Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përdorur platformën e saj në Facebook për të shprehur mbështetjen e saj ndaj tetorit rozë, një muaj që dedikohet ngritjes së ndërgjegjësimit për rrezikun e kancerit të gjirit, shkruan KultPlus.
Ajo ka theksuar se ky muaj është një periudhë ku ne mund të bashkohemi dhe, sipas saj, solidariteti ynë mund të triumfojë mbi çdo sfidë.
“Tetori Rozë. Ngjyrë shprese, force e uniteti. Muaj që shërben për ngritjen e vetëdijes tek secili për rreziqet e kancerit të gjirit. Muaj që na kujton se kur bëhemi bashkë, mund të mposhtim çdo gjë. Sot na bëri bashkë marshi, e tërë vitin do jemi pranë njëra-tjetrës. Kështu fillon ndryshimi”, është shprehur ajo. /KultPlus.com
Sot do të mbahet vrapimi për shëndetin dhe ndërgjegjësimin ndaj sëmundjes së kancerit të gjirit “Race for the cure”. Vrapimi nis në orën 11:00, nga sheshi “Ibrahim Rugova” në Prishtinë.
Pjesëmarrës do të jenë edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama me zonjën Kristale Ivezaj Rama, anëtarë të kabinetit, drejtorë e pjesë nga stafi i kryeqytetit, si dhe këshilltarë komunal të Kuvendit të Prishtinës.
Tetori, në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.
Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit është një fushatë vjetore ndërkombëtare që synon të shpërndajë informacion dhe të edukojë njerëzit për rëndësinë e shëndetit të gjirit, për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat në të gjithë botën.
Çdo vit, kjo fushatë fillon më 1 tetor dhe përfundon më 31 tetor. Fushata organizohet edhe për të mbledhur fonde për kërkime shkencore për zbulimin e shkaqeve, parandalimin, diagnozën dhe trajtimin e këtij kanceri. Fushata gjithashtu ofron informacion dhe mbështetje për femrat që janë të prekura nga kanceri i gjirit.
Në vitin 1993, Fondacioni i kërkimeve mbi kancerin, themeloi fjongon rozë si simbol të kancerit të gjirit, edhe pse kjo nuk ishte hera e parë që kjo fjongo u përdor për të simbolizuar kancerin e gjirit. Që atëherë, fjongoja rozë u bё simboli ndërkombëtar i ndërgjegjësimit ndaj kancerit tё gjirit dhe i mbështetjes sё personave qё e vuanin atё.
Çdo Tetor me qindra e mijëra produkte tё pajisura me fjongon rozё, apo tё ngjyrosura me rozё, shërbejnë si simbolikë dhe shiten me qëllim qё njё pjesё e vogёl e të ardhurave tё grumbulluara tё jepet si donacion pёr tё mbështetur kërkimet apo fushatat ndërgjegjësuese tё kancerit tё gjirit./rtk/KultPlus.com
Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit mirëpriti sot, në mjediset e saj, fituesit e çmimeve shkencore për veprat më të mira të vitit 2022, dhënë nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, akad. Anastas Angjeli, prof. asoc. Adrian Civici, prof. dr. Gjovalin Gruda dhe prof. asoc. dr. Teuta Toska.
Në këtë takim, me temë “Libri studimor, tregu, lexuesi”, drejtoresha e QKLL-së, Alda Bardhyli, diskutoi mbi rëndësinë e librit studimor dhe problematikat që ai has në tregun libror, duke nisur që me rrjetin e promovimit në librari, si hallka e parë e prezantimit të tij, deri për interesin promovues në hapësira të tjera.
Për të theksuar më shumë vëmendjen ndaj librit shkencor dhe për ta bërë atë pjesë të diskursit publik, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka vendosur të shpallë muajin prill të këtij viti si “Muajin e librit akademik dhe universitar”, me organizimin e një sërë aktivitetesh dhe tryezash diskutimi. /atsh /KultPlus.com
Si muaji i parë i vitit, janari është një kohë e fillimeve të reja dhe mundësia për të vendosur synime dhe për të bërë ndryshime pozitive në jetën tuaj. Mund të jetë një muaj sfidues, pasi sezoni i festave ka përfunduar dhe shumë njerëz po i kthehen punës dhe rutinës së tyre të përditshme. Megjithatë, është gjithashtu një kohë shprese dhe shansi për të filluar nga e para, shkruan KultPlus.
Një nga gjërat më emocionuese për janarin është mundësia për të marrë vendime për vitin e ardhshëm. Pavarësisht nëse është një zgjidhje për të ushtruar më shumë, për të ngrënë më shëndetshëm ose për të kaluar më shumë kohë me njerëzit e dashur, fillimi i një viti të ri është koha e përkryer për të bërë ndryshime pozitive në jetën tuaj. Ndërsa është e rëndësishme të jesh realist dhe të mos vendosësh objektiva jorealiste, fillimi i një viti të ri mund të jetë një kohë e shkëlqyer për të sfiduar veten dhe për t’u përpjekur për rritje personale.
Përveç zgjidhjeve personale, janari është gjithashtu një kohë për të reflektuar mbi vitin e kaluar dhe për të menduar se si mund të keni një ndikim pozitiv në botë. Është koha për të shqyrtuar mënyra për t’u përfshirë në komunitetin tuaj, për të mbështetur kauzat që janë të rëndësishme për ju dhe për të bërë një ndryshim në jetën e të tjerëve.
Në përgjithësi, janari është një muaj plot shpresë dhe potencial. Është një kohë për të pritur me padurim vitin e ardhshëm dhe të gjitha mundësitë që ai ka. Edhe pse mund të mos jetë e lehtë, fillimi i një viti të ri është koha e përkryer për të përqafuar ndryshimin dhe për të punuar drejt një të ardhmeje më të ndritshme. /KultPlus.com