Qysh në vitin 1992, si një brengë pamundësie të mëparshme, hulumtova nëpër arkiva veprat e shkrimet e Musine Kokalarit, gazetën e saj “Zëri i Lirisë”, dokumentet arkivore mbi fatin e saj tragjik dhe shkrova esenë “Mesazi i Musine Kokalarit” si edhe një skenar filmi dokumentar për të. Meqenëse këto sprova ishin të paplota dhe joshteruese, jam marrë në vazhdimësi, çdo herë duke gjetur diçka të re në jetën dhe veprën e saj, ende te pazbuluar tërësisht.
Në Arkivin e Shtetit zbulova këto ditë një letër të panjohur të Musine Kokalarit drejtuar mikut dhe dijetarit Sotir Kolea. Në arkiv ruhen gjithashtu disa letra të shkrimtares me personalitetet kulturore të botës shqiptare e të huaj, që hedhin dritë mbi personalitetin e saj intelektual të jashtëzakonshëm për atë kohë, procesin e saj krijues, vetëdijen e shkrimit dhe veprimtarinë e saj jetësore, kulturore e politike. Më i spikatur është letërkëmbimi me Midhat Frashërin, Aleksandër Xhuvanin, Sotir Kolenë, Ernest Koliqin, Eqrem Çabejn, Xhuzepe Skiron, Angelo Leotin etj., letërkëmbim tashmë i botuar.
Sotir Kolea ishte studiues, leksikograf, autor i një fjalori disagjuhësh me bazë shqipen, autor i “Një tufë proverbash”, publicist dhe botues i gazetës “L’Albanie” në vitin 1914 në Zvicër, si edhe veprimtar i spikatur i çështjes sonë kombëtare, drejtor i Bibliotekës Kombëtare gjatë viteve 1928-1937. Pas kësaj kohe, ai u vendos në Elbasan, qendër e arsimit dhe e studimeve shqiptare. Pikërisht atje ia dërgonte letrat Musineja dhe i kërkonte gjykim kritik për veprat e saj të para, meqenëse mungonte një kritikë e vërtetë, siç shkruante ajo: “Në Shqipëri nuk gjen kënaqësi ose nxitje, se nuk ka një kritikë në kuptimin e vërtetë të fjalës”.
Shkrimtarja e parë shqiptare ishte e ndërgjegjshme për udhën që kish zënë, origjinalitetin, por edhe vështirësitë në drejtimin letrar të saj dhe botimet, duke u nisur që nga libri i parë (1944) “Siç më thotë nënua plakë”, ku botën ajo e vështëron me sytë e mendësinë nënos plakë, ndërsa te libri me përralla “Rreth vatrës” (1944), rrëfimi përrallor vjen nga gjyshja plakë, por bota këqyret dhe jepet me syrin dhe mendësinë e fëmijës edhe për fëmijën. Musineja, siç e pohon edhe vetë, del nga vetja e zbret në moshën e fëmijëve, komunikon e dialogon thjeshtë me ta si një fëmijë, ndryshe nga shumë shkrimtarë të tjerë që flasin e shkruajnë së lartmi nga mosha e përvoja e tyre letrare dhe mbeten të ftohtë e të huaj. Ndonëse disa shkrimtarë të njohur të asaj kohe kishin shkelur ne këtë taban, si Mitrush Kuteli me “Tregime të moçme shqiptare”, Ali Asllani me “Hanko Halla”, apo Ernest Koliqi me “Hija e maleve” etj., por ndryshe nga ata, vepra e të cilëve është mirëfilli letrare, apo ndryshe nga “Përrallat” e Sotir Kolesë që ishin mirëfilli nga goja e popullit, Musineja ndjek udhën e vet origjinale, ndërmjet narrativës popullore dhe autorësisë së saj letrare.
“Mendimi im ka qenë që t’u jap të vegjëlve një libër, që të mos i lodhë dhe vehten e tyre të mos e gjejnë në një botë të huaj. Në një botë shqiptare, në një vatër, ku edhe të mëdhënjtë të thonë se vërtet kështu kemi rrojtur. Kur e kam shkruar, nuk kam qenë unë, po një Musine e vogël dhe si e tillë- me mendime të thjeshta dhe gjuhën pyetje-përgjigje…Më duket që kam mundur të hyj në shpirtin e të vegjëlve” – përsiat Musineja.
“Po ju dërgoj ‘Dasmën gjirokastrite’ – i shkruante ajo Kolesë në një letër të mëparshme – “por jo të gjithë, mbasi ende nuk ka mbaruar. Puna ecën ngadalë në shtypshkronjë. U rri në kokë punëtorëve, por megjithëkëtë ka disa gabime. Të shohim sesi do ta gjeni ju”…
Letra e sapozbuluar, mban datën 8 shkurt 1945, është e panjohur dhe e papërfshirë në botimet e Musinesë. Ajo e shkruan këtë letër në çastin më të mjeruar të jetës së saj. Dikush mund të mendojë se koha më e tmerrshme e jetës së saj ishte ajo e burgut të Burrelit, më pas e internimit të gjatë dhe e sëmundjes së rëndë të kancerit që i mori përfundimisht jetën. Por jo, këto periudha të vuajtjes së parrëfyer të jetës së saj ajo i kishte përballuar me dinjitet, me forcën e karakterit, të vetmisë dhe të lirisë së brendshme.
“Shpirti ka nevojë për vetminë për të qenë i lirë” – shkruan ajo. “Ne e kërkojmë lirinë jashtë vetes, ndërkohë që ajo është brenda nesh”.
Në letrën që po shqyrtojmë, gjejmë momentin më të keq shpirtëror të jetës së saj, “e goditur rëndë, e mbuluar me zinë dhe në dallgën më të madhe të jetës”.
Sapo regjimi komunist i kishte pushkatuar pa gjyq vëllezërit e saj, Muntazin dhe Vesim Kokalarin. “Plumbat që shtrinë përdhe Muntazin dhe Vesimin të vdekur, na kanë goditur edhe ne, nuk na lënë kufoma të gjalla për jetë, për të vuajtur gjithnjë sa të jemi në jetë” – shkruan hidhur ajo në këtë letër.
Musineja ishte nga një familje e njohur e Gjirokastrës. Vajzë e vetme e juristit të njohur Reshat Kokalari, motër e vëllezërve Muntaz, Vesim dhe Hamit Kokalari, veprimtarë të shquar të kulturës shqiptare, themelues të librarisë “Venus” dhe të shtëpisë botuese “Mesagjeritë shqiptare”, themeluar më 1942, që botonte dhe përhapte vepra të vyera nga literatura botërore e shqipe, si “Hamleti” e “Makbethi” të Shekspirit, “Rubairat” e O. Khajamit, “20 vjet ngatërresa ballkanike” të Durhamit, “Ivanhoe” të Skottit, “Kosova – djepi i Shqiptarizmit” të Hamit Kokalarit, librat e Musinesë e të tjera.
Vetë Musineja ishte një intelektuale që ishte ushqyer me ideologjinë kombëtare të rilindësve tanë të mëdhenj, e quante veten nxënëse të Sami Frashërit, kishte idhull Naimin dhe Mid’hat Frashërin, ndërkohë qe kishte kulturë perëndimore, ishte demokrate dhe kundërshtare e çdo ideilogjie e praktike totalitare.
“Në odën time të vogël” – shkruan ajo në ditarin e saj – “përballë kam vënë fotografinë e iluministit të shquar, Samiut, të poetit Naim, të patriotit Sotir Kolea, të punëtorit të gjuhës shqipe e të lëvizjes Kombëtare, Jani Vreto, të arsimtarit Koto Hoxhi, të mendimtarit Naum Veqilharxhi, të të nderuarit De Rada dhe të të urtit Aleksandër Xhuvani. Në vetminë time nuk jam vetëm, jetoj me njerëz të nderuar, të ditur e demokratë, që kanë punuar për vendin, për mëmëdhenë gjersa mbyllën sytë…Unë jam nxënësja e tyre…”
Kryetari i komunistëve, Enver Hoxha, i cili e kishte kushërirë të dytë Musinenë, nuk e kurseu jo vetëm atë, por tërë fisin e Kokalarëve. Më 12 nëntor 1944, terrori i kuq me urdhër të tij dhe zbatuar nga Kristo Themelko, pushkatoi pa gjyq e pa faj pranë hotel “Bristol”, 11 personalitete të shquara të Tiranës, ndërmjet tyre vëllezërit e saj Muntaz Kokalari dhe Vesim Kokalari. Po ashtu u pushkatuan pa gjyq Syrja dhe Emin Kokalari, Hivziu vdiq në burg dhe Isai në internim. Muniri vrau veten. Musineja u burgos dhe u internua. Bijtë dhe nipërit e tyre u hodhën rrugëve, u internuan dhe u persekutuan pafundësisht.
Arsyen e këtij persekutimi familjar na i rrëfen Muntaz Kokalari, vëllai i Musinesë, tek një letër më 9 nëntor 1944, që e kishte shkruar për znj. Makbule tri ditë para pushkatimi të tij:
“Po përjetojmë ditë të vështira. Kam vendosur me brengë në zemër, të largohem nga Shqipëria ime e bukur, nga familja e dashur… Këtë vendim e mora mbasi më njoftuan disa nga miqtë e mi të besuar, se jeta ime dhe e të afërmve të mi është në rrezik nga bashtua, Enver Hoxha. Ai ka urdhëruar djajtë e kuq kundër nesh. Kjo kuptohet: thjesht për motive personale.Kjo është fatkeqësi e kombit tonë dhe e Shqipërisë së gjorë, që ka rënë në duart e një njeriu të përbindshëm, tinzar, hakmarrës, inatçi, dinak, megaloman, egoist, kumarxhi e gënjeshtar, që i do njerëzit nën vete; edhe kur qe jashtë për studime nuk dha asnjë provim, mbeti pas kabareve, kazinove etj. Ne intelektualët gjirokastritë ia dimë të gjitha sa i vlen lëkura, prandaj kërkon të na asgjësojë..”
Dhe i asgjësoi.
Musinenë e vrau shpirtërisht persekutimi absurd e kriminal i familjes së saj. “Ky qe fati im, më i hidhur se vdekja” – i shkruante ajo S.Kolesë.
Njëherësh, edhe fati hidhur i ndërprerjes së dhimbshme të krijimtarisë së saj:
“Sot mora nga shtypi librin e parë dhe po jua dërgoj. Ta kini për vete si kujtim të punës sime më të mirë, që pandeh se kam bërë, dhe të fundit. E mbani për vete, mbasi nuk e nxjerr në shitje. E para, se është dasmë dhe në zi’ duket qesharake; e dyta, se nuk dua më as të punoj, as të shkruaj”.
Është fjala për librin “Sa u tund jeta” (Dasma gjirokastrite, ku shkrimtarja paraqet saktësisht antropologjinë, ritet, zakonet, veshjet, dialogët, këngët e vallet, lotët dhe gëzimet e dasmës shqiptare, rezultat i një punë të gjatë, pasionante e të palodhshme ndaj folklorit – por në funksion të tekstit letrar) ), libër që M. Kokalari ia dërgonte të porsabotuar Sotir Kolesë si një kujtim të mbramë në një kohë zije, por që e konsideronte edhe si punën e saj më të mirë, që për fat të keq ishte edhe botimi i saj i fundit, sepse nuk mund të shkruante më.
“Përse të punosh? Përse të shkruash? Përse të jetosh?” – klithte shkrimtarja Kokalari, në dëshpërimin e saj të pafund.
Ky dëshpërim, por edhe revoltë njerëzore dhe intelektuale e përfshin edhe atin e saj shpirtëror, Sotir Kolenë, të nderuarin atë – siç i thoshte ajo. Në letrën e përgjigjes së Sotirit (dorëshkrimi gjendet në Arkivin e Ministrisë së brendshme, Fondi 140, dosja 2912, viti 1945, letër e pabotuar më parë), gjejmë dhimbjen e lotët e Kolesë për humbjen vëllezërve të saj Muntaz dhe Vesim Kokalari, për të cilët “kam qarë së largu dy miqtë e çmuar që hikën’ e na lanë në lulen’ e moshës; kam qarë të dy të rinjtë që nuk qenë vetëm lavdijë për të vehtët, po qenë së bashku dhe shpresa për ne, për të paskëtajmen, se kombi ka nevojë për bij që qenë Mumtazi dhe Vesimi, me zëmër për së mbari, me gjykim të matur dhe mendje të pjekur”, por gjejmë edhe papajtueshmërinë e tij ndaj persekutimit “me kaqë egërsim”.
Ai i shkruan Musinesë: “Shuplaka e fatit’ që shkrepi mbi ju, zonjëzë dhe mbi der’ të juaj është aq e tmerrshme sa ndofta as emër nuk ka të posaqëm në gjuhën tënë, në gjuhën e një kombi që për të gjat’ shekujve, ka pas’ qënë rrahur dhe pjekur’ e djegur’ ndër cen e rrëbjera. As fjalë ngushëllimi nuk kam ku t’i gjenj se helëm i zi, që ju shtrydhi zemrën juve dhe të juajve, është nga ata që nuk kan të zbutur me fjal as me lotë. Bashkë me ju dhe me miqt të mirë të derës’ së juaj, kam qarë së largu dy miqtë e çmuar që hikën’ e na lanë në lulen’ e moshës; kam qarë të dy të rinjtë që nuk qenë vetëm lavdijë për të vehtët, po qenë së bashku dhe shpresa për ne për të paskëtajmen, se kombi ka nevojë për bijë që qenë Mumtazi dhe Vesimi, me zëmër për së mbari, me gjykim të matur dhe mendje të pjekur. Zemërës së juaja dhe Zotit Hamit ju qoftë ngushëllimi të kryerët të detyrave të ra dhe të rënda që her’ e prap’ e sotëme ju shtroj mbi gjithë të tjerat edhe faqe pindërvet dhe faqe të miturve dhe nënave të tyre, që jeta nëpërkëmbi me kaqë egërsim”.
Gjithsesi, i urti Kolea, edhe ai në prag të vdekjes, i jep kurajë, forcë dhe uzdajë Musinesë, për ta vazhduar jetën dhe punën e saj, se puna është ilaçi i gjithçkaje, por edhe detyra ndaj vetes, njerëzimit, kombit dhe botës.
“Një gurrë ngushullimi gjithë aq të vërtetë do t’ ju falinj puna, kjo detyra e shenjtë edhe faqe vehtesë edhe faqe botësë, që është prejt’ e zemrës, shëndet i trupit dhe pus’ i harrimit për troces të jetës; detyrë faqe vehtes jo vetëm sa rreh zemëra po dhe më pas, se jeta zgjatet pak a shumë edhe përtej varrit, detyra faqe hjerësvet, që ka njeriu te të vetët dhe faqe atyre që kanë qenë më parë, detyra faqe miqve dhe faqe njerëzimit, detyra faqe kombit, atdheut edhe botës”. /GazetaExLibris/ KultPlus.com
Më 13 gusht 1983 ka vdekur Musine Kokalari. Ajo lindi më 10 shkurt të vitit 1917, në Adana, të Turqisë. Në vitin 1921, familja e saj u kthye në Shqipëri dhe u vendos në Gjirokastër, ku Musineja kreu shkollën fillore.
Kreu shkollën e mesme pranë institutit “Nëna Mbretëreshë” dhe më pas shkoi për studime në Universitetin e Romës në Fakultetin e Letërsisë dhe Filozofisë, në Itali, të cilin e mbaroi me rezultate të larta.
Ajo botoi librin e saj të parë “Siç më thotë nënua plakë” në vitin 1939 kur ishte ende studente. Në vitin 1943, së bashku dhe me një grup intelektualësh, formuan Partinë Socialdemokrate. Një vit më vonë, me përpjekjen e saj, doli numri i parë i gazetës “Zëri i Lirisë”.
Në vitin 1944, botoi librin e saj të dytë “Rreth vatrës”, ndërsa më 12 nëntor të po këtij viti u pushkatuan vëllezërit e saj, Muntaz e Vesim Kokalari. Katër ditë më vonë e arrestuan dhe Musinenë, të cilën e mbajtën 17 ditë në burg. Në janar të vitit 1945, u botua libri i tretë i Musine Kokalarit “Sa u tund jeta”. Më 23 janar të vitit 1946, ajo u arrestua për së dyti nga forcat e Mbrojtjes së Popullit dhe gjyqi e dënoi me 20 vjet heqje lirie.
Në vitin 1961 e nxorrën nga burgu dhe e internuan në Rrëshen. Në vitin 1981 u sëmur rëndë dhe pas dy vjetësh ndërroi jetë. Dhjetë vjet më vonë, në vitin 1993, Presidenti i Republikës i dha pas vdekjes medaljen “Martir i Demokracisë”.
Në vitin 1962, pasi kishte bërë 15 vite burg, një vendim i ri e dënonte me internim 5-vjeçar në rrethin e Mirditës. Kokalari i shkroi vetë Enver Hoxhës, me lutjen që të shqyrtohet internimi i saj, pasi siç shkruan, për veprimet e dikurshme ka paguar 15 vitet burg, kurse internimi tani duket i pakuptueshëm. Përveç kësaj, Kokalari i kërkon Hoxhës që t’i ktheheshin dorëshkrimet e saj folklorike që kishte mbledhur. Letra ruhet ne fondin e ish-Arkivit të Partisë në AQSH./atsh/KultPlus.com
Një emër i spikatur i letërsisë shqiptare dhe që përfaqësonte gruan e pavarur dhe inteligjente ishte Musine Kokalari, shkruan KultPlus.
E lindur në Turqi, Musineja rikthehet me familje në Gjirokastër ku e vazhdon shkollimin deri për studimet akademike.
Studimet në Universitetin e Romës, në Itali, i kreu shkëlqyeshëm në vitin 1941. Teza e disternacionit të saj ishte “Naim Frashëri”, një studim pak i njohur, ndonse i çmuar në literaturën naimjane.
Në librin “Si lindi partia social demokrate”, Musineja kishte përshkruar pasionin e saj përgjatë përgatitjes së disteracionit të temës, duke e çmuar lartë kontributin e Naim Frashërit në letërsinë shqiptare.
“…Une u laurova më Nëntor 1941, duke mbrojtur tezën në përgjithësi për jetën dhe veprën e Naim Frashërit, në katedrën e gjuhës shqipe që përfaqesohej nga arbëreshi Zef Skiroi
dhe Namik Resuli. Ne jemi brezi i rritur dhe ushqyer me ndjenja, mendime te vëllezërve Frashëri. Ata të tre ishin per ne apostuj të shqiptarizmit, të lirisë, te barazise, te demokracisë. …Une e kam njohur këtë ambient që në vogëli. Jam rritur me gjithshka qe rritej, zhvillohej, kërkohej, ishte mbështetur ne botëkuptimin e thellë iluminist dhe në reformimin e parlamentarizmin që na ushqeu Sami Frasheri që në bankat e shkollës…”, kishte shkruar Kokalari.
KultPlus ua sjell pamjen origjinale të diplomës së doktoraturës së Musine Kokalarit.
