Me rastin e vdekjes së shkrimtarit, poetit e dramaturgut Musa Ramadani, PEN Qendra e Kosovës ka ngushëlluar familjen e të ndjerit.
Në këtë ngushëllim thuhet: E nderuara familja Ramadani, Pen Qendra e Kosovës mori me pikëllim të thellë lajmin për vdekjen e familjarit tuaj shkrimtarit, poetit e dramaturgut Musa Ramadani. Gjumrët letrare të Ramadnit janë të mëdha në Letërsinë tonë në shumë zhanre të saj Vdekja e Ramadanit është një humbje e madhe për familjen dhe për Letërsinë tonë. I ndjeri ishet anëtar i devotshëm dhe aktiv i PEN Qendrës së Kosovës. Pranoni, me këtë rast, e nderuara familje Ramadani, ngushëllimet e sinqerta nga PEN Qendra e Kosovës. /KultPlus.com
Ka vdekur shkrimtari i njohur Musa Ramdani, shkruan KultPlus. Ai ishte i njohur për stilin e veçante të të shkruarit dhe pas vetës ka lënë një numër të madh të titujve.
Në Gjilan e
kreu shkollimin e mesëm (Shkolla e Nxënësve për Ekonomi), ndërsa në Prizren,
Shkollën e Lartë Pedagogjike – Dega e Letërsisë dhe e Gjuhës shqipe. Nga viti
1965 ka qenë gazetar, recensent teatror dhe redaktor i rubrikës së kulturës në
gazetën “Rilindja”. Shkrimet e para i botoi te revista “Jeta e Re” dhe te
javorja “Zëri i Rinisë”. Çmimi i parë për poezi dhe ai i dyti për tregim, në konkursin
letrar të “Zërit…” më 1968, e motivuan që t’i përkushtohet letërsisë.
Më 1972, Musa Ramadani e dërgoi për botim në “Rilindje”
dorëshkrimin e librit “Neurosis XX”, por iu refuzua me arsyen se ishte vepër
“pesimiste” dhe “nihiliste”. Libri në fjalë u botua një vit më vonë nga vetë
autori, i cili i dha epitetin e shkrimtarit avangardist dhe prijësit të
poetikës voko-vizuale dhe sinjalistike në letërsinë e Kosovës. Që nga viti 1970
ishte anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës dhe tash i PEN Qendrës së
Kosovës.
Poezia e Musa Ramadanit është prezantuar në disa
antologji shqipe në Kosovë, në Shqipëri, po edhe në gjuhë të ndryshme. Është
laureat i çmimit “Hivzi Sylejmani” për librin “Satana ma vodhi gurin e urtisë”
më 1987, i çmimit të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës për librin “Inamor:
55” në vitin 2000, i Çmimit “Beqir Musliu” për vepër karriere më 2006 dhe i
Çmimit Kombëtar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli” më 2013.
Gjatë viteve ‘70-të në Festivalin e Akordeve të Kosovës
për kompozime të muzikës së lehtë, fitoi dy herë çmimet e para. Në fillim të
viteve ‘80-të ishte një nga themeluesit e Teatrit të të Rinjve, të Fëmijëve e
të Kukullave në Prishtinë (asokohe: kryetar i Komisionit Amë) dhe nga fundi i
viteve ‘90-të e deri më sot me pasion e kultivoi edhe artin e vizatimit.
Shkrimtari Musa Ramadani, me poezinë e tij herë me
shenja biografike, herë me finesa filozofike, shënjon një hap më tutje drejt
një avancimi të gjuhës poetike. Kjo dëshmohet te veprat e tij poetike: “Mëkatet
e Adamit” (1969),“Thirravaje” (1971),“Neurosis” (1973),“Muzat nuk flenë”
(1976), “Alfabeti i neurozave” (1982), “Eugjenika e tri deteve” (1986),
“Nostalgjia antike” (1990) dhe “Mëkatet e E(ha)vës” (2010).
Proza e tij është letërsi e erudicionit të thellë me
elemente të theksuara moderne dhe postmoderne. Veprat e tij në prozë janë:
“Romani pa Kornizë”, roman (1975), “Fluroma”, tregime (1978), “Zezona”, roman
(1978), “Ligatina”, roman (1983), “Satana ma vodhi gurin e urtisë”, tregime
(1987), “Vrapuesja e Prizrenit”, roman (1995), “Antiprocesioni”, roman (1997),
“Inamor: 55”, minitregime (2000).
