeve botërore Guinness të enjten duke mbledhur para për Ukrainën, shkruan Reuters, transmeton KultPlus.
Duke përdorur rreth 5,000 kuti me drithëra të dhuruara nga Kellogg’s, anëtarët e Chicago Children United for Ukraine krijuan një mozaik gjigant drithërash në dyshemenë e sallës së madhe bankare të Korporatës Financiare Wintrust në qendër të qytetit të Çikagos.
Ata përdorën kuti të verdha Corn Pops dhe Rice Krispies blu për të rikrijuar një përshkrim të flamurit ukrainas. Ukraina ka luftuar kundër një pushtimi rus që nga shkurti.
“Ne donim të rrisim ndërgjegjësimin për Ukrainën,” tha 15-vjeçari Michael Kotcher. “Pra, ne vendosëm të thyenim një rekord me një kauzë të mirë pas tij.”
Drithërat do t’i dhurohen një banke lokale ushqimore, ndërsa donatorët kanë premtuar afro 15,000 dollarë për mbledhjen e fondeve deri më tani.
“Është e shkëlqyeshme sepse ne po ndihmojmë në nivel global dhe lokal,” tha Kotcher./ KultPlus.com
Artisti kosovar Alkent Pozhegu së fundmi ka shpalosur artin e tij krejtësisht të veçantë në një mënyrë për të falënderuar kancelaren gjermane, Angela Merkel e cila vazhdon të mbetet një shembull për të gjitha gratë e botës e sidomos për mbështetjen që ajo i ka dhënë vendit të saj për plot 16 vjet, përcjell KultPlus.
Një mozaik nga fara të llojllojshme, ka gjetur formën e figurës së Merkel pikërisht në ditën kur Gjermania ka votuar për një kancelar të ri. Pozhegu kësaj radhe, me mënyrën e tij unike falënderon Merkel për kontributin e saj të dhënë për Kosovën.
Sheshi i Gjakovës sot ka ndjerë drithërat e ndryshme si: misri i kuq, i portkollat, orizi i bardhë dhe farat e lulediellit, me ç’rast duket qartë se arti gjithmonë nderon një person, pa marrë parasysh pozitën e tij.
Nëpërmjet artit, artisti Pozhegu ka arritur të identifikohet lehtë nga mediat e ndryshme të huaja e në veçanti nga ato gjermane të cilat kanë kushtuar artikuj të ndryshme për artin e tij.
Pozhegu, mozaikun e kancelares gjermane e ka vendosur në një shesh të Gjakovës duke e shkruar edhe fjalën ‘DANKE’ në gjuhën gjermane.
“Unë besoj që për botën është shumë, sepse një femër ka arritur të jetë më e fuqishme në botë që ka fituar katër mandate dhe ka arritur t’i jap shembull të gjitha femrave në botë. Kurse ne në Kosovë duhet të jemi falënderues gjatë tërë jetës sepse gjatë tërë kohës nuk ka munguar mbështetja e fuqishme që e kemi pasur nga Angela Merkel”, tha Pozhegu.
“Materialet për mozaikun janë, misër i kuq, i portokallt, oriz dhe fara luledielli, përmasat janë përafërsisht 3 me 4, kurse sasia e kokrrave janë shpenzuar afër 1 kilogram prej secilit përbërës”, tregon tutje ai.
Përndryshe, kujtojmë se Alkent Pozhegu mban dy rekorde ‘Guinness’ për mozaikët e tij gjigantë të bërë me fara. / KultPlus.com
Kur për shkak të pandemisë u detyrua të rrinte në shtëpi, Heidi Calega, nënë e dy fëmijëve, nisi ta pastronte shtëpinë. Gjeti shumë gjëra që nuk i hynin në punë më askujt. Mirëpo në vend që t’i hidhte këto gjëra në plehra, nisi të bënte vepra arti. Në vjeshtë do të hapë ekspozitën e saj të parë personale
Është një thënie e vjetër për plehrat dhe thesaret. Nuk ka asnjë rreth plehrave dhe artit, por Heidi Calega mund ta ndryshojë këtë. “Unë me të vërtetë nuk e di se si do ta quash këtë”, ka thënë Heidi, gjersa ka qëndruar pranë tryezës së saj ku i ka shtrirë pajisjet e këtij zanati.
Me urdhrat për të qëndruar në shtëpi dhe karantinën, ish-mësuesja e shkollës fillore vendosi të pastronte dollapët e shtëpisë së saj.
“Kështu që kisha të gjitha llojet e xhinglave nga ditët e mia të mësimit”, ka thënë ajo. “Dhe nuk mund të duroja që të ndahesha prej tyre”. Kështu që nëna e dy fëmijëve mori një rrugë më krijuese.
“Ju mund të bëni diçka interesante nga pothuajse çdo gjë”, ka shpjeguar ajo. Dhe me “çdo gjë”, ajo do të thotë të bësh kolazhe ose mozaikë prej çfarëdo materiali.
“Rruaza, butona, gjerdanë, lodra të vogla plastike”, ka numëruar ajo me rend. “Unë kam pjesë të kukullave, si kukulla të vjetra, njerëz të ushtrisë, kapakë shishesh”. Me një fjalë, Heidi i quajti ato “plehra”.
“Dua të them se të gjitha gjërat që njerëzit i kanë hedhur. Asnjë nga këto nuk është e re”, ka thënë ajo. Heidi Calega bën portrete, duke i kthyer mbeturinat në vepra arti që mund të pëlqehen nga të tjerët. “Pothuajse çdo gjë që mund të imagjinoni është këtu”, ka thënë ajo.
Ajo ka bërë portrete të anëtarëve të familjes së saj, miqve, por edhe personaliteteve të njohura si Frida Kahlo, Marilyn Monroe, John Wayne dhe shumë të tjerëve.
