Shfaqja ‘’La Rrem’’ vjen sonte në orën 19:30 në Teatrin Kombëtar, një shfaqje requeim për artistin shumëdimensional, aktorin, regjisorin, këngëtarin dhe dramaturgun Muharrem Qena, shkruan KultPlus.
La Rrém është artisti antikonformist, jokonvencional, bohemi e dashnori i veçantë. “La Rrém” është dashuria dhe pasioni për artin, për të bukurën. Është kënga, që buron nga shpirti, nga vuajtja e nga gëzimi. La Rrémi ynë është universal. Ai i flet kohës edhe botës sonë. Kudo dhe kurdo. La Rrém është njeriu revoltues, kryengritës dhe mosnënshtrues.
Drama muzikore përfshin aktorë si: Ernest Malazogu, Shengyl Ismaili, Ylber Bardhi, Arta Selimi, Armend Baloku, Bujar Ahmeti dhe Flaka Latifi.
Ndërkaq, reprizat e shfaqjes vijnë me datë: 11,12 dhe 14 maj. / KultPlus.com
…pa asnjë mëdyshje, Muharrem Qena mbetet njëri prej figurave më unike bë botën tonë të artit dhe kulturës. Atë e njohim si regjisor, si aktor, si interpret (i muzikës së lehtë), si shkrimtar, kurse në biografinë e tij shkruan se ai punoi edhe si producent e skenaris! Të gjitha këto forma të shprehjes, sado të dallueshme që janë, ato dëshmojnë për një artist të kompletuar me kreativitet të jashtëzakonshëm, që nuk harron asnjëherë se vlerë e pakontestueshme në krijimtari është sinqeriteti.
Muzika- vokacioni sekundar?
Paraqitja e Muharrem Qenës në fushën e këngës bëhet në një mënyrë krejtësisht origjinale. Ai është interpret që këndimin (dhe fushën e këngës) nuk e ka “detyrim” të profesionit. Ai nuk këndon për të zhvilluar karrierë muzikore, për të bërë emër në muzikë. Në të vërtetë ai është shumë larg percepcionit të till. Përshtypja mbetet ndonjëherë se ai “terthorazi” është në futur në botën muzikore. Në kohën kur “Kaçurelja” e tij vërshonte radiostacionet tona, ai ishte një emër i madh në botën e teatrit dhe publiku e njihte, në rradhë të parë si regjisor. Ky ishte persepcioni themelor për të. Ne të rinjtë e asaj kohe, shpesh në qytet, i kemi ndeshur “dy artistë ikonik” të Prishtinës, boemë të pa epur (që i jepnin sharm Prishtinës së dikurshme), duke diskutuar për tema të mëdha, pa ndonjë shkas apo qëllim të veçantë. Ishin këta Rexhoja (Mulliqi) dhe Muharemi, dy personalitete me të cilat identifikoheshin bota e muzikës dhe ajo e teatrit.
Emrin e M. Qenës nuk e gjejmë në programet e festivaleve të kohës, në manifestimet e mëdhaja muzikore, e as në koncerte ambicioze të asaj periudhe etj. Në muzikë ai zgjodhi rolin e vetmitarit. Dukej se ai nuk u nështrohej kategorive të tilla vlerësuese. Në të vërtet, ai nuk i “nënshtrohej” asnjë konvencioni që do ta përcellnin karrierën e një këngëtari të zakonshëm, Në anën tjetër, aktiviteti i tij në fushën e muzikës nuk ishte konstant. Kjo nuk ndodhte për faktin se ai merrej me veprimtari të tjera, por për një arsye tjetër, shumë më thelbësore – ai shfaqej në muzikë vetëm kur kishte “për të thënë” diçka. Muzika për të nuk ishte kapërcim i një pengese për të arritur një qëllim apo shkallë më të lart. Përkundrazi, për të muzika ishte qëllim në vete, ishte si një prehje e çastit! Art që, si duket, e lironte nga telashet e jetës teatrore, që i shkaktonin aq shumë dhembje (sic kuptojmë nga biografia e tij).
Përshkrues i mrekullueshëm i ”situatave” të thjeshta jetësore
Këngët e tia janë të thjeshta dhe spontane, por, njëkohësisht janë të logjikshme, dhe të strukturuara mirë. M. Qena është një interpret që rrëfen bukur. Ai është interpret i mrekullueshëm i “situatave” të thjeshta jetësore. Përmes këngëve ai ka nevojë (në mënyrë të vet), “të spjegon” një ngjarje të veçantë, “të deklamon” një porosi të veçantë apo “të përshkruan” një emocion të veçantë. Nëse analizohen këngët e tij kulte “Kaçurrelja”, “Salepxhiu” etj., do të vërejmë se ai në mënyrë shumë precise e përshkruan një “situatë” të caktuar, me të gjitha detajet, me ngjyrime përcjellëse poetike, me ç’rast rëfimi bëhet një storie e gjallë dhe e besueshme. Së këndejmi muzika e tij është ‘‘vizuale”, meqë këngët e tija duken si një storie e shkurtër filmike apo është një fotografi e vetme, mirë e kadruar, e qartë, dhe e planifikuar më parë. Që në dëgjim të parë (ta zëmë të këtyre këngëve të përmendura), papritmaz para dëgjuesit shfaqet një pamje e qartë, ku në të do të vëreni ambientin ku zhvillohet ngjarja, personazhet mirë të profilizuar, mizaskenën precize që e pasqyron storien, deri në detaje më të vogla etj.
Rëndësia e fjalës në këngët e M. Qenës
M. Qena e ka kuptuar drejt thelbin e muzikës vokale. Ai është i vetëdijshëm se kënga si formë e thjeshtë e kësaj gjinie përbëhet prej dy komponenteve të rëndësisë së njejtë – prej tingullit (apo melodisë) dhe prej fjalës (tekstit). Derisa interpretët tjerë, shpeshëherë, thellohen vetëm në aspektin muzikor dhe shqajnë vetëm elementet vokale, ai, ndërkaq, i jep rëndësi të madhe fjalës. Në këtë drejtim, duhet thënë se, nga tërë gjenerata e interpretëve e vjetër e këngës sonë zbavitëse, është ai, bashkë me Jusuf Gërvallën të vetmit që kanë kujdes maksimal ndaj komponentës tekstuale (përmbajtësor) të këngës. Për M. Qenën, kjo (komponentë) është transmetuese direkte dhe esenciale e porosisë së këngës. Fjalën (tekstin) e shqipton me sugjestivitet të duhur, asaj i jep fuqinë e merituar, duke pasur kujdes në intonacionin adekuat, akcentimin me sugjestivitet të fjalëve kyçe në tekst, duke i dhënë vërtetësinë e duhur.
Pikërisht ky trajtim i kujdesshëm i tekstit e bën M. Qenën të afërt me casjen që kanë shansonjerët francez në muzikën e tyre, tek të cilët fjala poetike është thelbi i këngës. Nuk është çudi që, në shumtën e rasteve, interpretë të shansonave janë njëkohësisht edhe poetë. Psh., një Gi Beart apo Zhorzh Brasens, famën në muzikën franceze nuk e kanë arritur me cilësitë e vokalit të tyre, por me fuqinë e transmetimit të komponentës tekstuale, prandaj ata kanë arritur të ngjiten në majat e shansonës franceze. Publiku, në muzikën e tyre, pëlqejnë dhe adhurojnë (pos muzikalitetit të domosdoshëm), mënyrën e rëfimit dhe mënyrën e deklamimit poetik.
Virtuoziteti i Salepxhiut!
Për të parë se me sa kujdes ai i qaset tekstit, mjafton të analizohet interpretimi i këngës “Salepxhiu” Në këtë këngë, M. Qena është, njëkohësisht, dramaturg, regjisor, aktor dhe këngëtar! Ai bëhet një “interpret” i gjithanshëm i këngës. Duke e trajtuar tekstin e këngës si një dromcë të shkëputur nga një mjuzikël, ai përdor teknikën e shprehjes që e ndeshim në mjuzikël. Struktura e tekstit kushtëzon një trajtim të tillë. Ndonëse, në të parë kënga lë përshtypjen e një parodie të thjeshtë (meqë ka një tekst të shkurtër dhe jo pretencioz), ajo në esencë është mjaft komplekse, sidomos në planin interpretativ. Në këngë përshkruhet një parakalim i rëndomtë, në rrugë, i shitësit të salepit (salepxhiut), në një prej qyteteve tona, me ç’rast pikturohet bukur pamja idilike e një ambienti oriental-otoman, të cilat karakterizonin qytetet tona dikur. Ai, si individ (interpret) i vetëm në këtë storie, njëkohësisht pasqyron katër katër personazhe: perosnazhin e salepxhiut (personazhit kryesor), të naratorit të qytetarit (plakës që proteston për zhurmën që bën salepxhiu) dhe në fund Finalja (që duket si skenë e “popullit”). Një element i zakonshëm në dramaturgjinë e mjuziklit, ku të gjithë personazhet bien dakord se “Salepi pastron gërmazin…se osht me xhanxhafil”. Ai këtë diferencim të saktë të personazheve arrinë ta bëj me modifikim të zërit dhe me ndryshim të intonacionit në deklamimin e tekstit. Këtë e bën me një sugjestivitet prej aktori të jashtëzakonshëm.
Qena, si interpret (aktor e këngëtar) me përpikëri i realizon porositë e Qenës regjisor.
Pa asnjë mëdyshje, Muharrem Qena mbetet njëri prej figurave më unike në botën tonë të artit dhe kulturës. Jokonvencionaliteti i personalitetit M. Qenës, që e ka karakterizuar atë si individ e si krijues, ka bërë që kontributi i tij “modest” në muzikë, të adhurohet sot e kësaj dite, madje edhe prej një gjenerate të re që nuk e ka njohur atë më parë.