Më 1984 botoi dramën “Moisiu në Unazën e Inflandit”, e
cila u inskenua në Tetarin e Gjakovës dhe atë të Prishtinës. Shkrimtari Musa
Ramadani, me shkrimet e tij kritike dhe eseistike për teatrin dhe shfaqjet
teatrale, ka ndihmuar dhe ndikuar drejtpërdrejt në ngritjen e cilësisë
artistike të dramaturgjisë shqipe në Kosovë. Duke qenë përherë i lidhur me
kritikën e teatrit, ai botoi edhe dy libra eseistikë: “Fjala në skenë” (1980)
dhe “Premiera shqiptare” (1994). Si përkthyes, në gjuhë shqipe solli autorët:
Dino Bucati, Sadek Hedajat, Hajner Myler, Per Lagerkvist, Jashar Kemal, Jezhi
Andzhejvevski etj.
Veprimtaria letrare e Musa Ramadanit është vlerësuar nga kritika akademike dhe ajo mediatike. Ajo është shndërruar në objekt studimi e kërkimi për shumë studiues të vjetër e të rinj. Madje, për veprën e tij janë botuar studime monografike./KultPlus.com
Për çmimin letrar “Kadare“, i cili jepet nga Universiteti Europian i Tiranës, i mbështetur nga Institucioni Europian PASHKO , dhe vlerën e të hollave që nuk i janë ndarë shkrimtarit të brezit të viteve ‘70, Musa Ramadanit, në vitin 2017 me romanin e tij në dorëshkrim “Profeti nga Praga” ishte fitues i këtij çmimi. Ka dy vjet që autorit në fjalë nuk i janë paguar paratë e këtij çmimi, por vetëm 50% e tyre. Merret vesh se, edhe kjo pagesë e përgjysmuar i është bërë me rata, pas shumë përpjekjeve dhe ankesave nga të afërm të autorit.
Shqetësimin e saj lidhur me këtë e ka shprehur edhe profesoresha e letërsisë shqipe në Universitetin e Prishtinës, Qibrije Demiri –Frangu: “Mafia letrare, në Shqipëri e Kosovë, po ia kalon mafies politike. Po të shpërbleje si vlerë-publikisht, dhe shpërblimin po e mbaj për vete, kjo është ironia e dyftyrësia e (pseudo)-intelektualit aktual. Musa Ramadani, mbetet autor i madh si dhe turpi i këtij asociacioni. S’ka mbetur as të merret frymë në këtë llum grupesh -profitere! Shëndet i nderuari Musa, veprat tuaja do jenë larg cdo kundërmimi!”, përfundon ajo. /KultPlus.com
Çmimi “Kadare” i cili jepet tash e sa vite nga Universiteti Europian i Tiranës, i mbështetur nga Institucioni Europian PASHKO, që përveç emrit të shkrimtarit Ismail Kadare, si çmim kap vlerën 10.000 euro, përcjell KultPlus.
Pikërisht kjo shumë është arsyeja që është bërë shumë zhurmë këto ditë, për vetë faktin që fituesi i këtij çmimi, para dy vjetësh ishte shkrimtari Musa Ramadani, me romanin “Profeti nga Praga”.
Ka dy
vjet që autorit në fjalë nuk i janë paguar paratë e këtij çmimi, por vetëm 50%
e tyre. Merret vesh se, edhe kjo pagesë e përgjysmuar i është bërë me rata, pas
shumë përpjekjeve dhe ankesave nga të afërm të autorit.
Në rrjetin social Facebook, Agron Gashi, me vetë konfirmimin e shkrimtarit Ramadani, ka shënuar për këtë problem, ku pas publikimit kanë reaguar edhe shkrimtarë, publicistë, emra të njohur të letrave shqipe.
Po ashtu, ka reaguar edhe shkrimtari dhe historian, Jusuf Buxhovi: “Më vjen keq që është kështu, por ç’e do që raportet krijuese midis Tiranës dhe Prishtinës, të ndërtuara mbi një vasalitet tonin ndaj andej, kanë sjellë te ky nënçmim, që prek edhe shkrimtarët e rëndësishëm, si Musën e të tjerët!”, thotë ai./KultPlus.com