Musine Kokalari lindi më 10 shkurt të vitit 1917, në Adanë, të Turqisë. Në vitin 1921, familja e saj kthehet në Shqipëri dhe vendoset në Gjirokastër, ku Musineja kreu shkollën fillore. Nëntë vjet më vonë, familja Kokalari vendoset në Tiranë. Në vitin 1937, Musineja mbaroi shkollën e mesme “Nëna Mbretëreshë” dhe më pas shkoi për studime në Universitetin e Romës, në Itali, të cilin e mbaroi shkëlqyeshëm në vitin 1941.
Ajo botoi librin e saj të parë “Seç më thotë nëna plakë” në vitin 1939. Ishte viti 1943, kur Musine Kokalari së bashku dhe me disa shokë të tjerë formuan Partinë Socialdemokrate. Një vit më vonë, me përpjekjen e saj, doli numri i parë i gazetës “Zëri i Lirisë”. Në vitin 1944, botoi librin e saj të dytë “Rreth vatrës”, ndërsa më 12 nëntor të po këtij viti u pushkatuan vëllezërit e saj, Muntaz e Vesim Kokalari. Katër ditë më vonë e arrestuan dhe Musinenë, të cilën e mbajtën 17 ditë në burg. Në janar të vitit 1945, u botua libri i tretë i Musine Kokalarit “Sa u tund jeta”. Më 23 janar të vitit 1946, ajo u arrestua për së dyti nga forcat e Mbrojtjes së Popullit e gjyqi e dënoi me 20 vjet heqje lirie. Në vitin 1961, e nxjerrin nga burgu dhe e internuan në Rrëshen, ku dhe doli në pension me gjysmë page. Në vitin 1981, sëmuret nga sëmundja e kancerit, që dy vjet më pas do ta largonte përgjithmonë nga jeta. Dhjetë vjet më vonë, pra në vitin 1993, Presidenti i Republikës i dha pas vdekjes medaljen “Martir i Demokracisë”.
“Për shëndetin tim nuk i drejtohem kujt, aq më pak atij që kishte në dorë të më lehtësonte dënimin”. Kështu shkruante Musineja vetëm pak kohë para se të vdiste. E konsideruar si kundërshtare e regjimit komunist, ajo u dënua me 20 vjet burg dhe më pas u internua për 22 të tjerë në Rrëshen, ku vdiq 13 gusht 1983, nga kanceri. / KultPlus.com
“Rikthimi në shtëpi” ishte aktiviteti i organizuar nga bashkia Gjirokastër dhe Këshilli i Qarkut, në nder të figurës së shquar gjirokastrite, Musine Kokalari.
Vlerat historike, arkitektonike, monumentet e kulturës, trashëgimia kulturore jomateriale janë shndërruar në elementë të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit. Këto vlera të krijuara në shekuj janë margaritarë, të cilat e veçojnë Gjirokastrën edhe në rang botëror si pjesë e UNESCO-s.
Pjesë e aktivitetit ishte revokimi i kontributit që ka dhënë intelektualja dhe disidentja Musine Kokalari në lëmin e studimeve për traditat, doket dhe zakonet e zonës së Gjirokastrës, ndërsa u prezantua edhe botimi që mban autorësinë e saj i titulluar “Nënë Zejnebija”.
Shoqata TID Gjirokastra ju bashkua aktivitetit për të fokusuar të tilla aktivitete në zonë të cilat i japin unitet zonës, dhe promovojnë vlerat e trashëgimisë kulturore për të cilat vizitorët e huaj tregojnë interes të lartë./ atsh / KultPlus.com
Një emër i spikatur i letërsisë shqiptare dhe që përfaqësonte gruan e pavarur dhe inteligjente ishte Musine Kokalari, shkruan KultPlus.
E lindur në Turqi, Musineja rikthehet me familje në Gjirokastër ku e vazhdon shkollimin deri për studimet akademike.
Studimet në Universitetin e Romës, në Itali, i kreu shkëlqyeshëm në vitin 1941. Teza e disternacionit të saj ishte “Naim Frashëri”, një studim pak i njohur, ndonse i çmuar në literaturën naimjane.
Në librin “Si lindi partia social demokrate”, Musineja kishte përshkruar pasionin e saj përgjatë përgatitjes së disteracionit të temës, duke e çmuar lartë kontributin e Naim Frashërit në letërsinë shqiptare.
“…Une u laurova më Nëntor 1941, duke mbrojtur tezën në përgjithësi për jetën dhe veprën e Naim Frashërit, në katedrën e gjuhës shqipe që përfaqesohej nga arbëreshi Zef Skiroi
dhe Namik Resuli. Ne jemi brezi i rritur dhe ushqyer me ndjenja, mendime te vëllezërve Frashëri. Ata të tre ishin per ne apostuj të shqiptarizmit, të lirisë, te barazise, te demokracisë. …Une e kam njohur këtë ambient që në vogëli. Jam rritur me gjithshka qe rritej, zhvillohej, kërkohej, ishte mbështetur ne botëkuptimin e thellë iluminist dhe në reformimin e parlamentarizmin që na ushqeu Sami Frasheri që në bankat e shkollës…”, kishte shkruar Kokalari.
KultPlus ua sjell pamjen origjinale të diplomës së doktoraturës së Musine Kokalarit.
Qysh në vitin 1992, si një brengë pamundësie të mëparshme, hulumtova nëpër arkiva veprat e shkrimet e Musine Kokalarit, gazetën e saj “Zëri i Lirisë”, dokumentet arkivore mbi fatin e saj tragjik dhe shkrova esenë “Mesazi i Musine Kokalarit” si edhe një skenar filmi dokumentar për të. Meqenëse këto sprova ishin të paplota dhe joshteruese, jam marrë në vazhdimësi, çdo herë duke gjetur diçka të re në jetën dhe veprën e saj, ende te pazbuluar tërësisht.
Në Arkivin e Shtetit zbulova këto ditë një letër të panjohur të Musine Kokalarit drejtuar mikut dhe dijetarit Sotir Kolea. Në arkiv ruhen gjithashtu disa letra të shkrimtares me personalitetet kulturore të botës shqiptare e të huaj, që hedhin dritë mbi personalitetin e saj intelektual të jashtëzakonshëm për atë kohë, procesin e saj krijues, vetëdijen e shkrimit dhe veprimtarinë e saj jetësore, kulturore e politike. Më i spikatur është letërkëmbimi me Midhat Frashërin, Aleksandër Xhuvanin, Sotir Kolenë, Ernest Koliqin, Eqrem Çabejn, Xhuzepe Skiron, Angelo Leotin etj., letërkëmbim tashmë i botuar.
Sotir Kolea ishte studiues, leksikograf, autor i një fjalori disagjuhësh me bazë shqipen, autor i “Një tufë proverbash”, publicist dhe botues i gazetës “L’Albanie” në vitin 1914 në Zvicër, si edhe veprimtar i spikatur i çështjes sonë kombëtare, drejtor i Bibliotekës Kombëtare gjatë viteve 1928-1937. Pas kësaj kohe, ai u vendos në Elbasan, qendër e arsimit dhe e studimeve shqiptare. Pikërisht atje ia dërgonte letrat Musineja dhe i kërkonte gjykim kritik për veprat e saj të para, meqenëse mungonte një kritikë e vërtetë, siç shkruante ajo: “Në Shqipëri nuk gjen kënaqësi ose nxitje, se nuk ka një kritikë në kuptimin e vërtetë të fjalës”.
Shkrimtarja e parë shqiptare ishte e ndërgjegjshme për udhën që kish zënë, origjinalitetin, por edhe vështirësitë në drejtimin letrar të saj dhe botimet, duke u nisur që nga libri i parë (1944) “Siç më thotë nënua plakë”, ku botën ajo e vështëron me sytë e mendësinë nënos plakë, ndërsa te libri me përralla “Rreth vatrës” (1944), rrëfimi përrallor vjen nga gjyshja plakë, por bota këqyret dhe jepet me syrin dhe mendësinë e fëmijës edhe për fëmijën. Musineja, siç e pohon edhe vetë, del nga vetja e zbret në moshën e fëmijëve, komunikon e dialogon thjeshtë me ta si një fëmijë, ndryshe nga shumë shkrimtarë të tjerë që flasin e shkruajnë së lartmi nga mosha e përvoja e tyre letrare dhe mbeten të ftohtë e të huaj. Ndonëse disa shkrimtarë të njohur të asaj kohe kishin shkelur ne këtë taban, si Mitrush Kuteli me “Tregime të moçme shqiptare”, Ali Asllani me “Hanko Halla”, apo Ernest Koliqi me “Hija e maleve” etj., por ndryshe nga ata, vepra e të cilëve është mirëfilli letrare, apo ndryshe nga “Përrallat” e Sotir Kolesë që ishin mirëfilli nga goja e popullit, Musineja ndjek udhën e vet origjinale, ndërmjet narrativës popullore dhe autorësisë së saj letrare.
“Mendimi im ka qenë që t’u jap të vegjëlve një libër, që të mos i lodhë dhe vehten e tyre të mos e gjejnë në një botë të huaj. Në një botë shqiptare, në një vatër, ku edhe të mëdhënjtë të thonë se vërtet kështu kemi rrojtur. Kur e kam shkruar, nuk kam qenë unë, po një Musine e vogël dhe si e tillë- me mendime të thjeshta dhe gjuhën pyetje-përgjigje…Më duket që kam mundur të hyj në shpirtin e të vegjëlve” – përsiat Musineja.
“Po ju dërgoj ‘Dasmën gjirokastrite’ – i shkruante ajo Kolesë në një letër të mëparshme – “por jo të gjithë, mbasi ende nuk ka mbaruar. Puna ecën ngadalë në shtypshkronjë. U rri në kokë punëtorëve, por megjithëkëtë ka disa gabime. Të shohim sesi do ta gjeni ju”…
Letra e sapozbuluar, mban datën 8 shkurt 1945, është e panjohur dhe e papërfshirë në botimet e Musinesë. Ajo e shkruan këtë letër në çastin më të mjeruar të jetës së saj. Dikush mund të mendojë se koha më e tmerrshme e jetës së saj ishte ajo e burgut të Burrelit, më pas e internimit të gjatë dhe e sëmundjes së rëndë të kancerit që i mori përfundimisht jetën. Por jo, këto periudha të vuajtjes së parrëfyer të jetës së saj ajo i kishte përballuar me dinjitet, me forcën e karakterit, të vetmisë dhe të lirisë së brendshme.
“Shpirti ka nevojë për vetminë për të qenë i lirë” – shkruan ajo. “Ne e kërkojmë lirinë jashtë vetes, ndërkohë që ajo është brenda nesh”.
Në letrën që po shqyrtojmë, gjejmë momentin më të keq shpirtëror të jetës së saj, “e goditur rëndë, e mbuluar me zinë dhe në dallgën më të madhe të jetës”.
Sapo regjimi komunist i kishte pushkatuar pa gjyq vëllezërit e saj, Muntazin dhe Vesim Kokalarin. “Plumbat që shtrinë përdhe Muntazin dhe Vesimin të vdekur, na kanë goditur edhe ne, nuk na lënë kufoma të gjalla për jetë, për të vuajtur gjithnjë sa të jemi në jetë” – shkruan hidhur ajo në këtë letër.
Musineja ishte nga një familje e njohur e Gjirokastrës. Vajzë e vetme e juristit të njohur Reshat Kokalari, motër e vëllezërve Muntaz, Vesim dhe Hamit Kokalari, veprimtarë të shquar të kulturës shqiptare, themelues të librarisë “Venus” dhe të shtëpisë botuese “Mesagjeritë shqiptare”, themeluar më 1942, që botonte dhe përhapte vepra të vyera nga literatura botërore e shqipe, si “Hamleti” e “Makbethi” të Shekspirit, “Rubairat” e O. Khajamit, “20 vjet ngatërresa ballkanike” të Durhamit, “Ivanhoe” të Skottit, “Kosova – djepi i Shqiptarizmit” të Hamit Kokalarit, librat e Musinesë e të tjera.
Vetë Musineja ishte një intelektuale që ishte ushqyer me ideologjinë kombëtare të rilindësve tanë të mëdhenj, e quante veten nxënëse të Sami Frashërit, kishte idhull Naimin dhe Mid’hat Frashërin, ndërkohë qe kishte kulturë perëndimore, ishte demokrate dhe kundërshtare e çdo ideilogjie e praktike totalitare.
“Në odën time të vogël” – shkruan ajo në ditarin e saj – “përballë kam vënë fotografinë e iluministit të shquar, Samiut, të poetit Naim, të patriotit Sotir Kolea, të punëtorit të gjuhës shqipe e të lëvizjes Kombëtare, Jani Vreto, të arsimtarit Koto Hoxhi, të mendimtarit Naum Veqilharxhi, të të nderuarit De Rada dhe të të urtit Aleksandër Xhuvani. Në vetminë time nuk jam vetëm, jetoj me njerëz të nderuar, të ditur e demokratë, që kanë punuar për vendin, për mëmëdhenë gjersa mbyllën sytë…Unë jam nxënësja e tyre…”
Kryetari i komunistëve, Enver Hoxha, i cili e kishte kushërirë të dytë Musinenë, nuk e kurseu jo vetëm atë, por tërë fisin e Kokalarëve. Më 12 nëntor 1944, terrori i kuq me urdhër të tij dhe zbatuar nga Kristo Themelko, pushkatoi pa gjyq e pa faj pranë hotel “Bristol”, 11 personalitete të shquara të Tiranës, ndërmjet tyre vëllezërit e saj Muntaz Kokalari dhe Vesim Kokalari. Po ashtu u pushkatuan pa gjyq Syrja dhe Emin Kokalari, Hivziu vdiq në burg dhe Isai në internim. Muniri vrau veten. Musineja u burgos dhe u internua. Bijtë dhe nipërit e tyre u hodhën rrugëve, u internuan dhe u persekutuan pafundësisht.
Arsyen e këtij persekutimi familjar na i rrëfen Muntaz Kokalari, vëllai i Musinesë, tek një letër më 9 nëntor 1944, që e kishte shkruar për znj. Makbule tri ditë para pushkatimi të tij:
“Po përjetojmë ditë të vështira. Kam vendosur me brengë në zemër, të largohem nga Shqipëria ime e bukur, nga familja e dashur… Këtë vendim e mora mbasi më njoftuan disa nga miqtë e mi të besuar, se jeta ime dhe e të afërmve të mi është në rrezik nga bashtua, Enver Hoxha. Ai ka urdhëruar djajtë e kuq kundër nesh. Kjo kuptohet: thjesht për motive personale.Kjo është fatkeqësi e kombit tonë dhe e Shqipërisë së gjorë, që ka rënë në duart e një njeriu të përbindshëm, tinzar, hakmarrës, inatçi, dinak, megaloman, egoist, kumarxhi e gënjeshtar, që i do njerëzit nën vete; edhe kur qe jashtë për studime nuk dha asnjë provim, mbeti pas kabareve, kazinove etj. Ne intelektualët gjirokastritë ia dimë të gjitha sa i vlen lëkura, prandaj kërkon të na asgjësojë..”
Dhe i asgjësoi.
Musinenë e vrau shpirtërisht persekutimi absurd e kriminal i familjes së saj. “Ky qe fati im, më i hidhur se vdekja” – i shkruante ajo S.Kolesë.
Njëherësh, edhe fati hidhur i ndërprerjes së dhimbshme të krijimtarisë së saj:
“Sot mora nga shtypi librin e parë dhe po jua dërgoj. Ta kini për vete si kujtim të punës sime më të mirë, që pandeh se kam bërë, dhe të fundit. E mbani për vete, mbasi nuk e nxjerr në shitje. E para, se është dasmë dhe në zi’ duket qesharake; e dyta, se nuk dua më as të punoj, as të shkruaj”.
Është fjala për librin “Sa u tund jeta” (Dasma gjirokastrite, ku shkrimtarja paraqet saktësisht antropologjinë, ritet, zakonet, veshjet, dialogët, këngët e vallet, lotët dhe gëzimet e dasmës shqiptare, rezultat i një punë të gjatë, pasionante e të palodhshme ndaj folklorit – por në funksion të tekstit letrar) ), libër që M. Kokalari ia dërgonte të porsabotuar Sotir Kolesë si një kujtim të mbramë në një kohë zije, por që e konsideronte edhe si punën e saj më të mirë, që për fat të keq ishte edhe botimi i saj i fundit, sepse nuk mund të shkruante më.
“Përse të punosh? Përse të shkruash? Përse të jetosh?” – klithte shkrimtarja Kokalari, në dëshpërimin e saj të pafund.
Ky dëshpërim, por edhe revoltë njerëzore dhe intelektuale e përfshin edhe atin e saj shpirtëror, Sotir Kolenë, të nderuarin atë – siç i thoshte ajo. Në letrën e përgjigjes së Sotirit (dorëshkrimi gjendet në Arkivin e Ministrisë së brendshme, Fondi 140, dosja 2912, viti 1945, letër e pabotuar më parë), gjejmë dhimbjen e lotët e Kolesë për humbjen vëllezërve të saj Muntaz dhe Vesim Kokalari, për të cilët “kam qarë së largu dy miqtë e çmuar që hikën’ e na lanë në lulen’ e moshës; kam qarë të dy të rinjtë që nuk qenë vetëm lavdijë për të vehtët, po qenë së bashku dhe shpresa për ne, për të paskëtajmen, se kombi ka nevojë për bij që qenë Mumtazi dhe Vesimi, me zëmër për së mbari, me gjykim të matur dhe mendje të pjekur”, por gjejmë edhe papajtueshmërinë e tij ndaj persekutimit “me kaqë egërsim”.
Ai i shkruan Musinesë: “Shuplaka e fatit’ që shkrepi mbi ju, zonjëzë dhe mbi der’ të juaj është aq e tmerrshme sa ndofta as emër nuk ka të posaqëm në gjuhën tënë, në gjuhën e një kombi që për të gjat’ shekujve, ka pas’ qënë rrahur dhe pjekur’ e djegur’ ndër cen e rrëbjera. As fjalë ngushëllimi nuk kam ku t’i gjenj se helëm i zi, që ju shtrydhi zemrën juve dhe të juajve, është nga ata që nuk kan të zbutur me fjal as me lotë. Bashkë me ju dhe me miqt të mirë të derës’ së juaj, kam qarë së largu dy miqtë e çmuar që hikën’ e na lanë në lulen’ e moshës; kam qarë të dy të rinjtë që nuk qenë vetëm lavdijë për të vehtët, po qenë së bashku dhe shpresa për ne për të paskëtajmen, se kombi ka nevojë për bijë që qenë Mumtazi dhe Vesimi, me zëmër për së mbari, me gjykim të matur dhe mendje të pjekur. Zemërës së juaja dhe Zotit Hamit ju qoftë ngushëllimi të kryerët të detyrave të ra dhe të rënda që her’ e prap’ e sotëme ju shtroj mbi gjithë të tjerat edhe faqe pindërvet dhe faqe të miturve dhe nënave të tyre, që jeta nëpërkëmbi me kaqë egërsim”.
