Pllatëni, katundi arbëresh me mbi 30 murale mbresëlënëse

Më 21 Tetor 2021, ora 16:00 në hyrje të katundit të të vjetër arbëresh, Pllatëni ( it. Plàtaci) në provincën e Kozencës na priti një tabelë me mbishkrimin tregjuhësor, me:  “Mirë se na erdhët Platan”, ndërsa në brendi hasim banorë të paktë, por që të gjithë thuaja na përgjigjen në gjuhën shqipe, ndërsa që sheshi historik dhe muret e shtëpive janë të stolisura me mbi 30 murale, me motive arbëreshe e më tej përgjatë rrugës që çon te parku nacional, krenarisht ngrihet monumenti i Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

Në ditën e tretë të vizitës së ekipit “prointegra.ch” nëpër katundet arbëreshe, në kthim nga Shën Marcani (San Marzano di San Giuseppe) i rrethit të Torantos për në Ungër (Lungra) të Kalabrisë u ndalëm për një vizitë në Pllatani ( it. Plàtaci ) e që nuk u zhgënjyem, përkundrazi ishte një nga vizitat tona më mbresëlënëse gjatë tërë javës së kësaj vizite. Katundi që ndodhej në një lartësi mbi detare prej 950 metrash, përshkohet me 30 murale, që në mënyrë autentike pasqyrojnë jetën e etnisë së këtushme arbëreshe bashkë me figurat tona madhore kombëtare.

Sa i përket gjithë këtyre muraleve, ato janë si specifikë për të mbrojtur etninë arbëreshe  sipas ligjit 482/99, kur edhe Pllatani në vitin 2003 mori nismën e muraleve, në sipërfaqet e mureve të shtëpive në qendrën historike. Qëllimi kryesor i nismës është dhënia e një protagonizmi më të madh kulturës arbëreshe dhe  figurave historike shqiptare si: Skënderbeu, Nënë Tereza etj. Thënë konkretisht: këto murale janëimazheqëtëpërfshijnënëbotënetyre.

Në brendi të kishës krahas ikonave gjejmë edhe një foto brilante të Shën Terezës, ndërsa që ky katund ka dhënë edhe tri figura të mëdha siç kanë qenë: Ipeshkvi Angelo Basile, që studioi në Seminarin italo-shqiptar të  Shën Adrianos, në Shën Mitër Korone e që ishte miku i përhershëm shoqërues (në 1833) i poetit Jeronim de Rada, pastaj politikani i shquar Antonio Gramshin (Antonio Gramsci), paraardhësit atërorë të cili ishin me origjinë nga qyteti i Gramshit në Shqipëri si dhe peshkopi i dytë i të Eparhisë së së Ungrës, Janjë Stamati.

Po në Pllatëni mësuam se është zakon i kamotshëm që të festohet karnavalja ( Karnivalli ) deri të Dielën e parë të Kreshmës, në mënyrë që gjatë këtij festivali  në rrugët e qytezës të sfilojnë maskat, përmes një rime qesharake në gjuhën arbëreshe.

Bukuria dhe madhështia e natyrës në fshatin Pllatën) të tërheq jo vetëm me  pishat e bukura që çojnë deri tek parku i këtushëm nacional por edhe trupat e shumtë të arrave që gjenden me shumicë, e që patëm rastin edhe ti shijojmë pasi kishin vërshuar edhe rrugët.

Ndërkaq takuam edhe një arbëresh të veshur me një uniformë të vjetër të ushtrisë gjermane duke prerë dru para shtëpisë së tij, dhe kur njëri nga ne i tha se qenke bërë si ushtar gjermani, ai pa një pa dy na e ktheu në shqipet: “Jo unë jam ushtar i Skënderbeut !”, pasi që përballë shtëpisë së tij ndodhej busti i Skënderbeut. / KultPlus.com

Artisti nga Brazili krijon portrete mahnitëse në mure duke përdorur pemët si ‘flokë’

Urbanizmi dhe natyra duken si gjëra kontradiktore, por kjo nuk është gjithmonë rastësi.

Ndonjëherë, nëse imagjinata e dikujt lejon, të dyja mund të kombinohen, duke krijuar një bashkëpunim që krijon diçka vërtet të veçantë dhe unike.

Punimet e këtij artisti në Goiania të Brazilit po bëhen gjithnjë e më të famshme në botë, transmeton KultPlus.

Artisti Fabio Gomes Trindade krijon art në rrugë që përshkruan portrete tepër të detajuara të grave dhe fëmijëve që mbajnë degët e pemëve dhe shkurreve si “flokë”.

Puna e tij ka marrë shpejt rrjetet sociale në të gjithë Brazilin dhe tani po përhapet në të gjithë botën. / KultPlus.com

Artistët që kanë krijuar shpirtin e qytetit të tyre

Nga muralet qiellore deri te qeramikat e prera në çarje trotuari, të gjitha këto vepra arti do t’ju bëjnë të dëshironi të shëtitni rrugët e qytetit menjëherë.

Nëse doni të njihni një qytet, dilni në rrugë. Nga aroma e ushqimit të rrugës që kalon nëpër ajër e te bizneset lokale në të cilat shpërndahet gjithçka që nga erëzat deri tek suveniret, rrugët mund të thonë shumë për një qytet – dhe kështu nuk është çudi që ato janë gjithashtu subjekt i shumë veprave të shkëlqyera arti.

Nga New Delhi në Çikago, ne u kërkuam dhjetë artistëve të njohur të rrugës të zgjidhnin një vepër arti të tyre që përfaqëson më së miri shpirtin e qytetit të tyre të lindjes.

Rezultatet përfshinin një përzierje mediash dhe gjendjesh shpirtërore. Në Melburn, një mural i lartë qielli feston njerëzit që jetojnë në komplekset më të varfra të strehimit të qytetit. Në Mexico City, afishe të një artisti janë bërë sinonim me atë metropol të shtrirë. Dhe në Montreal dhe Sidnei, ne shohim memoriale prekëse për heronj si vendas dhe ndërkombëtarë./ KultPlus.com

Në kryeqytet së shpejti murale për Rita Orën, Dua Lipën dhe Era Istrefin

Në 3 vjetët e fundit, rruga B në kryeqytet ka pasur një transformim total.

Monotoninë e ndërtesave këtu, e kanë thyer grafitet shumëngjyrëshe të artistëve të ndryshëm.

Vizatimet e llojllojshme po pëlqehen edhe nga qytetarët dhe banorët e kësaj pjese.

Pamje të ngjashme do të marrin edhe disa lagje të Prishtinës.

Në komunën e Prishtinës thonë se shumë shpejt do të filloj edhe realizimi i muraleve për Dua Lipën, Rita Orën dhe Era Istrefi.

Për këtë qëllim tashmë kanë arritur më shumë se 100 artistë të huaj./ Koha.net /KultPlus.com