Rowan Atkinson, njeriu që bëri botën të qeshë pa thënë asnjë fjalë

Edhe pse ai ka më shumë se 50 role në rezymenë e tij të aktrimit, bota e njeh Rowan Atkinson me rolin e tij legjendar si z.Bean. Ky komedian ikonë ka bërë një rrugë të gjatë që nga marrja e doktoraturës së tij në ndjekjen e karrierës së tij në komedi.

Më poshtë mund të lexoni disa fakte mjaft interesante rreth jetës së këtij komediani.

Ai ka licencën e tij të automjeteve të rënda

Të gjithë jemi rritur duke parë zotin Bean duke hipur në mini makinën e tij ose në eventet e tapetit të kuq me makina sportive të pasura, por çka është edhe më befasuese është se ai ka një licencë të ligjshme HGV gjithashtu! Kjo licencë e lejon atë të vozisë ndërsa transporton deri në 3.5 ton. Sa e lezetshme kjo!

Ai është i fiksuar me makina dhe shpesh shkruan për CAR Magazine

Ai i do makinat dhe zakonisht shkruan për CAR Magazine, duke ndarë pasionin e tij për motorët me botën. Ai ka një koleksion mbresëlënës të veturave, të cilat përfshijnë një Audi A8, një Škoda Superb dhe madje një McLaren F1 të rrallë. Por ai nuk është një tifoz i madh i Porsche, duke pretenduar se ato janë vetura të mrekullueshme, por ai nuk e sheh veten duke jetuar me një të tillë.

Ai ka Master në Inxhinieri Elektronike

Mund të jetë e vështirë të imagjinohet Atkinson, përveç se si Z. Bean, por aktori studioi inxhinieri elektronike në Universitetin e Neëcastle dhe përparoi në Kolegjin The Queen’s, Oxford, duke marrë një diplomë masteri. Ai filloi shkurtimisht punimin e tij të doktoratës, kur vendosi t’i përkushtohej komedisë me kohë të plotë.

Ai ishte shok klase me Tony Blair

Atkinson ndoqi shkollën fillore në një shkollë prestigjioze private në Durham të quajtur Shkolla Chorister, ku Tony Blair, ish-Kryeministri Britanik, ishte shoku i tij i klasës, i cili ishte 2 vjet më i madh se ai.

Ai është një mysafir i shpeshtë në ceremonitë mbretërore

Rowan Atkinson është mik me njerëz shumë të fuqishëm. Ai madje ishte i ftuar në dasmat e Princit Charles dhe Princit Uilliam. Ai gjithashtu u shfaq në shfaqje bamirësie.

Rowan Atkinson përdori Aston Martinin e tij në filmin e tij Johnny English

Në filmin e tij, Johnny English, Atkinson përdori makinën e tij të fuqishme dhe të shtrenjtë, një Aston Martin V8 Vantage Oscar India.
Atkinson ka vuajtur nga një vonesë e të folurit për shumë vite.
Nuk është çudi që ai luajti roli i tij si Z. Bean si i heshtur shumicën e kohës dhe se ai rrallë paraqitet për ndonjë intervistë. Ai ka vështirësi të shqiptojë fjalë që kanë shkronjën “B” ose “P” në to. Ai bën një pauzë të vogël para se t’i thotë këto fjalë.

Ai shpëtoi familjen e tij nga një përplasje me aeroplan

Ndërsa ai po udhëtonte me familjen e tij nëpër Kenia, pilotit të aeroplanit privat i ranë të fikët. Atkinsonit iu desh të merrte nën kontroll aeroplanin dhe për fat të mirë, pas disa shuplakave nga Atkinson, piloti erdhi në vete dhe arriti të ulte aeroplanin në një vend të sigurtë.