Bredhovë (Brezovicë)
28/04/2021
Rafet Rudi në jetën muzikore të Kosovës , me veprimtarinë e tij si kompozitor, si dirigjent dhe si mendimtar shprehur në fushën e publisistikës dhe filozofisë së muzikës, si anëtar i Akademisë Europiane të Shkencës dhe Arteve, paraqet personalitetin më të spikatur dhe më aktiv në 2-3 dekadat e fundit në botën muzikore të Kosovës.
Muharrem Qena, një shpirt i veçantë që krijoi art në fusha të ndryshme, me zërin e tij na la disa këngë të cilat dëgjohen edhe sot.
Përtej këngëve, tekstet e tyre të cilat shpesh i shkroi ai vet kanë vlerën e tyre dhe tej emocionit janë edhe të thella dhe poetike.
A thu asht ma lehtë pa dhimbje A thu ma bukur pa lot A thu ti ke me u kthye Dhe prapë me qenë na të dy A thu me është fati i tillë A thu gjithmonë me vuajtje A thue ti dot më kthehesh Dhe prapë me qen na të dy
Çdo gjë kalon në jetë Atëherë dhe dielli kur të lind Mbas diellit prapë shi do t’ ketë Kështu asht me të vërtetë
Ndoshta të tillë e kam fatin Ndoshta gjithmonë me vuajtje Ndoshta ti kurrë s’do t’më kthehesh Edhe kjo ngjan në këtë jetë. / KultPlus.com
Rebeka Qena, vajza e Muharrem Qenës, shkrimtarit, këngëtarit, aktorit dhe regjisorit shqiptar, ka reaguar sot përmes një statusi në Facebook për akuzat që familja Qirezi i ka ngritur kundrejt familjes Qena, shkruan KultPlus.
Sipas Rebekes, familja Qirezi ka kohë që akuzon familjen Qena për gjoja përvetësim të “Ervehesë”, e kjo akuzë mbetet e paqartë dhe njëkohësisht shqetësuese për familjen Qena.
Rebeka ka potencuar që familja Qena ka mjaftueshëm krijime, punë të ndershme dhe respekt dhe një akuzë e tillë është e pahijshme dhe tentim njollosjeje.
KultPlus ju sjell reagimin e plotë të Rebeka Qenës:
Muharrem Qena është kantautor i pesë këngëve: “Oj Hanë”; “Kaçurrelja”; “Tetori”; “Mine”, “Shokut”.
Këngët tjera që mund ti keni dëgjuar e ju ndërlidhin me emrin e tij janë këngë të cilat ai i interpreton.
Muharrem Qena është autor i një drame, “Bashkëshortët”. Muharrem Qena ka luajtur në më se 50 role në Teatër e Film. Muharrem Qena ka bërë regjinë e më se 200 shfaqjeve. Muharrem Qena është njëri prej themeluesve të skenës teatrore dhe këngës argëtuese. Ai punoi si regjisor, producent, këngëtar dhe skenarist.
Familja Qirezi ka kohë që akuzon familjen Qena për gjoja përvetësim të “Ervehesë.”
Synimi i tyre, për ne, vazhdon të mbetet sa i paqartë aq edhe shqetësues. Aq më shumë kur vjen e turbullon kujtimin e miqësisë së tyre të gjatë.
Familja Qena ka mjaftueshëm krijime, punë të ndershme dhe respekt dhe një akuzë e tillë është e pahijshme dhe tentim njollosjeje.
Erveheja, si vepër është shkruar në vitin 1820 nga Muhamet Kyçyku, në trajtën e poemës së gjatë. Më vonë Ahmet Qirezi (1932) e dramatizon këtë vepër dhe ajo inskenohet në Teatrin e Kosovës.
Muharrem Qena ka bërë regjinë e kësaj shfaqjeje dhe nuk e ka shkruar “Ervehenë”. Këtë askush prej nesh as që e mendon e as që e dëshiron.
E vërteta është se regjia e Muharremit ka bërë që potenca e këtij teksti të vijë në shprehje, pa ndarë këtu as aktrimin, skenografinë, ndriçimin e muzikën. Dhe, këtë nuk e themi ne, e thotë kritika e asaj kohe, e edhe e sotmja që e ka ende referencë për standardin e vendosur një gjysmë shekulli më parë.
E vërteta është se kur flitet për “Ervehenë” e Muharremit, njerëzit në radhë të parë i referohen regjisë së shfaqjes dhe jo gjithherë vetëm tekstit. Se a do të kujtojë dikush një shfaqje falë aktorit, regjisë, muzikës apo tekstit – ne këtu nuk kemi ndikim.
Pa legjendën arabe nuk do të ishte inspiruar Muhamed Kyçyku. Pa poemë te Kyçykut nuk do të kishte dramë të Qirezit. Pa Qirezin nuk do të kishte Ervehe. Pa Muharrem Qenën, atëbotë, nuk do të kishte shfaqje mbamendëse.
Muharrem Qenës edhe po t’ja heqësh “Ervehenë”, mbetet po ai i njëjti: trasues i shtigjeve të reja në Teatër, dramaturgji e muzikë. Këtë s’mund t’ia zbehë askush. Muharrem Qena nuk zbehet. / KultPlus.com
Muharrem Qena është një nga artistët e njohur shqiptar. Ai lindi në Mitrovicë, në vitin 1930. Me talentin dhe punën e tij të madhe arriti të bëhet njëri prej themeluesve të skenës teatrore dhe të këngës argëtuese shqipe, shkruan KultPlus.
Krijimtaria e Qenës është mjaft e dendur, ai shkroi këngë, kompozoi, aktroi dhe ishte regjisor i shquar i më se 200 shfaqjeve teatrale.
Me shumë çmime të fituara gjatë karrierës së tij, Qena radhitet ndër krijuesit e mirënjohur kosovarë. Edhe në këngë ishte shumë produktiv.
Ai krijoi dhe këndoi një sërë këngësh argëtuese nën frymën bashkëkohore, të cilat frymëzuan shumë breza pasardhës.
Disa nga këngët e tij shumë të dëgjuara janë: “A thua”, “Mallëngjimi”, “Oj hanë”, “Kaçurrelja”, “Lamtumirë” e të tjera..
KultPlus jua sjellë këngën “Pa ty”, që është njëra nga më të famshmet e Qenës, këngë e cila u rikëndua edhe nga artistët e rinj, dhe mbetet gjithmonë këngë e dashur për publikun. / KultPlus.com
Teatri Kombëtar i Kosovës ka shpalosur sot programin për muajin prill. Në mesin e shumë shfaqjeve, këtë muaj teatri do të sjell edhe një premierë.
Bëhet fjalë për shfaqjen “La RREM” me tekst të Arian Krasniqit e me regji të Kushtrim Koliqit.
Drama është një dedikim për figurën e Muharrem Qenës si projektuesi i frymës moderne në teatër, si aktor dhe regjisor si dhe në fushën e formulimeve dhe interpretimeve muzikore, ndërkaq, rolin e tij do ta luaj aktori Ernest Malazogu.
Ka qenë vajza e Muharrem Qenës, Rebeka, ajo e cila së bashku me Kushtrim Koliqin, regjisorin e shfaqjes kanë vendosur që të merren më seriozisht me figurën e Qenës. Pasi siç ka treguar Koliqi në një intervistë të mëhershme për KultPlus, ai shpesh në biseda me komunitetin artistik ka deklaruar se figura të tilla artistike si ajo e Qenës, duhet të ringjallen në forma të ndryshme.
Ndërkaq përveç Ernest Malazogut, aktorët tjerë pjesëmarrës në këtë shfaqje do të jenë: Shengyl Ismaili, Ylber Bardhi, Arta Selimi, Armend Baloku, Bujar Ahmeti dhe Flaka Latifi.
Premiera e shfaqjes vjen më datë 9 prill, në ora 19:00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës. KultPlus.com
Muharrem Qena dhe Melihate Ajeti janë çifti i njohur shqiptar që i kanë kushtuar pothuajse tëre jetën e tyre skenës artistike, shkruan KultPlus.
Muharrem Qena ka shkrirë talentin e tij prej regjisori, aktori, shkrimtari dhe këngëtari. Karriera e tij regjisoriale numëron deri në 200 shfaqje teatrale.
Bashkëshortja e tij, Melihate Ajeti- Qena ka qenë një figurë e shquar për bukurinë e talentin e saj të rrallë në aktrim, të cilin e demonstroi në teatër e film për 60 vite.
Ata të dy i kanë dhënë aq shumë artit shqiptar sa që edhe sot kujtohen për veçantitë e tyre artistike. KultPlus ju sjellë një fotografi të rrallë të këtij çifti./ KultPlus.com
Sot, më datën 13.03.2021, trupa rezidente e teatrit të Mitrovicës, ‘Muharrem Qena’ mbajti takimin e parë për themelimin e Sindikatës së Aktorëve të Teatrit Muharrem Qena, përcjell KultPlus.
Në këtë takim, Mehmet Preteni u zgjodh kryetar i kësaj sindikate me vota unanime. / KultPlus.com
Artisti i jashtëzakonshëm i teatrit, filmit e muzikës shqipe, Muharrem Qena po kthehet edhe njëherë në teatër, pikërisht në vendin ku la gjurmët më të fuqishme artistike. Me tekst të Arian Krasniqit e me regji të Kushtrim Koliqit, shfaqja ‘LA RREM’ që do të shpalosë personazhin e Muharrem Qenës, ka filluar me provat eksploruese tekstuale në kuadër të programit artistik të skenës së madhe të Teatrit Kombëtar të Kosovës, shkruan KultPlus.
Drama është një dedikim për figurën e Muharrem Qenës si projektuesi i frymës moderne në teatër si aktor dhe regjisor si dhe në fushën e formulimeve dhe interpretimeve muzikore, ndërkaq, rolin e tij do ta luaj Ernest Malazogu.