“Është disi e mahnitshme për mua që isha në gjendje ta bëja këtë. Këto gjëra janë plehra!”, ka thënë ajo duke qeshur.
Heidi shpjegoi se si nuk iu desh shumë kohë dhe gati i mbaruan materialet dhe një postim në “NextDoor” i ndihmoi.
“Ishte një arritje shumë e mirë. Unë kisha me dhjetëra çanta me gjëra të dhuruara, që i kishin lënë në pragun e derës sime”, ka thënë ajo.
Ai postim, i cili përfshinte një fotografi të punimeve të saj artistike, gjithashtu tërhoqi vëmendjen e njerëzve të duhur. Heidi ishte në gjendje të takohej me “Next Gallery” në Denver dhe tani ka një nga veprat e saj të ekspozuara atje, së bashku me një ekspozitë personale të artit të saj realizuar nga plehrat, që do të hapet në tetor.
“Kurrë s’e kam menduar këtë. Unë jam me të vërtetë e nderuar dhe e emocionuar dhe është diçka shumë më e madhe dhe një shpërblim që s’e kam pritur të ndodhë ndonjëherë”, ka thënë ajo. /denverchanel/ KultPlus.com
Alkent Pozhegu ka marrë tri certifikata nga libri i rekordeve Guinness, për artin e veçantë që bën.
Ai ka realizuar mozaikë për disa prej personaliteteve më të njohur, përfshirë edhe artisten shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.
Mozaiku që Alkenti e bëri në Gjakovë për Dua Lipën, ka marrë jehonë edhe tek mediet ndërkombëtare.
Prestigjiozja “The Guardian” ka zgjedhur foton e tij si më të mirën, në artikullin ku përmbledh fotografitë më të mira të ditës së enjte.
“Artisti Alkent Pozhegu punon në prekjet e fundit të një mozaiku të bërë me kokrra dhe fara që përshkruan Dua Lipën, një pop-yll britanik me prejardhje kosovare. Fotografia: Armend Nimani / AFP / Getty Images”, është përshkrimi që iu bë mozaikut të punuar nga Pozhegu. / KultPlus.com
Një dysheme mozaike është zbuluar nën një vresht në veri të Italisë pas kërkimeve me dekada.
Anketuesit në komunën e Negrar di Valpolicella në veri të Veronës publikuan imazhe të pllakave të ruajtura mirë të varrosura disa metra nën tokë, transmeton rtv21.tv.
Sipas zyrtarëve, studiuesit gjetën së pari prova të një vile romake atje më shumë se një shekull më parë. Teknikët janë akoma duke gërmuar butësisht vendin për të parë shtrirjen e plotë të ndërtesës antike. Fotografitë e postuara në internet tregojnë mozaikun e pacenuar, si dhe themelet e vilës. Një shënim në webfaqen e komunës tha që gërmuesit më në fund e bënë zbulimin “pas dekadash përpjekjesh”.
Teknikët do të kenë nevojë për “burime të rëndësishme” për të përfunduar punën. Por autoritetet lokale janë zotuar të japin “të gjithë ndihmën e nevojshme” për të vazhduar me gërmimet. Pompei, qyteti romak i varrosur zyrtarisht u rihap për publikun të martën pas disa muajsh për shkak të pandemisë koronavirus. Akropoli i famshëm i Greqisë u rihap për vizitorët në fillim të këtij muaji./ KultPlus.com
Besart Gashi, 27- vjeçari nga fshati Nekovc i komunës së Drenasit tashmë i është përveshur punës për të krijuar mozaikun e tij të radhës. Këtë herë ai ka vendosur që të sjellë portretin e Skënderbeut, shkruan KultPlus.
Në qytetin e Prizrenit më 28 nëntor do të bëhet zbulimi i mozaikut i cili do ketë pamjen e portretit të Skënderbeut. Këto por edhe detaje të tjera në lidhje me këtë mozaik ideatori i saj, Besart Gashi i zbuloi për KultPlus.
“Ideja për realizimin e këtij mozaiku me lindi pasi që më 28 nëntor 1443 u shpall rimëkëmbja e principatës së Kastriotëve. Mbi kështjellën e Krujës u ngrit flamuri me shkabën e zezë dykrenare të Kastriotëve. Për mua si artist më ka motivuar që po në këtë datë 28 Nëntor 2018 mbas 575 viteve të punoj një vepër arti për këtë hero kombëtar pasi që ky vit edhe është shënuar si viti jubilar i Skënderbeut”, tha ai për KultPlus.
Mozaiku do të punohet me një konstruksion metali dhe me një lloj druri që është rezistues ndaj kushteve atmosferike si dhe brenda tij do të ketë edhe ndriçim. Mozaiku do të punohet me dimensione 3m × 4m.
Kjo vepër artistike nuk është e vetmja që Gashi e ka realizuar. Ai u bë i njohur edhe për portretin e Adem Jasharit të cilin e realizoi me 200 mijë gëzhoja fishekësh. Këtë mozaik ai e përfundoi më 5 mars për nder të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Për të realizuar mozaikun me portretin e Skënderbeut, Besart Gashi është duke punuar në mënyrë vullnetare dhe pa pasur asnjë përfitim, ndërsa për materiale janë duke e ndihmuar mërgimtarët të cilët jetojnë dhe veprojnë në Amerikë. John Krasniqi, Edvard Gjergj Gjojçaj, Gjon Duhani, Fran Gjoka, Gjok Nikollaj, Gjon Gjolaj, Leon Mirdita, Bardhec Rrasi, Anton Dedvukaj dhe Palok Camaj janë disa nga njerëzit të cilët e kanë përkrahur idenë e Gashit./ KultPlus.com