Këngëtarja shqiptare Loredana Zefi mbrëmë ishte e pranishme në Spanjës për ngjarjen e madhe të ndarjes së çmimeve, ‘MTV Europe Music Awards 2019’.
Në këtë mbrëmje ajo nuk ishte shqiptarja e vetme. Dua Lipa, Ava Max e Bebe Rexha nuk kishin si të mungonin në një ngjarje të tillë muzikore. Madje dy të parat me performancat e tyre mahniten publikun.

Ndërkaq, reperja shqiptare Loredana, ishte e nominuar për çmimin “Performuesi më i mirë zviceran”, ku edhe doli triumfuese në këtë garë.
Kjo u bë e ditur nga vet këngëtarja, e cila ka ndarë me fansat në Instagram lajmin e bukur se është shpërblyer me çmimin. / KultPlus.com