Largohet reklama nga murali i ‘Kamarierit’ në Ferizaj

Murali i parë, Kamarieri, i vendosur në Hotel Lybetenin është pjesë thelbësore e identitetit të Ferizajt.

Gjatë ditës së djeshme, ky mural është mbuluar me reklamë, derisa reagimi i Mural Fest Kosova ka qenë i menjëhershëm.

Sot është parë edhe largimi i kësaj reklame dhe rikthimi i “kamarierit” në qytetin e Ferizajit.

“Ndonëse struktura dhe pamja e qytetit të Ferizajt ka pësuar ndryshime të mëdha vitet e fundit, pikat referencë të qytetit që lidhen me identitetin e Ferizajt duhet të mbrohen nga institucionet kompetente në mënyrë që mos të lejohet dhe parandalohet tjetërsimi, shkatërrimi apo keqpërdorimi i tyre”, ishte mesazhi kryesor i përcjellur nga Mural Fest.

Rikthimin e “Kamarierit” po e bashkangjisim në foto më poshtë. /KultPlus.com

“It’s not just a number”, mural kushtuar të pagjeturve dhe familjarëve të tyre që ende presin

MuralFest Kosova vjen me muralin ‘It’s not just a number’ realizuar nga artistët, Antika Veseli, Gentrit Osmani, Valera Konxheli, Mirlind Bytyçi dhe Ardian Sadiku, përcjell KultPlus.

Përmes një postimi në Facebook, MuralFest njofton se ky mural i kushtohet të pagjeturve dhe familjarëve të tyre që ende presin.

“Ky mural i kushtohet të pagjeturve dhe familjarëve të tyre që ende presin e presin…
1637 nuk është veç një numër..”-thuhet në njoftimin e MuralFest.

Ndërkaq, ky mural është i është referuar fotografisë së marrë nga fotografi, Hazir Reka./KultPlus.com