Ndryshimi në mural pasoi me reagime të shumta, organizatorët e fshinë tërësisht punën e Emona Dedës

Këtë vit po mbahet “Mural Fest Tirana 2022” dhe artistë nga Kosova janë ftuar për të marrë pjesë në këtë ngjarje, shkruan KultPlus.

Njëra ndër artistet e ftuar ishte edhe piktorja Emona Deda, mirëpo murali i së cilës nuk shkoi sipas planifikimeve të organizatorëve.

Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Deda ka reaguar duke njoftuar se në punimin e saj, pas kthimit në Kosovë, organizatorët e kanë tjetërsuar atë.

Ndryshimi i Muralit.
Foto 1: E punuar nga Emona Deda
Foto 2: Tjetërsimi nga organizatorët

Në fakt, Deda ka bërë të ditur për KultPlus se pas reagimeve të shumta në rrjetet sociale për tjetërsimin e muralit, organizatorët kanë vendosur që ta fshijnë plotësisht.

Më poshtë mund të shihni edhe reagimin e plotë të artistes.

Mural Art Fest është rikthyer në Tiranë. Nga 1 shtatori deri më 30 shtator, 8 artistë ndërkombëtarë do të pikturojnë murale të ndërtesave të ndryshme nëpër qytet. Ky është edicioni i tretë, ndërsa i pari është mbajtur në vitin 2018, ndërsa i dyti në vitin 2019. /KultPlus.com