Ka qenë vajza e Muharrem Qenës, Rebeka, ajo e cila së bashku me Kushtrim Koliqin, regjisorin e shfaqjes kanë vendosur që të merren më seriozisht me figurën e Qenës. Pasi siç ka treguar Koliqi për KultPlus, ai shpesh në biseda me komunitetit artistik ka deklaruar se figura të tilla artistike si ajo e Qenës, duhet të ringjallen në forma të ndryshme.
“Një nga arsyet që më shumë më ka shty me u marrë me Muharremin ka qenë fakti se tjerët nuk janë marrë sa duhet. Unë besoj se ai nuk e ka ende vendin meritor, ashtu siç është dashtë me pas”, ka theksuar Koliqi për KultPlus.
Koliqi ndër të tjera, ka treguar poashtu se fillimisht është punuar biografia e artistit, nga regjisorja tashmë e ndjerë Arzana Kraja dhe dramaturgu Arian Krasniqi, mirëpo që kjo monografi akoma nuk është botuar si pasojë e pengesave të shkaktuara nga situata pandemike.
“Është një presion i shtuar karshi shfaqjeve tjera, sepse për shkak të respektit individual që e kam për Muharrem Qenën e sidomos për kontributin e tij në skenën e teatrit është përgjegjësi e madhe të realizosh një shfaqje për të. Por besoj që ky presion është pozitiv sepse na shtynë drejt rezultateve më të mira për realizimin e shfaqjes”, thekson tutje Koliqi.
‘LA RREM’ nuk është një vepër autobiografike. Qëllimi i kësaj shfaqjeje është që të shpalosë kryesisht figurën e një artisti shumëdimensional siç ishte Qena, një artist jokonformist i cili kurrë nuk i është përkulur sistemit e as nuk i është lajkatuar por përkundrazi ka qenë një rebel i papërmirësueshëm duke mos pranuar asnjëherë të intervenohet në punën e tij artistike. Një artist tejet i talentuar, për të cilin Koliqi potencon se kishte lindur në kohë e vend të gabuar dhe kontributi i tij nuk ishte njohur aq sa është dashur t’i njihej.
“Njerëzit kanë me i kuptuar përmasat e një artisti si Qena nëpërmjet rrugëtimit të tij jetësor dhe sfidat që ai i ka pasur përgjatë këtij rrugëtimi. Një artist i cili nuk e gjen veten në vendin ku jeton. Poashtu ata do të shohin se cila është kostoja e të qenit një artist i tillë”, deklaron Koliqi për KultPlus.
Ndër të tjera, Koliqi me adhurimin më të madh për figurën dhe artin e Qenës, e quan këtë të fundit një njeri revolucionar.
Për Arian Krasniqin, tekstshkruesin e kësaj drame, realizimi i një personazhi kaq kompleks si Muharrem Qena, nuk ka qenë aspak e lehtë. Duke pasur parasysh natyrën e tij prej këngëtari, dramaturgu, aktori e regjisori, veçsa e ka shtuar përgjegjësinë e Krasniqit karshi këtij personazhi.
“Qena ka qenë i veçantë në jetën artistike të vendit tonë dhe një shfaqje dedikuar atij mendoj se është më e pakta që mund të bëjmë ne, brezi i ri, si shenjë mirënjohjeje për jetën dhe veprën e tij”, ka potencuar Krasniqi për KultPlus.
Krasniqi ndër të tjera ka theksuar se duke pasur parasysh faktin që është bashkautor i librit monografik mbi jetën dhe veprën e Muharrem Qenës, ai veçse ka pasur një bazë që të konceptojë dhe projektojë edhe veprën dramaturgjike që tashmë ka filluar të jetësohet në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës.
“Unë ndjehem i nderuar që jam ftuar nga Teatri Kombëtar për t’u angazhuar si autor i këtij teksti dramaturgjik dhe mendoj se ekipi me në krye regjisorin Kushtrim Koliqi do të arrijë të realizojë një shfaqje të suksesshme, dhe gjithsesi meritore, si dedikim për artistin e madh Muharrem Qena”, ka deklaruar tutje Krasniqi për KultPlus.
Pjesë tjetër e ekipit të shfaqjes janë edhe Trimor Dhomi, kompozitor; Yllka Brada, kostumografe; Mentor Berisha, skenograf; Florian Çanga, video projeksion; Kreshnike Osmani, asistent regjisore; Bajram Mehmetaj, inspicient. Ndërkaq përveç Ernest Malaozgut, aktorët tjerë pjesëmarrës në këtë shfaqje do të jenë: Shengyl Ismaili, Ylber Bardhi, Arta Selimi, Armend Baloku, Bujar Ahmeti dhe Flaka Latifi.
Kastën e aktorëve të shfaqjes e përbëjnë emra të përzgjedhur enkas nga regjisori i shfaqjes qoftë nga trupa rezidente e Teatrit poashtu dhe nga pjesa e jashtme, të cilët janë krijues të skenës së artit. Në kuadër të shfaqjes është dhe një bend muzikor fakti që pjesa teatrore qëndron mes formatit muzikor dhe atij dramatik.
Premiera e shfaqjes është para-planifikuar për pjesën e parë të muajit prillit. / KultPlus.com
Antigona, në këtë intervistë për Elion Kollçakun ndan me ne një rrëfim sa emocional, aq dhe të bukur për më të shtrenjtën e saj, nënën, Melihate Ajetin, mirëpo jo vetëm në dimensionin nënë-bijë. Kësaj radhe dhe në atë dimension që kishte Meli, atë më të lartin, artisten e popullit.
Intervistoi: Elion Kollçaku
E dashur znj.Antigona, fillimisht shpresoj që këto ditë të vështira t’ju gjejnë mirë me shëndet! Sapo botuat monografinë për artisten e madhe shqiptare, Melihate Ajeti, që ishte dhe nëna juaj. Pse pikërisht në këtë moment dhe sa e vështirë ishte për ju ta shkruanit këtë monografi?
Antigona Qena-Kaçaniku: S’pari, faleminderit për këtë ftesë, për intervistë në këtë “Dritare”, që më përkujton kohën e studimeve në Akademinë e Arteve, në Prishtinë, ku studioja pikturën te profesori Salihamixhiçi, dhe shpesh pikturoja femrën në dritare, vajzën duke pritur të dashurin, gruan duke pritur burrin dhe nënën duke pritur djalin, ngase këto mërgime, nuk na u ndalën kurrë, e jetën e mërgimtarit e njoh mirë, si dhe ndjenjën e rëndë të mallit. Këtë plagë të mallëngjimit kishte edhe nëna ime për shumë vite, qëkur na përjashtuan nga puna, nga Televizioni i Prishtinës, ishim të detyruar të punonim e jetonim në Norvegji, unë me burrin e djemtë tanë, kurse Meli nuk donte ta lëshonte Kosovën dhe mbeti gjithë kohën në Prishtinë, sado që pas çlirimit vinim shpesh për vizita, nuk isha aty, pranë saj, në çastin kur lëshoi këtë botë, ta ledhatoj, t’ia mbaj dorën e t’i them fjalë të ëmbla, kjo ma lëndon dhembshëm ndërgjegjen time. Në vitin 2011 bëra një dokumentar për Melin, në kuadër të emisioneve, “Pa skenar” që i realizoja në RTK, e ku prezantoja krijuesit e dikurshëm, që ishin të harruar nga koha e aspak të njohur nga gjenerata e re. Pra, si në atë dokumentar ashtu edhe në këtë monografi, për primadonën e teatrit kosovar, Melihate Ajetin, ia vura vetes një detyrë që kërkonte përkushtimin tim maksimal, për ta kryer një punë jo të lehtë, për ta shtrirë e klasifikuar lëndën e madhe arkivore, që ma kishte lënë nëna amanet. Është monografi për një aktore, në mesin e të parave, të cilat në një kohë, jo edhe aq falënderuese për të qenë aktore, morën guximin për ta jetësuar ëndrrën, përkundër paragjykimeve arritën të fitojnë respektin për aktrimin e artin skenik. Meli ia dhuroi gjithë jetën skenës e publikut, dhe publiku u lidh me të, nëpërmjet pasurisë shpirtërore, që përçonin plejada e femrave tragjike, të përvuajtura, krenare, besnike, madhështore, duke i luajtur ato u bë simbol i secilës prej tyre.
Në një monografi për një person të dashur, është gjithmonë dhe risku se mund të mbash anë. Por nën optikën time si lexues, hasa emocion, por në një rrëfim që mëton të ishte i paanshëm, për aq sa është e mundur për një person aq të rëndësishëm. Si dhe sa mund të jetë një fëmijë neutral për nënën, që në këtë rast ishte dhe artiste e madhe e popullit?
Antigona Qena-Kaçaniku: Melihate Ajeti, ishte aktore, e cila që nga mosha 16-vjeçare ia dhuroi gjithë qenien e saj aktrimit dhe luajti mbi 180 role, kryesisht të parat, në petkun e secilës protagoniste shkriu veten skajshmërish, foli, vuajti dhe derdhi lot të vërtetë, puna e saj u vlerësua u lavdërua dhe mori çmime, në vend e jashtë vendit: Dija, Zonja me kamelie, Erveheja, Hajrija, Plaka Nicë, Antigona, Dezdemona, Ana Karenjina, Lady Magbeth. Janë vetëm disa nga rolet bravuroze, për të cilat mori kritika të jashtëzakonshme dhe të gjitha këto janë në libër, por ajo nuk ishte e vetme, ishte pjesë e një ansambli të shkëlqyeshëm, që bashkërisht krijonin shfaqje të mrekullueshme dhe si të tillë, i takojnë historikut të krijimtarisë artistike të këtij vendi e këtij populli. Kam shpresë se lexuesi do ta shohë punën e një gazetareje, e jo të vajzës së saj. Jam përpjekur të jem sa më objektive dhe që para lexuesit t‘i shtroj vetëm faktet e historinë reale të krijimtarisë së saj. Pra aty janë shkrimet e vështrimet, nga kritikët më eminentë të asaj kohe, janë intervistat e shumta, është e radhitur krijimtaria e saj ndër vite, krijimtaria e përbashkët me Muharremin, rolet në shfaqjet, filmat e serialet, dramat televizive, dëshmitë për sukseset e shpërblimet, janë kujtimet e disa kolegëve, regjisorëve, shkrimtarëve, pastaj fotografitë private e të shfaqjeve si dhe vetëm disa, nga kujtimet e mia, nga jeta e përbashkët me prindërit e mi, të zgjuara me kujdes e butësisht ato të bukurat, ngase shumë afër flenë ato të hidhurat. Kjo monografi s’është vetëm plotësim i një amaneti, që ma la nëna, por një detyrë, obligim dhe nder, që të kujtoj punën e krijimtarinë mbresëlënëse të asaj gjenerate të artë aktorësh e krijuesish.