Gjithsesi, i urti Kolea, edhe ai në prag të vdekjes, i jep kurajë, forcë dhe uzdajë Musinesë, për ta vazhduar jetën dhe punën e saj, se puna është ilaçi i gjithçkaje, por edhe detyra ndaj vetes, njerëzimit, kombit dhe botës.
“Një gurrë ngushullimi gjithë aq të vërtetë do t’ ju falinj puna, kjo detyra e shenjtë edhe faqe vehtesë edhe faqe botësë, që është prejt’ e zemrës, shëndet i trupit dhe pus’ i harrimit për troces të jetës; detyrë faqe vehtes jo vetëm sa rreh zemëra po dhe më pas, se jeta zgjatet pak a shumë edhe përtej varrit, detyra faqe hjerësvet, që ka njeriu te të vetët dhe faqe atyre që kanë qenë më parë, detyra faqe miqve dhe faqe njerëzimit, detyra faqe kombit, atdheut edhe botës”. /GazetaExLibris/ KultPlus.com
“Unë nuk kam nevojë të jem komuniste të dua vendin tim. E dua vendin tim edhe pse nuk jam komuniste. Unë e dua përparimin e tij. Ju mburreni se keni fituar luftën, dhe tani ju jeni fituesi që doni të shuani ata që ju i quani kundërshtarë politikë. Unë mendoj ndryshe nga ju, por unë e dua vendin tim. Ju jeni duke më ndëshkuar për idealet e mia”!
1. Jetëshkrimi Musine Kokalari lindi më 10 shkurt të vitit 1917, në Adana, të Turqisë. Në vitin 1921, familja e saj kthehet në Shqipëri, në Gjirokastër, ku Musineja kreu shkollën fillore. Nëntë vjet më pas, Kokalarët vendosen në Tiranë.
Në vitin 1937, Musineja mbaroi shkollën e mesme “Nëna Mbretëreshë”. “Muza” është pseudonimi letrar i përdorur nga Musine Kokalari në shtypin e këtyre viteve. Studimet në Universitetin e Romës, në Itali, i kreu shkëlqyeshëm në vitin 1941. Teza e disternacionit të saj ishte “Naim Frashëri”, një studim pak i njohur, ndonse i çmuar në literaturën naimjane. Në vitin 1939, botoi librin e parë “Siç më thotë nëna plakë”, një rrëfim mbi jetën, doket e zakonet e qytetit të Gjirokastrës. Më 1942 punoi te shkolla “Nëna Mbretëreshë’. Edhe pse e diplomuar në Itali, ajo nuk u pajtua me pushtimin italian të Shqipërisë. Në vitin 1943, themeloi Partinë Socialdemokrate. Aktiviteti i saj politik dëshmon se në krahun e rezistencës kundër pushtimit të vendit dhe të regjimit fashist, nuk e ishin vetëm komunistët por dhe forca të tjera të majta brenda vendit.
Një vit më vonë, nën drejtimin e saj, doli numri i parë i gazetës “Zëri i Lirisë”. Në vitin 1944, botoi librin e dytë “Rreth vatrës”. Më 12 nëntor 1944 vëllezërit e saj, Muntaz e Vesim Kokalari, u pushkatuan pa gjyq bashkë me 60 intelektualë e njerëz të shquar. Gogo Nushi në Pleniumin e Beratit do ta pranonte se ishin pushkatuar pa pasur asnjë faj. Më 16 nëntor 1944 Musinenë e arrestuan, e mbajtën 17 ditë në burg. Në janar të vitit 1945, u botua libri i tretë “Sa u tund jeta”. Më 23 janar të vitit 1946, Musine Kokalari u arrestua për së dyti nga forcat e Mbrojtjes së Popullit, gjyqi e dënoi me 20 vjet heqje lirie. Në vitin 1961, e internuan në Rrëshen, punoi në ndërtim, doli në pension me gjysmë page. Në vitin 1981, sëmuret nga kanceri. Dy vjet më pas, më 13 gusht 1983, ndahet përgjithmonë nga jeta.
2. Kredo intelektuale
Si intelektuale antikomuniste e paepur mbetet ikona e opozitës shqiptare në kohën e diktaturës. Në gjyq me guxim qytetar e njerëzor të pazakontë ajo e ka formuluar kështu kredon e saj: “Unë nuk kam nevojë të jem komuniste të dua vendin tim. E dua vendin tim edhe pse nuk jam komuniste. Unë e dua përparimin e tij. Ju mburreni se keni fituar luftën, dhe tani ju jeni fituesi që doni të shuani ata që ju i quani kundërshtarë politikë. Unë mendoj ndryshe nga ju, por unë e dua vendin tim. Ju jeni duke më ndëshkuar për idealet e mia!” / KultPlus.com
Në kuadër të muajit të Librit, ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka kujtuar shkrimtaren dhe disidenten, Musine Kokalari.
“Musine Kokalari është shembulli i njeriut që u sakrifikua për fjalën e lirë”, shprehet ministrja.
Musine Kokalari lindi në 10 shkurt 1917 në Adanë të Turqisë. Tre vite pas lindjes së saj, familja e Musinesë u kthye në Shqipëri. Musineja mori mësimet e para në qytetin e Gjirokastrës. Studimet e larta i kreu në Itali, në Universitetin e Romës, ku u diplomua me rezultate të larta në degën e Letërsisë. Deri në vitin 1944 botoi dy libra “Seç me thotë nënua plakë” dhe “Rreth vatrës”.
Musine Kokalari u arrestua më 23 janar 1946 me akuzën se, si socialdemokrate, solli përçarje gjatë luftës. Të njëjtën akuzë i patën bërë ballistët kur ajo i pati lajmëruar për formimin e Partisë Socialdemokrate.
Qëndrimi i saj në gjyq ishte shuplakë ndaj regjimit dhe dëshmi e forcës morale që intelektualët po tregonin kundrejt totalitarizmit. U mbrojt vetë, pa avokat, ku mes argumenteve spikati: “Unë nuk kam nevojë të jem komuniste të dua vendin tim. Unë mendoj ndryshe nga ju, por unë e dua vendin tim. Ju jeni duke më ndëshkuar për idealet e mia!”.
Vuajti 17 vite në burg, dhe më pas u internua në Rrëshen të Mirditës, ku jetoi në kushte tejet të vështira ekonomike dhe plotësisht e izoluar nga shoqëria.
Musine Kokalari ndërroi jetë në vitin 1983 nga një sëmundje e rëndë. Pas shembjes së diktaturës, figura dhe vepra e saj dolën në pah dhe u vlerësuan nga institucionet e sistemit demokratik. Në vitin 1993 iu dha titulli “Martir i demokracisë”./ atsh / KultPlus.com
Më 24 prill 1922 lindi Nurie Koculi, një ndër vajzat e para shqiptare që njohu agresionin komunist nëpër qelitë e errëta të diktaturës.
“Bëmë grevë urie kur e transferuan Musine Kokalarin në burgun e Burrelit… 11 ditë nuk hëngrëm, as pimë… por ata na çuan në birucat e izolimit…”
Nurie Koculi është një ndër vajzat e para shqiptare që njohu agresionin komunist nëpër qelitë e errëta të diktaturës komuniste. Ishte vetëm 24 vjeç, kur u dënua me burg, si “armike e popullit”. Ishte mikeshë me Musine Kokalarin, dhe kjo do të ishte edhe një ndër akuzat për të cilat do të dënohej me pesë vite burg. E kishte njohur Musinenë në vitin 1943, tek libraria. Nuria mbante korespondencë edhe me Isuf Luzajn, një ndër emrat e shquar shqiptar në fushën e filozofisë, gjithashtu i shpallur si “armik i popullit”. Nurija do të dënohej edhe si lexuese dhe shpërndarëse e gazetës “Zëri i Lirisë”. Kur e arrestuan, në vitin 1946, Nuria gjeti në qeli të tjera vajza e gra intelektuale të shquara si Musine Kokalari, Merita Sokoli Tezha, Erifili Bezhani, Rita Koçi, Diti Biçaku, Frida Sadedini e të tjera.
Nurie Koculi ka ndërruar jetë prej disa vitesh, por kujtimet e saj vijnë në kujto.al falë kontributit të së bijës, Almira Myzyri. Më poshtë, botohet e plotë dëshmia e sjellë në kujto.al nga Almira, siç i ka rrëfyer e ëma, Nurie Koculi. Në pak rreshta, vijnë disa momente pikante të jetës së vështirë të së ëmës, bashkë me dosjen e diktaturës, ku shënohen arsyet e dënimit të Nurie Koculit.
Almira Myzyri: Ç’më rrëfeu nëna ime për qelitë e diktaturës
“Na nxorën nga shtëpia tek Shallvaret dhe morëm një dhomë në Tiranë të Re. Mbas ca ditësh, e arrestuan vëllanë tim Kujtimin e mbetëm ne të dyja vetëm, unë dhe mamaja.
Në dhjetor të ’46-ës, më arrestuan dhe mua. Mbeti mëma vetëm. Atë e lajmëruan të ikë nga Tirana. Ku të vente ajo e shkreta? Vajti në fshat, por shtëpinë e kishin bërë zyra. Mëmën e futën bashkë me bagëtitë në një stallë, i dhanë 20 rrënjë ullinj, nga ata që ju ishin sekuestruar. Kur mundej, vinte të na shihte në burg. Kujtimi ishte në Kampet e Korçës në Maliq e unë në Tiranë, në burgun e vjetër.
Burgu i vjetër
Ishin 4 dhoma: në dy prej tyre, rrinin ordinerët, në dy të tjerat, rrinim ne gratë e arrestuara për politikë. Të gjitha bashkë në atë vend të ngushtë, ku secila kishte vetëm 30 cm hapësirë.
Çdo muaj vinte një kontroll për ne, na shqepnin dyshekët, na merrnin librat, letrat, lapsat, e ç’tu mbushej mendja. Na izolonin: na mbyllnin derën dhe vetëm në mëngjes e në mbrëmje, shkonim në banjë e mbushnim ujë, në një çezëm në oborr, për t’u larë e për të pirë. Dy herë në ditë, na binin një kazan me supë, ujë me dy kokrra oriz ose makarona dhe një copë bukë, herë misri, herë gruri. Ne nuk hapnim gojën, se spiunët na raportonin se flisnim për politikë.
Në grevë urie për Musine Kokalarin
Kur morën Musinenë për në Burrel, unë, Qefsere Bega dhe Merita Sokoli bëmë grevën e urisë. 11 ditë, as bukë, as ujë. Na mbyllën në dhomën e vogël. Të 11 ditët, na çuan në birucat e burgut. Mua me ra të fikët, pastaj na kthyen në burg si më parë. Qefseres i vinte familja. Mua me vinin motrat e Osman Kazazit. Me sillnin ndonjë triko dhe ndonjë lek.
Abaja (Refija) ishte në Kocul, por kur vinte, sillte ushqime. Më erdhën një herë, dhe Drita Koculi e Shyqyrit me të shoqin, Sybiun. Sa ishin martuar. Veledini vinte, por i thashë mos hajde, nuk është mirë për ty të vish në burg. Motrat e Osmanit vinin, në çdo takim. Mëma, ku të shkonte më parë. Dolëm të gjallë, por çdo të bënim pa punë.
Kujtimin e futën prapë në burg, e dënuan 10 vjet, sepse nuk kishte denoncuar. Avokati në gjyq tha: Për këtë akuzë, në Rusi, maksimumi dënojnë 3 vjet. Prokurori tha: Është i biri i Qazim Koculit dhe ka qenë edhe një herë tjetër ne burg”.
PRETENCA
E pandehura, Nurije Koculi, gjatë okupacionit gjerman në lidhje me Partinë Social Demokrate duke marrë udhëzime nga krimineli i luftës, Isuf Luzaj dhe Musine Kokalari. Gjatë asaj kohe, ka propaganduar kundër lëvizjes nacional-çlirimtare dhe ka ndihmuar okupatorin. Ka shpërndarë gazetën Zëri i Lirisë – organ i Partinë Social Demokrate, e cila villte vrer kundër rezistencës së popullit shqiptar. Një pjesë e gazetave të asaj kohe, ju gjetën të fshehura në shtëpi, në një shishe. Kjo vërteton akoma më shumë qenien e saj në Partinë Social Demokrate dhe aktivitetin e saj dhe bindjen e saj ndaj asaj partie.
Mbas çlirimit të Shqipërisë, është munduar të mbajë gjallë frymën e Partisë Social Demokrate në rrethet e saj të ngushta, në lidhje përsëri me Musine Kokalarin. Ka propaganduar dhe axhituar kundër pushtetit me elemente si Reshat Beqiri, Reshat Aga e të tjerë, ku ka pasur dijeni për grupet klandestine, që kishin si objektiv rrëzimin e pushtetit me violencë. Gjatë zhvillimit të gjyqit, ka thënë se do të dalë në opozitë dhe interesimi i saj mbi qëndrimin e Gjergj Kokoshit gjatë seancave të ndryshme të Asemblesë, dalin qartë lidhjet e ngushta që ka pasur pas çlirimit me Musine Kokalarin dhe me të burgosurin Reshat Beqiri.
Ka organizuar mbledhje të ndryshme, me gra me karakter kundra pushtetit popullor, duke paraqitur situatën se “shpejt do të ndryshonte nga një ndërhyrje e jashtme”, parulla të cilat i organizonte me Reshat Agën dhe Musine Kokalarin e shokë. Këtë e tregon edhe takimi me Vake Kreshpanin, të cilën edhe se nuk e njihte, i ishte drejtuar të pandehurës me rekomandim nga Vlora, ku e pandehura ka dhënë udhëzime për të punuar me gratë reaksionare të Vlorës.
Ka lajmëruar armikun e popullit, Napoleon Tasi, që të ruhej, se survejohej se kishte parë dy civile rrugës. Kjo vërteton se lidhjet që ka e pandehura se ka treguar interesim që të ruhesh e të mos kapesh me dokumente në flagrancë. Domethënë që e pandehura ka pasur dijeni dhe lidhje… që kryente kundër pushtetit.
Ka pasur lidhje me Sanie Dokon, ku bashkë me këtë, kanë propaganduar me axhitacion kundër pushtetit popullor dhe Reformave Ekonomike dhe ka nxitur gratë e tjera, për t’u larguar nga fronti dhe për të treguar urrejtje ndaj pushtetit, duke i këshilluar të mos shkojnë në konferenca e në punë vullnetare. Ka marrë trakte nga Sanie Doko, e cila villte vrer kundër pushtetit e Partisë Komuniste dhe gjyqeve të popullit. Në lidhje me të dënuarit, ku bashkë me ta, edhe i vëllai i dënuar për veprimtari kundër pushtetit, të cilës ju gjetën të fshehura në një shishe 5 kopje të gazetës Zëri i Lirisë të Partise Social Demokrate. Pretendimi i të pandehurës, se i mbante si koleksion, është krejt absurd, sepse në rast të tillë nuk do t ‘i mbante në shishe, po në bibliotekë ose vend të dukshëm. Kjo forcon akoma më shumë bindjen dhe besimin që ka pasur e pandehura ndaj Partisë Social Demokrate. Mbasi fajësia e saj parashikohet prej nenit 3 paragrafi 4 dhe nenit 8 te ligjit 372 te 12.XII. 946. Kërkoj të vendoset dënimi i të pandehurës në bazë të nenit 4 dhe nenit 8 paragrafi i parë 5 vjet provim lirie dhe punë të detyrueshme, baraz me periudhën e ndëshkimit.
Tirane 24 IV 947
ND. PROKURORI USHTARAK
KAPITEN FAIK MINAROLLI.
Gjykata
Pasi studioi proces-verbalin e ardhur nga sektori i Sigurimit të shtetit Tiranë;
pasi dëgjoi apologjinë e të pandehurve; pasi dëgjoi pretencën e prokurorit që për arsyet e treguara, i kërkon të pandehurit të deklarohen fajtorë të neneve 4 dhe 8, të ligjit nr 3712 dhe 14 të ligjit nr. 382 kërkoi dënimin e Nurije Koculi, me 5 vjet mohim lirie.
Pasi dëgjoi mbrojtimin e asistuesit të mbrojtjes z Aristidh Totozani, që kërkoi që përfaqësuesja e tij të ndëshkohet me një dënim kondicionel; pasi dëgjoi fjalën e fundit të së pandehurve që “trupi gjykues të tregohej i mëshirshëm ndaj ndëshkimit të tyre”;
pasi studjoi gjithë aktet e dosjes e procesverbalit e rrjedhimin e gjykimit
OBSERVON
Se e pandehura Nurije Koculi:
Merr pjesë në mbledhje, shpërndan trakte dhe broshura ku villet vrer kundër lëvizjes NC-CL dhe ndihmohet okupatori në vendin tonë. E pandehura, duke qenë armike e betuar e lëvizjes Nacional Çlirimtare, gjatë okupacionit, fillon aktivitetin kundër Pushtetit Popullor edhe mbas çlirimit te Shqipërisë, në bashkëpunim me armiqtë e popullit bashkëpunëtorë gjatë okupacionit Musine Kokalarin, Reshat Beqiri, Reshat Aga , etj duke propaganduar dhe axhituar kundër pushtetit popullor dhe reformave ekonomike.
Merr pjesë së bashku me Musine Kokalarin, në organizatën social demokrate kundër pushtetit popullor, në bashkëpunim me kriminelët e arratisur dhe armiqtë e popullit dhe nga një ndërhyrje nga jashtë.
Bën një sërë takimesh dhe mbledhjesh kundër pushtetit popullor, duke shtuar në këtë mënyrë aktivitetin e saj kundër pushtetit. Duke qenë mike e ngushtë e armikut të dënuar Napoleon Tasit, i cili për aktivitetin e tij kundër pushtetit po survejohesh, e pandehura e këshillon të ruhej nga organet e sigurimit.
Së bashku me Vake Kreshtani, e cila ishte rekomanduar tek e pandehura për të ndërlidhur Grupet e grave kundërshtare të pushtetit të popullor të Vlorës e Tiranës, diskutojnë së bashku, mbi aktivitetin që kanë treguar këto në Vlorë dhe në Tiranë, udhëzon Vake Kreshtanin për punën që duhet të kryente në Vlorë, kundër pushtetit popullor.
Mban korrespondencën me të arrestuarin Reshat Beqiri sa ky ishte në hetuesi me anën e Rustem Gaçit dhe letra të tjera të nxjerra nga burgu, ku i dënuari njofton të pandehurën mbi hetimet dhe pyetjet që i bëhen në këtë mënyrë njofton të për të mbrojtur bashkëpunëtoret që akoma ndodheshin pa arrestuar dhe qëndrimi që duhesh mbajtur karshi organeve të sigurimit.
Mban të fshehur gazetat qe vjedhshin vrer kundër lëvizjes NCLÇ e gjatë okupacionit Zëri i Lirisë dhe si për tu siguruar nga mo gjetja dhe për tu ruajtur, sic tha vetë e pandehura, i futi në një shishe. Ka marrë trakte nga Sanie Doko e cila villte vrer kundër pushtetit e Partisë Komuniste dhe gjyqeve të popullit.
