Muaji i Rinisë në Kosovë shënohet me aktivitete të shumta

Më 12 gusht, shënohet Dita Ndërkombëtare e Rinisë. Duke filluar nga sot, gjatë tërë muajit Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka planifikuar aktivitete me qëllim të fuqizimit, integrimit, e përmirësimit të mirëqenies së rinisë.

Të rinjtë tanë do ta kenë mundësinë të marrin pjesë në bashkëbisedime mes të rinjve, shfaqje të ndryshme, ekspozita e punëtori, mbrëmje poetike, tryeza diskutimesh, aktivitete sportive e rekreative që do t’u japin mundësi t’i shprehin idetë e tyre e të diskutojnë mbi çështjet dhe sfidat me të cilat përballen në përditshmëri.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit i inkurajon të rinjtë të marrin pjesë në këto aktivitete, duke theksuar se ata janë shtyllë kryesore e shoqërisë./ KultPlus.com

Muaji i Rinisë në Kosovë me aktivitete të shumta

Nesër, 12 gusht, shënohet Dita Ndërkombëtare e Rinisë. Duke filluar nga sot, gjatë tërë muajit Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka planifikuar aktivitete me qëllim të fuqizimit, integrimit, e përmirësimit të mirëqenies së rinisë.

Të rinjtë tanë do ta kenë mundësinë të marrin pjesë në bashkëbisedime mes të rinjve, shfaqje të ndryshme, ekspozita e punëtori, mbrëmje poetike, tryeza diskutimesh, aktivitete sportive e rekreative që do t’u japin mundësi t’i shprehin idetë e tyre e të diskutojnë mbi çështjet dhe sfidat me të cilat përballen në përditshmëri.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit i inkurajon të rinjtë të marrin pjesë në këto aktivitete, duke theksuar se ata janë shtyllë kryesore e shoqërisë./ KultPlus.com

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit i dedikon muajin gusht të rinjve të Kosovës

Duke pasur parasysh mirëqenien dhe fuqizimin e të rinjve, “Muaji i Rinisë”, titullohet aktiviteti më i ri që do të organizojë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për nderë te Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, përcjellë KultPlus.

Në njoftimin e ministrisë thuhet se programi i këtij aktiviteti do të promovojë dhe adresojë çështjet thelbësore për të rinj si aftësimin profesional dhe punësimin e të rinjve, shëndetin mendor dhe riprodhues, aktivizimin rinor në nivel lokal dhe qendror, rekreacionin dhe aktivitetet e kohës së lirë, vullnetarizmin, integrimin dhe mbrojtjen e të rinjve të margjinalizuar.

Aktivitetet e këtij muaji do të organizohen në bashkëpunim me partnerë vendorë dhe ndërkombëtarë nga data 2 gusht deri më datë 27 gusht.

Kjo ngjarje do të organizohet në bashkëpunim vendorë dhe ndërkombëtarë nga data 2 gusht deri më 27 gusht. / KultPlus.com

Ministrja Dumoshi me mesazh për Muajin e Rinisë: Angazhimi i tyre është parësor për zhvillimin e vendit

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka përçuar një mesazh për Muajin e Rinisë. Ajo është shprehur se i gjithë shtatori i takon potencialit  dhe energjisë që përçojnë të rinjtë e vendit tonë, të cilët përbëjnë pjesën dërrmuese të popullatës.

 Gjithashtu ajo është zotuar se të rinjtë i ka prioritet qysh nga koha e marrjes së detyrës si ministre e kulturës.

KultPlus ju sjell mesazhin e plotë të ministres Dumoshi:

Të dashur të rinj të Kosovës,

1 shtatori shënon fillimin e muajit të rinisë. I gjithë shtatori i takon potencialit dhe energjisë që përçojnë të rinjtë e vendit tonë, të cilët përbëjnë pjesën dërrmuese të popullatës.

Në çdo periudhë historike, rinia ishte promotore e ndryshimeve rrënjësore në Kosovë prandaj edhe sot angazhimi i tyre është parësor për zhvillimin e vendit.

Si Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit prej marrjes së mandatit i kam pasur të rinjtë e vendit prioritetin kyç të punës time. Jam shumë e lumtur, që përmes mekanizmave të MKRS-së kemi arritur të shpërndajmë grante për shumë të rinj, të përkrahim organizata rinore dhe të intensifikojmë punën për ligjin për fuqizimin e rinisë.

Përkushtimi im për fushën e rinisë do të jetë konsistent e i vazhdueshëm dhe ju siguroj pa dallim që do të jem derë e hapur e bashkëpunimit.

Gëzuar Muajin e Rinisë! E gëzofshi rininë dhe jetën, me energjinë që ju karakterizon! / KultPlus.com