Ju jeni bijë e dy artistëve të mëdhenj, Melihate Ajeti dhe Muharrem Qena. Në monografi, ju i keni kushtuar një pjesë dhe babait tuaj.
Antigona Qena-Kaçaniku: Fillimi i krijimtarisë së të dy prindërve të mi, është i gërshetuar me punën e jetën e përbashkët dhe s’mund t’i ndash edhe po deshe. Meli erdhi në teatër në Vitin 1951, nga një fëmijëri e lënduar nga fati i asaj kohe, erdhi nga jetimorja e Pejës, ku edhe e zbuluan talentin e saj, “gjatuesit” e aktorëve të rinj, për teatrin e sapoformuar krahinor, tash kombëtar, në mesin e tyre edhe Muharremi, i cili u bë mësuesi dhe udhërrëfyesi i profesionit, si dhe bashkëshorti i saj. Së bashku me Muharremin, si dy të rinj, të talentuar, të pasionuar pas lojës, aktrimit, teatrit e artit në përgjithësi, do të krijojnë veprat më të bukura në skenën e Teatrit të Prishtinës. Së bashku do ta formojnë e plotësojnë njëri-tjetrin për 16 vjet, si në artin e skenës, ashtu edhe në dallgët e jetës. Por natyrisht, ata kurrsesi nuk janë të ndarë nga i gjithë ansambli, që punonin e krijonin me dashuri e disiplinë të jashtëzakonshme ndaj punës, artit dhe vendit, me prezantime bravuroze lartësuan kulturën shqiptare, fituan çmime nëpër festivale, ku nuk e njihnin Kosovën, e lere më gjuhën shqipe, e aq më pak trupën brilante të teatrit të Prishtinës, me shfaqjet e suksesshme, që nga” Zullumqari” ,’Besa’, “Sikur te isha djalë”, “ Bashkëshortët”, “ Zonja me kamelie” e deri tek “Erveheja”, vendosën artin skenik në piedestalin më të lartë, gjithnjë duke tentuar që të dëshmohen, në atë Jugosllavinë e asaj kohe, se janë të barabartë me të tjerët, në mos edhe më të mirë, u bënë ambasador të denjë të kulturës sonë jashtë vendit. Prandaj dhe nuk guxojnë të harrohen, është turp të harrohen aktorët e krijuesit e asaj gjenerate, që vepruan me dinjitet për të krijuar vlera e luftuar paragjykimet.
Meqë jeni fëmijë i dy artistëve të mëdhenj, sa ka ndikuar kjo në rrugëtimin tuaj artistik?
Antigona Qena-Kaçaniku: Të jesh vajzë e aktorëve të çmuar, të obligon që të jesh gjithnjë shembullore, në shkollë, në shoqëri, e jetën e përditshme, posaçërisht në punë. Vetë jeta me ta, deri në moshën e ndjeshme të adoleshencës sime, kur më janë ndarë prindërit, ka bërë nga unë një adhuruese të artit në përgjithësi, librat kanë qenë pasuria e tyre më e madhe dhe e kam pas të natyrshme t’i lexoj të gjitha, qysh nga mosha krejtësisht e vogël, bile edhe ato libra, që nuk ishin për moshën time, si veprat e Shekspirit, Molierit, apo Dostojevskit, nga Alberto Moravias e deri tek Agata Kristi, dhe natyrisht librat e shkrimtarëve shqiptarë. Kam kaluar shumë kohë në teatër, me aktorët, në prova e shfaqje, duke u bërë admiruese e gjithë asaj bote magjike, por nga të dy prindërit jam këshilluar që të mos bëhem aktore dhe kështu studiova pikturën, e u bëra gazetare, aty këtu shpreha ndjenjat me vargun e shkruar e këngën e kënduar. Më duhet të them se, sado që e kanë pasur të vështirë, krijuesit e asaj gjenerate, që të frymojnë lirshëm në krijimtarinë e tyre, arritën që të lënë në trashëgimi vepra aq të bukura, kjo na nderon e dëshmon për vlerat që i kishim dhe se megjithatë, ishte kohë kur arti është çmuar, shijuar e shpërblyer, çka nuk shoh sot një vlerësim të tillë dhe çka e lëndon rrjedhën krijuese të krijimtarisë artistike në përgjithësi në vendin tonë. Nëse thuhet se ’’Arti është fashë shëruese e shpirtit’’, më shumë se në cilëndo kohë tjetër, kemi nevojë për vlera të mirëfillta.
Keni përshkruar Melin si një grua me dinjitet, e ndjeshme, por jashtëzakonisht krenare, që mbyllej në vete, shoqërohej me librat e fletoret e saj.
Antigona Qena-Kaçaniku: E bukur, krenare e dinjitoze, gjithnjë në dyluftim me paragjykimet e rrethit, e ndjeshme deri në dhembje dhe po, librin e kishte mik të sinqertë edhe kur mësonte tekstet e gjata, pushonte duke lexuar ndonjë libër, kurse përjetimet e ndjenjat e përditshme, në vazhdimësi i shkruante në fletore, e që m’i la, mbi 160 fletore, me besim e porosi, se vetëm unë, duhet të vendos, kur, si dhe çka të bëjë me to. Me siguri Elion, gjatë rrugëtimit tënd në prezantimin e librave, krijuesve e adhuruesve të librit, e vëren se sot lexuesit e librave po bëhen specie të rralla dhe natyrisht mund të fajësojmë kohën e internetit e stilin e shpejtuar të jetës, por jo, në botë lexohet libri ende me të madhe, nga të gjitha gjeneratat. Kam dëshirë e shpresë, që kjo rini e jona, aq e talentuar, por edhe aq e helmuar nga rrjedha e ngjarjeve politike te ne, të gjejë prosperitetin e lumturinë e merituar, këtë donte edhe Meli, këtë ajo edhe e thotë në intervistën e fundit që ia dha revistës “Teuta’’ më 2004-tën: “Shpresoj se do të vijnë ditë më të mira, më të begatshme dhe me nivel të lartë në çdo lëmë, për të gjithë njerëzimin. Shpresoj se edhe unë do ta përjetoj këtë prosperitet të popullit tim, këtë gëzim, bashkë me nipat e mi.”
Keni ndonjë peng, që ngeli i pabotuar në monografi? Apo ndonjë peng për Melin?
Antigona Qena-Kaçaniku: Kam shumë material të papërfshirë në këtë monografi, por nuk më mbeti peng, ngase doli ashtu siç e paramendova, ashtu çfarë ishte edhe Meli, e bukur, e sinqertë, e drejtpërdrejtë, dhe jam shumë falënderuese për përkrahjen e botimin, shtëpisë botuese “Koha” , e sidomos drejtoreshës e redaktores së kësaj monografie, Flaka Surroit. Me kohën, ndërgjegjja bëhet më e rënduar, nga gjërat që ke mund t’i bësh e nuk i bëre. Në tetorin e vitit të shkuar, Meli do t’i kishte mbushur 85 vjet dhe kjo monografi është dhuratë nga e bija për nënën.
Po për fund, cili do të ishte një mesazh për lexuesin që merr në dorë monografinë e Melit?
Antigona Qena-Kaçaniku: Ja pra, monografia, si dokument i një krijimtarie jetësore po i dhurohet ardhmërisë, kurse në këtë kohë të pandemisë, kur po fitojnë vlerë e kuptim, si kapitujt më të çmuar të jetës, mu çastet e gjërat aq të vogla, ju propozoj që ta freskoni të sotmen, duke u përvjedhur në të kaluarën, ashtu si çdo popull në rruzullin tokësor, le të mburremi me veprat e krijueseve tanë, pa të cilët, kishte mbetur aq i varfër ky gjerdan i krijimtarisë sonë artistike. /dritare.net/ KultPlus.com
KultPlus ju sjellë këngën e njohur të Muharrem Qenës. Kënga “Oj hanë”, është një ndër këngët më të njohura të artistit shqiptar që ka lënë një bagazh të madh artistik. Më poshtë keni tekstin dhe videon e këngës.
Oj hane duku n’kët natë M’shoqno në vetmi se të gjithë më kan lan O zemra me rënkon për dashuni që ma s’kam M’shoqno në vetmi se të gjithë më kan lan O zemra me rënkon për dashuni që ma s’kam
Duku oj hanë edhe shkëlqe, vetmitare si une je Unë rri me kangë e ti me dritë O ndjenjat tona i kan grabitë Unë rri me kangë e ti me dritë O ndjenjat tona i kan grabitë
Oj hane,oj kangë,oj nat,i vetëm un jam
Por nata mbështjellë vetëm gjithësinë Askund nuk shkëndin ndoj yll me m’shoqnu M`kan lan e m`kan braktis që m’kan dashunu Askund nuk shkëndin ndoj yll mem shoqnu M`kan lan e m`kan braktis që m`kan dashunu
Hana mshifet o lart mbi re Vetëm kanga mu më njeh
I vetmum me brenga t’mdha Shkoj n’harrese sot si cdo gja
Oj hanë,oj kangë,oj natë,oj nanë I vetem unë jam./KultPlus.com
Muharrem Qena, një shpirt i veçantë që krijoi art në fusha të ndryshme, me zërin e tij na la disa këngë të cilat dëgjohen edhe sot.