Diskuton me familjet e kriminelëve të luftës dhe armiqve të popullit si Reshat Agën kundër pushtetit popullor duke propaganduar dhe axhituar lajmet e radiove të huaja në favor të reaksionit të jashtëm dhe ndrrimin e situatës në bashkëpunim me kriminelët e arratisur nga një ndërhyrje jashtë vendit tonë.
Para se të zbulohet Grupi i Sami Qeribashit me shokë e pandehura diskuton me armiken e popullit Musine Kokalari mbi grupet e organizuara kundër pushtetit, në të cilat grupe ish si bashkëpunëtor dhe i dënuari armik i popullit Gjergj Kokoshi…
Në emër të popullit shqiptar
Gjykata ushtarake e Garnizonit të Tiranës e formuar nga
ZV KRYETAR KAPITEN NJAZI MEKA
ANETAR Z/TOGER VASIL KAPAJANI
ANTAR APIRANT VEHIP UJANIKU
Duke u ndodhur dhe Prokurori i Garnizonit te Tiranes kapiten Faik Minarolli nën asistencën e Sekretarit reshter Arqile Mihaili
VENDOSI
Fajsimin e të pandehurve dhe ndëshkimin e tyre si vijon:
Nurije Koculi me 5 vjet privim lirije punë të detyrueshme dhe humbjen e të drejtave civile për 2 vjet.
Vuajtja e ndëshkimit fillon nga data e arrestimit.
Të gjithë të dënuarve ju ngarkohet shpenzimet gjyqësore
Ky vendim u deklarua ne 25.IV.1947/kujto.al/ KultPlus.com
U treguan aq të vendosur, aq të palodhur, duke na mbajtur në burg, saqë persekutimi i pandërprerë dhe frika e kazmës varrosi solidaritetin demokratik.
Në një prej fletëve të ditarit të Musine Kokalarit mbajtur në vitin 1979-1980, shkrimtarja dhe intelektualja e kulluar artikulon një të vërtetë të hidhur.
Edhe pse në pak radhë, ajo arrin t’i bëjë një skaner metodologjisë mizore të regjimit, për të shkatërruar gjithë shtresën e intelektualëve dhe kundërshtarëve të regjimit.
Kokalari e sheh thelbin e suksesit të komunistëve jo te mençuria e tyre, por tek vendosmëria e tyre për të vijuar me çdo formë shtypjen, dhunën dhe persekutimin e gjatë e të pambarimtë ndaj kësaj shtrese kundërshtare, duke pritur me durim që ata ta braktisnin qëndresën një nga një.
Ja çfarë shkruan Kokalari në ditarin e saj:
“Një e vërtetë e hidhur! Sido që kemi qenë vërtet njerëz të mirë, mbaruam shumë keq. U shpartalluam dhe moralisht. Duke rënë në burg si shumica, në vend që t’u shmangeshim në heshtje, t’u linim udhë, shumica u kacafytën me informatorët. U dhamë shkas që duke na zënë në fyt, shumë prej nesh u kthyen vetë në informatorë, me premtimin se do të mërrnin një vend të mirë në jetën e lirë. Këta nuk janë më të mençur se ne. Vetëm u treguan aq të vendosur, aq të palodhur duke na mbajtur në burg, saqë persekutimi i pandërprerë dhe frika e kazmës varrosi solidaritetin demokratik. Kështu të përçarë na shtrydhën, na shtypën dhe harruam që ne i përkasim një të kaluare të ndritur demokratike 100 vjeçare. Por prapë këta, nga gjiri i tyre, megjithëse kanë kaluar 35 vjet pushtet, gjer më sot s’kam parë individualitet të formuar, veç ligësisë…”/ KultPlus.com
Musine Kokalari ka qenë një veprimtare politike e kulturore dhe shkrimtare shqiptare e shekullit të XX. Së bashku me Selfixhe Ciun dhe Jolanda Kodrën ka qenë ndër shkrimtaret e para në Shqipëri.
Në vijim, KultPlus ju sjell një letër të shkruar nga Musine Kokalari dërguar nipit të saj Platon Kokalarit, më 18 prill të vitit 1983.
I dashur Platon!
Po të shkruaj këtë letër sonte dhe po të lajmëroj se nesër dal nga klinika. Akoma nuk e di se kur do të ma caktojnë ditën dhe kohën që të vij përsëri. Këtë do ta marr vesh nesër. Bëra 4 ditë kura dhe sot më hoqën prapë 1 kg ujë. Sipas mendimit të doktorit, nevojitet radioskopia. Gjendja nuk është e lehtë, po unë s’kam se ç’bëj. Të dalë ku të dalë. Vetëm një gjë dua nga ty. Të vish, të marrësh ato plaçkat që të kam thënë. Mua, në këtë gjendje, do të më dukej sikur është një kënaqësi. Po nuk duhet ta shtysh. Sëmundjen e kam të rëndë dhe nuk dua që gjithshka të merret nëpër këmbë.
Mos mendo për të tjerët. Unë s’i kam kurrkujt borxh dhe askujt s’i kam kërkuar as ndihmë, as lehtësi, as jam ankuar që mbeta e braktisur. Kur ata që të kanë në dorë të varrosin për së gjalli 38 vjet me radhë, pa të drejtë, është e kuptueshme se asnjeri nuk do të rrezikohet. Ju m’u ndodhët në këto çaste të rënda. Ju faleminderit dhe për këtë dua që ajo që mund të shpëtohet të bjerë në duart tuaja. Pas votimeve të pres. Eja dhe shko brenda ditës.
Thuaji Bibikës që ajo tiranasja aziatike, që qe në dhomën time dhe thoshte se jam ftohur (kishte pasur dhe ujë në mushkri), ka vdekur në gushtin e vitit të kaluar. Edhe ajo qe operuar në gji. Tani s’kam pse të zgjatem më. Për shëndetin tim ose për sëmundjen time s’i drejtohem kërkujt, aqe më tepër atij personi që e kishte në dorë të lehtësonte akuzën time. Tani jam nga fundi dhe sido që të jetë, ishalla kam fat të mos lëngoj.
Ju përqafoj të gjithëve, Musinea.
E hënë, 18 prill 1983.
P.S. Tani jam duke dalë. Do të kthehem më 19 maj. Dizenteri nuk pata. Shpëtova. / KultPlus.com
Në 105-vjetorin e lindjes së intelektuales Musine Kokalari, bashkia Gjirokastër organizoi aktivitetin e titulluar “Testamenti i Musinesë”.
Përfaqësues të institucioneve publike, pushtetit vendor, të afërm të Musine Kokalarit, intelektualë, studiues, etj vlerësuan kontributin e rëndësishëm të saj për një Shqipëri demokratike dhe të zhvilluar.
“Musine Kokalari ishte një grua e rrallë që shenjoi një epokë dhe udhëhoqi përpjekjet për emancipim të gruas shqiptare, një mendje e bukur dhe shpirt i lirë që s’u dorëzua deri në frymën e fundit. Në bashkëpunim me familjen Kokalari synojmë kthimin e shtëpisë së saj në Gjirokastër, në muze që do të jetë edhe një atraksion tërheqës për turistët”, u shpreh kryetari i bashkisë, Flamur Golemi.
Përgjatë këtij aktiviteti u ekspozuan relike dhe dokumente nga jeta e Musine Kokalari si dhe u shfaq filmi dokumentar “Nusja me shifon të zi” kushtuar jetës së saj.
Musine Kokalari ka qenë një veprimtare politike e kulturore dhe shkrimtare shqiptare e shekullit XX.
Pas Luftës së Dytë Botërore u ftua nga Sejfulla Malëshova që të merrte pjesë në Lidhjen e Shkrimtarëve. E përndjekur nga pushkatimi i vëllezërve dhe duke pas qenë themeluese e Partisë Socialdemokrate dhe organit të shtypit “Zëri i lirisë”, u arrestua më 17 janar 1946 dhe e mbajtën 17 ditë në burg. Më 2 korrik të po atij viti, u dënua me 20 vjet burgim nga gjykata ushtarake e Tiranës si sabotatore dhe armike e popullit.
Më 1964, pas 18 viteve burgim në Burgun e Burrelit, e izoluar dhe nën vëzhgim, kaloi 19 vitet e tjera të jetës së saj e internuar në Rrëshen. Kur i mbaroi internimi më 1979 i thanë të shkonte në Gjirokastër, por pasi nuk e lejuan të shkonte në Tiranë, nuk pranoi të lëvizte nga Rrësheni. Ndërroi jetë më 13 gusht 1983./atsh/ KultPlus.com
Vdiq e vetme dhe u varros nga varrmihësit. Kur e zhvarrosën vite më vonë, u pa se duart e saj ishin të lidhura me tela me gjemba.
Lindi më 10 shkurt të vitit 1917, në Adanë, të Turqisë. Në vitin 1921, familja e saj kthehet në Shqipëri dhe vendoset në Gjirokastër, ku Musineja kreu shkollën fillore. Nëntë vjet më vonë, familja Kokalari vendoset në Tiranë. Në vitin 1937, Musineja mbaroi shkollën e mesme “Nëna Mbretëreshë” dhe më pas shkoi për studime në Universitetin e Romës, në Itali, të cilin e mbaroi shkëlqyeshëm në vitin 1941. Ajo botoi librin e saj të parë “Seç më thotë nëna plakë” në vitin 1939. Ishte viti 1943, kur Musine Kokalari së bashku dhe me disa shokë të tjerë formuan Partinë Socialdemokrate. Një vit më vonë, me përpjekjen e saj, doli numri i parë i gazetës “Zëri i Lirisë”.
Në vitin 1944, botoi librin e saj të dytë “Rreth vatrës”, ndërsa më 12 nëntor të po këtij viti u pushkatuan vëllezërit e saj, Muntaz e Vesim Kokalari. Katër ditë më vonë e arrestuan dhe Musinenë, të cilën e mbajtën 17 ditë në burg. Në janar të vitit 1945, u botua libri i tretë i Musine Kokalarit “Sa u tund jeta”. Më 23 janar të vitit 1946, ajo u arrestua nga banda komuniste ne pushtet për së dyti nga forcat e Mbrojtjes së Popullit e gjyqi e dënoi me 20 vjet heqje lirie. Në vitin 1961, e nxjerrin nga burgu dhe e internuan në Rrëshen, ku dhe doli në pension me gjysmë page. Në vitin 1981, sëmuret nga sëmundja e kancerit, që dy vjet më pas do ta largonte përgjithmonë nga jeta. Dhjetë vjet më vonë, pra në vitin 1993, Presidenti i Republikës i dha pas vdekjes medaljen “Martir i Demokracisë”.
“Për shëndetin tim nuk i drejtohem kujt, aq më pak atij që kishte në dorë të më lehtësonte dënimin”. Kështu shkruante Musineja vetëm pak kohë para se të vdiste, duke lënë të kuptohej se “ai” nuk ishte veçse Enver Hoxha, i cili u kujdes deri në fund për dënimin e saj. E konsideruar si kundërshtare e regjimit komunist, ajo u dënua me 20 vjet burg dhe më pas u internua për 22 të tjerë në Rrëshen, ku vdiq më 14 gusht 1983, nga kanceri.
Bashkëkohësit tregojnë se nuk iu dha mundësia as të kurohej në spitalin onkologjik. Vdiq e vetme dhe u varros nga varrmihësit. Kur e zhvarrosën vite më vonë, u pa se duart e saj ishin të lidhura me tela me gjemba./KultPlus.com
Musine Kokalarai është një nga mendjet dhe penat më të ndritura femërore shqiptare deri më sot. Ndonëse një grua e jashtëzakonshme ajo nuk pati shumë kohë në dispozicion për të krijuar, por ato pak vepra që la janë padyshim tekste të çmuara të kohës. Një prej tyre është edhe libri i tretë dhe i fundit i saj. Pikërisht 77 vjet më parë, në janar 1945, doli nga shtypi libri “…sa u tunt jeta”.
“…sa u tunt jeta” nuk ishte vetëm përshkrimi i dasmës tradicionale, ritualit më të rëndësishëm jetësor, dhe as vetëm një punim i rrallë etnolinguistik. Mes përshkrimit të atmosferës festive dhe të zhurmshme të dasmës, që përfshinte gjithë komunitetin, mungojnë zërat e dy të rinjve që do të lidhen në martesë. Ky libër është një klithmë.
Sipas Musinesë: “…sa u tunt jeta” është ëndrra e shkurtër e pak ditëve të vajzës gjirokastrite që pas asaj, ajo vihet ndënë thundrën e vjehrrës, rron ndënë tmerrin e vjehrit, me frikën e burrit që fjala e tij është urdhër për të.”
E lindur në Adana (Turqi) në gjirin e një familjeje gjirokastrite në vitin 1920 u kthye së bashku me familjen në Shqipëri, ku nisi shkollën fillore në Gjirokastër. Familja e saj u vendos në Tiranë nëntë vite pasi u rikthyen në Atdhe. Vëllai i saj, Veisimi, kishte një librari në kryeqytet në mesin e viteve ’30.
Më 1937 mbaroi Instituti Femëror “Nana Mbretneshë” dhe më pas vijoi studimet në Universitetin e Romës, në Itali, të cilin e mbaroi shkëlqyeshëm në vitin 1941 me një temë diplome për Naim Frashërin. Së bashku me Mit’hat Aranitin dhe miq të tjerë, themeloi më 1943 Partinë Social-Demokrate.
Pas Luftës së Dytë Botërore u ftua nga Sejfulla Malëshova që të merrte pjesë në Lidhjen e Shkrimtarëve.
Vepra e saj e parë, “Siç më thotë nënua plakë” botuar në të përjavshmen politike e letrare “Bota e re”, më korrik të vitit 1940, ishte në fakt një hartim i bërë në klasat e larta të Institutit Femnor. Pasi u botua u përcoll nga një kritikë prej Lasgush Poradecit më 30 të atij muaji
Në vitin 1944, botoi librin e saj të dytë “Rreth vatrës”.
Musine Kokalari do të arrestohej më 17 janar 1946 dhe më 2 korrik të po atij viti, u dënua me 20 vjet burgim nga gjykata ushtarake e Tiranës si sabotatore dhe armike e popullit.
Më 1964, pas 18 viteve burgim në Burgun e Burrelit, e izoluar dhe nën vëzhgim, kaloi 19 vitet e tjera të jetës së saj e internuar në Rrëshen. Musineja punoi fshesare dhe 11 vjet në ndërmarrjen e Ndërtimit në Rrëshen, mes tullave, llaçit dhe betonit. Kur i mbaroi internimi më 1979 i thanë të shkonte në Gjirokastër, por pasi nuk e lejuan të shkonte në Tiranë, nuk pranoi të lëvizte nga Rrësheni. Ndërroi jetë më 13 gusht 1983. / KultPlus.com
Musine Kokalari ishte personalitet mjaft i ndërliqshëm, e cila, në jetën shqiptare, njihet dhe çmohet si figurë në aspekte, dimensione dhe pamje të ndryshme. Aspekti i parë është prejardhja familjare. Aspekti i dytë ka të bëjë me atë intelektual – shkollimin. Aspekti i tretë është social. Rrafshi i katërt është kulturor, pra letërsia dhe i fundit lidhet me misionin demokratik, pra politik.
Lexuesi dhe kritika kanë pasur qëndrime të anshme ndaj figurës së Musinesës, pasiv ndaj veprës e aktiv ndaj jetës. Ribalansim nuk ka pasur. Lexuesi, njëherësh kritik, ka trajtuar dhe përjetuar situatat dhe ngjarjet jetësore të Musinesë me entuziazëm, duke mos i bërë favor aspak diapazonit të saj letrar. Çështja e madhështisë politike përballë çështjes së shkrimit letrar pa nxjerrë në shesh aspektet e tjera, kanë bërë që Musine Kokalari të njihet, në radhë të parë, si një antikomuniste e burgosur dhe e internuar që vdiq e vetme nga kanceri i gjirit në Rrëshen.
Kjo, tani për tani, është mënyra e përgjithshme e njohjes dhe e diskutimit për Musinenë. Përkundër kësaj, për lexuesin e ardhshëm, themi se Musineja intelektuale e diplomuar në Romë, me origjinë nga një familje aristokrate, e dashur dhe e respektuar nga intelektualët dhe personalitetet e kohës, e dënuar dhe e persekutuar për shkak të politikës, ka qenë e para shkrimtare grua shqiptare dhe e vetmja deri në vitet 1960 që botoi libër[1].
Është e rëndësishme të thuhet që në fillim të këtij kapitulli se duhet bërë një dallim këtu: ky është një protret i Musine Kokalarit e jo një biografi.
PAMJA E PARË: FAMILJA
Sipas pemës gjenealogjike të familjes së Musinesë[2], identifikohet se të parët e saj vinin nga fisi i Hoxhajve. Kjo dëshmohet edhe me anë të letërnjoftimit të Musinesë, të lëshuar në qershor të vitit 1925 nën emrin Muhsine Hoxha Kokalari. Stërgjyshi i saj, i mbetur jetim, i rritur tek dajat në Kokalaraj, merr këtë mbiemër, i cili ndërrohet plotësisht, nga Hoxha në Kokalari në vitin 1930.
Gjyshi i Musinesë, Hamiti i parë, kishte kryer shkollën teologjike dhe filozofike në Turqi dhe ishte kthyer myfti në Gjirokastër. Niveli kulturor i tij dhe dashuria për dijen bënë që të birin Reshatin ta dërgojë për studime në Turqi. Nuk ka të dhëna të tjera për Hamitin e parë.
Reshat Kokalari (1875 – 1946), babai i Musinesë, kreu studimet në Universitetin e Stambollit në fakultetin juridik më 1905. Aty punon si kryetar gjyqi, caktohet edhe në disa pozita të tjera, derisa në vitin 1920 kthehet me familje në Gjirokastër si avokat. Vazhdon po të njëjtin profesion edhe në Tiranë deri më 1942. Fëmijët e tij ishin Muntazi, Vesimi, Hamiti dhe Musineja[3].
Padyshim, edhe vëllezërit Kokalari kishin formim të mirë gjithashtu. Të shkolluar në Turqi e Francë, Muntazi emërohet mësues dhe drejtoi shoqërinë Bashkimi, por përfundon duke punuar noter dhe hap shtëpinë botuese Mesagjeritë Shqiptare. Vesimi punon mësues gjithashtu, hap me kunetërit librarinë – kartolerinë Venus, punon edhe si përkthyes. Hamiti i diplomuar për drejtësi emërohet atashe në Ministrinë e Jashtme, konsull në Shkup, por është edhe autor librash. Ka shkruar Kosova djep i shqiptarizmit në shqip dhe në frëngjisht.
Të gjitha këto tregojnë se Musineja u rrit në fëmijëri dhe në rini me mësues të fortë, që ushtruan ndikim vendimtar në formimin e saj. I ati dhe vëllezërit, në njërën anë, i mësojnë ta adhurojë dijen, librat dhe ndjenjën patriotike, në anën tjetër nëna dhe gjyshja i ngjallin asaj dashurinë për gruan, shtëpinë, Gjirokastrën dhe folklorin.
