Mustafa Kruja, patrioti i mohuar nga diktatura komuniste

Muzeu Kombëtar “Shtëpia me gjethe” përkujton sot firmëtarin, mësuesin, patriotin dhe politikanin Mustafa Merlika-Kruja, një figurë e mohuar dhe anatemuar nga regjimi komunist, të cilit edhe firma në Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë, ju fshi.

Lindi më 15 mars 1887 në qytetin e Krujës. Ndoqi mësimet e para në shkollat turke, respektivisht në Krujë dhe në Durrës. Vazhdoi studimet e larta në Stamboll, në shkollën e administratës. Si nëpunës, u caktua fillimisht drejtor i arsimit në Elbasan. Gjithashtu, punoi si mësues matematike e turqishteje në shkolla të ndryshme në Durrës.

Ishte ndër njerëzit që organizuan pritjen e Ismail Qemalit në Durrës pasi vinte nga Trieste dhe e shoqëron drejt Vlorës. Mori pjesë në Kuvendin e Vlorës më 28 nëntor 1912 si delegat i Krujës dhe është një nga firmëtarët e Deklaratës së Shpalljes së Pavarësisë. Me krijimin e qeverisë së re, u caktua sekretar i parë. Më 1913, u vendos si nënprefekt i Vlorës. Ushtroi dhe detyra të tjera të larta në fushën e arsimit.

U rikthye në politikë me anë të Kongresit të Durrësit më 1918. Në kabinetin e Turhan pashë Përmetit, Mustafa Kruja mbante postin e Ministrit të Postë-Telegrafit. Ishte pjesë e delegacionit qeveritar në Konferencën e Paqes në Paris më 1919. Ndonëse nuk mori pjesë në punimet e Kongresit të Lushnjës, Mustafa Kruja u angazhua në politikë si deputet i prefekturës së Kosovës i zgjedhur më 1921.

Mbështeti Revolucionin e Qershorit të 1924 dhe mbeti një kundërshtar politik i Ahmet Zogut, edhe gjatë kohës kur qëndronte në ekzil në Zara të Dalmacisë. U rikthye në Shqipëri me pushtimin italian, si një ndër themeluesit e Institutit Mbretëror të Studimeve Shqiptare, së bashku me figura të shquara si Ernest Koliqi, Ilo Mitkë Qafëzezi, Eqrem bej Vlora, Aleksandër Xhuvani, Patër Anton Harapi etj.

Më 1941, caktohet kryeministër i Shqipërisë, post të cilin e mbajti deri në vitin 1943. U largua nga Shqipëria në shtator të 1944 për shkak të sëmundjes të së birit në Austri, për t’u mos u rikthyer më në vendlindje.

Kontributi i Mustafa Krujës në fushën shkencore dhe publicistike është i konsiderueshëm. Ka botuar dhjetëra artikuj në revistat dhe organet e ndryshme të shtypit si Ora e Maleve, Leka, Përpjekja Shqiptare, Mbrojtja Kombëtare, Shqipëria e Re, Hylli i Dritës etj. Punoi për 15 vite për “Fjaluerin kritik të Gjuhës Shqipe” si dhe kreu një studim analitik mbi “Fjalorin e Frang Bardhit”. La shenjën e tij në historiografi duke përpiluar monografinë “Anthologji historike” dhe “Shkrime historike”, si dhe veprën “Aleksandr’i i madh”. Ka përkthyer veprën voluminoze nga gjermanishtja në shqip “Vëzhgime iliro-shqiptare” nga trio-ja e mirënjohur e albanologëve Thalloczy-Shuflaj-Jireçek.

Vdiq në Niagara të ShBA-së më 1958. / atsh / KultPlus.com

‘Të rîjtë janë të frymzuem prej nji dashunije të pastër për Atdhèn e tyne’

Ese nga Mustafa Kruja

Ju flas prej tribunës s’uej, jo si nji i ri, qi tash, për fat të keq qi nâna Natyrë i ka shênjue njeriut, s’jam mâ. Ju flas prej tribunës s’uej si nji plak qi dikur ka qênë i ri si ju, qi ka ndîe si ju, qi ka mêndue si ju e qi ka punue ashtu si ka ndîe e ka mêndue, tue pasun para sŷsh vetëm nji sênd : me i shërbye Kombit ashtu si e kanë dashun e lejue rrethanat e kohës.