Përtej këngëve, tekstet e tyre të cilat shpesh i shkroi ai vet kanë vlerën e tyre dhe tej emocionit janë edhe të thella dhe poetike.
A thu asht ma lehtë pa dhimbje A thu ma bukur pa lot A thu ti ke me u kthye Dhe prapë me qenë na të dy A thu me është fati i tillë A thu gjithmonë me vuajtje A thue ti dot më kthehesh Dhe prapë me qen na të dy
Çdo gjë kalon në jetë Atëherë dhe dielli kur të lind Mbas diellit prapë shi do t’ ketë Kështu asht me të vërtetë
Ndoshta të tillë e kam fatin Ndoshta gjithmonë me vuajtje Ndoshta ti kurrë s’do t’më kthehesh Edhe kjo ngjan në këtë jetë. / KultPlus.com
Teatri Kombëtar i Kosovës e ka përkujtuar sot shkrimtarin, këngëtarin, aktorin dhe regjisorin Muharrem Qena në përvjetorin e tij të 14-të të vdekjes, shkruan KultPlus.
Duke e vlerësuar për rolin e tij në artin shqiptar, në mes tjerash thuhet që Qena ngelet testament frymëzimi në radhët e muzikës, teatrit e filmit.
“Sot duke e kujtuar regjisorin, aktorin dhe muzicientin Muharrem Qena, kuptojmë se filozofia e tij artistike ishte dorëfrer orientues! Qena me lirizmin e tij skenik ka krijuar shenjën e prehtësisë harkore në relacione kulturore. Ishte përrallor sipas kolegëve të brezit të tij. Andaj, Muharrem Qena, ngelet testament frymëzimi në radhët e muzikës, teatrit dhe filmit”, shkruhet në faqen zyrtare të Teatrit Kombëtar të Kosovës.
Muharrem Qena është njëri prej themeluesve të skenës teatrore dhe të këngës argëtuese shqiptare. Ai punoi si regjisor, producent, këngëtar, dhe skenarist. Muharremi lindi në Mitrovicë më 1930 në një familje që kontribuoj shumë për artin kosovar. Gjimnazin e kreu në Prishtinë, kurse shkollën e filmit në Beograd. Ai shkriu talentin e tij prej regjisori, aktori, shkrimtari dhe këngëtari. Ishte regjisor i më se 200 shfaqjeve teatrale.
Shpërblimet e shumta lokale e ndërkombëtare e radhisin në krijuesin më të mirënjohur kosovar. Me ”Ervehenë” e autorit Ahmet Qirezi(1932), e cila mori 5 shpërblime kryesore në Festivalin e Steries – Novi Sad (1967), ngriti skenën teatrore të Kosovës në piedestal. Regjisor i shumë dramave, e filmave dokumentarë e televizivë. Muharremi ishte nismëtar i punës së teatrove në Prizren, Gjakovë, dhe Gjilan. Ai krijoi dhe këndoi një sërë këngësh argëtuese në frymën bashkëkohore, të cilat frymëzuan dhe u falën kënaqësi shumë brezave.
Muharrem Qena vdiq më 24 shtator 2006 në Prishtinë duke lënë pas tij një veprimtari të gjerë prej shkrimtari, regjisori e këngëtari dhe mëse 200 shfaqje teatrale. / KultPlus.com
Muharrem Qena është një nga artistët e njohur shqiptar. Ai lindi në Mitrovicë, në vitin 1930. Me talentin dhe punën e tij të madhe arriti të bëhet njëri prej themeluesve të skenës teatrore dhe të këngës argëtuese shqipe, shkruan KultPlus.
Krijimtaria e Qenës është mjaft e dendur, ai shkroi këngë, kompozoi, aktroi dhe ishte regjisor i shquar i më se 200 shfaqjeve teatrale.
Me shumë çmime të fituara gjatë karrierës së tij, Qena radhitet ndër krijuesit e mirënjohur kosovarë. Edhe në këngë ishte shumë produktiv.
Ai krijoi dhe këndoi një sërë këngësh argëtuese nën frymën bashkëkohore, të cilat frymëzuan shumë breza pasardhës.
Disa nga këngët e tij shumë të dëgjuara janë: “A thua”, “Mallëngjimi”, “Oj hanë”, “Kaçurrelja”, “Lamtumirë” e të tjera..
KultPlus jua sjellë këngën “Pa ty”, që është njëra nga më të famshmet e Qenës, këngë e cila u rikëndua edhe nga artistët e rinj, dhe mbetet gjithmonë këngë e dashur për publikun. / KultPlus.com
Shkrimtar, këngëtar, aktor dhe regjisor shqiptar, Muharrem Qena, lindi në 25 Qershor të vitit 1934 në Mitrovicë.
Muharrem Qena është njëri prej themeluesve të skenës teatrore dhe të këngës argëtuese shqiptare. Ai punoi si regjisor, producent, këngëtar, dhe skenarist. Muharremi lindi në Mitrovicë më 1930 në një familje që kontribuoj shumë për artin kosovar. Gjimnazin e kreu në Prishtinë, kurse shkollën e filmit në Beograd. Ai shkriu talentin e tij prej regjisori, aktori, shkrimtari dhe këngëtari. Ishte regjisor i më se 200 shfaqjeve teatrale.
Shpërblimet e shumta lokale e ndërkombëtare e radhisin në krijuesin më të mirënjohur kosovar. Me ”Ervehenë” e autorit Ahmet Qirezi(1932), e cila mori 5 shpërblime kryesore në Festivalin e Steries – Novi Sad (1967), ngriti skenën teatrore të Kosovës në piedestal. Regjisor i shumë dramave, e filmave dokumentarë e televizivë. Muharremi ishte nismëtar i punës së teatrove në Prizren, Gjakovë, dhe Gjilan. Ai krijoi dhe këndoi një sërë këngësh argëtuese në frymën bashkëkohore, të cilat frymëzuan dhe u falën kënaqësi shumë brezave.
Muharrem Qena vdiq më 24shtator 2006 në Prishtinë duke lënë pas tij një veprimtari të gjerë prej shkrimtari, regjisori e këngëtari dhe mëse 200 shfaqje teatrale. / KultPlus.com
Intervistë e botuar në revistën “Fjala” më 1 janar 1982 :
“Për teatrin dhe për shumë gjëra të tjera”
Me Muharrem Qenën bisedoi Abdyl Bunjaku
I bindur se nuk ka nevojë të bëhet ndonjë prezentim i posaçëm, ngase mendoj se Muharrem Qenën, e njohin Iexuesit tanë, po edhe nëse ndodh që ndonjëri prej tyre mos të njohë Muharremin si aktor dhe regjisor të shumë pjesëve të Iuajtura në Mitrovicë, Prishtinë, Gjakovë, Prizren e gjetiu, edhe nëse nuk e njohin si autor të dramës “Bashkëshortët”, na e merr mendja se e kanë dëgjuar bile si këngëtar, duke kënduar këngën shumë të njohur ndër ne, “KaçurrjeIja”, ose ndonjë tjetër. Pra, po ia fillojmë me pyetje:
Çka do të thotë kjo heshtje: një njeri që shumë vjet ishte aktor, regjisor i dalluar, këngëtar dhe autor i një drame, kohët e fundit emri i tij figuron vetëm si redaktor i emisioneve humoristike në TVP. Edhe kjo nuk është punë e vogël, por a mos do të thotë kjo se “heroji është i lodhur” ?
Si ta marrësh: sa për fillim po them se njeriu si unë nuk mund “të heshtë” edhe pse po hasi në shumë pengesa, nuk mundem pa “çourdhitur”. Unë, sa për informim, para disa ditësh u ktheva nga xhirimi i filmit “Lepuri me pesë këmbë”, ku e luaj rolin e Dervishit. Pra nuk është heshtje totale. Nuk janë të pakët ata që pritojnë të punojnë me mua, sidomos shokët e TPK, sepse unë nuk i zvarris punët. Mua më lodh vetëm papunësia, sidomos kur duhet të punojë diçka që nuk ka të bëjë me krijimtari. Unë dhe zyrja — diçka apsurde! Po — kjo bënë të thuash “heroi është i lodhur”.
Po mirë, pse të mos i përmendim këto pengesa: cilat janë dhe kush i vë në rrugë?
Në rend të parë disa nga TPK, të cilët jo vetëm i harruan të vdekurit, ata që kanë merita për këtë teatër, por edhe të gjallët, si, bie fjala, Shaban Domin, i cili si pionier i këtij Teatri kontribuojë shumë, sa diti dhe sa mundi, në afirmimin e kësaj shtëpie, mandej disa shokë të Dramës serbe, e cila tash, mjerisht, është nën nivelin e lejueshëm për një Teatër profesionist, kur dihet se dikur ishte ndër dramat më të njohura në Serbi, siç janë Millutin Jasniqi. D. Radepkoviqi, D. Todiqi e të tjerë, të cilët ishin pedagogë dhe mësues tanë, regjisorët e parë që punuan me ne. Ndër të harruarit, pra, më shpallën edhe mua, dhe kështu më leqitën për së gjalli.
Teatri për mua ishte dhe mbeti dashuria ime e madhe. Punën në teatër e fillova në moshën kur njeriu ka shumë ëndrra, shumë dëshira dhe punën e merr me shpirt e pahile. Të gjitha planet e mia i lidha me Teatrin Krahinor, ku gati si fëmijë, më sollën si talent të dalluar, si njeri të nevojshëm, duke ma ndërprerë kështu shkollimin e filluar në Beograd. Pra edhe unë jam ndër të parët që ia filluam punës në Teatrin Krahinor në Prishtinë. Po theksoj — në Prishtinë, ngase shpesh harrohet se ky Teatër ka punuar edhe në Prizren. Sot, kur e kujtoj atë rrugë jetësore, takimin me Teatrin, me çfarë dashurie e entuziazmi punonim unë dhe shokët e mi, bëj krahasime dhe ndjej dhembje kur shof se ka shumë aktorë të rinj që bjerrin kohën kot dhe kënaqen vetëm me faktin se gjenden në TPK, pa marrë parasysh se ka aktorë që nuk kanë luajtur asnjë rol pesë gjashtë sezona.