Z. Bean nuk ishte emri origjinal i shfaqjes

Shfaqja u quajt së pari Z. White, pastaj krijuesit e shfaqjes vazhduan të sugjeronin emra perimesh. Pastaj, ajo u ndryshua në z. Lulelakër, përfundimisht, emri Mr.Bean u finalizua. Vetëm 14 episode të kësaj shfaqje u prodhuan. Më vonë u publikuan 2 filma, një seri e animuar, disa libra dhe një lojë video./ KultPlus.com

Mr. Beani sot feston 68 vjetorin e lindjes

Të gjithë e njohim Mr.Beanin, personazhin e famshëm të filmave komedi, i cili pa thënë kurrë as edhe një fjalë, na bënte të qeshnim e të kënaqeshim duke e parë, shkruan KultPlus.

Rowan Atkinson, i njohur më shumë si Mr.Bean, sot feston 68 vjetorin e lindjes së tij.

Mr.Bean-i ishte roli i tij i parë, i cili debutoi në vitin 1990, por që vazhdon të jetë i freskët akoma te publiku.

Mirëpo, është shumë e çuditshme dhe për t’u habitur fakti që Atkinson nuk i pëlqen filmat e tij, ai e ka pohuar një gjë të tillë në shumë intervista. /KultPlus.com

Mr. Bean, historia e njeriut që nuk hoqi dorë kurrë nga ëndrrat e tij

Rowan Atkinson lindi në një familje të klasës së mesme dhe vuajti tmerrësisht si fëmijë për shkak të belbëzimit.  Ai gjithashtu ngacmoheshe në shkollë për shkak të pamjes së tij.  Ngacmuesit e tij mendonin se ai dukej si një alien. 

Ai shpejt u cilësua si i çuditshëm dhe u bë një fëmijë shumë i turpshëm, i tërhequr, i cili nuk kishte shumë miq. Ai  u zhyt në shkencë, tha një nga mësuesit e tij.  Nuk kishte asgjë të jashtëzakonshme për të.  Nuk e prisja që ai të ishte një shkencëtar i shkëlqyer, por ai u tregoi  të gjithëve se ishin gabim. 

I pranuar në Universitetin e Oksfordit gjatë ditëve të tij, ai filloi të dashurohej me aktrimin, por nuk mundi të performonte për shkak të çrregullimit të të folurit.  ai mori diplomën e tij master në inxhinieri elektrike përpara se të shfaqej në ndonjë film apo shfaqje televizive pasi mori diplomën e tij, ai vendosi të ndiqte ëndrrën e tij dhe të bëhej aktor, kështu që u regjistrua në një grup humori, por përsëri, e folura e tij  e pengoi .

Shumë emisione televizive e refuzuan dhe ai u ndje i shkatërruar, por pavarësisht refuzimeve të shumta, ai nuk pushoi kurrë së besuari në vetvete.  Ai kishte një pasion të madh për t’i bërë njerëzit të qeshin dhe e dinte se ishte shumë i zoti në këtë.  ai filloi të fokusohej gjithnjë e më shumë në skicat e tij origjinale të komedisë dhe shpejt e kuptoi se mund të fliste rrjedhshëm sa herë që luante ndonjë personazh.  Ai gjeti një mënyrë për të kapërcyer belbëzimin e tij  gjithashtu ai mendonte Se ishte  një frymëzim për aktrimin e tij.  Ndërsa studionte për masterin e tij Rowan Atkinson bashkëkrijoi personazhin e çuditshëm të njohur si Mr. Bean.

Ai pati sukses me shfaqje të tjera dhe u be I  famshëm globalisht dhe me gjithë pengesat që hasi për shkak të pamjes dhe çrregullimit të të folurit, dëshmoi se edhe pa një trup heroik apo një fytyrë hollivudiane, mund të bëhesh një nga  aktorët më të dashur dhe më të respektuar në botë.  Historia motivuese e suksesit të Rowan Atkinson është kaq frymëzuese sepse mëson se për të qenë të suksesshëm në jetë, gjërat më të rëndësishme janë pasioni, puna e palodhur, përkushtimi dhe mos heqja dorë./ KultPlus.com

Rowan Atkinson: Nuk më pëlqente të luaja Mr. Bean-in, jam i lumtur që ai rol ka marrë fund

Rowan Atkinson thotë se roli i Mr. Bean është ‘stresues dhe rraskapitës’ dhe ka lënë të kuptohet se ai nuk do të luajë kurrë më këtë rol.