Mëmës në Gjirokastër, ato familje që kishin ardhur nga mërgimi, i thoshin Ane, kështu e quante edhe Musineja, ndërsa emrin e kishte Hanushe dhe ishte një grua e urtë dhe e qetë. Gjyshen e thërriste nëno, e cila ia kishte mësuar fillimisht krijimet popullore. Kjo me kohë iu shndërrua në pasion, kujtojmë se qysh në moshën 10 – vjeçare Musineja kishte filluar të mblidhte këngët e para popullore[4].
Nënvizojmë gjithashtu se të jetuarit në qytetin e Gjirokastrës ishte mësim në vete. Vendi i kujove dhe këngëve që buçitnin nga dritaret e shtëpive, anës udhëve të shtrembra me qindra hyrje e dalje dhe shtëpive që u ngjajnë njëra-tjetrës të vendosura shkallë-shkallë mbi njëra tjetrën. Nuk kishte si të ishte ndryshe, në botën e madhe të mësueses Gjirokastër, anembanë me shkëmbinj e udhë plot me gurë. Kësisoj Musineja e vogël dhe e ndrojtur me sy mendimtarë si mbetej tjetër pos të shikojë dhe të dëgjojë me mprehtësi. Ajo si e mitur njohu dhe dëgjoi me orë të tëra përrallat e nënos, përkundjen e djepit plot këngë, qarjen me zë të ngjirur plot vaj, frikën nga bubullimat me nanurisje. Në vrullin dhe entuziazmin vajzëror pas shpërnguljes në Tiranë, njeh vetëm librin dhe shkrimin.
Musine Kokalari ishte formuar në një familje të tillë, midis leximit të librave dhe dëgjimit të përrallave, muzikës së dëgjuar në gramafon dhe këngëve të dasmave, midis orales dhe intelektuales, midis tradicionales dhe modernes.
PAMJA E DYTË: SHKOLLIMI
Edukimi informal në familje dhe shkollimi formal në shkollën femërore Koto Hoxhi që fillimisht i mori në Gjirokastër, u bënë nyje të formimit të Musinesë. Ajo ishte një fëmijë i ndrojtur me sy të imët xixëllonjës e mendimtarë që dukej si e rritur. Ishte nxënëse e Urani Rumbos në shkollën femërore Koto Hoxhi të Gjirokastrës, ku përveç 36 shkronjave të abetares mësoi edukimin e shpirtit dhe arsimimin e mendjes. Mësuesja e saj, Urania, luftonte me gjithë fuqinë e saj për të shtuar edhe një vit shkollor në shkollën femërore, aty ku mësohej edhe për muzikë, për rritjen e bimëve, luleve e mëndafshit[5]. Musineja me shoqe bënte vizita në teatër dhe ngritën një grup teatri në shkollë. Kjo shkollë i dha asaj mundësinë të ndërtojë identitetin e saj ndryshe brenda fillit të modelit shkollor dhe ushqimit të imagjinatës dhe shpirtit me përralla në shtëpi nga nënoja. Me një edukim të tillë përballë rrëfenjave orale Musineja u nis rrugëve të kërkimit të dijes përtej Gjirokastrës. Ajo përveç pasionit dhe dijes pati edhe fat, sepse në vitet e adoleshencës dhe pas mbarimit të shkollës Koto Hoxhi vazhdoi shkollimin në Institutin Kyrias në Tiranë.
Instituti Kyrias ishte themeluar më 1891 prej Znj. Sevasti Kyrias Dako në Korçë. Për shkaqe të ndryshme ishte mbyllur dhe rihapur disa herë, derisa u zhvendos në Tiranë më 1922. Si 14 vjeçare Musineja u vendos në ambientet e shkollës dhe në konvikt, ku të gjitha mësimet bëheshin në gjuhën angleze, por kishte edhe mësuese italiane, franceze etj. Në këtë tempull ku për çdo ditë këndohej himni i flamurit, jetohej me orar, me disiplinë e shumë detyrime. Në një ambient të tillë Musineja rrinte në një dhomë me Dita Osmanin që ishte edhe mësuesja e saj e pianos dhe e cila adhuronte Betovenin e Shopenin. Lidhja e drejtpërdrejtë edhe me muzikën bënë që Musineja jo vetëm të formohej intelektualisht, por edhe të evokonte emocione, duke shkruar poezi me vrull.
Instituti Kyrias mbyllet ndërsa Musineja kalon në shkollën Naim Frashëri e më vonë në shkollën Nana mbretënesh derisa mbaron shkollën e mesme në korrik 1937. Duhet theksuar se Kokalari ndiqte me dëshirë lëndët e psikologjisë, pedagogjisë dhe historisë. Sipas rrëfimit të Andrea Varfit, ajo ishte një vajzë e jashtëzakonshme, e cila lexonte edhe filozofi, por ishte gjithnjë e pakënaqur e në kërkim të dijes. Si rezultat i këtyre leximeve e mësimeve Musineja përfundon këtë kapitull, duke nisur të shkruajë skica letrare në prozë dhe poezi në gazetën Shtypi. Ajo shkruante kudo: në shtëpi, në klasë, në librari. Shkrimet e kësaj kohe janë ditarë letrarë, sepse kanë një kohë, një ditë dhe një gjendje shpirtërore Tiranë, ora 3 pa dhjetë minuta pas mesnate data 12/02/1937.
Më në fund Musineja nga mesi i janarit të vitit 1938 regjistrohet në Fakultetin e Letërsisë në La Sapienza në Romë. Në këtë periudhë, pra në vitin akademik, 1937-1938 rezulton se vetëm një vajzë shqiptare ishte regjistruar në Fakultetin e Letërsisë[6]. Kokalari brune, tërheqëse, inteligjente niset për në Romë bashkë me vëlla Hamitin. Në La Sapienza ajo filloi një drejtim të ri e shumë të rëndësishëm të jetës së saj me mjaft sfida: njohja e gjuhës, studime, provime, rraskapitje e dhimbje koke. Kujtimet dhe dëshminë e përvojës së saj personale të kësaj periudhe katërvjeçare të studimeve jashtë vendit, Kokalari, do ta paraqesë në librin La mia vita universitaria. Epilogu i shkollimit formal të Musinesë është tema e diplomimit, studimi për Naim Frashërin në nëntor të ’41-ës dhe ajo kthehet në vendin e vet.
PAMJA E TRETË: SHOQËRIA
Kur lexojmë për zërat femërorë në letërsinë shqipe nga mesi i viteve ‘30, përveç emrit të Musinesë, Luçie Sereqit, Jolanda Kodrës, gjejmë edhe emrin e Selfixhe Ciut (Broja) (1918 – 2003) që njëherit ishte edhe shoqe e Musinesë nga shkolla fillore. Në një rrëfim të Selfixhes, tregohet se ato ishin të pandashme gjatë gjithë kohës kur ishin në shkollën Koto Hoxhi. Shoqërimi me vajzën gjirokastrite, poete dhe mjaft të guximshme do të pasohet me një varg emrash mjaft të njohur të politikës e të kulturës. Lasgush Poradeci, Ali Asllani, Ernest Koliqi, Mit’hat Frashëri, Afërdita Asllani, Andrea Varfi, Namik Resuli, Sotir Kolea, Aleksandër Xhuvani, janë personat me të cilët ajo mbante korrespodencë, takohej apo tek të cilët kishte ngjallur interes me anë të shkrimeve letrare. Me secilin prej tyre kishte raport të veçantë, nëse çështja shikohet nga letërkëmbimi dhe takimet e tyre.
Me Andrea Varfin ishte njohur në vitin 1935, në librarinë e të vëllait, Vesim Kokalari, Venus. Ai ia kishte propozuar pseudonim Muza, sepse Musineja sapo kishte filluar të shkruante. Sipas Varfit, Musineja lexonte shumë dhe të dy këmbenin pikëpamje për shkrimtarë të njohur dhe për filozofë si Niçeja e Spinoza[7].
Në kohën kur kishte shumë punë në duar, shkruante librin për Naim Frashërin tani në shqip e përkthente Pirandelon, shkruante libër për përrallën shqipe dhe një tjetër, voluminoz, për dasmën; Musineja gjente kohë për të vizituar në spital dhe për t’u konsultuar me Z. Sotir Kolean për çdo gjë. Sotir Kolea i jepte këshilla për gjuhën dhe frazeologjinë shqipe, por edhe për çështje të tjera letrare dhe e nxiste të shkruante dhe të punonte, duke iu gëzuar shkrimeve të saj dhe duke e uruar të mos linte asgjë pas dore[8].
Lasgush Poradeci, Musinenë e quante shoqe shkrimi e kolege. Në bazë të korrespodencës, të vënë në dispozicion nga vajza e poetit, Marie Gusho, letrat ishin të verës së vitit 1940. Në këtë bisedë letrash kuptojmë se Poradeci kishte admiruar veprën e saj Siç më thotë nënua plakë dhe kishte shprehur dëshirë të shkruajë një recension për të. Përveç këtij raporti, Lasgushi i ishte shumë mirënjohës Musinesës, e cila i ndihmonte bashkëshortes së tij Nafije Mema – Gusho rreth formaliteteve universitare në Romë; Znj. Nafije kishte regjistruar magjistraturën në pedagogji dhe filozofi. Midis këtyre letrave mësojmë edhe për një tjetër emër të rëndësishëm që vlerëson dhe flet mirë për Musinenë. Ernest Koliqi, në atë kohë ministër i Arsimit, në mbledhjen letrare të datës 23 korrik 1940, përmend Musinenë ku e dëgjojnë edhe mospranonjësit. Veç kësaj, dy vjet më pas, ai e fton të shkruajë për revistën Shkëndija në fushën e kulturës shqiptare. Si bashkëpunëtore të re, ai kishte menduar që ajo të shkruajë artikuj mbi subjekte të ndryshme letrare[9].
Ndikim të fuqishëm në formimin e Musinesë e sidomos në shkrimin e tezës së diplomës kishte padyshim edhe Mit’hat Frashëri. Mit’hati ishte mik i saj dhe i familjes, ai e kishte ndihmuar të kryente kërkimet arkivore dhe vlerëson punën e saj aq sa dëshiron ta citojë në biografinë e tij për Naimin. Në anën tjetër Musineja në shenjë mirënjohjeje, studimin për Naim Frashërin ia dedikon pikërisht Mit’hatit me fjalët:
Z. Mid-hat Frashërit, i kushtoi studimin e “Poetit Patriot” si shenjë respekti dhe falënderimi[10].
Kjo flet për afrinë midis tyre dhe nderimin e saj për të, duke e ditur se në atë kohë Mit’hat Frashëri ishte personalitet i spikatur i jetës kulturore dhe politike.
Ja pra, ky grup krijuesish e personalitetesh, atëbotë njohën, komunikuan dhe bashkëpunuan me Musine Kokalarin, duke bërë që ajo të veçohet dhe të nderohet nga shoqëria e ngushtë dhe e gjerë. Një strukturë e tillë intelektualësh, shkrimtarësh e politikanë bënë që Musineja të mos trembej dhe të hapte dialog në kohët e mira dhe të vështira.
PAMJA E KATËRT: LETËRSIA
Musine Kokalari bëri emër, në radhë të parë, si shkrimtare dhe si të tillë duhet kujtuar e mësuar. Në fushë të shkrimtarisë, ajo ishte mjaft produktive. Në karrierën e saj të shkurtër letrare 1937-1944, botoi tre libra letrarë, poezi, proza poetike, tregime të shumta nëpër gazeta dhe revista, një biografi dhe tezën e diplomës.
Duke u mbështetur në të dhënat jetësore le t’u hedhim një vështrim momenteve më afirmuese të jetës së saj letrare që e bëri atë shkrimtare të rëndësishme të kohës së vet.
Musineja ishte vëzhguese e mprehtë dhe kishte prirje etnografike[11], andaj kishte filluar të mbledhte folklor prej kur ishte fëmijë. E rritur midis librash dhe dëgjimit të krijimeve popullore, nisi të botojë vjersha, skica letrare në prozë dhe poezi në gazetën Shtypi në moshën 20 – vjeçare. Mbi njëzet vjersha dhe skica u botuan në përmbledhjen Kolla e vdekjes pas vdekjes. Aty lexojmë për pikëpamjet e saj mbi gjendjen e varfërisë, analfabetizmin, ambientet e prapambetura ku jetonin gratë shqiptare. Dy vjet më pas Musineja lë shkrimin e poezisë për të debutuar me librin e parë me tregime, që njëherit është edhe vepra e parë e botuar nga një grua, Siç më thotë nënua plakë, 1939. Por, nuk ndalet me kaq, në vitin 1940 boton në gazetën TomorriNënua plakë në Romë, ndërsa më 1944 boton Rreth vatrës dhe librin më të arrirë …sa u tunt jeta që është edhe vepra e fundit letrare e botuar nga ajo.
Paraqitja e Musine Kokalarit në letërsinë shqiptare është e veçantë dhe e jashtëzakonshme[12]. E veçantë, sepse zelli i saj për të shkruar bëri që ajo të formohej e të evoluojë si shkrimtare dhe kjo dallohet nga vepra në vepër. E jashtëzakonshme, sepse ajo i dha zë dhe këndvështrim të ri një teme letrare, të cilën e parapëlqeu nga fillimi dhe të cilën e kultivoi vazhdimisht, atë të gruas shqiptare. Musineja e shtjelloi temën mbi gruan në dimensione sociale – morale duke nxjerrë në shesh ato që thotë nënua plakë, duke shpënë nënon plakë në Romë, duke mbledhur familjen Rreth vatrës dhe duke treguar si tuntet jeta – e grave.
Përveç gruas, Musineja, gjithnjë emocionalisht e lidhur me vendlindjen, veprat ia kushton edhe Gjirokastrës. Ajo ishte shkrimtare që shkroi për qytetin e saj nga kënde të ndryshme, përshkroi mjedise e personazhe, duke mos abstrahuar, por duke u dhënë shpirt e gjallëri. Për mënyrën e të rrëfyerit ajo zgjodhi dialektin e Gjirokastrës për të dhënë ngjarjet e thjeshta të jetës së përditshme, duke dëshmuar përkushtimin ndaj asaj që e njihte më së miri. Kjo atmosferë dhe kjo mënyrë rrëfimi i mungonte atëherë letërsisë, andaj Musine Kokalari zë vend të veçantë në letërsinë shqipe.
Personaliteti sado unik i Musinesës, shikuar nga cilido dimension jetësor, nuk do të ishte përpjestimisht i tillë nëse Musineja nuk do të ishte në radhë të parë shkrimtare e talentuar, por që nuk e lanë të zhvillohet edhe më tej.
PAMJA E PESTË: POLITIKA
Në të vërtetë, Musine Kokalari, kishte vendosur të bëhej dhe të mbetej vetëm shkrimtare dhe asgjë tjetër. Ajo u bë shkrimtare, botoi libra. Vendosi të merrej edhe me shitjen e librave të cilën e bënte në librarinë e të vëllait. Mirëpo, rrethanat politike ku të revoltuarit gjykoheshin, maltretoheshin burgjeve e vriteshin bënë që shkrimtarja të bëhej politikane.
Musineja ishte intelektuale dhe e shihte konfliktin që shpërthente fuqishëm, shihte të ardhmen e rrezikuar, andaj u bë politikane socialdemokrate dhe rivale politike e PKSH-së. Ajo themeloi Partinë Socialdemokrate në tetor të vitit 1943, programin e së cilës e botoi në gazetën Zëri i Lirisë (1944)[13], të cilën gjithashtu e nxori vetë.
Duke pasur të atin në Sanatorium, ndërsa Hamiti ishte me tifo, më 12 nëntor të viti 1944 Musine Kokalari arrestohet dhe mbahet 17 ditë në arrest. Kryetari komunist, Enver Hoxha, kushëri i dytë i Musinesë, nuk kurseu Kokalarët, me urdhër të tij u pushkatuan pa gjyq në bodrumet e hotelit Bristol: Muntaz dhe Vesim Kokalari (vëllezërit e Musinesë), bashkë me Surja Kokalari, Salim Kokalari, Izvi Kokalari, Isa Kokalari, Vera Kokalari, Emin Kokalari, ndërsa Munir Kokalarin, e detyruan të vrasë veten[14].
Vrasja e vëllezërve, vrasja e intelektualëve tronditi Musinenë, e cila kërkonte pa pushim shpalljen publike të pafajësisë së tyre. E veshur në të zeza me shifon të zi krahëve në moshën 28 – vjeçare, ajo ende punonte në librari, por ishte e vetëdijshme për rrugën e vështirë, të pasigurt e të panjohur që kishte përpara. Iu bashkua opozitës antikomuniste Bashkimi Demokratik Shqiptar dhe shkruan programin e opozitës, ku ndër të tjera përfshin edhe zgjidhjen e problemit të Kosovës. Mirëpo, ishte e pamundur të merrnin pjesë në zgjedhje, sepse kishte mbaruar afati ligjor; sipas ligjit shkonte të paktën 40 ditë para datës zyrtare të zgjedhjeve. Musineja hartoi Notë drejtuar qeverive demokratike perëndimore, ku shprehej për mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve të 2 dhjetorit. Zgjedhjet, për fat të keq nuk u shtyen, por u zhvilluan në datën e përcaktuar.
Pas kësaj, për çdo ditë Musineja priste arrestimin. I kishte ditët dhe orët e numëruara. Qeveria e Enver Hoxhës vendosi të marrë masa të ashpëra, andaj nisën arrestimet. Në këtë proces u përfshin dhjetëra persona dhe u dënuan me burgime të gjata. Musine Kokalari u arrestua më 23 janar 1946; më 17 qershor 1946 dënohet me 30 vjet burg nga prokurori, ndërsa me 20 vjet nga gjykatësi[15]. Më 1961 lirohet nga burgu dhe internohet përjetësisht në Rrëshen të Mirditës ku vdes më 13 gusht të vitit 1983.
Pra Musine Kokalari njihet si aristokrate, intelektuale, shkrimtare e politikane. Si do të duhej të shkruhet për të? Të shkruhet duke nisur nga konteksti i prejardhjes, historia familjare, vendi dhe mënyra e shkollimit, përbërja e shoqërisë, aftësia e shkrimtarisë e detyrimi i hyrjes në politikë? Për të mund të shkruhet si intelektuale, shkrimtarja e parë shqipatre, si disidente, si viktimë e komunizmit a heroinë e antikomunizmit; interpretimet janë pafundësisht të ndryshme për një personalitet kaq kompleks. Por një gjë është më se e sigurt, për Musine Kokalarin nuk mund të shkruhet thjeshtë dhe nuk mund të shkruhet kështu: Musine Kokalari lindi më 18 shkurt 1917, ishte vajza e Reshat dhe Hanushe Kokalarit.
Me rastin e jetës dhe veprës së Musine Kokalarit nuk mund të shkruhet krejtësisht në mënyrë objektive. Përzgjidhet këndvështrimi, merret pozicioni, për shkak se mitet janë krijuar tashmë.Të gjithë ata që i lexojnë veprat letrare e jo letrare të Musine Kokalarit, në njëfare forme, krijojnë një mendim të vetin lidhur me të. Në këtë pikë, shikuar nga aspekti i njohjes së autores nga të gjitha dimensionet e saj, themi: mos druani të shkruani për Musine Kokalarin[16]!
