Plator Gashi sapo ka publikuar këngën e tij të parë origjinale, të titulluar ‘Msheftas’, shkruan KultPlus.
Gashi njihet për coverat e tij si ‘Shingjergjat po sillen’, ‘Fërfëlloj fëllënza’, ‘Kryet e mirë për shami’ etj, të cilave me një zë tejet të këndshëm u ka dhënë komplet një frymë tjetër.
‘Py’ përpara, py’ përmas! Po e publikoj kangën teme të parë origjinale, të shkrume, të kompozume dhe të incizume në qysh të dhomës në vitin 2019. Kte kangë, sikur edhe çdo gja tjetër në jetë, ia kushtoj ma të dashtunve t’mi: motrës e vllaut (Jonila Gashi Gentian Gashi ) , mamit e babit (Lume Gashi Osman Gashi) si dhe vllazënmotrave Shpat Morina Lisar Morina Erleta Morina Donjeta), pa të cilët s’kisha mujtë me e qitë asnji gisht në tel. Gëzuar 2021!’, ka shkruar Gashi në njoftimin e tij në rrjetin social Facebook. / KultPlus.com