Tue u shtŷmun në moshë kam kuptue gabimet e rinisë s’ême, gabime të rrjedhuna thjesht prej afshit të pandalshëm të shpirtit djaloshar të pasprovuem. Zêmra m’a dëshiron qi rinija e soçme, ju, t’i keni para sŷsh veprat e rinisë së brezave të kaluem, për me u shkue në gjurmë atyne qi kanë dhânë fryt të mirë e me u ikun atyne qi kanë dhânë fryt të keq. Si do t’i mësoni këto vepra qi s’janë të shkrueme kund ? Mjaft qi të mos ju mungojë vullneti. Mjaft qi të mos i përbuzni kshillat e atyne pleqve qi dikur edhe ata kanë qênë të rij si ju sod. E ata, edhe në mos i lântë krenija me ju diftue se ku kanë gabue vetë do të ju diftojnë se si e ku kanë rrëshqitun shokët e tyne. E ju atëherë do të ruheni qi të mos bini n’ato gabime.

Un për vete ju them, për tash, të jeni të matun, por kurrë të ftohtë. Kam thânë tash pêsë muej ma parë : “Shpresa e jonë janë të rîjtë. Të rîjtë kanë vrulle qi herë herë i çojnë pak larg ; por janë të frymzuem prej nji dashunije të pastër për Atdhèn e tyne, dhe pa qëllim të keq dëshirojnë trajtimin e nji ndërgjegjeje kombëtare e individuale. Shumë nga ata studjojnë n’Italí. Kthehen prej andej me dëshirë të flaktë për t’a naltësue Vêndin e tyne në nji shkallë me Shtetin italian. Shumë herë kjo dëshir’e zjarrtë i shtyn me bâ gabime, por qoftë bekue ai qi gabon për qëllime kaq bujare. Un nuk due të rîj qi binden verbnisht, por të rîj të ndërgjegjshëm e të disiplinuem. Kuptohet lehtë se të parët kishin me e bâ mâ të kollajshme detyrën t’ime të qeveritarit, por nuk kishin me më dhânë asnji sigurim për t’ardhmen.

“E për ne ajo qi ka rândësí âsht e ardhmja….” (Sh. Corriere della Sera, maj 1942).

Të jeni pra të matun e të disiplinuem. Po e lëshuet veten pa frê vetëm mbas ndjenjash verbuese, pa dritën e arsyes përpara, dijeni qi keni me gabue e me u pêndue, ka me ju ardhun keq po ju vetë e po për nj’atë ideal qi doni me i shërbye.

E ardhmja âsht e jueja, s’ka asnji dyshim, mbasi bota ka ecun e do t’ecë gjithmonë përpara e kurrë mbrapthi. Por merrni vrapin sa të keni hapin, siç na kânë mësue të moçmit.

Për me dhânë duhet me pasun, për me pasun duhet me fitue, e për me fitue duhet me punue e me u lodhun fort. Këta nuk vlen vetëm në sheshin e lândshëm, por edhe n’atê të mêndjes e të dijes. Detyra e juej mâ e para, pra, âsht me fitue sa mâ shumë të mundeni mênd e dije, secili në rrugën qi ka zgjedhun për me qênë mândej të përgatitun me bâmë realizime të serta për idealin kombtar qi ushqeni. Lakmija mâ e para e nji studenti duhet të jetë tridheta me lavd në lândët qi mëson e duhet t’a quejë nji mjerim po qe se kalon me nji tetëmbëdhetsh çalaman. Merita mâ e para patriotike për nji student Shqiptar âsht me i zbardhun faqen Kombit të vet tue u dallue ndër shokë të huej për dije, moral e urtí. Kjo meritë mbândej ka me sjellë me vete të tâna tjerat, pa dyshim. Studenti i Shkollës së mesme t’a dijë mirë se âsht nën zotnimin e prindve, deri në pjekuní, e do të jetë nji Shqiptar i mirë vetëm kur t’i nderojë ata, t’i dojë me gjithë shpirt, të çmojë sakrificat qi bâjnë për tê e t’i gzojë me të vetmin gëzim qi ata presin prej tij : me urtín e vet, me ndëgjesën e vet. Ky âsht zakoni i Shqiptarit e kur na të mos ruejmë zakonet e doket e mira qi na kanë lânë të parët, kot i thomi vetes Shqiptarë.

Djelmní e vajzní Shqiptare !

Prej tribunës s’uej kam gzimin me ju përshëndetun tue ju kshillue me lejen qi m’ep mosha, qi të jeni shqiptarë me zakone, me doke e me ato vërtyte qi dallojnë racën t’onë. Po i harruet këto e ardhmja e Atdheut t’onë do të jetë në rrezik.