VIII
Si lindi partia Social Demokrate
Musine Kokalari në vitin 1972 do ta shkruajë librin Si lindi partia Social Demokrate, i cili u botua, i plotë, vetëm në vitin 2000, redaktuar nga nipi Platon Kokalari dhe u ribotua në 2009. Në historinë e shkrimeve të Kokalarit ky është libri i saj i fundit i shkruar gjatë qëndrimit në Rrëshen si e internuar. Kujtojmë se Musineja ishte burgosur më 23 janar 1946, u lirua pas 16 vjetësh, në vitin 1961 dhe më pas ishte internuar në Rrëshen për 22 vjet të tjera. Kjo vepër e shkruar fshehurazi tregon për pikëpamjet e saj antikomuniste dhe njëkohësisht shtron alternativën e saj demokratike e progresiste. Si lindi partia Social Demokrate është një rrëfim personal i Musinesë mbi themelimin e partisë, një sprovë historiko – politike – autobiografike me përsiatje origjinale.
Musine Kokalari ishte dhe dëshironte të mbetej shkrimtare e jo politikane, ajo kishte shkruar vjersha, tregime, roman, autobiografi e studim ndërmjet viteve 1937 – 1944. Në një letër të vitit 1943 drejtuar shoqes së saj Afërdita Asllanit ajo do të thotë: Dua të shkruaj, të shkruaj, e vetëm të shkruaj dhe të mos kem të bëj fare me politikë. Por, çfarë e shtyri pra shkrimtaren e parë shqiptare të bëhet politikane? Shkrimtare – politikane është një dikotomi dhe nuk ka se si të mos na kujtojë qëndrimin e Danilo Kishit lidhur me detyrat e shkrimtarit e politikanit, të cilat i ilustron me pikëpamjen e kundërvënies së përhershme midis Homo Poeticus ≠ Homo Politicus[17]. Sipas tij, shkrimtari nuk është person i veprimit, ai vetëm zgjedh të rrëfejë gjëra të caktuara, por në momentin e kapërcimit rrënues në veprim, ai nuk është gjë tjetër veçse një kandidat politik, e jo më shkrimtar. Zgjedhja e politikës kundrejt metafizikës, apo veprimit kundrejt emocionit, për shkrimtarin është akt fatal. Musineja e dinte këtë fakt, e dinte gjithashtu se nuk ka pajtim midis të qenit homo poeticus dhe homo politicus. Ajo vendos për këtë të fundit në kurriz të dorëzimit para letërsisë. Emri i Musine Kokalarit do të përvijojë raportin letërsi – politikë, ajo do të mbetet figurë e tejkohshme në letërsi, por edhe figurë e rezistencës antikomuniste në politikë.
Pas këtij elaborimi të shkurtër që zbulon sprovën e re të shkrimtares si homo politicus dhe divorcin e përhershëm të saj nga homo poeticus, kthehemi në harkun kohor ku u vendos determinimi i saj politik. Musineja iu bashkëngjit lëvizjes antifashiste e antikomuniste në Romë e më vonë edhe në Shqipëri. Pas themelimit të Frontit Nacional Çlirimtar (FNÇ), organizatë që luftonte pushtimin Italian në Shqipëri, ajo ra në kontakt me Nexhmije Xhuglinin (më vonë gruaja e Enver Hoxhës) dhe kërkoi t’u bashkëngjitej si grup, si parti. Meqë FNÇ- ja përbëhej nga njerëz me pikëpamje të ndryshme politike, Partia Social Demokrate e Kokalarit do të ishte udhë e mesme midis të djathtës e të majtës, një mundësi e pluralizmit demokratik në politikën shqiptare. Formimi i partisë së re u refuzua nga Xhuglini, ajo insistonte në organizim më të fuqishëm kundër okupatorit.
Në vitin 1942 Kokalari bashkë me juristin nacionalist të Ballit Kombëtar, Skënder Muçon, mësuesin e letërsisë Isuf Luzin dhe gjuhëtarin Selman Riza, do të propozojë themelimin e koalicionit demokratik, duke u mbështetur ne pikat programore të Ballit Kombëtar (Dekalogun). Në janar të 1944 Musineja nxori gazetën Zëri i Lirisë në gjashtë numra ku publikoi programin e Partisë Social Demokrate, pra ky libër/program e ka zanafillën këtu. Por, çka është social – demokracia në sistemin politik? Sipas definimit nga enciklopedia Britanika – Socialdemokracia është ideologji politike që fillimisht përkrahu një tranzicion paqësor të zhvillimit të shoqërisë nga kapitalizmi në socializëm duke përdorur procese politike stabile. Demokracia sociale ndan rrënjë të përbashkëta ideologjike me komunizmin, por shmang militantizmin dhe totalitarizmin. Nëse dëshirojmë ta thjeshtojmë edhe më, themi se socialdemokracia gjendet midis Socializmit dhe Kapitalizmit. Musineja duke besuar në thelbin e drejtësisë sociale që përkonte me demokracinë shtron këto gjashtë pika të programit:
Publikuar në gazetën Zëri i Lirisë, Tiranë, 1 Shkurt 1944
1. Një objektivë e rëndësishme e Partisë Social – Demokrate është, të sigurojë drejtësinë sociale dhe lirinë politike.
2. Partia Social – Demokrate ndërmerr një qëndrim evolucionist për sa i përket kolektivizmit ekonomik.
3.Objektiva të tjera kryesore të Partisë janë të sigurojë mjaftueshëm tokë për bujqit që të punojnë dhe të eliminojmë shfrytëzimin, spekulimin dhe parazitizmin. Ka për qëllim, gjithashtu, të mundësojë ushqim, strehë dhe nevoja të tjera për klasën punëtore, për t’i bërë jetët e tyre të jetueshme. Për reformën agrare – hapat fillestarë do të jenë ato të ndarjes së tokës. Partia do të përpiqet të mundësojë dhe implementojë skemën e sigurimit social dhe të mbrojë të gjitha klasat e shoqërisë.
4. Liri politike do të thotë sigurimi i të drejtës për çdo qytetar, të drejtës së fjalës, lirinë e mendimit, lirinë e shtypit, lirinë për iniciativa private dhe liri vote (opozitë parlamentare). Partia do të përpiqet të vendosë themelet e kontributit për edukimin e të gjithë klasave të shoqërisë Shqiptare dhe t’i përgatisë ata për regjimet e tjera që do të vijnë, në të cilat do të mbretërojë drejtësia sociale dhe liria politike. Arsyeja kryesore që kufizon lirinë politike është [mungesa e] drejtësisë sociale.
5. Në lidhje me marrëdhëniet me kombet e tjera, Partia nuk do të drejtohet nga një nacionalizëm i ngushtë e egocentrik, por nga patriotë të thjeshtë, që përshtaten me ndjenjat e respektit dhe afeksionit me kombet e tjera, dhe do të mbrojmë idenë e krijimit të një konfederate Ballkanike sa më shpejt të jetë e mundur.
6. Një objektiv tjetër i Partisë është lufta kundër të gjithë pushtuesve për pavarësinë e një Shqipërie të bashkuar brenda kufijve të saj etnikë.
Sipas këtyre pikave, Musineja kërkonte liri politike, që do të thotë sigurim të së drejtës për çdo qytetar, të drejtën e fjalës, lirinë e mendimit, lirinë e shtypit dhe lirinë e votës. Musineja mbronte idenë e krijimit të një konfederate ballkanike, ku Partia nuk do të drejtohet nga nacionalizmi egocentrik, por nga patriotët e thjeshtë.
Programi i Partisë në fjalë është në esencë program demokratik meqë nga gjashtë pikat, katër prej tyre ishin tërësisht demokratike, sidomos ato që kishin të bënin me zgjedhjet e lira; që njerëzit të marrin pjesë në jetën politike e civile; të drejtat e qytetarëve dhe aplikimin e ligjeve dhe procedurave për të gjithë njerëzit. Por kjo parti anonte edhe nga rryma e majtë e moderuar. Nëse lexojmë me kujdes fjalët e përdorura e shohim se në nenin e dytë kërkohej evolucioni i kolektivizmit ekonomik. Ndërsa në atë të tretin tregonte se ka për qëllim të sigurojë ushqim, strehë e të tjera për klasën punëtore. Aty lipset edhe realizmi i skemës së sigurimit social për të mbrojtur gjithë klasat shoqërore, por edhe implementimi i një konfederate ballkanike që ishte qëndrim krejtësisht i majtë.
Si rrjedhojë e kontekstit historiko – politik vlen të përmendet se edhe pas iniciativës së themelimit të opozitës antikomuniste Bashkimi Demokratik Shqiptar nga partia socialdemokrate, fronti i rezistencës, grupi monarkist dhe grupi demokratik për të garuar në zgjedhje me 2 dhjetor 1945 dhe pasi iu shkrua një Notë aleatëve për mbështetje të shtyheshin zgjedhjet, ata nuk u lejuan të merrnin pjesë në to. Regjimi i komunizmit filloi dhe firmëtarët e Bashkimit Demokratik Shqiptar u burgosën e disa edhe u pushkatuan.
Kokalari, vite më vonë, më 1972, në terrin e komunizmit, duke qenë e internuar në Rrëshen, shkruan traktatin politik e autobiografik Si lindi partia Social Demokrate. Në këtë libër ajo do të artikulojë idetë politike dhe ideologjinë e vet në një rrëfim origjinal e personal. Libri mban në vete pesë ndarje ku preken çështje të humanizmit shqiptar, të enciklopedisë evropiane, e kaluara shqiptare, duke u ndalur veçanërisht në vitin 1937 dhe vazhdon me përshtypjet e shkurtra të vitit 1972.
Titulli i librit është shenjë identifikuese e objektit, Kokalari rrëfen fillin e themelimit të partisë së parë socialdemokrate në Shqipëri. Duke e nisur veprën me humanizmin shqiptar, autorja karakterizon përmbledhtas këtë periudhë të rëndësishme për shqiptarët, duke përmendur emrat e poetëve, filozofëve, piktorëve e arkitektëve që dhanë kontribut të madh në fushat e tyre. Pa dyshim që veprimtarinë, kërkimin dhe objektin e gjithë këtyre humanistëve Kokalari do ta shohë të mishëruar në figurën e Skënderbeut. Ai ishte hero legjendar dhe epiqendra e humanizmit shqiptar gjithandej. Kapitulli Nga e kaluara karakterizohen në pika themelore qeverisjet e vendit, ajo e Ismail Qemalit dhe e Zogut. Kokalari ëndërronte një të ardhme demokratike të Shqipërisë, ajo ishte kundër monarkisë, sepse ata sundonin në kushte gjysmë feudale, duke e bërë vendin të varur ekonomikisht nga jashtë dhe nuk kishin bërë asnjë reformë përbrenda, për më tepër e kishin lënë fshatarin pa tokë dhe nuk kishin nxitur fare industrinë. Në përmbysjen e këtij pushteti dhe vendosjen e Republikës kishte marrë pjesë edhe vëllai i saj, Vesimi, i cili u arrestua me shumë demokratë të tjerë. Jo vetëm për këtë, Kokalari rrëfen edhe për pasojat e tjera të këqija që kishte pësuar familja e saj; asaj i kishin arrestuar edhe babanë pa faj. Ky kapitull përmbyllet me përshkrimin e ardhjes në fuqi të Musa Jakës në vitin 1936, gjë që i kishte tronditur të gjithë.
Libri Si lindi partia Social Demokrate është i koncentruar në pjesën Viti 1937 ku dëshmohen dhe rrëfehen në proces karakteristikat e vitit në fjalë deri me lirimin e Musinesë nga burgu, në vitin 1961. Dëshmia personale e Kokalarit kap periudhën e kryengritjes së Delvinës, formimin e Partisë Komuniste, krijimin e Partisë Social – Demokrate, luftën e Tiranës, zgjedhjet e ’45-tës, arrestimet, vrasjet. Musine Kokalari, socialdemokratja e parë dhe e fundit e kësaj kohe, në fillin e kontekstit historik e politik rrëfen pikat themelore të jetës së saj, vështirësitë, qëndresën. Përvoja e Musinesë rreth formimit të Partisë Socialdemokrate, bëhet evidencë për historinë e opozitës, shoqërisë shqiptare në përgjithësi nën regjimin komunist.
Kokalari shkruan hollësisht për takimet, diskutimet, vendimet e Partisë dhe të vetat personalisht; të gjitha ndërtohen përmes kujtesës së saj tridhjetë e pesë vjet më vonë. Në kujtimet dhe dëshmitë e Musinesë hasim në personalitete të njohura e të panjohura të kohës, të pushtetit e të dënimit, si: Nebil Çika, Vangjel Koça, Lumo Skendo, Skënder Muço, Beqir Balluku, Shaban Balla, Sami Çeribashi, Gjergj Kokoshi, Ali Kavaja, Nesit Kerenxhi, e shumë e shumë të tjerë. Si lindi partia Social Demokrate përmban edhe mbrojtjen e shkruar të Musinesë, edhe pse ajo nuk e dispononte atë kur e shkroi librin. Mbrojtja e cila ishte shkruar me dorë nga vetë autorja, por nuk i është lejuar ta lexonte përpara bankës së të akuzuarve, është një dëshmi e misionit të përmbyllur të Kokalarit. Vuajtjet e saj fillojnë sërish në Rrëshen, një kapitull tragjik më vete. Pjesa e fundit nën titullin Përshtypje që është shkruar në dhjetor të vitit 1972 ka për esencë përvujtninë. Kokalari kishte njohur kulturën demokratike, tragjedinë, gjyqin special, punën e punëtorit, vetminë, ishte formuar ideologjikisht dhe ky ishte realiteti i saj. Në një moment të fundit, te kjo pjesë, ajo kujton edhe letërsinë dhe konsideron se do të kishte bërë një punë të rëndësishme po të mos kishte hequr dorë prej saj; gjakon homo poeticus-in. Libri mbyllet me shënime të reduktuara të përshtypjeve të autores, e cila artikulon ndryshimin midis punës mendore dhe fizike të cilat, sipas saj, nuk kishin ndonjë dallim.
Vepra Si lindi partia Social Demokrate në planin diskursiv u takon kujtimeve e dëshmive personale, në planin historik është model që paraqet jetën e vuajtur të Musine Kokalarit – shkrimtares së parë shqiptare, në planin politik lexojmë botëkuptimin dhe idetë e Partisë së parë Socialdemokrate Shqiptare.
Musine Kokalari për dallim prej Danilo Kishit, pranoi të ishte vetëm Homo politicus. Ajo braktisi Homo poeticus-in, shkrimtarinë, nuk pranoi të vuajë nga dashuria për shkrimin e me shkrimin, për metafizikën. Ajo e realizoi qëllimin e detyruar, u lidh, natyrisht, me politikën. Musine Kokalari shkoi si Homo politicus (Homo politicus është koncept i sajuar nga Aristotetli[19] që tregon se njeriu në thelb është kafshë politike).
[1] Robert Elsie, Histori e letërsisë shqiptare, Dukagjini, Tiranë & Pejë, 1997.
[2] Novruz Xh. Shehu, Musine Kokalari (Vëllimi i parë), Geer, Tiranë, 2009, f. 35.
[3] Mauro Geraci, Musine Kokalari dhe fuqia e ëmbël e poezisë: letërsia, autobiografia dhe antropologjia, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë dhe Biblioteka Kombëtare e Kosovës, Tiranë, 2018, f. 15 – 30.
[4] Një bllok kujtimesh të mbledhura dhe të shënuara nga shokët ruhet pranë Arkivit Qendror të Shtetit.
[5] Eglantina Mandia, Sonata e hënës, Globus R, Tiranë, 1995, f. 8 – 33.
[6] Simoneta Ceglie, Një jetë e lehtë, e këndshme dhe plot ëndrra: vitet e Musine Kokalarit në ‘La Sapienza’ mes kujtimeve dhe dokumentit, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë dhe Biblioteka Kombëtare e Kosovës, Tiranë, 2018, f. 123 – 139.
[7] Eglantina Mandia, Sonata e hënës, Globus R, Tiranë, 1995, f. 48.
[8] Musine Kokalari, Vepra 2, Geer, Tiranë, 2009, f. 341 – 386.
[9] Eglantina Mandia, Sonata e hënës, Globus R, Tiranë, 1995, f. 136
Në ditën e pestë të Akademisë për Politika Publike dhe Sociale “Musine Kokalari” u hap ekspozita me dokumente origjinale të Musine Kokalarit në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, të shoqëruar nga një ligjëratë për veprimtarinë e saj nga znj.Meliza Krasniqi, përcjell KultPlus.
Kjo ekspozitë u realizua nga Muzeu Kokalari me kontributin e znj.Bibika Kokalari.
Meliza Krasniqi e cila është e angazhuar në Institutin Albanologjik të Prishtinës si bashkëpunëtore shkencore në Degën e Letërsisë, njëherit është studiuese e veprimtarisë dhe veprës së Musine Kokalarit. Ajo, para të pranishmëve në hapjen e kësaj ekspozite theksoi se Musine Kokalari ka qenë një personalitet mjaft i ndërliqshë, e cila, siç pohoi tutje Krasniqi, në jetën shqiptare njihet dhe çmohet si figurë në aspekte, dimensione dhe pamje të ndryshme.
”Aspekti i parë është prejardhja familjare. Aspekti i dytë ka të bëjë me atë intelektual – shkollimin. Aspekti i tretë është social. Rrafshi i katërt është kulturor, pra letërsia dhe i fundit lidhet me misionin demokratik, pra politik.
Lexuesi dhe kritika kanë pasur qëndrime të anshme ndaj figurës së Musinesës, pasiv ndaj veprës e aktiv ndaj jetës. Ribalansim nuk ka pasur. Lexuesi, njëherësh kritik, ka trajtuar dhe përjetuar situatat dhe ngjarjet jetësore të Musinesë me entuziazëm, duke mos i bërë favor aspak diapazonit të saj letrar. Çështja e madhështisë politike përballë çështjes së shkrimit letrar pa nxjerrë në shesh aspektet e tjera, kanë bërë që Musine Kokalari të njihet, në radhë të parë, si një antikomuniste e burgosur dhe e internuar që vdiq e vetme nga kanceri i gjirit në Rrëshen”, theksoi Krasniqi.
Krasniqi, ndër të tjera deklaroi si Musne Kokalari Musine Kokalari ishte formuar në një familje të tillë, midis leximit të librave dhe dëgjimit të përrallave, muzikës së dëgjuar në gramafon dhe këngëve të dasmave, midis orales dhe intelektuales, midis tradicionales dhe modernes. / KultPlus.com
Më 1 tetor, në ditën e pestë të Akademisë për Politika Publike dhe Sociale “Musine Kokalari” do të shfaqet ekspozita me dokumente origjinale të Musine Kokalarit në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, përcjell KultPlus.
