Përvjetori i vdekjes së kompozitorit Musa Piperku, autori që krijoi këngën e famshme “Pranvera në Prishtinë” (VIDEO)

Musa Piperku ishte autor i qindra këngëve të zhanreve të ndryshme dhe fitues i shumë çmimeve në fushën e artit muzikor.

Musa Pipërku tash e 17 vjet ka ndërruar jetë, por kënga e tij emblematike “Pranavera në Prishtinë”, një lloj himni kushtuar rinisë, dashurisë dhe Prishtinës, edhe sot ka mbetur një “evergrin” i vërtetë që dëgjohet me ëndje nga të gjitha brezat.

Ai përgjatë krijimtarisë së tij ka krijuar shumë këngë, që numërohen të jenë me qindra. /KultPlus.com

Agron Shujaku prezanton një pjesë të projektit që ka synim realizimin e veprave të kompozitorëve kosovar për piano 4 duar (VIDEO)

Piansiti Agron Shujaku së fundmi ka prezantuar një pjesë të projektit që ka për synim realizimin e veprave të kompozitorëve kosovar për piano 4 duar, përcjell KultPlus.

Bëhet fjalë për veprën për piano 4 duar “Pranvera në Prishtinë” e kompozuar në origjinal nga Musa Piperku, që është transformuar në një vepër të bukur pianistike nga kompozitori Kreshnik Aliçkaj.

Piansiti Shujaku tutje bëri të ditur se realizimi i projektit të CD me vepra të kompozitorëve kosovar është subvencionuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe Komuna e Prishtinës.

Më poshtë KultPlus ju sjell postimin e tij të plotë:

Te nderuar miq,

Po ju prezentoj një pjesë të projektit që ka synim realizimit të veprave të kompozitorëve Kosovar për piano 4 duar.

Është vepra për piano 4 duar “Pranvera në Prishtinë” e kompozuar në origjinal nga Musa Piperku, që është transformuar në një vepër të bukur pianistike nga kompozitori Kreshnik Aliçkaj.

Realizimi i projektit të CD me vepra të kompozitorëve kosovar është subvencionuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe Komuna e Prishtinës.

Faleminderoj poashtu Teatrin Profesionist “Istref Begolli” për kontributin e tyre si partner i projektit.
Një falemnderim i veçantë për Memli Kelmendi për kontributin e tij në si inxhinier zëri në realizimin e projektit. / KultPlus.com

“S’harrohet kjo ngrohtësi e parë, kur pranvera ishte në Prishtinë” (VIDEO)

Përmes fuqisë së tij interpretuese, e teksteve të kompozitorëve më të njohur të vendit, Sabri Fejzullahu ka arritur të ngjallë emocione përmes këngëve të tij.

Sytë e tij të mbyllur, e duart në lëvizje janë karakteristikë e përjetimit të veçantë artistik të këngëtarit, shkruan KultPlus.

Këngët e vjetra të Sabri Fejzullahut depërtojnë edhe sot me të njëjtën fuqi artistike tek publiku, madje ato dëgjohen më shumë nostalgji.

Kësisoj sot po sjellim këngën “Pranvera në Prishtinë”, këngë kjo e cila vazhdon të dëgjohet me ëndje nga fansat e Fejzullahut, edhe pse ka shumë kohë nga publikimi i saj.

A t’kujtohet natë e parë,
shi kur binte në Prishtinë?
Unë e ti si dy këng’tarë
pëshpëritnim për dashurinë!

Unë të doja, ti më doje
lugut t’gjelbër të Gërmisë;
Yj’t ne qiell na bënin roje
e lisat gjelb’ronin prej lakmisë!

S’harrohet kjo ngrohtesi e parë
kur pranvera ishte në Prishtinë!
Unë e ti si dy këngëtarë
thurnim vargje për ardhmërinë!

S’harrove dot ngrohtesin e parë
Kur pranvera ishte ne Prishtinë.
Un e ti si dy kengetar
thurrnim vargje per ardhmerine.

A t’kujtohet natë e parë,
Shi kur binte ne Prishtine.
Un e ti si dy kengetar,
pershperisnim per dashurin.

Un te doja ti me doje,
lugut t’gjelber te germise,
yjet n’qiell na benin roje,
e lisa gjelbronin prej lakmise.

s’harrohet dot ngrohtesia e parë,
kur pranvera ishte ne Prishtinë,
Un e ti si dy kengetar
thurrnim vargje per ardhmerine.

s’harrohet kjo ngrohtesi e parë
kur pranvera ishte ne prishtine
un e ti si dy kengetar
thurrnim vargje per ardhmerin.
2x.
Ne Prishtinë
/KultPlus.com

Përvjetori i vdekjes së kompozitorit Musa Piperku, autori që krijoi këngën e famshme “Pranvera në Prishtinë”

Musa Piperku ishte autor i qindra këngëve të zhanreve të ndryshme dhe fitues i shumë çmimeve në fushën e artit muzikor.

 Musa Pipërku tash e 14 vjet ka ndërruar jetë, por kënga e tij emblematike “Pranavera në Prishtinë”, një lloj himni kushtuar rinisë, dashurisë dhe Prishtinës, edhe sot ka mbetur një “evergrin” i vërtetë që dëgjohet me ëndje nga të gjitha brezat.

Ai përgjatë krijimtarisë së tij ka krijuar shumë këngë, që numërohen të jenë me qindra. /KultPlus.com