“Balli i Rinisë”,  Nëndor 1942 / KultPlus.com

Mustafa Kruja, firmëtari i pavarësisë i anatemuar nga diktatura

Muzeu Kombëtar “Shtëpia me gjethe”, përkujton sot firmëtarin e pavarësisë, mësuesin, patriotin dhe politikanin, Mustafa Merlika-Kruja (15 mars 1887-27 dhjetor 1958).

Ai lindi më 15 mars 1887, në qytetin e Krujës. Ndoqi mësimet e para në shkollat turke, respektivisht në Krujë dhe në Durrës. Vazhdoi studimet e larta në Stamboll, në shkollën e administratës Mulkiye-i Sahane. Aty bie në kontakt me idenë kombëtare dhe vepron si një student aktiv në çështjet politike të kohës, siç ishte lëvizja xhonturke. Si nëpunës, u caktua fillimisht drejtor i arsimit në Elbasan. Gjithashtu, punoi si mësues matematike dhe i turqishtes në shkolla të ndryshme, në Durrës. Merr pjesë në Kuvendin e Vlorës më 28 nëntor 1912 si delegat i Krujës dhe është një nga firmëtarët e Deklaratës së Shpalljes së Pavarësisë. Me krijimin e qeverisë së re, u caktua sekretar i parë. Më 1913, u vendos si nënprefekt i Vlorës. Ushtroi dhe detyra të tjera të larta në fushën e arsimit.

U rikthye në politikë me anë të Kongresit të Durrësit më 1918. Në kabinetin e Turhan pashë Përmetit, Mustafa Kruja mbante postin e Ministrit të Postë-Telegrafit. Ishte pjesë e delegacionit qeveritar në Konferencën e Paqes në Paris më 1919.

Mbështeti Revolucionin e Qershorit të 1924 dhe mbeti një kundërshtar politik i Ahmet Zogut, edhe gjatë kohës kur qëndronte në ekzil në Zara të Dalmacisë. Rikthehet në Shqipëri me pushtimin italian, si një ndër themeluesit e Institutit Mbretëror të Studimeve Shqiptare, sëbashku me figura të shquara si Ernest Koliqi, Ilo Mitkë Qafëzezi, Eqrem bej Vlora, Aleksandër Xhuvani, Patër Anton Harapi etj. Më 1941, caktohet kryeministër i Shqipërisë, post të cilin e mbajti deri në vitin 1943. U largua nga Shqipëria në shtator të 1944 për shkak të sëmundjes të së birit në Austri, për t’u mos u rikthyer më në vendlindje.

Kontributi i Mustafa Krujës në fushën shkencore dhe publicistike është i konsiderueshëm. Ka botuar dhjetëra artikuj në revistat dhe organet e ndryshme të shtypit si Ora e Maleve, Leka, Përpjekja Shqiptare, Mbrojtja Kombëtare, Shqipëria e Re, Hylli i Dritës etj. Punoi për 15 vite për “Fjaluerin kritik të Gjuhës Shqipe” si dhe kreu një studim analitik mbi “Fjalorin e Frang Bardhit”. La shenjën e tij në historiografi duke përpiluar monografinë “Anthologji historike” dhe “Shkrime historike”, si dhe veprën “Aleksandr’i i madh”. Ka përkthyer veprën voluminoze nga gjermanishtja në shqip “Vëzhgime iliro-shqiptare” nga trio-ja e mirënjohur e albanologëve Thalloczy-Shuflaj-Jireçek.

Ndërroi jetë në Niagara të ShBA më 1958. U mohua dhe u anatemua nga regjimi komunist. Firma e tij në Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë rezulton të jetë e fshirë./ atsh / KultPlus.com

Përkujtohet firmëtari i pavarësisë Mustafa Kruja, “Shtëpia me gjethe” sjell fakte nga jeta dhe veprimtaria e tij

Përkujtohet firmëtari i Deklaratës së Shpalljes së Pavarësisë, Mustafa Mërlika-Kruja, i mohuar dhe persekutuar nga diktatura.

Muzeu Kombëtar “Shtëpia me gjethe” solli fakte nga jeta dhe veprimtaria e tij.

Mustafa Mërlika-Kruja lindi më 15 mars 1887 në qytetin e Krujës. Ndoqi mësimet e para në shkollat turke, respektivisht në Krujë dhe në Durrës. Vazhdoi studimet e larta në Stamboll, në shkollën e administratës Mulkiye-i Sahane. Aty bie në kontakt me idenë kombëtare dhe vepron si një student aktiv në çështjet politike të kohës, siç ishte lëvizja xhonturke. Si nëpunës, u caktua fillimisht drejtor i arsimit në Elbasan. Gjithashtu, punoi si mësues matematike e turqishte në shkolla të ndryshme në Durrës. Merr pjesë në Kuvendin e Vlorës më 28 nëntor 1912 si delegat i Krujës dhe është një nga firmëtarët e Deklaratës së Shpalljes së Pavarësisë. Me krijimin e qeverisë së re, u caktua sekretar i parë. Më 1913, u vendos si nënprefekt i Vlorës. Ushtroi dhe detyra të tjera të larta në fushën e arsimit.