Një detaj nga puna e atëhershme?
Pas premierës “Zjarri dhe hiri” të M. Pucit, në regjinë e A. Shalës, pra, ishte sezoni 1950/51, unë dola prapa skenës dhe fillova të qaja. Erdhi dhe më gjeti drejtori atëhershëm, M. Jasniqi, dhe u habit për këtë mbasi unë kisha luajtur një rol të mirë. I përlotur e shikova dhe i thashë: deri kur do të luajmë para kaq pak vetësh, sepse i pata numëruar shikuesit në sallë ishin vetëm 52 vetë. Ai nuk u habit për gjestin tim por ma ktheu: “Do të vijë dita Muharrem kur edhe anëtarët e Dramës shqipe të kenë sallën plot e përplotë. Asokohe Drama serbe kishte sallën plotë kurse ne vetëm 50-60 vetë, bile ,edhe shumë prej tyre nuk e dinin gjuhën por vinin të shihnin si Iuajmë. E, ku e ka zanafillën kjo mosmarrëveshja me Teatrin Krahinor. Pse qe disa vjet nuk jeni i pranishëm aty? — Është thënë: i patalentuari është i talentuar për të penguar të talentuarin. Edhe unë hasa shumë pengesa giatë punës në Teatër dhe, mjerisht, pengesa këto të kurdisura nga kolegët, nga shokët me të cilët jam përpjekur të ndajë të mirën dhe të keqën. Banale janë disa arsyetime: “Muharremi është i talentuar por pi” flitej e kur e lash alkoholin: “Muharremi nuk po pi dhe nuk mund të krijojë” —flitej. Thuase duhet të pish për të krijuar. Paradoks apo jo! Njëherë më patën larguar nga Teatri laramanët, ata që i pengoja. ngase nuk di dhe nuk mund të pajtohem me padrejtësitë dhe dallaveret që bëhen. Këtë kohë unë shkova në Mitrovicë herën e dytë, po të njëjtit ma prunë punën aq ngushtë, sa u detyrova ta lëshoja këtë teatër të shkoja në Prizren, ku, dihet, u nisa me shumë plane dhe dëshira. Mjerisht, në Prizren nuk më doli puna ashtu si shpresoja dhe si më premtuan kështu që edhe një komunë me madhe siç është Prizreni nuk pat mundësi ta mbante një teatër të vogël. U detyrova të kthehesha në Prishtinë dhe të përpiqesha disi të gjendesha. Asokohe kisha oferta të shkoja në punë në disa Teatro në Jugosllavi, e bile edhe në Kajro. Unë, dihet, mbeta në Prishtinë.
Po, mirë, ndodhi çka ndodhi, veç pas kthimit nga Prizreni është dashur të trokisësh në dyer e Teatrit?
Diçka e pamirë ngjau me Qenajt: E vetmja aktore që ka kryer akademinë është motra ime, M. Qena e për të, në atë kohë, për shkakun tim, nuk u gjet vend në Teatër, ndërsa pranoheshin fillestaret. Kështu ndodhi edhe me gruan time: ajo pas kryerjes së shkollës për aktore u bë anëtare e këtij kolektivi e pastaj ia mbyllën derën edhe asaj dhe nja 4-5 vjet mbet jashtë teatri. Tash punon aty, por, mjerisht, si shumë aktorë të tjerë, nuk angazhohet sa duhet. Unë, ç’është e vërteta, edhe sot e kësaj dite nuk shof këtu atmosferë pune krijuese. Punët kryhen vetëm sa për të thënë se janë kryer. Bëhen improvizime vetëm sot për nesër.
Ndoshta do të duhej që deklaratat e herëpashershme të faktorëve të Teatrit se Muharremi do të kthehet në Teatër të mirren edhe si mirënjohje për punën që ke bërë aty. Po përmendim vetëm faktin se ti je i vetmi fitues i Shpërblimit në Sterje, ku përkundër shumë përpjekjeve – as nuk mundën të marrin pjesë pastaj “Erveheja” e të tjera. Këto duhet të jenë cytje për bashkëpunim ?
Më duhet të them se është bërë fjalë për bashkëpunim por kanë mbetur velëm fjalët. Njëri nga drejtorët e Teatrit njëherë pat shprehur dëshirën që unë të punoja diçka në TPK. Asokohe isha në Prizren dhe pa përtesë me shumë dashuri e dëshirë u gjenda në Prishtinë. Shokun drejtor e prita tetë orë në vendin e caktuar e ai shëtiste me një shok tjetër atypari dhe gjoja nuk gjente kohë për të biseduar me mua, për atë për të cilën duhej të ishim të interesuar të dytë. Merrnie me mend këtë situatë! Edhe të tjerët kanë deklaruar se duan të bashkëpunojnë me mua e unë mendoj se këtë e kanë bërë për hir të disa aktorëve që përherë janë të gatshëm të luajnë në pjesët që i përgatisë unë.
Më vjen keq për këto që kanë ndodhur, po tash kisha dashur ta lëmë pak anash qëndrimin e disave të TPK ti flasim përgjithësisht për, situatën në dy teatrot tona, pasi dihet se Teatri i Gjakovës edhe ka startuar me ty?
Përgjithësisht mendoj se mungon puna permanente. Disi frikësohen se mos ndonjë aktor me një rol do të bëhet yll i Teatrit. E dihet, se aktori gjatë një sezoni duhet të luajë katër pesë role. Edhe sa i përket publikut – nuk është shtuar numri i spektatorëve, bashkë me shtimin e numrit të intelektualëve.
Pse është kështu?
Mendoj se kjo është pasojë e faktit se teatri ka caktuar një rrugë të veten, e cila nuk është edhe rrugë e publikut, e mjedisit në të cilin punon ky teatër. Në teatër nuk duhet të përgatitej një pjesë vetëm për shkak se një aktor dëshiron ta luajë rolin kryesor në të. Gjatë caktimit të repertorit shpesh shprehen edhe disa “apetite” të mëdha. Gjithkush don që në skenë të vërë një vepër të ndonjë shkrimtari të njohur, ndërsa nuk mendon se a ka “kaçik” ta luajë atë, se a ka publik që do ta pranonte dhe kuptonte atë eksperimentim, i cili për mua nuk është gjë tjetër pos – ikje nga kualiteti. nga puna serioze. Është edhe një e vërtetë tjetër që është lënë aq herë, sa sot na duket banale: mungesa e teksteve origjinale. Një mijë herë është thënë dhe është vërtetuar se – një teatër nuk mund të afirmohet, nuk mund ta ketë publikun e vet pa i siguruar edhe tekstet origjinale. Unë, si regjisor jam përpjekur të bëj diçka në këtë drejtim dhe kështu i vura në skenë pjesët “Sikur t’isha djalë”, “Besa”, “Nuk martohem me para”, “Erveheja”, e të tjera. Mund të them se publiku i ka pritur shumë mirë këto tekste, por unë mendoj se nuk janë shfrytëzuar mirë as ato që i kemi. Nuk i kemi stimuluar shkrimtarët të shkruajnë, nuk i kemi afruar ata që ta njohin më mirë teatrin. Prapë po them se Teatri Krahinor duhet ta ketë një “Hotel Kashta”, një “Kryet e hudhrës”, por nuk duhet të mbesë në nivel të tyre.
Mirëpo, flitet edhe për krizën e teatrit. Thonë se filmi, e sidomos televizioni, ia mbylli derën teatrit?
Për krizën e teatrit është folur dhe para paraqitjes së filmit dhe televizionit. Është temë e vjetër kjo. Mendoj se teatri e ka vendin e vet edhe pas zhvillimit të këtyre mediumeve, ngase është i vetmi art që sublimon, që sintetizon të gjitha artet e tjera dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë komunikon me publikun, pra bën ndikim te shikuesit si asnjë tjetër.
Njëherë, jo fort moti, kemi pasë biseduar lidhur me teatrin për fëmijë. Pate thënë se ky është borxhi ynë i madh ndaj fëmijëve në Prishtinë?
Ashtu them edhe sot dhe e përsëris një gjë që më habit shumë: e kishim teatrin e fëmijëve në atë kohë kur ishim shumë më të varfër me mjete dhe kur për kulturën tonë ndanin shumë pak mjete. Pse nuk e kemi sot? Pa teatër për fëmijë nuk mund të kemi as teatër, si duhet, për të rritur. Ai edukon brezin e ri për ta dashur dhe çmuar artin e skenës. Dhe, çka është më e çuditshme të gjithë e njohim këtë nevojë e askush nuk thotë se koha është ta formojmë këtë teatër! Forca ka por lipset organizim, në mënyrë që në të, në teatrin e fëmijëve, të gjejnë punë ata që e duan punën e jo vetëm udhëheqjen.
Folëm për tekstet origjinale të teatrit. Këto ditë del nga shtypi drama jote, dikur e shpërblyer në konkursin anonim të revistës “Jeta e re” – “Bashkëshortët”. Pse nuk e vazhdove këtë rrugë?
Më vjen mirë që po botohet kjo dramë, por do të më vinte shumë më mirë sikur të kisha botuar ndonjë tekst të ri. Sa për “Bashkëshortët” – që janë luajtur në Mitrovicë, Prishtinë, Shkup, Ferizaj e në qytete të tjera, sot me siguri do të ndryshoja shumë gjëra sikur unë ta vënia në skenë. Por, nejse. Pse nuk vazhdova: po filluan të shkruajnë shumica e njerëzve që i dinë 36 gërma… Po mahitem pak…Vërtet. Pata filluar të shkruaja por që në fillim hasa në disa pengesa e tash, sa më i pjekur që jam, aq më autokritik jam dhe disi më mungon guximi ti publikojë ato tekste që i kam, siç është një dramë e titulluar “Hoxha me tri fletë” e të tjera. Ka kohë që më mundon një temë që si ta them, e përjetova unë vetë: alkoholizmi. Kush e di çka do të bëhet prej saj.