Aktori, 65 vjeç, është në mes të zhvillimit të një filmi të animuar të karakterit popullor, por tha se ai e konsideron se “pesha e përgjegjësisë jo e këndshme”, që do të thotë se “nuk i pëlqen shumë ta luajë”, shkruan DailyMail, transmeton KultPlus.

Atkinson portretizoi rolin titullar në serialin e suksesshëm nga viti 1990 deri në vitin 1995, përpara se të realizonte më vonë filmat “Bean Movie” në vitin 1997 dhe “Mr Bean’s Holiday” në vitin 2007.
Ai tha: “Nuk më pëlqen shumë ta luaj. Pesha e përgjegjësisë nuk është e këndshme. Më duket stresuese dhe rraskapitëse dhe pres me padurim fundin e saj”.

Duke folur në një intervistë për Radio Times, Rowan tha: “Duke bërë një serial televiziv të animuar, tani jemi në prag të krijimit të një filmi të animuar për Mr Bean – është më e lehtë për mua të interpretoj karakterin me zë sesa vizualisht”.

“Nuk më pëlqen shumë ta luaj. Pesha e përgjegjësisë nuk është e këndshme. Më duket stresuese dhe rraskapitëse dhe pres me padurim fundin e saj”. / KultPlus.com

Sozia e ‘Mr. Bean’ i bllokuar në Vuhan, bëhet sensacion në Azi me 400 milionë fansa

Një britanik me fytyrë të ngjashme me atë të personazhit të njohur humoristik ‘Mr Bean’ e ka gjetur veten papritur sensacion interneti në Azi pasi gjatë periudhës që mbeti i bllokuar në Vuhan ka mbledhur 400 milionë fansa në rrjetet sociale.

52 vjeçari Nigel Dixon, ngeci në Vuhan në fillim të vitit teksa vizitonte miq, dhe nisi të postonte video për jetën në qytet. Më vonë ai nisi të bënte video të shkurtra edukative duke këshilluar njerëzit sesi të jetonin mes situatës së koronavirusit.

Në disa nga videot e tij Nigel nisi të vishej si personazhi i aktorit të njohur Rowan Atkinson, dhe duke imituar atë këshillonte njerëzit si mbanin maskat e fytyrës dhe të qëndronin në shtëpi.

Në një moment ai arriti të grumbullonte 460m ndjekës në rrjetin Sina Weibo – që është versioni kinez i Facebook, me fansa edhe nga Korea e Japonia.

Ai madje është shfaqur disa herë si korrespondent në rrjetin shtetëror kinez në gjuhën angleze CCTV News, duke dhënë informacionet e fundit për jetën në Vuhan.

Nigel, nga Suffolk i Anglisë qendrore, u kthye më në fund në Britani më 29 maj, pasi kishte ardhur në Vuhan më 2 janar.

Ai ka vizituar rregullisht Kinën pesë gjashtë vitet e fundit dhe ka performuar dhe herë të tjera si sozi e Mr. Bean.

Nigel madje është zgjedhur nga vetë Rowan Atkinson si sozia zyrtare në konkurimin ‘Top Funny Comedian’ që u zhvillua në 2017 për imitimet e filmit të Mr Bean.

“As që mund ta përshkruaj çfarë mbështetjeje kisha në Kinë. Kisha dashuri pa fund pesë deri në dhjetë milionë njerëz njeherësh online që pyesnin nëse isha mirë.”

Nigel shton se fama arriti deri aty sa në një pikë u rendit si tema nr. 2 në Sina Weibo, disa vende më lart se Donald Trump.

Ai thotë: “Ishte e pabesueshme. Videot e mia u bënë roli kryesor për informimin e njerëzve mbi atë që po ndodhte në Vuhan. Dilja në stacionet kineze, herë si vetja herë i veshur si Mr Bean duke u thënë njerëzve të mbanin maska e të qëndronin në shtëpi.

“Për sa kohë isha atje është gjëja më e mirë, më jepte një sens objektivi, një sens shpërblimi”. /KultPlus.com