Mrekullitë e Nënës Natyrë përmes fotografive

Kush nuk fotografon një kafshë shtëpiake të lezetshme ndërsa është duke fjetur ose një flutur shumëngjyrësh kur është në park? Na pëlqen të kemi një kujtesë fizike të asaj që mendojmë se është e bukur apo interesante. Por, ka njerëz që bëjnë fotografi për një qëllim krejt tjetër.

Njerëzit që paraqesin punën e tyre në konkursin e fotografisë “BigPicture Natural World” shkojnë përtej dhe përtej për të kapur foton e duhur në kohën e duhur, transmeton KultPlus

Megjithëse ka një çmim monetar për fituesin, konkursi shpreson që këto imazhe që marrin frymë nga e gjithë bota dhe do të frymëzojnë të tjerët për të mbrojtur dhe ruajtur planetin Tokë./ KultPlus.com

Mrekulli apo mashtrim? Shkencëtarët hetojnë letrën e hedhur në det pak orë para tragjedisë

Një mesazh në shishe, që dyshohet se mund të jetë shkruar disa orë përpara përmbytjes së Titanikut, po hetohet nga shkencëtarët për të zbuluar nëse bëhet fjalë për një mashtrim, apo kemi të bëjnë me një artifakt nga tragjedia historike.

Një letër që mbante datën 13 Prill 1912, me emrin e 12-vjeçares franceze, Mathilde Lefebvre, u gjet në brigjet e Kanadasë, më shumë se 100 vjet pas përmbytjes së Titanikut.

“Po e hedh këtë shishe në det, në mes të Atlantikut. Pritet që të arrijmë në New York për pak ditë. Nëse dikush e gjen këtë letër, njoftoni familjen Lefebvre në Liévin”, shkruhej në gjuhën frënge.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja britanike “The Independent”, ajo po udhëtonte drejt New York City me të ëmën Marie, për t’u bashkuar me babain dhe vëllezërit e motrat. Ky bashkim nuk ndodhi kurrë. Mathilde dhe nëna e saj nuk u panë më kurrë. Sipas raportimeve, ato vdiqën së bashku me 1 500 personat e tjerë, kur anija goditi ajsbergun, më 14 Prill.

Një grup kërkuesish po hetojnë autenticitetin e kësaj letre në Université du Québec à Rimouski.

“Shishja mund të jetë artifakti i parë i Titanikut, i gjetur në brigjet amerikane”, tha historiani Maxime Gohier.

Ekspertët thonë se deri më tani nuk kanë gjetur asnjë të dhënë që të sugjerojë se letra është sajesë. Letra u gjet në rërë nga një familje në Bay of Fundy në 2017-n. Ajo u bë publike nga akademikët të cilët apeluan këdo që kishte informacion për Titanikun, apo për vajzën që kishte shkruar mesazhin.

Akademikët besojnë se letra i përket asaj periudhe, por ata kanë frikë mos është mashtrim pasi dikush mund ta ketë shkruar pak kohë pas tragjedisë për të tërhequr vëmendje.

Ajo që duket se i bën ekspertët skeptikë është fakti se shkrimi në letër nuk përputhet me atë që mësonin në atë kohë nxënësit në shkollat franceze. Emri i vajzës që shkroi letrën u zbulua të ishte e bija e Franck Lefebvre, i cili ishte minator në veri të Francës dhe u largua drejt Amerikës për të provuar fatin e tij.

Ai gjeti një punë në një minierë në Iowa, ku po jetonte së bashku me 4 fëmijët e tij. Më pas thirri bashkëshorten bashkë me 4 fëmijët e tjerë të vegjël, përfshirë Mathilde-n që t’i bashkoheshin. Megjithatë, ekspertët thonë se informacioni për familjen nuk është i mjaftueshëm për të dalë në konkluzionin se letra u hodha nga Titaniku. Sipas të dhënave që disponohen, në Titanik kishte një pasagjere që quhej Mathilde Lefebvre./tvklan.al/ KultPlus.com

10 gjëra të pabesueshme që vetëm nëna natyrë mund t’i krijojë (FOTO)

Përmendim vazhdimisht shtatë mrekullitë e botës antike, kur në fakt lista në fjalë NUK është kaq e kufizuar.

Fundja një gur në formë pice, një re-ylber apo një breshkë e verdhë meritojnë gjithashtu të gjithë vëmendjen tonë.

Nëna natyrë duket se di fare mirë si të na surprizojë. / TCH/ KultPlus.com