Muzeu Arkeologjik i Prizrenit tashmë i hapur për vizitorët

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se pas ndërhyrjeve të profesionistëve, Muzeu Arkeologjik i Prizrenit ka marrë formën e një institucioni modern muzeal dhe është hapur për vizitorët, përcjell KultPlus.

Në vijim gjeni postimin e ministrit Çeku:

Edhe një muze modern mirëpret vizitorët

Fal punës së profesionistëve dhe investimeve të Ministrisë së Kulturës, Muzeu Arkeologjik i Prizrenit ka marrë formën e një institucioni modern muzeal. I hapur për vizitorë dhe me një program të veçantë për fëmijët, muzeu ka krijuar standard të ri të dokumentimit dhe prezantimit të historisë sonë.

Programi ynë shtetëror për muzetë do të ketë shtrirje në gjithë territorin e shtetit. Ndërhyrjet në muzetë do të vazhdojnë me dinamikë të shtuar./ KultPlus.com