Kjo ekspozitë do të shoqërohet nga një ligjëratë për veprimtarinë e Musine Kokalari nga Meliza Krasniqi.
Meliza Krasniqi e cila ka doktoruar në Gjuhë dhe Letërsi shqipe në Universitetin e Evropës Juglindore, është studiuese e veprimtarisë dhe veprës së Musine Kokalarit./KultPlus.com
Qysh në vitin 1992, si një brengë pamundësie të mëparshme, hulumtova nëpër arkiva veprat e shkrimet e Musine Kokalarit, gazetën e saj “Zëri i Lirisë”, dokumentet arkivore mbi fatin e saj tragjik dhe shkrova esenë “Mesazi i Musine Kokalarit” si edhe një skenar filmi dokumentar për të. Meqenëse këto sprova ishin të paplota dhe joshteruese, jam marrë në vazhdimësi, çdo herë duke gjetur diçka të re në jetën dhe veprën e saj, ende te pazbuluar tërësisht.
Në Arkivin e Shtetit zbulova këto ditë një letër të panjohur të Musine Kokalarit drejtuar mikut dhe dijetarit Sotir Kolea. Në arkiv ruhen gjithashtu disa letra të shkrimtares me personalitetet kulturore të botës shqiptare e të huaj, që hedhin dritë mbi personalitetin e saj intelektual të jashtëzakonshëm për atë kohë, procesin e saj krijues, vetëdijen e shkrimit dhe veprimtarinë e saj jetësore, kulturore e politike. Më i spikatur është letërkëmbimi me Midhat Frashërin, Aleksandër Xhuvanin, Sotir Kolenë, Ernest Koliqin, Eqrem Çabejn, Xhuzepe Skiron, Angelo Leotin etj., letërkëmbim tashmë i botuar.
Sotir Kolea ishte studiues, leksikograf, autor i një fjalori disagjuhësh me bazë shqipen, autor i “Një tufë proverbash”, publicist dhe botues i gazetës “L’Albanie” në vitin 1914 në Zvicër, si edhe veprimtar i spikatur i çështjes sonë kombëtare, drejtor i Bibliotekës Kombëtare gjatë viteve 1928-1937. Pas kësaj kohe, ai u vendos në Elbasan, qendër e arsimit dhe e studimeve shqiptare. Pikërisht atje ia dërgonte letrat Musineja dhe i kërkonte gjykim kritik për veprat e saj të para, meqenëse mungonte një kritikë e vërtetë, siç shkruante ajo: “Në Shqipëri nuk gjen kënaqësi ose nxitje, se nuk ka një kritikë në kuptimin e vërtetë të fjalës”.
Shkrimtarja e parë shqiptare ishte e ndërgjegjshme për udhën që kish zënë, origjinalitetin, por edhe vështirësitë në drejtimin letrar të saj dhe botimet, duke u nisur që nga libri i parë (1944) “Siç më thotë nënua plakë”, ku botën ajo e vështëron me sytë e mendësinë nënos plakë, ndërsa te libri me përralla “Rreth vatrës” (1944), rrëfimi përrallor vjen nga gjyshja plakë, por bota këqyret dhe jepet me syrin dhe mendësinë e fëmijës edhe për fëmijën. Musineja, siç e pohon edhe vetë, del nga vetja e zbret në moshën e fëmijëve, komunikon e dialogon thjeshtë me ta si një fëmijë, ndryshe nga shumë shkrimtarë të tjerë që flasin e shkruajnë së lartmi nga mosha e përvoja e tyre letrare dhe mbeten të ftohtë e të huaj. Ndonëse disa shkrimtarë të njohur të asaj kohe kishin shkelur ne këtë taban, si Mitrush Kuteli me “Tregime të moçme shqiptare”, Ali Asllani me “Hanko Halla”, apo Ernest Koliqi me “Hija e maleve” etj., por ndryshe nga ata, vepra e të cilëve është mirëfilli letrare, apo ndryshe nga “Përrallat” e Sotir Kolesë që ishin mirëfilli nga goja e popullit, Musineja ndjek udhën e vet origjinale, ndërmjet narrativës popullore dhe autorësisë së saj letrare.
“Mendimi im ka qenë që t’u jap të vegjëlve një libër, që të mos i lodhë dhe vehten e tyre të mos e gjejnë në një botë të huaj. Në një botë shqiptare, në një vatër, ku edhe të mëdhënjtë të thonë se vërtet kështu kemi rrojtur. Kur e kam shkruar, nuk kam qenë unë, po një Musine e vogël dhe si e tillë- me mendime të thjeshta dhe gjuhën pyetje-përgjigje…Më duket që kam mundur të hyj në shpirtin e të vegjëlve” – përsiat Musineja.
“Po ju dërgoj ‘Dasmën gjirokastrite’ – i shkruante ajo Kolesë në një letër të mëparshme – “por jo të gjithë, mbasi ende nuk ka mbaruar. Puna ecën ngadalë në shtypshkronjë. U rri në kokë punëtorëve, por megjithëkëtë ka disa gabime. Të shohim sesi do ta gjeni ju”…
Letra e sapozbuluar, mban datën 8 shkurt 1945, është e panjohur dhe e papërfshirë në botimet e Musinesë. Ajo e shkruan këtë letër në çastin më të mjeruar të jetës së saj. Dikush mund të mendojë se koha më e tmerrshme e jetës së saj ishte ajo e burgut të Burrelit, më pas e internimit të gjatë dhe e sëmundjes së rëndë të kancerit që i mori përfundimisht jetën. Por jo, këto periudha të vuajtjes së parrëfyer të jetës së saj ajo i kishte përballuar me dinjitet, me forcën e karakterit, të vetmisë dhe të lirisë së brendshme.
“Shpirti ka nevojë për vetminë për të qenë i lirë” – shkruan ajo. “Ne e kërkojmë lirinë jashtë vetes, ndërkohë që ajo është brenda nesh”.
Në letrën që po shqyrtojmë, gjejmë momentin më të keq shpirtëror të jetës së saj, “e goditur rëndë, e mbuluar me zinë dhe në dallgën më të madhe të jetës”.
Sapo regjimi komunist i kishte pushkatuar pa gjyq vëllezërit e saj, Muntazin dhe Vesim Kokalarin. “Plumbat që shtrinë përdhe Muntazin dhe Vesimin të vdekur, na kanë goditur edhe ne, nuk na lënë kufoma të gjalla për jetë, për të vuajtur gjithnjë sa të jemi në jetë” – shkruan hidhur ajo në këtë letër.
Musineja ishte nga një familje e njohur e Gjirokastrës. Vajzë e vetme e juristit të njohur Reshat Kokalari, motër e vëllezërve Muntaz, Vesim dhe Hamit Kokalari, veprimtarë të shquar të kulturës shqiptare, themelues të librarisë “Venus” dhe të shtëpisë botuese “Mesagjeritë shqiptare”, themeluar më 1942, që botonte dhe përhapte vepra të vyera nga literatura botërore e shqipe, si “Hamleti” e “Makbethi” të Shekspirit, “Rubairat” e O. Khajamit, “20 vjet ngatërresa ballkanike” të Durhamit, “Ivanhoe” të Skottit, “Kosova – djepi i Shqiptarizmit” të Hamit Kokalarit, librat e Musinesë e të tjera.
Vetë Musineja ishte një intelektuale që ishte ushqyer me ideologjinë kombëtare të rilindësve tanë të mëdhenj, e quante veten nxënëse të Sami Frashërit, kishte idhull Naimin dhe Mid’hat Frashërin, ndërkohë qe kishte kulturë perëndimore, ishte demokrate dhe kundërshtare e çdo ideilogjie e praktike totalitare.
“Në odën time të vogël” – shkruan ajo në ditarin e saj – “përballë kam vënë fotografinë e iluministit të shquar, Samiut, të poetit Naim, të patriotit Sotir Kolea, të punëtorit të gjuhës shqipe e të lëvizjes Kombëtare, Jani Vreto, të arsimtarit Koto Hoxhi, të mendimtarit Naum Veqilharxhi, të të nderuarit De Rada dhe të të urtit Aleksandër Xhuvani. Në vetminë time nuk jam vetëm, jetoj me njerëz të nderuar, të ditur e demokratë, që kanë punuar për vendin, për mëmëdhenë gjersa mbyllën sytë…Unë jam nxënësja e tyre…”
Kryetari i komunistëve, Enver Hoxha, i cili e kishte kushërirë të dytë Musinenë, nuk e kurseu jo vetëm atë, por tërë fisin e Kokalarëve. Më 12 nëntor 1944, terrori i kuq me urdhër të tij dhe zbatuar nga Kristo Themelko, pushkatoi pa gjyq e pa faj pranë hotel “Bristol”, 11 personalitete të shquara të Tiranës, ndërmjet tyre vëllezërit e saj Muntaz Kokalari dhe Vesim Kokalari. Po ashtu u pushkatuan pa gjyq Syrja dhe Emin Kokalari, Hivziu vdiq në burg dhe Isai në internim. Muniri vrau veten. Musineja u burgos dhe u internua. Bijtë dhe nipërit e tyre u hodhën rrugëve, u internuan dhe u persekutuan pafundësisht.
Arsyen e këtij persekutimi familjar na i rrëfen Muntaz Kokalari, vëllai i Musinesë, tek një letër më 9 nëntor 1944, që e kishte shkruar për znj. Makbule tri ditë para pushkatimi të tij:
“Po përjetojmë ditë të vështira. Kam vendosur me brengë në zemër, të largohem nga Shqipëria ime e bukur, nga familja e dashur… Këtë vendim e mora mbasi më njoftuan disa nga miqtë e mi të besuar, se jeta ime dhe e të afërmve të mi është në rrezik nga bashtua, Enver Hoxha. Ai ka urdhëruar djajtë e kuq kundër nesh. Kjo kuptohet: thjesht për motive personale.Kjo është fatkeqësi e kombit tonë dhe e Shqipërisë së gjorë, që ka rënë në duart e një njeriu të përbindshëm, tinzar, hakmarrës, inatçi, dinak, megaloman, egoist, kumarxhi e gënjeshtar, që i do njerëzit nën vete; edhe kur qe jashtë për studime nuk dha asnjë provim, mbeti pas kabareve, kazinove etj. Ne intelektualët gjirokastritë ia dimë të gjitha sa i vlen lëkura, prandaj kërkon të na asgjësojë..”
Dhe i asgjësoi.
Musinenë e vrau shpirtërisht persekutimi absurd e kriminal i familjes së saj. “Ky qe fati im, më i hidhur se vdekja” – i shkruante ajo S.Kolesë.
Njëherësh, edhe fati hidhur i ndërprerjes së dhimbshme të krijimtarisë së saj:
“Sot mora nga shtypi librin e parë dhe po jua dërgoj. Ta kini për vete si kujtim të punës sime më të mirë, që pandeh se kam bërë, dhe të fundit. E mbani për vete, mbasi nuk e nxjerr në shitje. E para, se është dasmë dhe në zi’ duket qesharake; e dyta, se nuk dua më as të punoj, as të shkruaj”.
Është fjala për librin “Sa u tund jeta” (Dasma gjirokastrite, ku shkrimtarja paraqet saktësisht antropologjinë, ritet, zakonet, veshjet, dialogët, këngët e vallet, lotët dhe gëzimet e dasmës shqiptare, rezultat i një punë të gjatë, pasionante e të palodhshme ndaj folklorit – por në funksion të tekstit letrar) ), libër që M. Kokalari ia dërgonte të porsabotuar Sotir Kolesë si një kujtim të mbramë në një kohë zije, por që e konsideronte edhe si punën e saj më të mirë, që për fat të keq ishte edhe botimi i saj i fundit, sepse nuk mund të shkruante më.
“Përse të punosh? Përse të shkruash? Përse të jetosh?” – klithte shkrimtarja Kokalari, në dëshpërimin e saj të pafund.
Ky dëshpërim, por edhe revoltë njerëzore dhe intelektuale e përfshin edhe atin e saj shpirtëror, Sotir Kolenë, të nderuarin atë – siç i thoshte ajo. Në letrën e përgjigjes së Sotirit (dorëshkrimi gjendet në Arkivin e Ministrisë së brendshme, Fondi 140, dosja 2912, viti 1945, letër e pabotuar më parë), gjejmë dhimbjen e lotët e Kolesë për humbjen vëllezërve të saj Muntaz dhe Vesim Kokalari, për të cilët “kam qarë së largu dy miqtë e çmuar që hikën’ e na lanë në lulen’ e moshës; kam qarë të dy të rinjtë që nuk qenë vetëm lavdijë për të vehtët, po qenë së bashku dhe shpresa për ne, për të paskëtajmen, se kombi ka nevojë për bij që qenë Mumtazi dhe Vesimi, me zëmër për së mbari, me gjykim të matur dhe mendje të pjekur”, por gjejmë edhe papajtueshmërinë e tij ndaj persekutimit “me kaqë egërsim”.
Ai i shkruan Musinesë: “Shuplaka e fatit’ që shkrepi mbi ju, zonjëzë dhe mbi der’ të juaj është aq e tmerrshme sa ndofta as emër nuk ka të posaqëm në gjuhën tënë, në gjuhën e një kombi që për të gjat’ shekujve, ka pas’ qënë rrahur dhe pjekur’ e djegur’ ndër cen e rrëbjera. As fjalë ngushëllimi nuk kam ku t’i gjenj se helëm i zi, që ju shtrydhi zemrën juve dhe të juajve, është nga ata që nuk kan të zbutur me fjal as me lotë. Bashkë me ju dhe me miqt të mirë të derës’ së juaj, kam qarë së largu dy miqtë e çmuar që hikën’ e na lanë në lulen’ e moshës; kam qarë të dy të rinjtë që nuk qenë vetëm lavdijë për të vehtët, po qenë së bashku dhe shpresa për ne për të paskëtajmen, se kombi ka nevojë për bijë që qenë Mumtazi dhe Vesimi, me zëmër për së mbari, me gjykim të matur dhe mendje të pjekur. Zemërës së juaja dhe Zotit Hamit ju qoftë ngushëllimi të kryerët të detyrave të ra dhe të rënda që her’ e prap’ e sotëme ju shtroj mbi gjithë të tjerat edhe faqe pindërvet dhe faqe të miturve dhe nënave të tyre, që jeta nëpërkëmbi me kaqë egërsim”.
Gjithsesi, i urti Kolea, edhe ai në prag të vdekjes, i jep kurajë, forcë dhe uzdajë Musinesë, për ta vazhduar jetën dhe punën e saj, se puna është ilaçi i gjithçkaje, por edhe detyra ndaj vetes, njerëzimit, kombit dhe botës.
“Një gurrë ngushullimi gjithë aq të vërtetë do t’ ju falinj puna, kjo detyra e shenjtë edhe faqe vehtesë edhe faqe botësë, që është prejt’ e zemrës, shëndet i trupit dhe pus’ i harrimit për troces të jetës; detyrë faqe vehtes jo vetëm sa rreh zemëra po dhe më pas, se jeta zgjatet pak a shumë edhe përtej varrit, detyra faqe hjerësvet, që ka njeriu te të vetët dhe faqe atyre që kanë qenë më parë, detyra faqe miqve dhe faqe njerëzimit, detyra faqe kombit, atdheut edhe botës”. /GazetaExLibris/ KultPlus.com
U treguan aq të vendosur, aq të palodhur, duke na mbajtur në burg, saqë persekutimi i pandërprerë dhe frika e kazmës varrosi solidaritetin demokratik.
Në një prej fletëve të ditarit të Musine Kokalarit mbajtur në vitin 1979-1980, shkrimtarja dhe intelektualja e kulluar artikulon një të vërtetë të hidhur.
Edhe pse në pak radhë, ajo arrin t’i bëjë një skaner metodologjisë mizore të regjimit, për të shkatërruar gjithë shtresën e intelektualëve dhe kundërshtarëve të regjimit.
Kokalari e sheh thelbin e suksesit të komunistëve jo te mençuria e tyre, por tek vendosmëria e tyre për të vijuar me çdo formë shtypjen, dhunën dhe persekutimin e gjatë e të pambarimtë ndaj kësaj shtrese kundërshtare, duke pritur me durim që ata ta braktisnin qëndresën një nga një.
Ja çfarë shkruan Kokalari në ditarin e saj:
“Një e vërtetë e hidhur! Sido që kemi qenë vërtet njerëz të mirë, mbaruam shumë keq. U shpartalluam dhe moralisht. Duke rënë në burg si shumica, në vend që t’u shmangeshim në heshtje, t’u linim udhë, shumica u kacafytën me informatorët. U dhamë shkas që duke na zënë në fyt, shumë prej nesh u kthyen vetë në informatorë, me premtimin se do të mërrnin një vend të mirë në jetën e lirë. Këta nuk janë më të mençur se ne. Vetëm u treguan aq të vendosur, aq të palodhur duke na mbajtur në burg, saqë persekutimi i pandërprerë dhe frika e kazmës varrosi solidaritetin demokratik. Kështu të përçarë na shtrydhën, na shtypën dhe harruam që ne i përkasim një të kaluare të ndritur demokratike 100 vjeçare. Por prapë këta, nga gjiri i tyre, megjithëse kanë kaluar 35 vjet pushtet, gjer më sot s’kam parë individualitet të formuar, veç ligësisë…”/ KultPlus.com
“Unë nuk kam nevojë të jem komuniste të dua vendin tim. E dua vendin tim edhe pse nuk jam komuniste. Unë e dua përparimin e tij. Ju mburreni se keni fituar luftën, dhe tani ju jeni fituesi që doni të shuani ata që ju i quani kundërshtarë politikë. Unë mendoj ndryshe nga ju, por unë e dua vendin tim. Ju jeni duke më ndëshkuar për idealet e mia”!
1. Jetëshkrimi Musine Kokalari lindi më 10 shkurt të vitit 1917, në Adana, të Turqisë. Në vitin 1921, familja e saj kthehet në Shqipëri, në Gjirokastër, ku Musineja kreu shkollën fillore. Nëntë vjet më pas, Kokalarët vendosen në Tiranë.
Në vitin 1937, Musineja mbaroi shkollën e mesme “Nëna Mbretëreshë”. “Muza” është pseudonimi letrar i përdorur nga Musine Kokalari në shtypin e këtyre viteve. Studimet në Universitetin e Romës, në Itali, i kreu shkëlqyeshëm në vitin 1941. Teza e disternacionit të saj ishte “Naim Frashëri”, një studim pak i njohur, ndonse i çmuar në literaturën naimjane. Në vitin 1939, botoi librin e parë “Siç më thotë nëna plakë”, një rrëfim mbi jetën, doket e zakonet e qytetit të Gjirokastrës. Më 1942 punoi te shkolla “Nëna Mbretëreshë’. Edhe pse e diplomuar në Itali, ajo nuk u pajtua me pushtimin italian të Shqipërisë. Në vitin 1943, themeloi Partinë Socialdemokrate. Aktiviteti i saj politik dëshmon se në krahun e rezistencës kundër pushtimit të vendit dhe të regjimit fashist, nuk e ishin vetëm komunistët por dhe forca të tjera të majta brenda vendit.
