Një tavolinë prej guri që daton nga mbretërimi i perandorit Wanli (1572-1630), i dinastisë Ming, u zbulua në majë të një kulle të Murit të Madh në veri të Kinës.
Kjo tavolinë me përmasa 102x62x13 centimetra, u gjet nga një kujdestar, ndërsa po patrullonte seksionin ”Xuliukou” të Murit të Madh, në qytetin Qian’an, provinca Hebei.
Me një mbishkrim prej 300 emra personash, tabela raportonte edhe emrat dhe titujt e 15 zyrtarëve të dinastisë Ming (1368-1644).
Guo Lifei, zëvendëskurator i muzeut në Qian’an, shpjegoi se zyrtarët, emrat e të cilëve shkruhen në tavolinë, ishin gjeneralët më të rëndësishëm që ndihmuan në ndërtimin e kësaj pjese të Murit të Madh dhe ata që e mbrojtën atë në periudhën pasuese.
“Sipas mbishkrimit, tavolina është bërë në vitin 1584”, tha Guo.
“Ajo mund të sigurojë referenca për studime mbi kulturën e Murit të Madh dhe sistemin hierarkik të dinastisë Ming”, shtoi ai.
Muri i Madh është një pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe është i përbërë nga disa mure të ndërlidhura.
Pjesë të Murit të Madh janë dëmtuar ose shembur dhe kanë nevojë urgjente për restaurim. /atsh/ KultPlus.com