U rikthye në politikë me anë të Kongresit të Durrësit më 1918. Në kabinetin e Turhan pashë Përmetit, Mustafa Kruja mbante postin e Ministrit të Postë-Telegrafit. Ishte pjesë e delegacionit qeveritar në Konferencën e Paqes në Paris më 1919. Ndonëse nuk mori pjesë në punimet e Kongresit të Lushnjës, Mustafa Kruja u angazhua në politikë si deputet i prefekturës së Kosovës i zgjedhur më 1921. Mbështeti Revolucionin e Qershorit të 1924 dhe mbeti një kundërshtar politik i Ahmet Zogut, edhe gjatë kohës kur qëndronte në ekzil në Zara të Dalmacisë. Rikthehet në Shqipëri me pushtimin italian, si një ndër themeluesit e Institutit Mbretëror të Studimeve Shqiptare, sëbashku me figura të shquara si Ernest Koliqi, Ilo Mitkë Qafëzezi, Eqrem bej Vlora, Aleksandër Xhuvani, Patër Anton Harapi etj. Më 1941, caktohet kryeministër i Shqipërisë, post të cilin e mbajti deri në vitin 1943. U largua nga Shqipëria në shtator të 1944 për shkak të sëmundjes të së birit në Austri, për t’u mos u rikthyer më në vendlindje.

Kontributi i Mustafa Krujës në fushën shkencore dhe publicistike është i konsiderueshëm. Ka botuar dhjetëra artikuj në revistat dhe organet e ndryshme të shtypit si Ora e Maleve, Leka, Përpjekja Shqiptare, Mbrojtja Kombëtare, Shqipëria e Re, Hylli i Dritës etj. Punoi për 15 vite për “Fjaluerin kritik të Gjuhës Shqipe” si dhe kreu një studim analitik mbi “Fjalorin e Frang Bardhit”. La shenjën e tij në historiografi duke përpiluar monografinë “Anthologji historike” dhe “Shkrime historike”, si dhe veprën “Aleksandr’i i madh”. Ka përkthyer veprën voluminoze nga gjermanishtja në shqip “Vëzhgime iliro-shqiptare” nga trio-ja e mirënjohur e albanologëve Thalloczy-Shuflaj-Jireçek.

Ndërroi jetë në Niagara të ShBA më 1958. U mohua dhe u anatemua nga regjimi komunist. Firma e tij në Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë rezulton të jetë e fshirë. / KultPlus.com

Java e “Trojeve të Arbrit” do të shënohet me tri aktivitete të mëdha shkencore

Pas një pune intenzive pesë mujore sot përmbyllen programet e dy sesioneve shkencore dhe një akademi përkujtimore. Kështu që Java e “Trojeve të Arbrit” do të filloj më, 12 qershor në Prizrenin e Besëlidhjeve Shqiptare ku sesioni shkencor për Kryeministrin e Shqipërisë Etnike Mustafa Krujën do të mbahet në Hotel “Luxori” në rrugën Prizren–Suharekë.

Pas Prizrenit në mënyrë të organizuar do të udhëtohet për në Lezhë ku me 13 qershor 2022, në Hotel “Lisë” në Lezhë do të mbahet sesioni tjetër shkencor për Monsinior dr.Zef Oroshin. Qershia mbi tortë e këtyre aktiviteteve është akademia përkujtimore me rastin e 76 vjetorit të rënies heroike të komandantit legjendar të Shqipërisë Etnike Kapidan Mark Gjon Marku, që do të mbahet më, 14 qershor 2022 në Lezhë në sallën e qerdhës së fëmijëve në Sheshin “Gjergj Kastrioti”.

Shoqata “Trojet e Arbrit” falënderon të gjithë studiuesit nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Evropa dhe Amerika për paraqitjen e temave të tyre ku i dhanë madhështinë këtyre tre aktiviteteve shkencore dhe kombëtare. / KultPlus.com

“Të rîjtë kanë vrulle qi herë herë i çojnë pak larg; por janë të frymzuem prej nji dashunije të pastër për Atdhèn e tyne”