Studiuesi i historisë Murat Ajvazi kërkimet e tij në arkivat zvicerane mbi këndvështrimet e historiografisë së tyre për Skënderbeun i ka përfshirë në librin e tij të botuar më parë, me titull: “Skënderbeu në historiografinë zvicerane”.
Në një intervistë për “RTV AlbSe” historiani Murat Ajvazi i cili prej vitesh jeton në Zvicër tregon se si arriti t’i sigurojë dokumentat zviceriane që flisnin për kohën e Skënderbeut.
“Pas shumë kërkimeve kam arritur në Basel të gjej shkrimet e para që flasin për Skënderbeun në vitin 1564 nga autori zvicerian Paulo Spirios, një vepër e shkruar në gjermanishten e vjetër, gjuhën gotike, dhe arrita t’i përmbedh të gjitha dokumentat në një studitim me titull Skënderbeu, që është vetë hapi i parë dhe shpresoj që gjeneratat e reja do të hulumtojnë më shumë. Në shekullin e XV ka shumë dokumenta, ndaj duhet të shkojnë studiuesit e rinj t’i kërkojnë”
“Shkrimet zvicerane në gjuhën gjermane dhe frënge, këto shkrime janë të vërteta dhe të sakta dhe jo njëanëse, të gjitha këto shkrime i hedhin poshtë pretendimet se Skënderbeu ka qenë me origjinë sllave, i hedhin poshtë pretendimet se ka qenë pjesë e Osmanëve dhe nuk ka arritur të marrë pjesë në kryqëzata. Unë jam i lumtur që arrita të gjej këto dokumenta që e paraqesin Skënderbeun trim dhe arbëror, si një person që ka kontribuar nga largimi i Osmanëve në Ballkan. Kanë shkruar dhe për Lidhjen e Lezhës, të cilën e paraqesin si një Kuvend që i bashkoj Princat shqiptarë për të luftuar ndaj rrezikut otoman. Si Kuvend i parë që arriti të bashkojë princat pa ndihmën e askujt”.
Gjithashtu historiani Ajvazi rrëfen edhe studimet e shumta në përkrahje të pavarësisë së Shqipërisë që ka arritur të gjej në Kroaci.
“Gjatë kohës së studimeve qëndrova katër vite në Zagreb dhe arrita të gjej shumë dokumenta, interesante është se shteti kroat ka pasur qëndrim të drejtë dhe gjithmonë ka dal në krah të ushtrisë shqiptare, gjatë luftës së perandorisë Osmane ka pasur një përkrahje të madhe nga shteti kroat. Kam gjetur 20 gazeta kroate që kanë shkruar për çështjen shqiptare, luftën për pavarësi të Shqipërisë në faqet e para shkruanin se populli shqiptarë ka të drejtë dhe duhet ta shpallë pavarësinë. Në gazeta janë postuar dhe shumë shkrime për kontributin e shqiptarëve në çlirimin e Kroacisë.”
Pas krijimit të Lidhjes së Historianëve Shqiptar profesor Ajvazi shpreson që të organizojnë konferenca shkencore për figura të ndryshme historike shqiptare.
“Nuk kemi arritur të bëjmë konferencë shkencore po pas krijimit të lidhjes shpresojmë të bëjmë konferenca shkencore për Aleksandër Moisiun, Nënë Terezën, Skënderbeun dhe presim të marrin pjesë edhe të huajt, jo vetëm shqiptarët. Mendoj që në të ardhmen të githa shkollat shqipe në Zvicër një ose 2 orë t’ia kushtojnë vizitës së përmendores së artistit të madh shqiptar Aleksandër Moisiu. Jam krenar që shqiptarët dhanë një emër që është Aleksandër Moisiu dhe me gjithë dëshirë sepse Lugano, vendi ku është vari i Mosiut është vend shumë i njohur për turistët”, tha historiani.
Krahas të tjerash, profesor Murat Ajvazi njihet dhe si bamirës teksa në Kosovë ka dhuruar një sërë tekstesh e librash. /dp/ KultPlus.com