Biseduam për teatrin dhe për shumë gjëra të tjera rreth tij. Mendoj se është mirë ta përmendim edhe — muzikën. Ti edhe në këtë lëmë ia pate filIuar punës?
E desha dhe e dua — kitaren. U mësova të luaja në të, ashtu si pahiri, dhe duke u bazuar në melosin e popullit i komponova disa këngë. Edhe ato pa i ditur notat. Ato edhe i këndova. si zakonisht, në shoqëri, kafene, ndenja e edhe në radio. I dua ato këngë dhe i këndoj me kënaqësi të posaçme. Më vjen keq që nuk janë inçizuar si disqe. U kanë pëlqyer edhe njerëzve dhe më ka ndodhur shpesh ti dëgjoja ata duke i kënduar apo – fishkëlluar. Le të fishkëllojnë…
Në fund, duke të falenderuar për bisedë, më intereson ta di mos ke ndonjë dëshirë, kërkesë?
Shpresoj se nga gjithë kjo bisedë e gjatë do të herren disa gjëra për – gazetë. Shumë gjëra folëm, shumë dukuri i përmendëm dhe e keqja është që shumë probleme që i përmendëm sot i kemi përmendur edhe më parë, dhe jo vetëm ne, por të gjithë të tjerët. Megjithatë mendoj se bëmë mirë që folëm për to pasi duhet të shpresojmë se do të bëhen ndërrime që do të shpiejnë një hap përpara kulturën tonë, e posaçërisht jetën tonë teatrore. / KultPlus.com
Jeta dhe krijimtaria e Muharrem Qenës, një nga artistët më të njohur shqiptar, do të vijë e përmbledhur përmes librit monografik “Muharrem Qena-Ëndërrimtari”, shkruan KultPlus.
Libri për aktorin, regjisorin, dramaturgun dhe muzikantin e njohur, doli sot nga shtypi.
Me autor Arian Krasniqin dhe të ndjerën Arzana Krajën, ky libër sjell profilin e gjithanshëm artistik, krijues e njerëzor të Qenës.
Autori Krasniqi, përmes një statusi në Facebook, ka njoftuar për botimin e librit dhe gjithashtu ka falënderuar familjen Qena për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.
“Sot doli nga shtypi libri për aktorin, regjisorin, dramaturgun e muzikantin Muharrem Qena, me titull “Muharrem Qena-ëndërrimtari”. Në bashkautorësi me kolegen Arzana Kraja, kemi arritë të sjellim profilin e gjithanshëm artistik, krijues e njerëzor të Muharrem Qenës. Faleminderit botuesit “Integra”, Kushtrim Koliqit për përkushtimin në realizimin e këtij projekti! Një falënderim e mirënjohje e thellë i dedikohet edhe familjes Qena për besimin e dhënë dhe mbështetjen e vazhdueshme!”, ka shkruar Krasniqi.
Muharrem Qena është një nga artistët më të njohur shqiptar. Ai lindi në Mitrovicë, në vitin 1930. Me talentin dhe punën e tij të madhe arriti të bëhet njëri prej themeluesve të skenës teatrore dhe të këngës argëtuese shqipe.
Krijimtaria e Qenës është mjaft e dendur, ai shkroi këngë, kompozoi, aktroi dhe ishte regjisor i shquar i më se 200 shfaqjeve teatrale.
Me shumë çmime të fituara gjatë karrierës së tij, Qena radhitet ndër krijuesit e mirënjohur kosovarë. Edhe në këngë ishte shumë produktiv.
Ai krijoi dhe këndoi një sërë këngësh argëtuese nën frymën bashkëkohore, të cilat frymëzuan shumë breza pasardhës.
Disa nga këngët e tij shumë të dëgjuara janë: “A thua”, “Mallëngjimi”, “Oj hanë”, “Kaçurrelja”, “Lamtumirë” e të tjera.
Muharrem Qena vdiq më 25 shtator 2006 në Prishtinë duke lënë pas tij një veprimtari të gjerë prej shkrimtari, regjisori e këngëtari dhe mëse 200 shfaqje teatrale. / KultPlus.com
Taulant Mehmeti, muzikanti i njohur tanimë i cili ka kohë që karrierën e tij e zhvillon jashtë Kosovës, e ka aranzhuar dhe sjell në versionin e tij këngën “Vendi Im” të këngëtarit Muharrem Qena, shkruan KultPlus.
Këtë këngë Mehmeti ka vendosur ta sjell në nderim të 90 vjetorit të lindjes së Muharrem Qenës.
Muharrem Qena, lindi në qershor të vitit 1930 në Mitrovicë dhe vdiq më 24 shtator të vitit 2006 në Prishtinë, ishte shkrimtar, këngëtar, aktor dhe regjisor shqiptar
Muharrem Qena është njëri prej themeluesve të skenës teatrore dhe të këngës argëtuese shqiptare. Ai shkriu talentin e tij prej regjisori, aktori, shkrimtari dhe këngëtari. Ishte regjisor i më se 200 shfaqjeve teatrale.
Shpërblimet e shumta lokale e ndërkombëtare e radhisin në krijuesin më të mirënjohur kosovar. Ai krijoi dhe këndoi një sërë këngësh argëtuese në frymën bashkëkohore, të cilat frymëzuan dhe u falën kënaqësi shumë brezave e po vazhdojnë edhe sot. / KultPlus.com
Muharrem Qena është një nga artistët e njohur shqiptar. Ai lindi në Mitrovicë, në vitin 1930. Me talentin dhe punën e tij të madhe arriti të bëhet njëri prej themeluesve të skenës teatrore dhe të këngës argëtuese shqipe, shkruan KultPlus.
Krijimtaria e Qenës është mjaft e dendur, ai shkroi këngë, kompozoi, aktroi dhe ishte regjisor i shquar, i më se 200 shfaqjeve teatrale.
Me shumë çmime të fituara gjatë karrierës së tij, Qena radhitet ndër krijuesit e mirënjohur kosovarë. Edhe në këngë ishte shumë produktiv.
Ai krijoi dhe këndoi një sërë këngësh argëtuese nën frymën bashkëkohore, të cilat frymëzuan shumë breza pasardhës.
Disa nga këngët e tij shumë të dëgjuara janë: “A thua”, “Mallëngjimi”, “Oj hanë”, “Kaçurrelja”, “Lamtumirë” e të tjera..
KultPlus jua sjellë këngën “Shokut”, që është njëra nga më të famshmet e Qenës, këngë e cila u rikëndua edhe nga artistët e rinj, dhe mbetet gjithmonë këngë e dashur për publikun. /KultPlus.com
Njeriu që është i tëri talent në vend si mish e kockë, i tëri përkushtim në vend se lakmi, i tëri sakrificë artistike në vend se pushtet, është pa mëdyshje Muharrem Qena.
I nisur një rruge të re jetësore e artistike, të parespektueshme për fillimin, aktori i lindur dhe ambiciozi i pashoq, që ta shpreh mendimin e idetë e veta të ngritura në mesazhe artistike, është i riu nga Mitrovica i viteve 1930, i cili përherë, derisa ia mundësoi shëndeti e mosha, nuk rreshti së dëshmuari se do, se mundet dhe se di ta begatojë jetën e njeriut, atë begati ideore e shijojë që e kishte në qenjen e vet.
Ai nisi rrugën e re, atë të aktorit, atë të artit teatral, që në vendlindje për të bërë shfaqje teatrale, duke tubuar rreth vetes grup entuziastësh dhe duke dëshmuar se ky është një art i ri dhe tejet i nevojshëm edhe për ne në Kosovë. Pas një kohe, ai nisë shkollimin profesional për aktor teatri e filmi në Beograd, për ta ndërprerë vetëm sa mësoi nismat e zanatit, kur dhe do kthehet në Prishtinë, për t’ia vënë themelet teatrit të parë profesionist në Kosovë. Me një grup shokësh tashti të ndjerë, ai krijon adhurimin e shikuesve, të cilët përditë e më shumë aktualizojnë këtë lloj arti. Edhe pse në kushte të rënda dhe nën një përcjellje të regjimit sllav, i cili kontrollonte temat e dramave, ata detyrimisht nisën me drama të përkthyera nga gjuhët e huaja, por që mundësisht të anonin kah vlerat njerëzore e univerzale. Madje edhe regjisorët ishin nga të huajt. Regjisori i parë që inskenoi dramën “Besa” të Sami Frashërit, por edhe shumë pjesë të tjera nga dramaturgjia botërore, ishte Muharrem Qena.
Kronologji e një jete të begatë
Vitet kronologjike të jetë – krijimtarisë së Muharrem Qenës, mund të radhiten këso forme: Më 1930 është i lindur në Mitrovicë, ku kreu shkollën fillore, kurse të mesmen në Prishtinë. Në vitin 1947 pranohet student në shkollën e lartë të filmit në Beograd. Në kohën zgjatore 1948-1955 ai është në Teatrin Popullor Krahinor të Prishtinës, edhe si aktor edhe si regjisor. Ai kreu njëkohësisht edhe punën e dramaturgut, për shumicën e dramave të interpretuara, që ishte një intervenim i domosdoshëm për përshtatjen e teksteve të dramave të huaja për kërkesën tonë të mesazheve kombëtare.