Një vit më vonë, nën drejtimin e saj, doli numri i parë i gazetës “Zëri i Lirisë”. Në vitin 1944, botoi librin e dytë “Rreth vatrës”. Më 12 nëntor 1944 vëllezërit e saj, Muntaz e Vesim Kokalari, u pushkatuan pa gjyq bashkë me 60 intelektualë e njerëz të shquar. Gogo Nushi në Pleniumin e Beratit do ta pranonte se ishin pushkatuar pa pasur asnjë faj. Më 16 nëntor 1944 Musinenë e arrestuan, e mbajtën 17 ditë në burg. Në janar të vitit 1945, u botua libri i tretë “Sa u tund jeta”. Më 23 janar të vitit 1946, Musine Kokalari u arrestua për së dyti nga forcat e Mbrojtjes së Popullit, gjyqi e dënoi me 20 vjet heqje lirie. Në vitin 1961, e internuan në Rrëshen, punoi në ndërtim, doli në pension me gjysmë page. Në vitin 1981, sëmuret nga kanceri. Dy vjet më pas, më 13 gusht 1983, ndahet përgjithmonë nga jeta.
2. Kredo intelektuale
Si intelektuale antikomuniste e paepur mbetet ikona e opozitës shqiptare në kohën e diktaturës. Në gjyq me guxim qytetar e njerëzor të pazakontë ajo e ka formuluar kështu kredon e saj: “Unë nuk kam nevojë të jem komuniste të dua vendin tim. E dua vendin tim edhe pse nuk jam komuniste. Unë e dua përparimin e tij. Ju mburreni se keni fituar luftën, dhe tani ju jeni fituesi që doni të shuani ata që ju i quani kundërshtarë politikë. Unë mendoj ndryshe nga ju, por unë e dua vendin tim. Ju jeni duke më ndëshkuar për idealet e mia!” / KultPlus.com
Tirane Korrik 1946.Gjyqi i Sami Qeribashit.Muzine Kokalari perpara trupit gjykues.Foto:Atsh
Vala e gjyqeve të inskenuara në Shqipëri kishte filluar menjëherë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Gjatë kësaj periudhe u organizuan shumë procese gjyqësore, ku në bankën e të akuzuarve u ulën intelektualë të shumtë, kryesisht ishin ata të shkolluar në shtetet perëndimore dhe që nuk ishin të kënaqur që vendi i tyre ngeli në lindje.
Edhe pse armata e të pakënaqurve ishte tejet e madhe që Shqipëria pranoi sistemin komunist, pushtetarët nuk hiqnin dorë nga regjimi i sapo instaluar. Një nga organizatat opozitare ilegale më të hershmet e më të mëdha që u formua dhe punoi për të vendosur në Shqipëri një sistem politik pluralist në kundërshtim me përpjekjet që bënte udhëheqja e PKSh-së për të vendosur një sistem një partiak, ishte organizata “Bashkimi-Demokratik Shqiptarë”, fillimisht, ata filluan fshehtas t’i shprehnin pakënaqësitë e tyre, që më vonë për të kaluar në formimin e grupeve e organizatave të para të formuara ilegalisht. Në këtë mënyrë lindën edhe bërthamat e para të opozitës shqiptare në jetën politike.
Në fillim formohet “Fronti i rezistencës”, më vonë fillojnë të lindin edhe organizata te tjera ilegale. Në skenën politike shqiptare dalin intelektualët e shquar që nuk ishin të kënaqur me rrjedhat politike, pastaj vijnë e marrin hov edhe patriotët nacionalistë që ishin të shumtë në tokën shqiptare, ndërkohë filluan të bashkëpunonin ngushtë me social-demokratët, që në vete kishin përfshirë emra të rinj e të nderuar si: Sami Qeribashi, Qenan Dibra, Musine Kokalari e shumë të tjerë.
Në radhët e opozitës shqiptare të pasluftës nuk mungonin as emrat e njohur të cilët kishin marrë pjesë dhe e përkrahnin me besnikëri Lëvizjen Nacional-Çlirimtare, e ata nuk ishin të paktë. Dëshpërimi nga ana e udhëheqësve komunistë që kishte pasuar menjëherë pas lufte i detyroi ata të tërhiqeshin dhe të merrnin qëndrim të kundërt. Me kohë u vërejt se nuk u respektuan qëndrimet e Mukjes dhe të Bujanit. Andaj çdo qëndrim i mëtejshëm në këto pozita për atdhetarët që donin një Shqipëri të bashkuar e demokratike ishte fyes për ta.
Ata demokratë, duke e parë nevojën se vetëm si të bashkuar do të lëviznin diçka nga zeroja që e kishte kapluar Shqipërinë, filluan të vepronin. “Në verën e vitit 1945 kam hyrë në lidhje me grupet e tjera antikomuniste të kryesuara nga Sami Qeribashi e Qenan Dibra dhe kemi hartuar memorandumin që do t’u dërgohej misioneve ushtarake aleate të akredituara në Tiranë e që ishte miratuar në mbledhjen e 6 nëntorit…”, kështu do të deklaronte Musineja gjatë hetuesisë.
Në memorandumin e tri partive antikomuniste ishte edhe një kërkesë që tek hetuesit kishte ngritur reagime të papara. Fjala ishte për kthimin e kufijve etnikë. Ngase në hetuesi Telat Drini kishte deklaruar se “ne jemi takuar me Qenan Dibrën, ku kemi shtruar çështjen e sigurimit të Kosovës dhe të Çamërisë…”.
Në takimin e verës 1945 u bashkua Partia Social-Demokrate, që kryesohej nga profesoresha Musine Kokalari, Partia e Legalitetit (zogiste), që kryesohej nga avokati Qenan Dibra dhe Fronti i Rezistencës (indipendent) që e udhëhiqte avokati Sami Qeribashi, duke formuar një organizatë më të madhe, më të fortë e më të fuqishme antikomuniste që e quajtën Bashkimi Demokratik Shqiptar.
Me formimin e kësaj organizate intelektualët e shumtë filluan të frymonin më lehtë dhe në të aderuan një numër i madh i patriotëve të paangazhuar gjerë më atëherë në partitë politike. Pas një aktiviteti të lakmueshëm dhe kur u mendua se organizatës së sapoformuar iu dha e mbara, organet e hetuesisë e zbuluan atë. Në vitet e para të pasluftës në Shqipëri u vu një “rregull” nga organet hetuese.
Çdo gjë survejohej me besnikëri nga njerëzit e pushtetit. Ishte krejt e natyrshme që një organizatë aq e madhe dhe aq aktive siç ishte Bashkimi Demokratik Shqiptar që të mos bjerë në sy. Në janar të vitit 1946 anëtarët e organizatës ilegale shqiptare një nga një u zbuluan dhe një nga një u arrestuan. Numri i tyre arriti në 37 veta. (Koincidencë e çuditshme. Po ashtu, në Kosovë, në Gjykatën e Qarkut në Gjilan, në të njëjtin vit, para trupit gjykues dalin 37 veta të organizatës patriotike atdhetare të NDSh-së).
Procesi i anëtarëve të Bashkimit Demokratik Shqiptar
“Më 17 qershor 1946, e hënë, ora 8.30. Në Kinemanë ‘Nacional’, sot ‘17 nëntori’, në prani të një populli të ‘zgjedhur’, mes zhurmës së altoparlantëve… Ishte ndër ta vetëm një femër”. Para trupit gjykues të Tiranës, përpara prokurorit Nevzat Haznedarit, në bankën e zezë u ulën patriotët dhe intelektualët më të devotshëm të asaj kohe. Në listën e të akuzuarve ishin: 1. Sami Qeribashi (61 vjeç), tregtar nga Gjirokastra. Dënohen me pushkatim; 2. Xhahit Koka (40), Ellasone (Larisa, Greqi), ekonomist, dënohet me pushkatim; 3. Hivzi Gole (36 vjeç), kishte mbaruar Fakultetin Juridik në Paris, dënohet me vdekje-pushkatim; 4. Qenan Dibra (36 vjeç). Dibër e Madhe, kishte të mbaruar jurisprudencën në Paris. U dënua me pushkatim; 5. Tut Mahmut Meniku (41), Tiranë, ushtarak, u dënua me pushkatim; 6. Telat Drini (37), Dibër e Madhe, nëpunës poste, dënohet me pushkatim; 7. Mehmet Ali Beshiri (42), Tiranë, kishte mbaruar shkollën tregtare në Austri. Dënohet me pushkatim; 8. Ali Kavaja (36), Kavajë, kishte të mbaruar shkollën teknike të Fulcit me sukses të shkëlqyeshëm, dënohet me vdekje; 9. Shaban Balla (42), Krujë, gjeometër. Dënohet me vdekje – pushkatim; 10. Jorgji Çoka, profesor (38), Tiranë, tregtar. Dënohet me vdekje – pushkatim. Pas tyre në listën e gjatë të të dënuarve vinin personat që ishin të dënuar me burg të përjetshëm (101 vjet, ata ishin: 11. Gjergj Kokoshi (42), Shkodër. Doktoron në Paris letërsinë. Dënohet me 30 vjet burg, vdes në burgun e Burrelit; 12. Suat Asllani (43 vjeç), avokat nga Libohova. Studimet i kishte mbaruar në San Demetrio Korone dhe në Napoli të Italisë, dënohet me 15 vjet burg; 13. Musine Kokalari (28 vjeçe), e lindur në Adana të Turqisë, doktoron në Romë për letërsi. Dënohet me 30 vjet burg; 14. Anesti Orollogai (49 vjeç), Korçë. Dënohet me 25 vjet burg; 15. Kolë Rodhe (63 vjeç), Korçë. Dënohet me 30 vjet burg.
Me burgim të përjetshëm në këtë proces gjyqësor u dënuan këta persona: 16. Lluka Bibi (46 vjeç), jurist nga Përmeti; 17. Anton Dukagjini, 54 vjeç, pensionist nga Puka; 18. Enver Hasa, 27 vjeç, ish-oficer nga Dibra; 19. Abdullah Muça, 30 vjeç, inxhinier nga Tirana.
Të dënuarit me 30 vjet burg ishin: 20. Nefail Shikuli, 30 vjet, ish-oficer nga Dibra; 21. Qemal Biçaku, 26 vjeç, tregtar nga Elbasani; 22. Reiz Hasho, 22 vjeç student nga Gjirokastra.
Me nga 25 vjet burg u dënua vetëm; 23. Myrteza Beli, 44 vjeç nëpunës nga Korça. Ndërsa me nga 20 vjet u dënuan; 24. Hasan Kalaja, 36 vjeç, shegert nga Kruja; 25.
Stefan Bumçi, 33 vjeç ish-oficer nga Shkodra; 26. Vahid Vërdalli, 60 vjeç bujk nga Korça dhe; 27. Haki Gjinishi, 53 vjeç, financier nga Peqini.
U dënuan me 10 vjet burg: 28. Haki Karahoda; 34 vjeç, punëtor nga Elbasani; 29. Pali Terova, 37 vjeç, nëpunës nga Korça; 30. Niko Beça, 33 vjeç, tregtar nga Tirana; 31. Musa Dizdari, 33 vjeç, profesor nga Shkodra; 32. Llazar Papapostoli, 31 vjeç, nëpunës nga Bilishti. Me 5 vjet burg u dënua; 33.
Semiramise Verlaci, 62 vjeç, shtëpiake nga Elbasani. Ndërsa me 1 vjet burg u dënuan: 34. Pjerin Shala, 26 vjeç, ish-oficer nga Shkodra; 35. Nesim Starova, 39 vjeç, nëpunës nga Pogradeci. Dhe vetëm dy persona u shpallën të pafajshëm: 36. Xhevat Miluka, 38 vjeç, ish- oficer nga Dibra dhe; 37 Taqo Ruqi, 42 vjeç, ish-oficer nga Kolonja.
Në mesin e të arrestuarve ndodhej edhe patriotja e shquar, poetja e mirëfilltë dhe doktoroja e parë e shkencave filologjike, kryetarja e parë e partisë Social-Demokrate, Musine Kokalari. Ajo qe lindur në Gjirokastër më 1917 në një familje intelektualësh.
Vëllai i saj, Hamiti, është një nga përkthyesit tanë më të mirë dhe autori i librit shkencor “Kosova djep i shqiptarizmës” (1943). Banonte në Tiranë. Ishte vajza e vetme e juristit të shquar nga Gjirokastra. Shkollën e mesme e kishte mbaruar në Institutin “Nëna Mbretëreshë”, për t’i vazhduar studimet e larta për letërsi në Universitetin e Romës. Më 28 nëntor të vitit 1941 merr titullin doktor i shkencave të letërsisë po në këtë universitet dhe në të njëjtën kohë i ofrojnë vend pune.
Në vitin 1943, së bashku me Skënder Muçon, krijon partinë e re Social Demokrate që llogaritej se ishte fraksion i dalë nga Balli Kombëtar. Nga organet e shtetit zbulohet dhe arrestohet më 12 nëntor 1944, mbahet 17 ditë në arrest dhe lirohet ngase vetëm katër ditë më herët i pushkatohen pa gjyq dy vëllezërit e saj Muntazi dhe Vesimi, që me dhjetë persona të tjerë përfundojnë në një varr të përbashkët, aty mbrapa hotel Bristolit.
Më 1945 Mysines i ofrojnë të bëhet anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë, por ajo e revoltuar me vrasjen e dy vëllezërve dhe me shumë padrejtësi të tjera, refuzon. Nga dokumentet që i kam hulumtuar në Arkivin Qendror të Shqipërisë kam hasur në korrespodencën e saj me vëllezërit e saj dhe nga ato shihet se sa Mysineja ka qenë e lidhur me vëllezërit e vet dhe sa rëndë e ka ndjerë humbjen e tyre. Dhe pas kësaj organet hetuese edhe më tepër shtuan përcjelljen ndaj saj.
Dhe nuk vonoi shumë, ajo më 23 janar 1946 arrestohet dhe në procesin e mbajtur më 17 qershor 1946 nga prokurori dënohet me 30 vjet burgim, ndërsa nga gjykatësi me 20 vjet. Sipas dokumenteve, thuhej se tërë jetën që e bëri në Shqipërinë komuniste, e bëri në pranga dhe në internime. Lirohet nga burgu më 1961 dhe internohet përjetësisht në Rrëshen të Mirditës. Punon punëtore krahu në fermë, në ndërtim duke e ruajtur e përgjuar nga sigurimi derisa dhe u sëmurë nga kanceri. Vlen të përmendim se Musine Kokalari veç që merrej me politikë, ajo më herët, por edhe më vonë, u mor me krijime letrare.
Qysh si nxënëse e shkollës fillore ajo filloi të merrej me krijimtari dhe kishte botuar shumë skica e tregime letrare. Shkrimet e saj u çmuan lart nga qarqet krijuese. Më 1941 kishte botuar për herë të parë vëllimthin “Siç më thotë nënua plakë”, që më vonë kjo përmbledhje e shkrimeve të ndryshme i siguroi vendin meritor të një shkrimtareje të talentuar. Këtë sukses të saj më vonë e konfirmojnë edhe dy vëllimet e reja siç ishin: “Rreth vatrës” dhe “Sa u tund jeta”, më 1944. Kritikët letrarë vlerësonin se ajo ishte pa dyshim shkrimtarja femër më e talentuar e letërsisë shqiptare.
Angazhimi i saj opozitar
Edhe pse merrej me letërsi, ajo në asnjë moment nuk la anash aktivitetin politik dhe luftën e saj për një Shqipëri demokratike properëndimore. Më 1943 ajo kishte formuar Partinë Social-Demokrate në Shqipëri.
Më vonë ky aktivitet i dendur politik i saj i kishte sjellë edhe pasoja të paimagjinueshme.
Sipas shkrimeve të shumta që u bënë për të, thuhej se më 1944 për Musine Kokalarin mbyllet edhe cikli i parë dhe i vetmi i jetës së lumtur. Nga ky vit, kur ajo ishte në kulmin e krijimtarisë dhe në kohën kur lëvizja e rezistencës ishte në hovin më të madh, po nga këtu fillon golgota tragjike e jetës së saj.
Ndaj saj nis një persekutim mizor dhe një torturë tepër e zgjatur jetësore. Ajo grua finoke e tepër e brishtë, mbajti 16 vjet burg të rëndë nëpër kazamatet shqiptare. Pastaj 20 vjet qëndroi në internim që do të thotë se qëndroi deri në ditët e fundit të jetës.
Trim Gjata me të drejt konstaton: “Asnjë femër nuk është përndjekur, tek ne më egërsisht e më gjatë se ajo Musine Kokalari. Ajo qëndroi krenare dhe kurrë nuk u përkul dhe nuk pranoi propozimet dinake që të kërkonte ‘lehtësime’.
Nga sa u tha më lart mund të shihet se Musineja vërtet ishte një martire e kauzës së demokracisë dhe e pluralizmit politik. Njëkohësisht ishte edhe luftëtare e paepur, absolutisht e pamanipulueshme nga monizmi që mbretëronte atëherë. Me një fjalë, ajo ishte një karakter i çeliktë prej femre.
Që të fitonte bukën e gojës iu desh t’i punonte punët më të rënda duke filluar nga ato bujqësoret, në ndërtimtari dhe si punëtore krahu. Shumë shkrime të saj edhe sot nuk dihet se ku kanë tretur dhe se ku ndodhen apo, ndoshta, janë zhdukur nga “kujdestarët” e sistemit tërësisht. Por, vlen të citohet vetëm kjo që është e marrë nga ditari i saj i nxjerr nga burgu, ku shkruan: “Njoha kulturën demokratike, tragjedinë e përmbysjeve të mëdha revolucionare, gjyqin special, 16 vjet burg e 20 vjet internim, punën e punëtorit në bujqësi e ndërtim, vetminë e vetëkërkuar, shoqërinë e rastit në burg, ndryshimet tërmet për konsolidimin e diktaturës dhe kam 38 vjet që kam harruar çdo të thotë familje…”
Përcjellja e saj e fundit, në një kamion me zhavorr të mbushur
Pas shumë peripecive të jetës së mundimshme, prej fshati në fshat, prej internimit në internim, ajo nuk mundi të duronte më… Më 13 gusht të vitit 1983 mbylli sytë përgjithmonë, duke shkuar nga kjo botë për të mos parë kurrë se, ëndrra e saj dhe e shumë gjeneratave ngeli e parealizuar. Autoritetet shtetërore e varrosën pa praninë e miqve. E varrosën dy-tre veta, duke e ngarkuar në një kamion zhavorri. Dhe kjo ishte fyerja e fundit që iu bë asaj.
Musineja tërë jetën bëri luftë të paepur, vetëm e vetëm që të ndryshojë diçka, e ajo diçka ishte shumë e rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptarët. Por, tërë ajo ishte e kotë. Ata u munduan t’ia thyenin shpirtin, dinjitetin dhe krenarinë, por kurrë nuk ia dolën. Ajo mbeti në kujtesën e njerëzve, krenare dhe atdhetare, që edhe sot e ruajnë me krenari në kujtesa gjenerata e gjenerata. / KultPlus.com