Në vitet 1955 dhe 1956 ai kthehet regjisor në Teatrin e atëhershëm profesional Popullor të Mitrovicës, pra për dy sezona. Shfaqjet kulmojnë veçanërisht në rolet kryesore të dy aktorëve talentë të përhershëm: Muharrem Qenës dhe Melihate Ajetit – Qena. Pastaj, pasi mbyllet ky institucion, kthehet në Teatrin e Prishtinës, ku përgatiten edhe dramat: “Besa” e Sami Frashërit, pastaj “Nuk martohem me pare” e Murteza Pezës, “Mërgimtarët”, melodramë e maqedonasit Anton Parov, “Hani në rrugën kryesore” e Anton Çehovit, “Zhorzh d’Andoli” e Molierit, “Zonja me kamielje” e Aleksandër Dyma – Birit, e mjaft të tjera. Këto ishin në Prishtinë dhe në Mitrovicë. Ai nga viti 1972 deri 1973 punon në Prizren, për teatrin e atëhershëm profesionist. I përgatit nja dy vepra dramatike. Në detyrën e regjisorit punoi edhe në Teatrin e Gjakovës, ku realizoi “Fisheku në pajë” të dramaturgut shkodran Fadil Kraja, e cila edhe ishte realizim për përpunimin e këtij teatri si profesionist. Kishte punuar një kohë edhe në teatrin e Shkupit, si regjisor mysafir.
Vepra që mbeti antologjike dhe që fitoi të gjitha shpërblimet e një festivale, ishte “Erveheja”, e dramatizuar sipas veprës së bejtexhiut Muhamet Kyçykut – Çamit. Edhe pse në pllakatë shkruante se është dramatizuar nga Ahmet Qirezi, gjithsesi ishte intervenimi thelbësor i Muharrem Qenës, i cili me përvojën regjisoriale që kishte, i dinte mangësitë dhe domosdoshmëritë e tekstit në raste.
Në festivalin e teatrove profesioniste të ish-Jugosllavisë, në Novi Sad, në një konkurencë të fortë, të gjitha shpërblimet e mundshme i ishin dhënë kësaj shfaqjeje, edhe për regji, edhe për aktrim, edhe për muzikë, edhe për skenografi. Aktivitetin profesional e përmbylli në TV, atëherë të Pristhinës, si regjisor në redaksinë e dramës, ku përgatiti seriale për fëmijë, dramën “Miu në xhep” të Hivzi Sulejmanit dhe një sërë programesh kulturo-artistike, dokumentare e zbavitëse, kryesisht për programet festivale për vitin e ri.
Muharremi si aktor filmi
Prirja e tij aktoreske, manifestohet natyrshëm dhe tepër me talent jo vetëm në dërrasat e teatrit, por edhe në film. Roli i parë ishte ai i ballistit, në filmin “Kapiten Lleshi”, film në temë nga LNÇ-ja. Më pastaj, në filmat e autorëve të Kosovës, aktivizohet në “Proka” të Isa Qosjes. “Njeriu prej dheu”, “Lepuri me pesë këmbë” të Ismail Ymerit, e disa të tjerë. Edhe pse në role episodike në raste, ai në çdo rast jep shenjat e një aktori të përkushtuar, i cili zbulon talentin dhe përshtatjen natyrshëm me karakterin e personazheve të ndryshëm, natyrisht nga filmi në film. Futet thellë në botën e rolit, për të dhënë me bindshmëri karakterin e tij dhe ngjizjen reale në raport me personazhet e tjerë dhe rrjedhën e ngjarjes në tërësi.
Muzika, një dhunti tjetër natyrore
I binte kitarës që në rini, duke emituar melodi të adhuruara të kohës, nga muzika jonë si dhe ajo e huaja. Po ashtu, gjatë ekzekutimit, edhe nxirrte tinguj që ishin origjinalë, që, më vonë, pasi ua shtonte tekstin, bëhej këngë e lehtë fort e adhuruar nga dëgjuesit. Edhe zëri melodik dhe fort karakteristik, që vështirë të emetohej nga dikush tjetër, bëri që disa nga ato këngë të mbesin hite. Tashti, këto ditë, u bë përurimi i më se njëzet këngëve të tija në një CD, në nis e me “Kaçurrelen” edhe sot aktuale, pastaj me “Shokut”, “Pa ty”, “Lamtumirë, “Kënga e çobanit”, e mjaft të tjera. Ajo që dëshmon përkushtimin edhe këtu, madje, është interpretimi i disa këngëve edhe në dy a tri variante, si me “Kaçurrelja” apo “Lamtumirë”. Ishte edhe koautor në disa nga këto këngë, por kanë ngelur disa interpretime të tjera që nuk janë përfshirë në këtë botim CD-je.
Muharrem Qena dhe Katarina Josipi në një skenë drame
Muharrem Qena në vitin 1982, në Prishtinë, botoi dramën e vetme titulluar “Bashkëshortët”, e cila që nga titulli na fut në problemin me bashkëkohore dhe më aktual, atë të jetës bashkëshortore në shoqërinë shqiptare, paksa të vonuar. Muharremi, me përvojën e madhe të dramaturgut të veprave të përkthyera për teatër, mandej me përvojën e shumtë të inskenimeve të veprave të huaja dhe asosh origjinale, diti me saktësi se çka kërkon drama si zhanër, duke hedhë edhe talent prej artisti, në digresionet e rënjet e katarakteve emocionale në jetën e bashkëshortëve, për ta mbajtur lexuesin, përkatësisht shikuesin, në ankth deri në fund të përmylljes. Ai po ashtu kishte shkruar tekstin për operetën “Hoxha me tri fletë”, që në bashkëpunim me kompozitorin Rexho Mulliqi mendonin ta realizonin, por vdekja e atij e la përgjysëm projektin. Sido që të jetë, disa nga tekstet e këngëve të interpretuara nga ai dhe këto vepra të botuara, dëshmojnë edhe këtë kahje të dhuntisë krijuese.
Muharrem Qena duke e kënduar “Kaçurrelen” e famshme
Në përmbyllje
Ngase tani ai është në moshë të shtyrë dhe i pamundshëm për të krijuar në çfarëdo lëmie të dëshmuar artistike, mund të themi si rezyme, se Muharrem Qena, aktori, regjisori, këngëtari, dramaturgu, shkrimtari, dha këtë rezultat tashti shifror: Në 200 shfaqje ishte regjisor, në dhjetë drama aktor, luajti në pesë filma, interpretoi më se njëzet këngë të lehta dhe shkroi një dramë e një operetë.
Neve, gjeneratave të tanishme, na la mesazhin se dinte shumë nga sfera e artit, po jeta është e shkurtër për të shkuar deri në fund për të gjitha. Ajo që ishte kulminantja e forcës së tij, përgatiti për aktor dhjetra talentë, që u mungonte shkolla profesionale por kishin talentin. Kështu edhe erdhëm në ditët tona, të shkollave profesionale aktoreske, për teatër, film e regji. /KultPlus.com
Muharrem Qena, një shpirt i veçantë që krijoi art në fusha të ndryshme, me zërin e tij na la disa këngë të cilat dëgjohen edhe sot.
Përtej këngëve, tekstet e tyre të cilat shpesh i shkroi ai vet kanë vlerën e tyre dhe tej emocionit janë edhe të thella dhe poetike.
A thu asht ma lehtë pa dhimbje A thu ma bukur pa lot A thu ti ke me u kthye Dhe prapë me qenë na të dy A thu me është fati i tillë A thu gjithmonë me vuajtje A thue ti dot më kthehesh Dhe prapë me qen na të dy
Çdo gjë kalon në jetë Atëherë dhe dielli kur të lind Mbas diellit prapë shi do t’ ketë Kështu asht me të vërtetë
Ndoshta të tillë e kam fatin Ndoshta gjithmonë me vuajtje Ndoshta ti kurrë s’do t’më kthehesh Edhe kjo ngjan në këtë jetë. /KultPlus.com
Muharrem Qena është një nga artistët e njohur shqiptar. Ai lindi në Mitrovicë, në vitin 1930. Me talentin dhe punën e tij të madhe arriti të bëhet njëri prej themeluesve të skenës teatrore dhe të këngës argëtuese shqipe, shkruan KultPlus.
Krijimtaria e Qenës është mjaft e dendur, ai shkroi këngë, kompozoi, aktroi dhe ishte regjisor i shquar i më se 200 shfaqjeve teatrale.
Me shumë çmime të fituara gjatë karrierës së tij, Qena radhitet ndër krijuesit e mirënjohur kosovarë. Edhe në këngë ishte shumë produktiv.
Ai krijoi dhe këndoi një sërë këngësh argëtuese nën frymën bashkëkohore, të cilat frymëzuan shumë breza pasardhës.
Disa nga këngët e tij shumë të dëgjuara janë: “A thua”, “Mallëngjimi”, “Oj hanë”, “Kaçurrelja”, “Lamtumirë” e të tjera..
KultPlus jua sjellë këngën “Pa ty”, që është njëra nga më të famshmet e Qenës, këngë e cila u rikëndua edhe nga artistët e rinj, dhe mbetet gjithmonë këngë e dashur për publikun./KultPlus.com
KultPlus ju sjellë këngën e njohur të Muharrem Qenës. Kënga “Oj hanë”, është një ndër këngët më të njohura të artistit shqiptar që ka lënë një bagazh të madh artistik. Më poshtë keni tekstin dhe videon e këngës.
Oj hane duku n’kët natë M’shoqno në vetmi se të gjithë më kan lan O zemra me rënkon për dashuni që ma s’kam M’shoqno në vetmi se të gjithë më kan lan O zemra me rënkon për dashuni që ma s’kam
Duku oj hanë edhe shkëlqe, vetmitare si une je Unë rri me kangë e ti me dritë O ndjenjat tona i kan grabitë Unë rri me kangë e ti me dritë O ndjenjat tona i kan grabitë
Oj hane,oj kangë,oj nat,i vetëm un jam
Por nata mbështjellë vetëm gjithësinë Askund nuk shkëndin ndoj yll me m’shoqnu M`kan lan e m`kan braktis që m’kan dashunu Askund nuk shkëndin ndoj yll mem shoqnu M`kan lan e m`kan braktis që m`kan dashunu
Hana mshifet o lart mbi re Vetëm kanga mu më njeh
I vetmum me brenga t’mdha Shkoj n’harrese sot si cdo gja
Oj hanë,oj kangë,oj natë,oj nanë I vetem unë jam./KultPlus.com